Pranga për shfrytëzim prostitucioni 76-vjeçarit
22/05/2009
Bashkëpunonte me një 32-vjeçare, nënë e një fëmije
“Çifti” bashkëjetonte, fqinjët denoncuan veprimtarinë
BERAT- Ka përfunduar në pranga një 76-vjeçar teksa ushtronte prostitucion në shtëpinë e tij në lagjen “30 Vjetori “ në qendër të qytetit. Burime nga organi blu që i referohet edhe lajmit pohoi për gazetën se ditën e djeshme agjentët antitrafikut të prostitucionit kanë zbuluar një çerdhe prostitucioni pas dy të zbuluarave muaj më parë në rrethin e Kuçovës, por këtë radhë tutor ka qenë një i moshuar 76 vjeç, banor i të njëjtës lagje. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i moshuari kishte kohë që ishte lidhur dhe bashkëpunonte me një 32-vjeçare, e cila ushtronte profesionin e punonjës së seksit. Burimi policor tha për gazetën se shkas për zbulimin e kësaj “çerdhe prostitucioni”, është bërë një telefonatë nga një telefon anonim në numrin e telefonit të komisariatit të policisë për arsye se “çifti” që kryente këtë veprimtari kishte filluar të shqetësonte banorët e lagjes në fjalë. Po kështu gjatë tre ditëve të fundit agjentët e antitrafikut dhe të ushtrimit të veprimtarisë të paligjshme kanë survejuar deri në momentin që kanë kapur në flagrancë klientët në banesën ku bëhej fjalë duke ushtrim prostitucioni. Në këto kushte punonjësit blu dhe ekspertët e kësaj fushe të policisë kanë prangosur dhe më pas kanë shoqëruar për në dhomat e paraburgimit Emin K., 76 vjeç, banor i lagjes “30 Vjetori”, së bashku me Meljana L. 32 vjeçe banore e të njëjtës lagje. Burime të komisariatit të policisë kanë bërë me dije se 76-vjeçari kishte disa vite që bashkëjetonte me 32-vjeçaren, pasi që të dy ishin të divorcuar nga bashkëshortët e parë dhe duket se kishin gjetur gjuhën e përbashkët. Burime të policisë kanë organizuar operacionin “Madona” duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë rreth orës 15.00 të ditës së djeshme të dy shtetasve të mësipërm. Po dje gjatë hetimit paraprak oficerët e Policisë Gjyqësore kanë përpiluar dosjen dhe akuzat përkatëse për secilin person të arrestuar, sipas këtyre burimeve 76-vjeçari Emin Këllici akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni”, akuzë kjo e bazuar në neni 114 të Kodit Penal, ndërsa për 32-vjeçaren Meljana L. nënë e një fëmije. Akuza është “ushtrim prostitucioni”, bazuar në nenin 113 të Kodit Penal. Të njëjtat burime thanë për gazetën se çifti në fjalë bazuar dhe në akuzat përkatëse rrezikon dënimin deri në tre vjet burg. Pas arrestimit dhe kontrollit në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës 3 000 lek te reja 30 mbrojtëse dhe një celular.
metropol.
p.s O Berat, ce pate ate fat,
![]()
Krijoni Kontakt