Zv ministri i Jashtëm grëk Kasimis nuk ka pranuar të komentojë lëvizjet e fundit brenda PBDNJ e OMONIA-s para zgjedhjeve. Për zyrtarin e lartë grek i rëndësishëm është uniteti brenda minoritetit. Kasimis ndodhej sot në Gjirokastër. Version multimedial i ketij lajmi
GJIROKASTËR- Zëvendësministri i Jashtëm grek Theodhoros Kasimis nuk ka pranuar të komentojë zhvillimet e fundit brenda Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe OMONIA-s në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kasimis i ndodhur në disa komuna të Gjirokastrës ku ka përuruar disa vepra infrastrukturore të kryera me fondet e qeverisë greke, ka theksuar se i rëndësishëm është uniteti në minoritetin grek. Zv/ministri i Jashtëm grek Kasimis është shprehur se pavarësisht se çfarë qeverie do të dalë në Shqipëri pas zgjedhjeve, ai është i bindur se ajo do të punojë për integrimin e Shqipërisë në Europë.
“Zgjedhjet në Shqipëri, janë çështje e brendshme e Shqipërisë. Jamë i bindur se çfarë do qeverie që do të dali pas zgjedhjeve do të ndihmojë në integrimin e Shqipërisë në Evropë. I interesuar për unitetin në minoritet PBDNJ-ja mund të bëj zgjedhjet e saj, por mjaftojnë të jenë në të mirë të minoritetit grek. Jam i bindur se çfarë do që do të zgjedhin do të jetë e mirë, cili do që do të jetë rezultati ne do të jemi në krah të minoritetit dhe të Shqipërisë”- u shpreh numri dy i diplomacisë greke Kasimis.
Një sërë veprash publike, të kryera me fondet e dhëna nga Ministria e Jashtme greke janë përuruar në komunën e Dropullit të Poshtëm dhe komunen e Lunxherisë në rrethin e Gjirokastrës.
Ministria e Jashtme greke ka investuar për rikonstruksionet e ndërtimet e 36 veprave, kryesisht në rrugë, ura e ujësjellësa në rrethet e Gjirokastrës e Sarandës, me një vlerë prej 600 mijë eurosh. (a.r/news24/balkanweb)
Krijoni Kontakt