Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529

    Question Individualiteti ne mes te zhvillimeve teknologjike

    "an individual deprived of privacy merges with the mass. His opinions, being public, tend never to be different; his aspirations, being known, tend always to be conventionally accepted ones; his feelings, being openly exhibited, tend to lose their quality of unique personal warmth and to become the feelings of every man. Such a being, although sentient, is fungible; he is not an individual." (Edward Bloustein)

    Lexojeni pak shprehjen me siper.

    Si e mendoni Individualitetin duke patur parasysh shprehjen me siper dhe menyren e komunikimit te sotshem (forum, facebook, blog, myspace, etj) ? A eshte njeriu sot me pak individualist ?

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Nje prej arsyeve te shumta te ketyre platformave komunikuese teknologjike ( kuptohet vec fitimeve monetare ) eshte edhe socializimi i shoqerise. Kjo gjithsesi has ne diskutim sepse ofron ne vetevete nje fare kontradiksioni : ne njeren ane kibernetika eshte vetmitare, larguese prej kontaktit fizik njeri-njeri, ne anen tjeter kibernetika perpiqet te te ingranoje ne te tille rrjete sociale ( te natyrave te ndryshme )

    Per sa i perket individualitetit duhet bere nje dallim : nuk eshte e njejta gje me origjinalitetin ( ose pavaresine intelektuale ). Pra nje person mund te jete me shume individualist dhe ne te njejten kohe shume pak origjinal apo me mendim te pavarur, ashtu sikurse e anasjellta.
    Une mendoj se komunikimi dhe socializimi kibernetik sherben si perforcues i karakteristikave te vete personit, por nuk eshte percaktues. Pra nje person me varesi intelektuale eshte me i prirur per te humbur akoma edhe me shume nga vetvetja gjate ballafaqimit me kibernetiken, ashtu sikurse nje person origjinal, aktiv ( individualist ose jo ) di se cfare dhe si te kerkoje dhe perdore ne gjithe kete lem ( sh ) informacioni per te permiresuar vetveten.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    mirembrema Pratolini,
    dakort qe menyrat e ndryshme te komunikimit lejojne per ingranimin e njeriut ne rrjete te ndryshme shoqerore, gje qe nuk eshte detyrimisht negative. por edhe mund te jete duke u varur nga menyra sesi ne e trajtojme kete mundesi dhe duke u varur te niveli i pavaresise tone si individa.

    mendoj qe origjinaliteti eshte pjese e individualitetit. por mendoj qe te qenurit individualist e perfshine me gjer karakterin e nje njeriu. pra menyra sesi ti sillesh dhe shprehesh ne nje ambient eshte pjese e karakterit tend. ne qofte se ti shprehesh sic shprehet masa, per arsye se je ndikuar nga nje ambient i cili frekuenton, atehere sa i lire je ti si njeri ? sa individualist je? ke then me lart qe teknologjia lejon per ingranimin ne me shume ambiente. frekuentimi me i shpeshte eshte dallimi me i madh, mendoj, ne krahasim me nje vizit qe mund te besh balle per balle me dike. origjinaliteti i ideve eshte me teper lidhur me krijimtarine. nuk eshte e then te jesh krijues apo shpikes kur diskuton ne nje ambient. ama, per mua, eshte e rendesishme te jesh sa me "true to yourself", kur thone amerikanet. e megjithate, kjo pastaj te ben te mendosh, e c'eshte vetvetja (qe besoj eshte rrahur mire ketu tashme lol).

    pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlerinaL : 15-04-2009 mė 17:50

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar mė parė nga BlerinaL Lexo Postimin
    "an individual deprived of privacy merges with the mass. His opinions, being public, tend never to be different; his aspirations, being known, tend always to be conventionally accepted ones; his feelings, being openly exhibited, tend to lose their quality of unique personal warmth and to become the feelings of every man. Such a being, although sentient, is fungible; he is not an individual." (Edward Bloustein)
    Me pelqen ky tip diskutimi.
    Une jam nje partizan i mendimeve qe paraqiten aty.Po ndodh nje lloj globalizimi i botes shpirterore dhe psikologjike te njeriut.Njerezit identifikohen te shijet e shumices,dhe sillen ne varesi te tendencave qe kategori te vecanta imponojne.
    Ekzistojne te ashtuquajturit "opininon leaders",qe ne TV i sheh te perfaqesuar nepermjet vipave,stileve te te ngrenit apo modes se veshjeve.Gjithcka sjell te humbja e individualizmit.
    Se di a e keni pare filmin "Idiocracy"...pergjithesisht nje film idiot (pnv nga titulli),por qe shpjegonte bukur kete humbjen e individualizmit te njerezit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pratolini : 15-04-2009 mė 18:47

  5. #5
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Lenc, vete modelet ( Role Models ) perbejne nje problem ne vetvete, duke e qasur veprimtarine masive drejt disa perceptimeve dhe reagimeve te kornizuara. Gjithsesi kjo eshte njera ane, sepse akoma dhe me keq eshte kur jo vetem ekzistojne keto modele, por jane edhe ne kontradikt me qasjet tradicionale dhe kulturen ekzistuese, per te mos then shpeshhere edhe perfaqesime te antivlerave.
    Ne fund te fundit, te kesh modele si Kadare, Fuga, Nene Tereza etj, sjell gjithmone dicka te mire ( pra mund te te sherbeje qe kornizat e tua te zgjerohen dhe t kene permbajtje ), por modele te politikaneve, turbofolk-kengetaruceve, opinion (zh) beresve, po na e turbullojne identitetin dhe po i drejtojne se prapthi masat.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    "an individual deprived of privacy merges with the mass. His opinions, being public, tend never to be different; his aspirations, being known, tend always to be conventionally accepted ones; his feelings, being openly exhibited, tend to lose their quality of unique personal warmth and to become the feelings of every man. Such a being, although sentient, is fungible; he is not an individual." (Edward Bloustein)
    Shume vrojtim i qelluar. Ky eshte komunizmi rrenimtar, ku njerezit jane prodhim masive dhe duhet te jene "politikisht korrekt". Pas kompjuterit, pas karrikes, ne klub apo ne shtepi, te tere bejne ate qe mendojne te tere, bien dakord me njerin tjetrin, brohorasin mediokritetin dhe meskinitetin e njeri tjetrit. Vlera dhe e Drejta jane cdo gje e pranuar nga te gjithe (qofte edhe sikur kjo te cenoje cdo postulat te njohur me pare si etik).

    Ne kete sens, turma urren, verbohet nga dhimbja qe i shkakton mendimi ndryshe. Keshtu qe e fshijne ate. Dicka qe nuk e shikon, e nuk e ndjen, nuk te bezdis me.

    Per Mediokrit !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 18-04-2009 mė 11:32

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Lidhjet e shumta jane njekohesisht siperfaqesore, keshtu qe socializimi qendron detyrimisht ne stad siperfaqesor e kjo nuk prek aspak egoizmin qe eshte mema e individualizmit.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Nuk ka individualizem ne komunizem. Eshte nje imazh, qe te te beje ty te ndihesh mire si edhe hero te mases qe identifikohet me ty. Sigurisht kur mesohesh me duartrokitjet nuk guxon te dalesh kunder turmes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 18-04-2009 mė 12:25

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ku eshte komunizmi javan ? Turma ka pasur perhere e do kete perhere....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Mediokriteti, kudo qe te gjendet eshte komunist. Ai behet vrastar. Vret talentin pa meshire, rrenon origjinalitetin ne menyre sistematike.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •