Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275

    A janë fatkeqësitë e jetës ndëshkim nga Perëndia?

    A JANE FATKEQËSITË E JETËS NDËSHKIM NGAPERËNDIA?


    A të ka shtyrë ndonjë ngjarje tronditëse në jetë të pyesësh nëse donte Perëndia që ty të të binte ajo fatkeqësi? Një sëmundje e papritur, një aksident që të lë të paralizuar ose një vdekje e parakohshme në familje, mund të na bëjë të mendojmë se Perëndia na ka vënë në shënjestër për të na ndëshkuar.

    Duhet të ngushëllohesh, pasi e vërteta është krejt ndryshe: Perëndia dëshiron që njerëzit të jenë të lumtur dhe të mos u ndodhë ndonjë e keqe. Kjo duket nga fakti se, kur Perëndia krijoi njerëzit e parë, i vuri në «kopshtin e Edenit», një parajsë si një park, ku jeta nuk do të kishte asnjë vuajtje.—Zanafilla 2:15.

    Mjerisht, çifti i parë zgjodhi t'i kthente shpinën kësaj të ardhmeje të mrekullueshme dhe nuk iu bind vullnetarisht Perëndisë. Pasoja ishte e kobshme jo vetëm për ata, por edhe për të gjithë pasardhësit e tyre, përfshirë edhe ne. Pse? Kjo situatë mund të krahasohet me rastin kur një kryefamiljar nuk e paguan qiranë e shtëpisë. Si pasojë, të gjithë' familjen e përzënë nga shtëpia, dhe kështu mbeten në nevojë e në vështirësi. Po njësoj, fatkeqësitë i kanë rënë njerëzimit që kur u rebelua çifti i parë. (Romakëve 5:12) Pas shumë vjetësh, Jobi i drejtë tha përvajshëm se, «sikur të peshohej» dhembja e vuajtjet e tij, 'do të rëndonin më shumë se rëra e detit'.—Jobi 6:2, 3.

    Shkak tjetër për ndonjë fatkeqësi është edhe largpamësia jonë e kufizuar. Për shembull, ta zëmë se një firmë ndërtimi ndërton dhe shet shtëpi në një zonë ku ka rrëshqitje toke. Duke mos e ditur këtë, ju blini një nga këto apartamente. A nuk po rrezikoni ju vetë dhe familja juaj që të prekeni nga fatkeqësi të rënda? Çdo problem që mund të lindte nuk do të shihej si ndëshkim nga Perëndia, apo jo? E vërteta shpjegohet në Bibël: «Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale, por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij.»—Proverbat 14:15.

    Sidoqoftë, është ngushëlluese të dimë se, ndonëse të gjithë ne mund të kalojmë fatkeqësi, Perëndia ka si qëllim që shumë shpejt njerëzimi të çlirohet prej tyre. Kur të vijë ajo ditë, kurrë nuk do të përjetosh, shohësh dhe as do të dëgjosh për fatkeqësi. Lotët e trishtimit, dhembja, vdekja dhe vajtimi 'do të kenë shkuar'. (Zbulesa 21:4) Marrim zemër edhe nga premtimi se shtëpitë që do të ndërtojnë njerëzit dhe të mbjellat e tyre s'do të shkatërrohen kurrë nga lufta ose katastrofat. Përkundrazi, ata «do të nxjerrin dobi të plotë» nga vepra e duarve të tyre.—Isaia 65:21-25.

    Ndërsa pret që Perëndia të zhdukë plotësisht fatkeqësitë, ç'mund të bësh për të pakësuar pasojat e tyre? Hapi i parë e më i rëndësishëm është 'të mos mbështetesh në kuptueshmërinë tënde', siç na këshillon Bibla, por 'të besosh te Jehovai me gjithë zemër'. (Proverbat 3:5) Kërkoji atij drejtim dhe lehtësim. Kushtoji vëmendje mençurisë hyjnore që gjendet në Bibël. Kjo do të të ndihmojë të marrësh vendime të mençura dhe do të te mbrojë nga ato fatkeqësi që mund të shmangen.—Proverbat 22:3.
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  2. #2
    εὐαγγέλιον - Ἰησοῦς Χριστ Maska e lamb-of-god
    Anëtarësuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    Heaven
    Postime
    115
    Zoti nuk te denon sepse ai kur na ka kriju na ka dhan ni dhunti e cila asht me e dallu te miren prej te keqes.
    Ne e denojm veten. Psh kur ta vrajme nje njeri na e dime se policia na dergon ne bur apo ikjo asht po ja caktojm fatin jetes ton

  3. #3
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga lamb-of-god Lexo Postimin
    Zoti nuk te denon sepse ai kur na ka kriju na ka dhan ni dhunti e cila asht me e dallu te miren prej te keqes.
    Ne e denojm veten. Psh kur ta vrajme nje njeri na e dime se policia na dergon ne bur apo ikjo asht po ja caktojm fatin jetes ton
    Ke te drejte per ate dhunti, ajo eshte ndergjegja qe kemi (apo zemra - njeriu i brendshem) qe gjykon nese kemi vepruar drejt apo jo.

    Por ketu ka nje gje, sepse po nuk e stervitem ndergjegjen ajo mund te behet sikur gishterinjte kur djegim -- nuk ndien me asgje. Prandaj eshte si nje bosulle qe pa harten nuk na duhet.

    Si shembull jane njerezit qe kryejne vrasje dhe perseri kane nje ndergjegje te qete, ajo nuk kryen funksionin e vet me. Eshte stervitur sipas normave (hartes) se gabuar.

    Kur kjo dhunti (ndergjegja) perdoret se bashku me harten (Biblen) eshte vertet nje bekim dhe kemi mundesi te marrim vendime te mencura para se te veprojme, dhe ndergjegjen do ta kemi te qete vertet. Cfare do te na duhej nje ndergjegje qe funksionon vetem pasi kemi kryer vepren. Me mire te na gjykoje me pare, apo jo?

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  4. #4
    εὐαγγέλιον - Ἰησοῦς Χριστ Maska e lamb-of-god
    Anëtarësuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    Heaven
    Postime
    115

    Smile

    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Ke te drejte per ate dhunti, ajo eshte ndergjegja qe kemi (apo zemra - njeriu i brendshem) qe gjykon nese kemi vepruar drejt apo jo.

    Por ketu ka nje gje, sepse po nuk e stervitem ndergjegjen ajo mund te behet sikur gishterinjte kur djegim -- nuk ndien me asgje. Prandaj eshte si nje bosulle qe pa harten nuk na duhet.

    Si shembull jane njerezit qe kryejne vrasje dhe perseri kane nje ndergjegje te qete, ajo nuk kryen funksionin e vet me. Eshte stervitur sipas normave (hartes) se gabuar.

    Kur kjo dhunti (ndergjegja) perdoret se bashku me harten (Biblen) eshte vertet nje bekim dhe kemi mundesi te marrim vendime te mencura para se te veprojme, dhe ndergjegjen do ta kemi te qete vertet. Cfare do te na duhej nje ndergjegje qe funksionon vetem pasi kemi kryer vepren. Me mire te na gjykoje me pare, apo jo?

    C0PT1C


    I/E Nderuar C0PT1C

    Ashtu asht. Por mos harro diqka!

    E ke ndegjuar ndonje here se thone njerzit sa here te bej ndonje veper te keqe me bren Ndergjegja.
    E une e konceptoj kshtu:

    Ndergjegja është Zëri i ZOTIT, ai gjithmon na largon prej te keqës, por kur ta bën atë te keqe ai gjithmon të bren deri kur ta përmison.

    "Ne e dënojmë vetveten nuk na denon Zoti, Zoti nuk denon por ai fal, është i mëshirshem dhe e pret kthimin e mekatarëve kah rruga e vërtet ZOTI" - kjo është një thënje qe e kam formuluar vet dhe besoj se kështu asht e vërteta.

    Me Rrespekt
    Lamb-Of-God
    for4

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    A janë fatkeqësitë e jetës ndëshkim nga Perëndia?

    Jo.

    sepse eshte vet njeriu qe ndeshkohet me vepra te keqija te tijat.

    atehere, ...
    kjo eshte ndeshkimi i provokuar nga gabimet fenomenologjike te njeriut vet.

  6. #6
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Zoti thote ne Kuran

    30:41.
    Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).



    Ndersa kristianeve ju bej nje pyetje

    Pse denohet njeriu nga Zoti nderkohe qe atij sipas kristianeve u jane falur mekatet?

    Perderisa sipas bibles njeriu ska mekate pse denohet?



    :18.
    Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe dënon atë që do. Sundimi i qiejive, i tokës dhe i githë ç'ka ka në mes tyre është vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.

    Ndoshta denimi qe Zoti u dergon kristianeve dhe njerzve, hudh poshte teorine e faljes se mekateve.

    Kete thote dhe Jezusi

    Jezusi thote

    Dhe ai u tha atyre: "Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra, që: "Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen""..(Luka 8/11-12), (Marku 4- 2,10-13, 33)


    1)Pse Jezusi nuk donte te pendoheshin dhe tu faleshin mekatet hebrejve nderkohe qe kisha ka qindra vite qe predikon fjaljen e mekateve nepermjet jezusit?

    Kush e shpiku teorine e faljes se mekateve?
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Mersin_ : 25-05-2009 më 04:50
    "Shoku Mjekesise"

  7. #7
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Te falet mekati dhe te mbulohet demi jane dy gjera te ndara.

    Psh. nje femije qe ben nje dem (thyen nje abazhur) i ati mund t'ia fale (femija ndihet i cliruar nga ajo qe ka bere (jo nga ato qe do te beje) dhe deri ketu ai ka ndergjegjen te paster. Por, pasi qe gabimi iu fal femijes, kush do ta paguan demin, kush do ta bleje abazhurin e ri? Patjeter eshte ati meqe ka vendosur t'ia fale, merr masa per ta kthyer ne vend ashtu sic ishte me pare.

    Po njesoj edhe Bibla thote qe Krishti erdhi ne bote per te zhbere veprat e Satanait, nje nder to eshte mekati qe mbolli ne bote.
    Te krishteret nuk eshte se nuk kane mekatin adamik, por gjerat tani i vendosin ne perputhje me parimet e Bibles, jeten e tyre e drejton tani e tutje Fjala e Perendise. Por ne boten e re (2 Pjetrit 3:13) cdo gje do te ndodhe pa kete mekat. Perderisa kemi lindur ne mekat, bibla thote te gjithe kemi trasheguar te sigurt plakjen dhe vdekjen. Kjo gjendje edhe na bene te marrim vendime te gabuar shpesh pa ditur. Ne keto raste ne baze te flijimit te Krishtit mund te kerkojme falje, dhe ato do te falen.

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  8. #8
    studente Maska e miska
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Vendndodhja
    Mos me kerko larg, kur me ke shum afer..
    Postime
    118
    Fatkeqsite----do thoja jane sprove nga zoti per te pare tolerancen tone..
    Where there is love..there is life.!!

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Une mendoj qe shejtani ka marr ne dore rrolin e Zotit dhe per kete ndodhin gjithe keto tragjedi ne bote, per kete ka kaq shume njerez te cmendur sidomos ne nje regjion te caktuar te planetit.

    Zoti eshte per pushime vjetore ne nje galakse tjeter. Per te nje muaj eshte sa 10000 vjet per ne.
    Kurse un mendoj qe ska pune zoti me tragjedite qe ndodhin neper bote. Jemi vete ne njerzit qe i bejm gjerat ne emer te zotit, pra ktu perfshijme luftrat otomane pushtimin turk, edhe kryqezatat. Ne emer te Zotit u dogjen u vrane u prene miliona njerez, por ska lidhje zoti ne kte mes, jan njerzit qe vrasin njeri tjetrin, e vetmja specie qe vret llojin e vet edhe ndjen kenaqesi (ktu hyne mysliman e te krishtere) kot nuk thote ai mendja ndritur (Religion is a bullshit)

    Sa per tragjedite natyrore, ska prap dore Zoti.. Natyra kshu ka qene gjithmone, jemi ne speciet njerzore qe duhet te pershtatemi me natyren, jo natyra te na pershtatet neve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    Unë e kam humbur besim në Zot, kur shikoj dështimet e tij: krijimin e ca krijesave

    Jo, s'ka ndëshikime, jemi ne përgjegjes të veprimeve tona dhe nqs ndodhin gjëra, janë rastësira, gërshetim i një rrethane me një tjetër. Pastaj jeta kështu është, ka dhe gropa.

    S'ka vend për Zot në këtë mes.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •