Unë tërë kohën e vrisja mendjen se pse po mungon Roi tek rubrika e enigmave dhe anagrameve si dhe te fjalet urta , duke kujtu mos valle ju ka hargjuar bagazhi i fjaleve të urta , apo mos e ka zënë vapa atje ku është

, ndërkohë që ai paska qenë i zënë duke pritë dhe përcjellë musafirë në sofren e Ferizait.
A ka ndonjë vend në këtë sofër o Roi për një Jezercas , se ju kemi mbajtë me dru zjarri ne. Zaten nuk thonë kot
" I ftofti i madh dhe hasmi , me dru priten " ( si smë ka vajt mendja me vu kete fjalë të urtë tek rubrika tjetër

), e ne së paku me mërdhi nuk u kemi lenë .
Të përshëndes shumë i nderuar dhe të përgëzoj për Temën , e cila më duket mjaft e qëllur .Kemi pas edhe ne Ferzajasit nevoje të takohemi në një qoshe të ketij forumi mbarëshqiptar, dhe të bisedojmë pak .
P.S.
Roi , nuk të erdha me duar thatë ,,,mblodha ca dru te thata rruges, meqë paske ftu musafir për flia, besa edhe nje saq e gjeta te bashkimi i lumenjëve , ( e morra edhe ate ) me siguri e ka harru naj sheherli kur ka ardh me ba piknik

Krijoni Kontakt