Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 88
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pse Meroja i meshon te keqes dhe jo te mires? C'eshte kjo ligesi, qe dhe ate pak te mire te arritur e injoron, kurse ate pak deshtim e hiperbolizon? Kjo gjendje psikopatie e shkruesve tane, qe mezi presin deshtimet e nje politike e cila ne fakt s'i perket thjesht nje kahu politik por nje kombi, s'eshte gje tjeter vecse shpirtngushtesi deri ne keqdashesi.

  2. #62
    Mero Baze eshte bere si ajo boza e prishur qe nuk pihet me dhe te vjen per te vjell kur e lexon.

    Nga dita ne dite merua shfaq hapur ndjenjat e tij shtazarake antishqiptare dhe antidemokratike dhe perpiqet te bojkotoje dhe te pengoje qeverine edhe kur kjo ben nje pune te mrekullueshme per vellezerit dhe motrat tona kosovare.

    mero boza si miku i ngushte i edvinit eshte i gatshem te ve menjane interesat kombetare vetem e vetem per te share dhe per te ju kundervene qeverise kot se koti sepse keshu thote i plotfuqishmi rama.

    Hyra ne disa forume serbe dje qe te shikoja reagimet e tyre.
    Lexoja me percim, urrejtje dhe zili se cfare shkruanin. Kisha zili sepse te gjitha mediat serbe ne serbi dhe ne perendim pa perjashtim shkruanin per "arritjet e jashtezakonshme "te ketij tyc bytycit a ca ***** e ka emrin. Domethene kurvat serbe e conin ne qiell kete arrijtje edhe pse ne fakt nuk ishte e tille dhe me vinte inat se pse keto gazetaret tane jane te zhveshur nga cdo lloj ndjenje nacionalizmi dhe ne vend qe ti lene menjane bindjet politike te bashkohen dhe te shkruajne nen cadren nacionaliste Shqipetare.

    Bismarku Shqiptar Lulzim Basha po behet copash duke shkuar sa ne evrope sa ne arabi duke perpiluar e planifikuar rezoluta per njohjen e kosoves kurse gazetaret tane legena nuk duan tja dine per ceshtjen kombetare dhe ta pergezojne ne kete sipermarrje, por vetem basha te dali si mashtrues pa te tjerat kush po e rruan.

    Nejse le te vazhdojne te hane m.ut merua me shoke po konferenca islamike eshte nje arritje e padiskutueshme diplomatike per ne se lul trimi shkoi dhe ja perplasi ne tavoline ceshtjen e kosoves evgjiteve arabe dhe siguroi mbeshtetjen e arabise saudite.

    Dihet qe arabia saudite eshte per boten islamike sic eshte amerika per perendimoret dhe me hir apo me pahir shumica e arabeve do ndjekin shembullin e sheikeve gangstera te saudise dhe e gjitha kjo fale kembenguljes dhe diplomacise se bashes.


    Tipa si mero legeni the ky dashnori i kimetes jane socialista para se te jene shqipetare dhe tu vije turp per keto kurvelluqe qe shkruajne.

    desha te di se cmendojne vellezerit tane pertej kufirit per lul bashen perfshire ketu edhe llapin

    a mendoni se e meriton te quhet mashtrues??

  3. #63
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    E lexova rezolutën dhe ose kjo është rezolutë tjetër nga ajo që ka lexuar Basha, ose ka ndryshuar rrugës nga Damasku në FSH.

    Gërrmova për të parë me sytë e mi "suksesin e paarrishëm" të diplomacisë shqiptare por fjala "Pavarësi" në rezolutë përmendej vetëm kur i referohej një rezolute të mëparshme.
    Megjithë dëshirën e zjarrtë nuk lexova dot ku bëhej thirrje për njohjen e Kosovës nga vendet e K.I. dhe as ku të paktën përshëndetej kjo pavarësi.

    Atëhere kush fitoi në këtë mes? Se çfarë fituam ne, unë nuk e di. Por serbët s'humbën gjë. Asnjë hap i mëtejshëm konkret nuk u ndërmor në drejtim të njohjeve "në bllok". Përkundrazi u rikonfirmua ngërçi i deritanishëm.
    Pra gjithë deklaratat e bujshme dhe pompoze nga të dyja anët e kufirit ishin boshe, bajate dhe fund e krye demagogjike.
    -

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Stuhia në gotë të ujit

    Rezoluta që u aprovua në fund prej Konferencës Islamike ngjason shumë me ujin e bekuar. T’i e prek ata ujë, por nuk ia sheh as hajrin e as sherrin. Ministrit Lulzim Basha i urojmë sukses në zgjedhjet e 28 qershorit, por Boom të njohjeve për pavarësinë e Kosovës nuk do të ketë.

    Nga Berat Buzhala më 27.05.2009 në ora 13:11
    Njërin prej qyteteve më të vjetra të botës, javën e kaluar, e kanë trazuar dy titanë ballkanikë të diplomacisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe homologu i tij nga Serbia.

    Në Damask, e lexova diku në atë mal të intervistave që e pasuan Konferencën e vendeve Islamike, qenka zhvilluar një betejë e nëndheshme në mes Lulzim Bashës dhe Vuk Jeremicit. Vetëm një qytet historik si Damasku ka mundur ta durojë një presion të tillë.

    Gris një draft e shkruaj një tjetër. Hiq një paragraf, e shto një tjetër. Mbledhje maratonike që zgjatnin deri para sabahut. Derë me derë, e zyrë me zyrë, po vraponin Luli dhe Vuku, për të bindur sa më shumë shefa të diplomacive të shteteve islame për dhe kundër Rezolutës për Kosovën.

    Dhe fitues është...
    Varet se kënd e lexoni.

    Në mediat serbe, Vuk Jeremic po krekosej për aftësitë e tij mbinatyrore për t’i bindur aleatët e Serbisë brenda Konferencës Islamike – Egjiptin, Iranin, Indonezinë dhe Algjerinë – që ta ndryshojnë draftin e propozuar nga Shqipëria për ta mbështetur pavarësinë e Kosovës. Dhe ia dola përsëri, ripërsërit pafund Vuku.

    Në mediat shqiptare, Lulzim Basha tregonte se si e ka plandosur për toke rivalin e tij serb. Se si ai, nuk u tha në mënyrë eksplicite por u nënkuptua, e paska vulosur përfundimisht stuhinë e njohjeve që tash do të vinë në adresë të Kosovës prej vendeve islame. Bum njohjesh, ripërsëriste pa fund Luli.

    Ishalla ato ditë do të ketë mjaft staf në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, për t’i dalë në krye gjithë atyre njohjeve që po na presin diku tek gryka e Bosforit.
    Këtë përshtypje sigurisht e ka fituar ndonjë qytetar që ka varshmëri për lajmet politike. Tha Basha, tha Jeremic, shtoi Basha, shtoi Jeremic..., fitova unë, humbi ai.

    E në fakt, krejt kjo stuhi është zhvilluar brenda një gote, ose më së shumti në kokat e Ministrave të Punëve të Jashtme.
    Kujt më shumë se kësaj situate nuk i përshtatet ajo thënia parahistorike dhe e stërpërdorur: “Shumë zhurmë për asgjë”.

    Rezoluta që u aprovua në fund prej Konferencës Islamike ngjason shumë me ujin e bekuar që gjendet prapa derës në hyrje të kishës. T’i e prek ata ujë, por as nuk ia sheh hajrin e as sherrin...

    Nuk dua të flas shumë në ketë koment për shefin e diplomacisë serbe. Jeremic është një piçpirik i certifikuar. Ai për shkak të sjelljeve të tij të pahijshme dhe fjalëve të pamatura po përjeton bojkot prej homologëve perëndimorë.

    Por, nuk e prita që për nevoja të fushatës elektorale në Shqipëri, në ketë nivel do të shkonte edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ai një tekst të lodhur të një Rezolute të pagjak u mundua ta paraqesë si kthesë historike, për historinë më të re të shqiptarëve. Basha, në një intervistë për mediat e Kosovës, tha se teksti i Rezolutës është i “tërthortë, por shumë i qartë”. Dhe se ajo e njeh “de fakto pavarësinë e Kosovës”. Dhe se kjo Rezolutë e aprovuar është propozim i Shqipërisë dhe nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

    Asnjëra prej këtyre citateve nuk janë të vërteta.

    Kjo Rezolutë nuk është as e qartë e as e tërthortë. Ajo thjesht ka një qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës. U jep mundësi të gjithë anëtarëve të Konferencës Islamike që individualisht të vlerësojnë njohjen apo jo të pavarësisë. Gjithashtu, nuk është e vërtetë që Rezoluta nuk ka pësuar ndryshime. Burime të sigurta të Gazetës Express kanë treguar se në tekstin fillestar, që më vonë ka pësuar ndryshime drastike, bëhej thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Përndryshe, nuk besoj që Shqipëria do të propozonte një diçka të tillë. Ketë tekst të kësaj Rezolute, nëse jo Kuvendi i Serbisë, pa mëdyshje do ta aprovonte Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
    Pika e parë e saj flet për “avancimin dhe forcimin e demokracisë në Kosovë, që i shërben paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”. Këtu bile pak m’u qesh. Në mesin e vendeve që e kanë votuar ketë pikë është edhe Sudani. E imagjinova për pak çaste dorën e ngritur të Ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, kryetari i të cilit po ndiqet për krime lufte. Por, kjo është temë tjetër.

    Pika e dytë flet për rikonfigurimin e UNMIK’ut dhe vendosjen e EULEX’it në Kosovë, në “përputhje me direktivat e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve aktuale të Kosovës dhe kornizës ligjore”. As kjo pikë nuk del jashtë kuadrit të Kombeve të Bashkuara. Kur OKB ka aprovuar implementimin e Planit Gjashtëpikësh, gjithashtu ka marrë parasysh ndryshimin e gjendjes në terren dhe shpalljen e pavarësisë, por nuk ka ftuar askënd që të na e njohë shtetin tonë.

    Në pikën e tretë të kësaj Rezolute, mirëpritet bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe institucioneve financiare dhe ftohet për bashkëpunim të mëtutjeshëm për ringjalljen e ekonomisë së vendit tonë. Tash këtu vërehet një shmangie prej thelbit për të cilin ishte menduar aprovimi i Rezolutës.

    Pika e katërt, e fton Sekretarin e Përgjithshëm të Konferencës Islamike që të përcjellë implementimin e kësaj Rezolute dhe në mbledhjen e ardhshme të raportojë për të. Kaq.
    Nëse kjo interpretohet si thirrje e vendeve islamike për ta njohur Kosovën, atëherë me ndonjë interpretim gjeneroz e njëjta mund të interesohet edhe si ftesë për ta respektuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si institucion që vendos për të ardhmen tonë. Aq sa i referohet kjo Rezolutë datës së shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008, po aq i referohet edhe Rezolutës 1244.

    Nuk dyshoj që njohje të tjera prej botës islame do të vijnë drejt Kosovës. Por, dyshoj shumë që kjo Rezolutë do ta cytë dikë për ta ndërmarrë një hap të tillë. Këtu u pa qartë se ende është e largët koha kur anëtarët e Konferencës Islamike do të vendosin në bllok për ta përkrahur shtetin tonë.

    Ministrit Lulzim Basha i urojmë sukses në zgjedhjet e 28 qershorit, por Boom në njohje nuk do të ketë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659

    Dy mashtrues ballkanas dhe një rezolutë për Kosovën

    Dy mashtrues ballkanas dhe një rezolutë për Kosovën
    Mero Baze | 28/05/2009

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, janë vënë në garë kush të lavdërohet më shumë me rezolutën e Konferencës Islamike për Kosovën. Ministri ynë, talenti i vetëm i të cilit deri më sot është patetizmi, gati sa na hutoi si magjistari Nadir, duke na thënë se vendet islamike votuan një rezolutë për njohjen e menjëhershme të Kosovës. Pas kësaj mendova se në Beograd do të kishte rënë vërtet zija. Po, ndërsa po lexoja lajmet e B92, agjencisë më serioze properëndimore serbe, pashë se njësoj si Lulzim Basha, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, e quante rezolutën një tjetër fitore historike për Serbinë. (Arabia Saudite dështon në propozimin për pavarësinë e Kosovës: Source: B92.http://www.b92.net/eng/news/politics...4&nav_id=59349)

    Sigurisht që të dy gënjejnë, edhe Lulzim Basha, dhe Vuk Jeremiç. Konferenca Islamike natyrisht që ka lëvizur nga pozicioni gati armiqësor që kishte ndaj njohjes së shtetit të Kosovës, por është ende shumë larg njohjes së saj dhe ndoshta s'do arrihet kurrë njohja në bllok. Është i dhimbshëm fakti që Shqipëria ka paguar një taksë të rëndë duke qenë anëtare e kësaj organizate, me arsyetimin se do të na ndihmojë për pavarësinë e Kosovës dhe në të vërtetë ajo po bëhet pengesa e fundit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Dhe Lulzim Basha me "suksesin" e Konferencës Islamike gënjeu si zakonisht, jo vetëm shqiptarët, por dhe Behxhet Pacollin, i cili, sa herë merr vesh ndonjë lajm se ndonjë vend do ta njohë Kosovën, hap fjalë se ka punuar më parë për këtë njohje. Dhe në këtë rast Azerbajxhani, tek i cili ai kishte shumë besim, ishte sërish kundër dhe pengesë kryesore e rezolutës së paraqitur.

    Pak a shumë kështu i ndodhi dhe Lulzim Bashës. Pasi rezoluta nuk ishte ajo që u nis, dhe pasi thelbi inkurajues i saj u zbeh, ministri ynë doli para kamerave shend e verë dhe dha lajmin se pritet një valë e fortë njohjesh për Kosovën. Shpresa e tij e vetme është që ne t'i llogarisim si bilanc të tij shtetet myslimane që mund ta njohin në të ardhmen Kosovën. Ky banalitet i tij më kujtoi natën para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rreth orës 1 të natës duke u gdhirë 17 shkurti, kur Basha iu dërgonte sms gazetarëve të Tiranës në Prishtinë duke u thënë: "Po i jap dorën e fundit".

