Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Korea Veriut kryen Prova Berthamore.

    Presidenti Obama dėnon provėn bėrthamore tė Penjanit

    Presidenti Obama ka dėnuar provėn e fundit bėrthamore tė kryer nga Koreja e Veriut.
    Duke folur nė Uashington, z. Obama tha se komuniteti ndėrkombėtarė duhet tė ndėrmarrė veprime ndaj programit bėrthamor tė Penjanit.


    Presidenti amerikan tha kjo provė ėshtė njė shkelje e hapėt e ligjit ndėrkombėtarė, duke pėrbėrė njė kėrcėnim tė rėndė pėr paqen dhe sigurinė nė botė.

    Media shtetėrore nė Korenė e Veriut njoftoi mė herėt se ky vend ka kryer njė provė tė re me armė bėrthamore.

    Agjensia zyrtare e lajmeve, (Agjensia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA) thotė se arma e fundit ishte shumė mė e fuqishme nga ajo e testuar nė tetor tė vitit 2006.

    Koreja e Jugut konfirmoi se kishte lokalizuar njė dridhje sizmike nė veri qė sipas saj, e cila tė bėn tė mendosh se ėshtė shkaktuar nga njė shpėrthim bėrthamor.

    Agjensia e lajmeve e Koresė sė Jugut, Yonhap, thotė se Veriu ka testuar njė raketė me rreze tė shkurtėr veprimi disa orė pas testit bėrthamor.

    Muajin e shkuar Koreja e Veriut u tėrhoq nga bisedimet gjashtėpalėshe rreth programit tė saj bėrthamor.

    'Alarm'

    Testi i Koresė sė Veriut ka alarmuar fqinjėt.

    Japonia tha se do tė kėrkonte njė mbledhje urgjente tė KS tė OKB-sė ndėrkohė qė Koreja e Jugut krijoi njė ekip krize dhe nisi bisedimet urgjente.

    Njė zėdhėnės pėr shtabin e ushtrisė tha se trupat janė vendosur nė gjendje mė tė lartė gadishmėrie.

    Ndėrkaq Britania tha se prova shkelte rezolutat e OKB-sė.


    Lajmi

    http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...ma-korea.shtml
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Koreja e Veriut bėn test bėrthamor

    Media shtetėrore nė Korenė e Veriut njofton se vendis ka kryer njė test tė ri me armė bėrthamore.
    Agjensia zyrtare e lajmeve, (Agjensia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA) thotė se arma e fundit ishte shumė mė e fuqishme nga ajo e testuar nė tetor tė vitit 2006.


    Koreja e Jugut konfirmoi se kishte lokalizuar njė dridhje sizmike nė veri qė sipas saj, e cila tė bėn tė mendosh se ėshtė shkaktuar nga njė shpėrthim bėrthamor.

    Agjensia e lajmeve e Koresė sė Jugut, Yonhap, thotė se Veriu ka testuar njė raketė me rreze tė shkurtėr veprimi disa orė pas testit bėrthamor.

    Muajin e shkuar Koreja e Veriut u tėrhoq nga bisedimet gjashtėpalėshe rreth programit tė saj bėrthamor.

    'Alarm'

    Testi i Koresė sė Veriut ka alarmuar fqinjėt.

    Japonia tha se do tė kėrkonte njė mbledhje urgjente tė KS tė OKB-sė ndėrkohė qė Koreja e Jugut krijoi njė ekip krize dhe nisi bisedimet urgjente.

    Njė zėdhėnės pėr shtabin e ushtrisė tha se trupat janė vendosur nė gjendje mė tė lartė gadishmėrie.

    Aksionet nė bursėn e Koresė sė Jugut humbėn katėr pėrqind tė vlerės nga droja se testi do tė pėrshkallėzojė tensionet rajonale.

    Nėdrkaq Britania tha se testi shkelte rezolutat e OKB-sė.

    SHBA nga ana e saj tha se po konsultohej me aleatėt dhe Rusia se po ekzaminonte me kujdes tė gjitha informatat.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Paskan dale hapur dmth , kishte kohe qe behej zhurme ne fakt ....

  4. #4
    ketyre i ka ik petlla fare, populli i shkrete nuk ka buke me u ushqu kurse kto teveqelet komuniste shpenzojne leke me thase per misione nukleare

  5. #5
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Perhere derr derr bejne ato e pastaj vetem pluhur mbetet, se i lejn letrat ne tavoline pa u firmos e pa leviz po he. Ligjet nderkombetare aman. Ca ligjesh nderkombetare ka, kur ai qe i ka bere ligjet i shkel vete i pari?! Po hec me, na duhen ndonjehere lajme qe gjoja bejne buje...
    La vita č bella...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Po mire more nuk ka ndonje gje te keqe ketu sesht i pari shtet qe ka arm berthmore
    Vet keto shtete ja kan dhen paret dhe materialine tash kishe pe denojm
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kėrkohet reagim i njėzėshėm ndaj Phenianit

    Korea e Veriut njoftohet tė ketė lėshuar edhe njė raketė tjetėr pas provės sė kryer tė hėnėn me njė pajisje tė fuqishme bėrthamore. Ky zhvillim pėrkon me pėrpjekjet pėr miratimin e njė rezolute nga Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr dėnimin e programit bėrthamor tė Koresė sė Veriut.

    Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka zhvilluar takime me homologėt e saj nė Rusi, Kinė, Japoni dhe Australi.

    Njė zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit, Ian Kelly, tha se Uashingtoni ishte i kėnaqur nga reagimi shumė i fortė i Kinės dhe Rusisė. Ai tha se, megjithatė, Korea e Veriut i ka dyert e hapura pėr t'u kthyer nė tryezėn e bisedimeve.

    "Ne do tė dėshironim tė shihnim njė ndėrrim kursi nga ana e Koresė sė Veriut. Nga ana tjetėr, ne besojmė se duhet tė paguajė njė ēmim pėr veprimet provokative tė ditėve tė fundit", tha zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Ian Kelly.

    Korrespondentja e BBC-sė pranė Departamentit tė Shtetit, Kim Ghattas thotė se fjalėt e zotit Kelly dėshmojnė nevojėn e ruajtjes sė njė ekuilibri delikat nė marrėdhėniet me regjimit e Koresė sė Veriut. Kina, p.sh., ėshtė nė kufi me Korenė e Veriut dhe shqetėsohet nga ushtrimi i njė presioni shumė tė madh mbi qeverinė e Phenianit.

    Ėshtė e paqartė se ēfarė masash mund tė merren dhe se si mund tė reagojė Korea e Veriut. Njė nga mundėsitė ėshtė forcimi i sanksioneve qė janė nė fuqi dhe inspektimi, pėr herė tė parė, i mallrave tė import-eksportit tė Koresė sė Veriut.

    Qeveria e Phenianit ka kėrcėnuar ndėrmarrjen e veprimeve ushtarake kundėr Koresė sė Jugut, nėse Seuli fillon kontrollin e anijeve koreano-veriore, sipas njė nisme amerikane pėr verifikimin e anijeve qė dyshohen pėr transportimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Korea e Veriut kėrcėnon Seulin me veprime ushtarake

    Korea e Veriut e ka quajtur si shpallje lufte pjesėmarrjen e Koresė sė Jugut nė njė inisiativė ndėrkombėtare pėr pengimin e pėrhapjes sė armėve tė shkatėrrimit nė masė. Forcat e armatosura sqaruan se do tė reagojnė me mjete ushtarake nė rast se nė kuadėr tė kėtij programi Korea e Jugut ndalon dhe vė nėn kontroll anijet koreano-veriore. Nė deklaratėn e publikuar nga agjensia shtetėrore e lajmeve KCNA thuhet mė tej se Korea e Veriut nuk e konsideron tė vlefshme marrėveshjen pėr armėpushim pas luftės sė Koresė. Qeveria e Koresė sė Jugut deklaroi tė martėn se do tė marrė pjesė nė programin e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i cili ėshtė miratuar nė vitin 2003 pėr tė penguar vendet si Korea e Veriut apo Irani qė tė tregtojnė raketa dhe teknologji bėrthamore.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Pas testeve koreanojugore Netanjahu ndjehet i konfirmuar nė politikėn e tij kundrejt Iranit

    Prova e dytė bėrthamore e Koresė sė Veriu ka shkaktuar reagime tė ashpra nė mbarė botėn. Edhe Izraeli reagoi i shqetėsuar dhe e vlerėsoi njėkohėsisht si tė drejtė politikėn e tij ndaj Iranit.

    Pėr shkak tė veprimeve arbitrare tė Koresė sė Veriut kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ndjehet i konfirmuar nė politikėn e tij kundrejt Iranit. Kėrcėnimi bėrthamor nga tė ashtuquajturat 'shtete burim pasigurie' si Koreja e Veriut apo Irani janė pėr Netanjahun sfida mė e madhe. Nėse Izraeli nuk e neutralizion kėrcėnimin iranian atėherė kėtė nuk do ta bėj askush, tha Netanjahu gjatė njė mbledhjeje tė grupit parlamentar tė partisė Likud. Asnjė vendi nuk i ėshtė rrezikuar siguria sa Izraelit. Andaj ėshtė urgjentisht e nevojshme tė pėrgatitet njė pėrgjigje pėr sfidat qė vijnė nga Irani, tha Netanjahu.

    Izraeli nuk jeton nė kohė normale, sqaroi kryeministri izraelit. Rreziku i vėrtetė qėndron nė nėnvlerėsimin e kėrcėnimit qė vjen nga programi bėrthamor iranian. Sipas kryeministrit, tani detyrė e tij kryesore ėshtė sigurimi i tė ardhmes sė Izraelit. Dhe evitimi i kėtij rreziku ėshtė detyrė e udhėheqjes politike. Ministri i Jashtėm, Avigdor Liebermann, e mbėshtet kryeministrin Netanjahu.

    Pėr radion e ushtrisė izraelite ai tha: "Duhet vepruar me grusht tė hekurt kundėr tė gjitha pėrpjekjeve tė regjimeve si Korea e Veriut apo Irani qė ato tė mos jenė nė gjendje tė pėrdorin armė jokonvencionale."


    Me retorikėn e tyre luftarake Libermani dhe Netanjahu distancohen indirekt nga vija politike e presidentit amerikan Barack Obama, i cili nė politikėn ndaj Iranit parapėlqen njė zgjidhje diplomatike. Nga ana tjetėr Netanjahu ka deklaruar edhe publikisht se ėshtė i njė mendjeje me presidentin Obama se qėllimi mė i rėndėsishėm pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Izraelin ėshtė tė pengojė armatosjen bėrthamore tė Iranit.

    Autor: Sebastian Engelbrecht/Esat Ahmeti
    Redaktoi: Pandeli Pani

    Per DW .
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Veprim teper alarmant, mbase amerika dhe vendet aleate te saj duhet te ndermarrin hapa drastike kundrejt ketij vendi.

    Gjithsesi jam i bindur qe populli i shkrete do te heqe hallet. Per me teper eshte teper e veshtire te sulmosh nje vend i cili posedon arme te tilla pasi kjo mund te kete nje kunder reagim te dhimbshem nga pala e sulmuar, dhe ata qe do ta pesojne do jene vetem koreanet.


    Dito.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut ėshtė vendi me i cuditshem nė ..
    Nga Brari nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Korea e Veriut raporton se kreu prove berthamore!
    Nga D@mian nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 13:06
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Lumi fle Hasmi nuk fle.
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-06-2002, 03:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •