Pas viteve të mbledhjes së fondeve ky komunitet ka marrë një donacion prej 800.000 funtave dhe tani është i gatshëm për fillimin e xhamisë.
E hënë, 25 Maj 2009 21:49
Shoqëria Muslimane e Cork-it u themelua në vitin 1984. Në vitin 1994 ata blenë një shtëpi që të përdorej si xhami dhe qendër Islame. Megjithatë, problemet u shfaqën pas ankesave të bllokimit të trafikut dhe problemeve të parkingut gjatë kohës së namazit.
Andaj këtij komuniteti iu desh të bënte një zgjidhje alternative për ngjarje më të tubime më të mëdha në këtë komunitet në rritje.
Pas viteve të mbledhjes së fondeve ky komunitet ka marrë një donacion prej 800.000 funtave dhe tani është i gatshëm për fillimin e xhamisë.
Ata janë duke shqyrtuar disa vende të ndryshme për ndërtimin e xhamisë dy katëshe që mund të përfshijë një hapësirë prej 1 hektarëve në qytet.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2006 në Irlandë gjenden 30.000 muslimanë që është 69% më shumë se sa në regjistrimin e vitit 2002.
Ndërsa qyteti Cork në regjistrimin e vitit 2002 kishte 2500 banorë musliman kurse në vitin 2006 ky numër arriti në 5000.
Komuniteti musliman në Cork së fundi ka siguruar vendin edhe për varreza të muslimanëve.
mesazhi.com
Krijoni Kontakt