ADIO Vebi Velija

Mira Meksi

Ėshtė ligjėsi e rreptė mes njerėzisė ardhja e ēastit kur tė duhet t‘i shprehėsh Tjetrit, qė mund tė jetė edhe njeri i afėrt, ndje Zotin, atė ƀ-dieu, atė A-dio, atė pėrshėndetje qė nuk do tė tė kthehet kurrė, e cila shpreh shumė mė tepėr sesa thjesht njė lamtumirė tė fundit. Ėshtė e vėshtirė ta pėrjetosh, porse nuk e shkel dot: ligjėsia e A-dio-s ėshtė e shenjtė dhe e pashkelshme; ajo ėshtė urimi dhe gjer premtimi pėr t‘u takuar me Tjetrin nė pėrtej-jetė, nė njė tjetėr pėrmasė dhe hapėsirė tė ekzistencės, pranė Zotit; dhe kjo pėrtej-jetė ėshtė kujtesa, mbamendja, dėshmia qė i mbeturi gjallė duhet tė japė pėr tė larguarin.

I mbeturi gjallė ėshtė i vetmi qė ndjen se gjendet pėrpara detyrės, pėrpara imperativit kategorik pėr tė sjellė nė kujtesė jo botėn e Tjetrit, por atė botė qė Tjetri ishte. Nė rastin e Vebi Velisė, ky imperativ kategorik na bėhet mė i lehtė, pasi Vebi Velija ishte sė pari njė njeri qė mėtonte tė linte gjurmė pas vetes, gjurmė qė do tė ishin pamja e tij nė pėrtej-jetė.

Dhe ia arriti. Do tė mjaftonte, pra, t‘u shkonim pas kėtyre gjurmėve, kėtyre "udhėshėnjuesve" tė jetės sė njė njeriu, tė botės qė ky ishte, pėr ta kuptuar atė vetė. Ka shumėēka pėr tė thėnė, pėr tė sjellė nė kujtesė pėr botėn Vebi Velija.

Gjurmėt janė aty, flasin dhe shprehin mė tepėr se ēdo fjalė.

E njoha kėtu e 16 vite tė shkuara, nė vitin 1993, kur nė njė tryezė miqsh, nė kafenenė e hotel "Dajtit" takova 45-vjeēarin thinjosh e sqimatar, burrin me papijon dhe llullė, siē zumė ta quanim asokohe, shqiptarin nga Maqedonia, qė prej mė shumė se njėzet vjetėsh jetonte nė Zagreb, ku edhe njihej si "shqiptari i Feniksit", restorantit tė tij tė njohur nė zemėr tė Zagrebit, i cili ishte edhe "streha" e intelektualizmės kozmopolite dhe disidente kroate. Kur dukej se kish ardhur koha qė tė linim kafenenė, dikujt si rastėsisht i shkoi mendja ta pyeste nėse kishte ndėrmend tė vendosej me aktivitetin e tij nė Shqipėri dhe nėse ishte optimist pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve; prisja tė pėrgjigjej me tri-katėr fjali, por ajo qė dėgjova dhe qė na mbajti tė mbėrthyer pas tryezės edhe tri orė tė tjera mes filxhanėve tė kafes qė ndėrronin vendin me coca cola-t dhe ujin mineral, mbeti ēudia ime pėr kohė tė tėra: Vebi Velija shpėrtheu nė njė ligjėrim tė pafund idesh, ėndrrash, ambiciesh, projektesh, tė cilat ngjanin herė-herė se ngriheshin nė nivele programesh qeverie, pasi pėrmblidhnin tė gjitha fushat, qė nga ato tė turizmit, tė ndėrtimit, telefonisė dhe gjer tek ato qė lidheshin me energjinė, naftėn, hidrocentralet, termocentralet etj, dhe idealizmash ekstremė, tė veshur me njė optimizėm tė pashembullt. Qė tė gjithė e kuptuam se gjendeshim pėrpara njė vizionari, qė tėrė intuitėn e tij e kish drejtuar pėr nga e ardhmja, njė njeriu qė ishte gati t‘i hynte deri edhe sipėrmarrjeve qė i kalonin paq forcat e tij, njė njeriu tė cilin "gjurma" do ta detyronte tė ndeshej deri edhe me pamundėsitė.

