Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 88
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Arabia Saudite, një rezolutë për njohjen e Kosovës

    Arabia Saudite ua ka propozuar një rezolutë për Kosovën vendeve anëtare të organizatës së Konferencës Islamike që mbahet sot dhe nesër në Damask.

    Në këtë rezolutë propozohet që vendet anëtare të kësaj konference menjëherë ta njohin pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia nëpërmjet aksioneve diplomatike po mundohet ta pengojë.

    Në takim është kërkuar nga 19 vende të Konferencës Islamike që ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës.

    Siç raportojnë mediat serbe Beogradi zyrtar po mundohet që t’ua propozojë vendeve anëtare të konferencës islamike një amendament që ta ndryshojnë rezolutën e Arabisë Saudite në mënyrë që nga ai tekst të hiqet kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Sipas agjencisë serbe të lajmeve Fonet në Ministrinë e Jashtme të Serbisë është thënë se Vuk Jeremiq ka dy ditë që ka biseduar me 15 shefa të diplomacisë së vendeve anëtare të konferencës për këtë çështje. /Kohavision/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Do te ishte mire qe te dy diplomacit e vendeve tona te reagojn ne lidhje me kete dhe mos ta lejojn jeremiçin te veproj i lire,dhe ta ndryshojn kete rezolute.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  3. #3
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Ska shans Serbia me e ndal procesin e njohjes se Kosoves nga shtetet me shumic popullsi muslimane.
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    uu super shukran shurkan saudi arabiaaa
    We are all Aliens

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    uu super shukran shurkan saudi arabiaaa
    Ore flit shqip, se do te akuzojn pastaj qe shprehesh ne gjuh te huaja
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Me ka pelqyer mjafte kjo ide e Arabise Saudite.
    Eshte per tu respektuare nje aktivitet i ketille per te ndihmuare Kosoven.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Rezoluta në Konferencën Islamike

    Rezoluta është hartuar nga Shqipëria, ndërsa mbështetet nga Arabia Saudite dhe Turqia.


    Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani janë kundër.

    Organizata e Konferencës Islamike do të ketë në tavolinë një rezolutë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, të hënën. Rezoluta është hartuar nga Shqipëria, ndërsa mbështetet nga Arabia Saudite dhe Turqia. Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani janë kundër. Nëse miratohet kjo rezolutë, do të ishte ndihmesë e madhe për njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të kësaj organizate. Edit Harxhi beson se kjo mund të ndodhë.

    Nga Leonard Kerquki më 23.05.2009 në ora 22:40
    Organizata e Konferencës Islamike (OIC) mund të miratojë një rezolutë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, në fund të Samitit të 36 të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të organizatës.

    Samiti ka filluar punimet të shtunën në kryeqytetin e Republikës Arabe të Sirisë, Damask, derisa Rezoluta pritet të hidhet për miratim në përmbyllje të takimit, pasditen e së hënës.

    Rezoluta është hartuar nga Shqipëria, ndërsa ka mbështetjen e Arabisë Saudite dhe Turqisë, tri vende këto anëtare të përhershme të OIC-së, të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Burime të Expressit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë thonë se në rezolutë jepet një pasqyrë e shkurtër e rrethanave historike të zhvilluara në Ballkan, luftërat e përgjakshme në vendet e ish-Jugosllavisë, si dhe faktet që dëshmojnë se Kosova është një rast sui generis.
    “Rezoluta në mënyrë eksplicite u bën thirrje vendeve anëtare të OIC-së që ta përkrahin shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë një diplomat shqiptar për Express, të shtunën.

    Edit Harxhi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, nuk ka dashur të flasë rreth tekstit të rezolutës, por ka thënë se shpreson se kjo rezolutë do të përkrahet nga vendet e OIC-së.

    “Rezoluta është hartuar nga Shqipëria. Presim përkrahje nga vendet anëtare”, ka deklaruar Harxhi, për Express. “Por u takon shteteve anëtare që të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë kundrejt kësaj rezolute”, ka shtuar ajo.

    Të shtunën mbrëma, drejt Damaskut ka udhëtuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili pritet të negociojë me homologët e tij për përkrahjen e rezolutës për Kosovën.

    Basha, bashkë me homologun e tij nga Arabia Saudite dhe Turqia, ndërkaq, do të jenë zëri i Kosovës në këtë samit, pasi që vendi ynë nuk ka dërguar askënd në kryeqytetin sirian.

    Vlora Çitaku, zëvendësministre e Punëve të Jashtme, thotë se edhe kjo Ministri është në kontakte të vazhdueshme me OIC-në. “Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Sekretariatin e Organizatës së Konferencës Islamike, si dhe me delegacionet e shteteve veç e veç”, ka thënë Çitaku, për Express, të shtunën.

    “Dhe, ndonëse nuk jemi të përfaqësuar atje si Ministri, besojmë se zëri i Kosovës do të dëgjohet”, ka shtuar. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme nuk është deklaruar nëse ka gjasë që kjo rezolutë të miratohet të hënën.

    “Nuk do doja të deklarohesha paraprakisht. Gjithsesi e dimë që Shqipëria dhe vendet e tjera janë duke punuar intensivisht që kjo rezolutë të kalojë”, ka thënë Çitaku. Sipas saj, miratimi i kësaj rezolute do të ishte një ndihmesë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

    “Rezultat do të ishte një ndihmesë e madhe. Por, miratimi i kësaj rezolute nuk mund të përkthehet automatikisht në njohje nga ato shtete”, ka shpjeguar ajo. Organizata e Konferencës Islamike praktikon që rezolutat e saj të miratohen me konsensus të plotë nga vendet anëtare.

    Nëse ka kundërshtime rreth një rezolute, atëherë ajo nuk hidhet fare në votim formal. Diplomati shqiptar që foli në kusht anonimiteti për Express, ka shpjeguar se Siria, Indonezia, Egjipti dhe Irani qysh tash kanë shfaqur kundërshtimin e tyre për rezolutën në përkrahje të pavarësisë së Kosovës.
    Sipas tij, kjo mund të çojë deri te ndryshimi i tekstit të rezolutës, gjë të cilën nuk e dëshirojnë sponsorët e saj.

    Po ashtu, kundër kësaj rezolute është edhe Serbia. Siç raportojnë mediat serbe, Beogradi zyrtar po mundohet që t’ua propozojë vendeve anëtare të OIC-së një amendament që ta ndryshojnë këtë rezolutë, në mënyrë që nga ai tekst të hiqet kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Fonet, në Ministrinë e Jashtme të Serbisë është thënë se Vuk Jeremic ka biseduar me 15 shefa të diplomacisë të vendeve anëtare të Konferencës për këtë çështje.

    Dy ditë më parë, sekretari i punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Miliband, gjatë një fjalimi të mbajtur në Qendrën për Studime Islamike në Oxford, u ka bërë thirrje shteteve të Organizatës së Konferencës Islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Ka rëndësi shumë të madhe që të jemi të involvuar dhe të sigurojmë pavarësinë e Kosovës dhe kështu të largohemi nga armiqësia e viteve ‘90 dhe të ndërtojmë një të ardhme paqësore dhe me perspektivë”, ka thënë Miliband përpara të pranishëmve.

    “Ne shpresojmë shumë që në Konferencën Islamike që do të mbahet javën e ardhshme, të mbështetet me një deklaratë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar sekretari i Jashtëm britanik.

    Samiti i 36 i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të OIC-së po shqyrton rolin e kësaj organizate në mbështetje të paqes dhe evitimin e konflikteve në rajonet me popullsi myslimane.

    Shtetet perëndimore, por edhe disa prej anëtareve të OIC-së, edhe më parë kanë provuar t’i bindin shtetet pjesëmarrëse që ta përkrahin pavarësinë e Kosovës, por nuk ia kanë dalë.

    OIC-ja, deri më tash ka miratuar vetëm një rezolutë në përkrahje të Propozimit gjithëpërfshirës të presidentit Martti Ahtisaari.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Serbia nuk është anëtare e Konf. Is. dhe Jeremiçi takohet me 15 ministra të jashtëm të vendeve anëtare.
    Shqipëria është anëtare dhe nuk dërgon askënd në samit.
    Dhe keni shpresa që kjo rezolutë do miratohet?
    -

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arabia Saudite “lufton” për Kosovën në Konferencën Islamike
    Shkruar nga Agron Halitaj
    e diel . 24 maj 2009
    Sesioni i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të shteteve islamike bëhet fushëbetejë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    Burime diplomatike kanë bërë të ditur se Shqipëria e ka iniciuar rezolutën nëpërmjet së cilës u bëhet thirrje shteteve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që të njohin pavarësinë e Kosovës, porse qëllimisht kjo rezolutë i është lënë Arabisë Saudite që ta shtyjë përpara, për shkak të fuqisë dhe ndikimit që ka mbi shtetet e tjera islamike.
    koha ditore
    --------------------------------------------

    Ani atje ne ate konferenc
    le ti lehet arabis saudite
    por ketu ne ket forum per qudi askush se ka cek
    Shqiperin deri tash
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Serbia nuk është anëtare e Konf. Is. dhe Jeremiçi takohet me 15 ministra të jashtëm të vendeve anëtare.
    Shqipëria është anëtare dhe nuk dërgon askënd në samit.
    Dhe keni shpresa që kjo rezolutë do miratohet?
    -------------------------

    eshte e drejte demokratike qe cdo kush ka te drejte te takohem me kedo,mendoj qe shume anetare te forumit thiren ne lirin ,shprehjen dhe demokracine.

    e sa per diplomacine kosovare,skemi ca bejme aq e kane interesimin per shtetin,e shifni se me shume aktiv eshte NAIM TERNAVA me BIK se sa politikanet tane

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •