GJERMANI
Kopshti zoologjik punëson njerëz për t’u hequr mërzitjen majmunëve
Një kopsht zoologjik ka punësuar një kloun që t’i mbajë majmunët në humor të mirë. Të zotët e kopshtit zoologjik punësuan Christina Peter, 45-vjeçare, për të luajtur me veshjen e klounit, pasi specialistët veterinerë thanë se shimpanzetë, babuinët, gorillat dhe orangutangët në kafazët e kopshtit zoologjik ishin më agresivë kur mërziteshin. Christina thotë se i mban kafshët të kënaqur duke u bërë lojëra dhe duke i hutuar. Psikologia e kafshëve, Jennifer Ringleb thotë: “Në natyrë, kafshët e kalojnë tërë ditën në kërkim të ushqimit. Në kopshte zoologjike ata nuk kanë çfarë të bëjnë, prandaj mërziten. Kafshët që kanë diçka për të bërë janë më të lumtur dhe më të ekuilibruar”.
Krijoni Kontakt