Dhe i tillė mbeti deri nė fund, kujtoj, i tillė ėshtė ngulitur thellė nė kujtesėn e rrethit tė miqve tė tij mė tė afėrt, tė cilėt e thėrritėn deri nė ēastet e fundit "babė" apo "bacė", si t‘i drejtoheshin jo vetėm njė njeriu familjar, por edhe njė "patriarku" vizionar. Sėmundja e rėndė kishte nisur ta gllabėronte ngadalė, por "ėndrrat" dhe shpresa pėr tė ardhmen vijonin udhėn e tyre: "gjurma" e kish vendosur qė tė jetonte njėkohshėm nė dy botė, nė atė fizike, dhe nė atė tė "vizioneve", duke i ruajtur kėto tė fundit tė paprekura nga rrėnimet e trupit. I gjendur nėn pushtetin dhe drejtimin e saj, si nėn diktatin e njė zėri tė pėrtej-botshėm, Vebi Velija vijoi qė tė fliste pėr "projekte", "ide" dhe "vizione" deri nė ditėt e fundit tė jetės, mend si tė donte tė shpaloste vėrtetėsinė e atij vetėportretizimi qė na kish bėrė gjatė takimit tonė tė parė, kur me zė tė ngadaltė dhe bindshėm, me njė shqipe ēyryke, tė cilėn e kompensonte me lėvizjet e pareshtura tė duarve, u shpreh se si i tėrė ai optimizėm i buronte nga bindja dhe besimi i madh qė kishte te vitaliteti i njeriut shqiptar, dhe, ndėrsa po toknim duart nė ēastin e ndarjes nė kafenenė e "Dajtit", shtoi: "Jam njėlloj i shqetėsuar si ju pėr Shqipėrinė, por unė kam ėndrra, kam vizione, ambicie… jam njė lloj ‘idealisti i pakorrigjueshėm‘…", dhe qeshi. Pas disa takimesh me tė kuptova se idealizmi dhe vizionarizmi i tij qenė "ngjitės", dhe se forca e tij "molepsėse" qe e madhe - pėr pesėmbėdhjetė vjet u bėra pjesė aktive e kėtij "idealizmi", duke bashkėpunuar nė realizimin e vizioneve tė tij, u bėra pjesė e sipėrmarrjeve nė tė cilat e shtynte "gjurma".

Dhe diktati i kėsaj "gjurme" ishte i tillė, sa Vebi Velija shtyhej nė sipėrmarrje qė nuk mund t‘i ndėrmerrte kurrė njė biznesmen qė mėton tė bėjė pasuri. Ndėrtimi i televizionit "Alsat" ėshtė njė prej diktateve tė kėsaj "gjurme", tė kėtij idealizmi; me hapjen e kėtij rrjeti televiziv, Vebi Velija nuk u pėrpoq qė t‘u jepej projekteve dhe fitimeve materialiste, por njė projekti shpirtėror, idealist dhe atdhetar: bashkimi i shqiptarėve kudo nė botė, pėrcjellja e informacioneve, e shqetėsimeve dhe e problemeve me tė cilat pėrballej vendi i tyre. Kėshtu qė, pėrpos se njė vizionar, Vebi Velija shpalosi edhe shqiptarizmėn e tij, dashurinė pėr kėtė vend, tė cilėn fillimisht e interpretova nėn dritėn e bindjes se patriotizmi dhe shqiptarizma e kulluar qenė pemė qė mbinin dhe rriteshin jashtė kufijve tė Shqipėrisė; porse kohė mė pas, deri nė ēastet e fundit tė jetės sė tij, Vebi Velija tregoi vazhdimisht se kjo dashuri pėr Shqipėrinė ishte pjesė e "gjurmės" qė kėrkonte tė linte, pjesė e botės qė donte tė ishte nė pėrtej-jetė, nė kujtesėn e tė tjerėve.

Ai kishte ambicie; porse ambiciet e tij nuk ishin qėllim nė vetvete, pasi pėrherė pas tyre qėndronte diēka, diēka qė lidhej me njė lloj prove tė dyfishtė, provė ndaj vetvetes dhe ndaj tė tjerėve, me njė lloj diktati: diktati i "gjurmės", qė i zbulohej heshturazi dhe i ushqente intuitėn, natyrėn e tij prej njė vizionari dhe ėndėrrimtari, me qėllimin e ngulėt pėr tė plotėsuar identitetin e tij shoqėror dhe kulturor. Ky qėllim ishte njė nga provat, njė nga sfidat me tė cilat e kishte pėrballur "gjurma"; Vebi Velija donte tė ndėrtonte hap pas hapi njė "identitet" qė ia kishin privuar pėr njė kohė tė gjatė nė ish-Jugosllavi, ku shqiptarėt nuk gėzonin as kushtet mė minimale tė qytetarit tė lirė tė njė vendi, konsideroheshin, pėrkundrazi, si qytetarė tė dorės sė fundit. Ky diktat i "gjurmės", qė tek "identiteti" sheh njė nga kuptimet e saj mė thelbėsore, pėrbėnte njė nga ambiciet mė jetėsore tė Vebi Velisė, njė nga ato ambiciet shpirtėrore qė tė lidhin e tė bėjnė universialisht njė me vendin tėnd.

Dhe kėtė e mėsova qysh nė fillimet e punės sonė tė pėrbashkėt. Vebiu - qė e njihte mirė mecenatin nė kulturė, qe rishtuar nė ndihmėn qė kish dhėnė pėr rindėrtimin e shtėpisė sė shkrimtarit tė madh kroat Kėrlezha nė Kroaci - i hyn sipėrmarrjes sė krijimit tė njė fondacioni kulturor, njė institucion qė do tė mėtonte tė ndihte dhe nxiste nismėn private nė ndihmė tė kulturės shqiptare tė lėnė si jetime e nė mes tė rrugės ato vite.

Tre ishin arsyet kryesore qė e shtynė Vebi Velinė nė kėtė sipėrmarrje: bindja se "njė popull mund tė mbijetojė me fare pak ushqim, por jo me fare pak kulturė"; bindja se vetėm tė bashkuar shqiptarėt mund tė bėjnė pėrpara pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė dhe problemet e tyre madhore, dhe se kėtė bashkim mund ta kryente mė sė miri dhe nė mėnyrė efikase kultura dhe emancipimi shpirtėror, dhe, sė treti, nevoja, diktati i "gjurmės" nė lidhje me plotėsimin e atij identiteti nga tė cilin e kishin privuar gjatė kohės sė ish-Jugosllavisė. Njerėz tė letrave, tė artit, kulturės, intelektualė tė njohur nga tė gjitha trojet shqiptare pėrkrahėn dhe bashkėpunuan me fondacionin kulturor privat shqiptar "Velija", themeluar mė 1994, i cili pėr 9 vjet me radhė mbėshteti projekte nga mė ambiciozet nė kulturėn kombėtare, me njė buxhet prej 1 milion dollarėsh; do desha tė pėrmend ēmimin ndėrkombėtar letrar "Kadare" dhe ēmimet kombėtare letrare - mendja na shkon vetvetiu tek emrat e mėdhenj tė letrave tė pėrbotshme, si Ernesto Sabato dhe Milan Kundera, fitues tė ēmimit "Kadare". Porse, dua tė kujtoj mė tepėr takimin me Sabato-n, i cili mbart njė lloj zbulestarie gati mistike.

Mė 1996, Ernesto Sabato, princi i letrave argjentinase, vjen nė Shqipėri nė moshėn 84-vjeēare pėr tė marrė ēmimin letrar ndėrkombėtar "Kadare", dhėnė nga fondacioni "Velija".

E vendosim te Vila 31, ish-shtėpia e diktatorit Hoxha. Kur Sabato e merr vesh, braktis vilėn si i ndėrkryer nga mospajtimi gjer edhe me hijen e njė diktatori, dhe natėn e vendosim nė hotel "Tirana". Biseda me Sabato-n zgjati njė pjesė tė mirė tė natės. Nė njė pikė, gati si nė njė rrėfyestore, Sabato dhe Vebiu i besohen njeri-tjetrit (brenda njė paralelizmi tė hatashėm identitetesh tė munguara): Sabato qe betuar tė mos mbyllte sytė pa parė malet e Shqipėrisė, pjesė e prejardhjes sė nėnės sė tij, pra, tė plotėsonte identitetin e tij tė cunguar, ndėrsa Vebiu i rrėfen se asgjė nga vizionet, idealizmat, ėndrrat apo ambiciet e tij (pra, diktatet e "gjurmės") nuk mund tė realizoheshin nė ish-Jugosllavi, ku identiteti i tij qe i munguar, dhe se gjithė ē‘synonte me veprimtarinė e tij nė Shqipėri, nė vendin e tij amė, ishte lėnia e njė "gjurme", njė lloj jete pra pėrtej vdekjes, njėlloj si njė besim fetar:

Kjo ishte sfida e tij.

Vebi Velija do tė kujtohet pėr shumėēka, pėr idealizmin ngjitės, pėr natyrėn prej vizionari, pėr bujarinė, por, mbi tė gjitha, pėr sfidėn ndaj shoqėrisė shqiptare tė kėtyre viteve tė trazuara: nė njė kohė kur pjesa dėrrmuese e kėsaj shoqėrie po vazhdon tė jetojė prej kohėsh njė krizė identitare, Vebi Velija mėtoi qė tė rindėrtonte, tė plotėsonte dhe konsolidonte identitetin e tij prej shqiptari. "Lindemi nė njė mėnyrė, nė shumė tė tjera vdesim", tingėllon njė shprehje e urtė latine. Nė rastin e tij, ai lindi njė shqiptar me identitet tė cunguar, dhe vdiq si shqiptar i plotėsuar. Sa pėr vizionarizmin e tij, duhet tė them me keqardhje se politika nuk e kuptoi kurrė. Ishte, ndoshta, i vetmi "vizionar" nė shoqėrinė tonė, nė njė kohė kur fjalėt e Jean Royer-it, ministėr i Pompidou-sė, tingėllojnė kuptimplote: "Kemi nevojė pėr misionarė, pėr pionierė, kalorės, eksplorues, ndėrtues. Vetėm me ta do tė mund ta shpėtojmė shoqėrinė. Pėr kėtė duhet njė vizion, nevojiten vizionarė".

Dhe Vebi Velija ishte njė prej syresh.