    Ky protagonizëm qesharak me një çështje shumë serioze, siç është pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga Perëndimi dhe gjithë vendet e tjera, është thelbi i vërtetë i këtij manekini. Ata që kanë njohur Kosovën dhe ata që do ta njohin, do t'i marrin vendimet, jo duke pasur parasysh Lulzim Bashën, por Kosovën. Unë nuk di me çfarë modeli e inkurajon Lulzim Basha njohjen e Kosovës në botë, por deri më sot ai thjesht shpresojmë mos të ketë prishur punë me historitë e tij të korrupsionit dhe vesin për të gënjyer për çdo gjë.

    I njëjtë si Basha dhe ministri serb, Jeremiç, mburret se ka arritur një fitore në Damask duke frenuar njohjen e Kosovës nga Konferenca Islamike. Njësoj si Basha dhe ky delirant mendon se Kosova mund të pengohet nga lobimi i tij personal. Për një koincidencë shumë private, të dy këta njerëz, si Lulzim Basha, dhe Vuk Jeremiç, kanë një shok të përbashkët serbo-boshnjak, Damir Fazlliçin. Jeremiç ka ndenjur me të në Londër në një dhomë, ndërsa Basha ka pasur deri biznese përmes kunatit të tij. S'di pse këta dy mashtrues më kujtojnë gjithmonë Fazlliçin, sidomos kur krekosen si gjelat mbi pleh.



  6. #66
    Kavir

    edhe une e lexova me shume vemendje dhe ke te drejte ne ato qe thua

    por mos u demoralizoni kaq lehte.

    Tashi boom sic thot LLapi edhe nuk mund te kete por rendesi ka qe basha ka vajisur znxhirin e bicikletes dhe arabia saudite ka hipur ne kete biciklete.

    arabet jane baballaret shpirteror, politik, dhe ekonomik te lindjes se mesme dhe per kete arsye me perjashtim te iranit e sirise dhe disa diktaturave islamike vendet e tjera do ta ndjekin shembullin e arabise nje nga nje.

    Keshtu qe duhet vetem durim se vaji eshte hedhur dhe rrota do filloje te leviz avash avash.

    Une mendoj se vetem fakti qe basha po aktivizohet dhe po theret per njohjen e pavarsise se kosoves neper bote eshte nje arritje e madhe frytet e se cilse kemi per ti shijuar shume shpejt.

    por per fatkeqesine tone punet e diplomacie duan pak kohe dhe nuk behen tak fak

    Prandaj basha meriton mbeshtetjen tone absolute ne nismat e tij diplomatike

  7. #67
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    E ç'hyn Basha? Nuk thua, rrnoftë Amerika, pa Bashës sikur thonë që ja kanë parë hajrin ne Hagë.
    Kurse shefit të Bashës, Berishus Magnus Primus ja kemi parë hajrin në '96 (e kam fjalën në lidhje me Kosovën).
    -

  8. #68
    ore jeni ne terezi ju apo jo?

    c'hyn basha thot, po pse o kush e perfaqesoi kosoven denjesisht atje ndonje fantazem.

    jo o kavir e perfaqesoi basha prandaj hyn basha ketu qe cke me te.

    dhe amerika te rroje e te gezoje se nuk po ja kursen njeri falenderimet.

    un dua qe te mbeshtet basha jo sepse eshte politikan demokrat por sepse eshte atdhetar dhe diplomat i zoti. Te njejten gje do te thoja edhe sikur erjona brace te ishte ne vend te tij dhe te bente punen qe po ben ai

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Basha e ka deshmuar kaher qe eshte nje diplomat i zoti,po ashtu nje atdhetar i madh.
    Po qe do qe keta socialistet nuk shohin larg.
    Eshte kohe zgjedhjesh ne Shqiperi,prandaj duhet sulmuar gjdo sukses i qeveris Shqiptare, ndryshe si do te vinin shefat e Buzhales ne pushtet.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  10. #70
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Po të flasësh me mendjen e Berishus Magnus Secundi normale që s'jam në terezi.
    Faktet janë të thjeshta.

    Para një viti, pra përpara se A.Saudite dhe disa shtete të tjera islamike ta njihnin Kosovën, falë Amerikës (dhe zërit të Amerikës, dmth Turqisë) K.I. miratoi një rezolutë ku vetëm përmendej pavarësia.

    Pas njohjes nga A.S. dhe shteteve të tjera miratohet e njëjta rezolutë.
    Ku është kontributi i Bashës? Çfarë arriti të përfitonte Basha?
    Një m...

    Edhe lërini k@rlliqet me "socialista" "lsi-sta" se s'janë të gjithë si puna juaj.
    -

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •