Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Mediat proqeveritare në Maqedoni propozojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën

    Mediat proqeveritare në Maqedoni propozojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën

    Gazeta ”Veçer” e afërt me partinë e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski shkruan sot se Maqedonia duhet të mendojë rreth tërheqjes së vendimit për njohjen e Kosovës. Në shkrimin e saj kryesor kjo e përditshme thekson se fatin e njëjtë e ka pasur Tajvani në vitin 1999, me ç’rast Maqedonia pati tërhequr njohjen dhe pati rivendosur marrëdhëniet me Kinën.
    “Nëse Maqedonia nuk ka asnjë leverdi nga njohja që i bëri Kosovës dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e njëpasnjëshme nga kosovarët dhe shqiptarët në Maqedoni me kushtëzime të ndryshme, atëherë Maqedonia ashtu siç kishte bërë njëzëri njohjen e Kosovës, ashtu mund ta tërheq vendimin duke mos e njohur këtë vend fqinj”, shkruan “Veçer”, në numrin e saj të sotëm.
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kjo eshte nji shaka e gazetave te shkupit
    por nese perime deshiroin ket
    ne rrs. le te shkoin
    por pa shqiptaret e trojet kah banoin shqiptaret
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Munden nese shkojne ne Serbi , deri sa ka Shqiptare ne kete vend ILIR nuk e shofin ate film.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kolbow:Maqedonia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
    Kolbow thotë se presidenti i ri i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka bërë gabim që nuk kishte ftuar presidentin, Fatmir Sejdiu në ceremoninë e inaugurimit të tij si president.

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate në Bundestag, Walter Kolbow deklaroi se Republika e Maqedonisë duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.Kolbow thotë se presidenti i ri i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka bërë gabim që nuk kishte ftuar presidentin, Fatmir Sejdiu në ceremoninë e inaugurimit të tij si president. “Kjo ishte e gabuar. Maqedonasit duhet të marrin vendimet e duhura në kuadrin e përpjekjeve të tyre për të ruajtur ekuilibrin mes Kosovës dhe Serbisë. Ata e kanë njohur Kosovën dhe tani duhet të këmbehen ambasadorët. Në këtë mënyrë do të vendoset normaliteti mes dy vendeve dhe nuk do të kenë nevojë të marrin në konsideratë se ç'mendon Serbia”, theksoi deputeti gjerman në një intervistë për Deutsche Welle. Ai thotë se shtetet e Ballkanit Perëndimor mund ta realizojnë perspektivën evropiane duke thelluar bashkëpunimin në mes vete. “Ato duhet të flasin me njëra-tjetrën. Bashkimi Evropian është një bashkësi e paqes dhe e mirëqenies. Mirëqenie arrihet vetëm, kur nuk ka luftë dhe armiqësi. Në rrugën drejt një Evrope sociale nacionalizmat duhet të dalin në plan të dytë. Kjo vlen sidomos për serbët, të cilët duhet ta kuptojnë që Kosova është e pavarur dhe që edhe ajo ka të drejtë të vijë në Evropë. Evropa pa Kosovën nuk mund të ketë, prandaj edhe Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën”, theksoi Kolbow
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Maqedonine e sotme e mbajne shqiptaret, si rrjedhoje e presionit nderkombetar qe eshte ushtruar ndaj tyre!

    Maqedonia dhe ekzistenca e saj, kane detyrim qe te mbajne marredhenie te shkelqyera me shqiptaret, nese duan te vazhdojne ekzistencen, perndryshe nje kombinim shqiptaro-grek dhe Maqedonia fshihet perfundimisht nga harta e Europes.

    Greket e tentuan nje gje te tille ne fillim te viteve '90, por ata ndeshen ne kembenguljen amerikane qe Maqedoni te ruaje ekzistencen, si nje nyje shume e rendesishme ne gadishull, sigurisht duke ju bere presion shqiptareve atje dhe ne Shqiperi, qe te njohin dhe te ruajne vazhdimesine e ketij shteti.

    Nga ky presion, Shqiperia qe nder shtetet e para qe e njohu shtetesine e saj, qe i hapi rruget dhe portet ne kohen e embargos greke etj.

    Nese ata vazhdojne te prishin marredheniet me shqiptaret ne rajon, atehere pasaportat qe ato sot mbajne, neser nuk do te jene asgje me teper se nje kujtim i nje kohe te shkuar!

    Ata dhe malazezet jane te detyruar qe te jene aleate me shqiptaret!

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    po mire mo, si te duan .........
    duan te terheqin mbrapsht vendimin ..........le ta terheqin dhe ta shohin leverdine pastaj.......
    mbase do te jete me mire qe ta bejne dhe te zhduken njehere e mire nga harta se boll na kane care...........

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Jane muhabete gazetash. Nuk mund te vendosin ne paralele te njejte njohjen e Taiwanit me njohjen e Kosoves.

    Kosova banohet nga shqiptare, poashtu dhe Maqedonia. Ne Maqedoni nuk ka taivaneze.
    Ato gazetat e Gruevskit jane te mira per t'u perdorur ne natyre kur te keni ndonje nevoje e s'gjeni aty afer uje apo leter per te fshire b... me ndere me thane.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Mediat proqeveritare në Maqedoni propozojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën
    Kjo është kafshatë e madhe për Maqedonët që nuk mund t'a kapërdijnë,por që Maqedonia me institucionet e saja ka luajt dhe luan k.oqe me Kosovën dhe institucionet si dhe banorët e Kosovës kjo është e kjartë.
    Jo pse maqedonët janë superior,por kjo ndodhë,sepse udhëheqësit qeveritarë të Kosovës që nga viti 1999 sillen si kodoshë politik dhe profiterë të pasluftës e më së paku sillen si politikan/diplomat për interesa të banorëve të Kosovës!

    Disa shembuj:

    -Menjëherë pas përfundimit të luftës e deri sot,Maqedonia futë mallra të shteteve të tjera duke i fallsifikuar si mallëra të saja (made in macedonia) në Kosovë me çrast është dëmtuar buxheti i Kosovës me qindra miliona euro për vite me radhë.
    P.sh. naftën,gasi/plinin,bananet,kafen,teknikat,material ndërtimor etj i ka futë në Kosovë si mallëra të saja duke i ikur tatimit doganor.

    -Mos respektimi i dyanshëm i rregullave të CEFTA-s,kur mallërat me prejardhje nga Kosova para se të futen në tregun e Maqedonisë janë tatimuar me më shumë se 100% e vlerës së prodhimit (prodhimet e fabrikës së çokollatave në Gjakovë,qumshtin,pijet alkoolike dhe joalkoolike etj...)

    -Transportin hekurudhor,e ka shfrytëzuar me vite të tëra për transport të mallrave të ndryshme për nevoja të KFOR-it,UNMIK-ut dhe për nevoja të tjerëve ne Kosovë,kurse kur duhej lëshuar në qarkullim transportin hekurudhor për udhëtarë (civil) gjithnjë ka refuzuar deri para dy-tre viteve kur pranoi që një deri dy herë të qarkullojë treni për udhëtarë Kosovë-Maqedoni!

    -Doganimin edhe të mallrave për nevoja familjare për udhëtarët nga Kosova që kishin blerë në MK,kur lëshonin Maqedoninë.

    -Pagesa për sigurim të automjeteve në rast udhëtimi për Maqedoni nga Kosova!

    -Kufizimi i udhëtarëve nga Kosova për qëndrim/vizitë në MK për 48 orë,nëse udhëtari qëndron edhe pas kësaj kohe,duhej pasë një adresë (lloj garancioni) të lajmëruar tek ndonjë familje apo Hotel në Maqedoni!

    -Pagesat për sigurimin shëndetësor që kërkohen në kufi për çdo udhëtar nga Kosova që futet në MK!

    -Shtyerja në mbrendi e kufirit shtetëror të Kosovës dhe përfitimi i mijëra hektarëve tokë të Kosovës!

    Ka edhe shumë shmebuj tjerë,kur Maqedonia ka përfituar dhe përfiton nga Kosova (pa mos i përmendur pëfitimet gjatë kohës së luftës) ,për shkak të udhëheqësve-kodoshë poltik në Kosovë!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Gruevski: Sejdiu bën marketing politik në llogari të fqinjësisë

    Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke komentuar deklaratën e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, për masën e reciprocitetit në raport me Maqedoninë, ka thënë se me këtë Sejdiu dëshiron të fitojë pika politike në llogari të fqinjësisë së mirë. Ndërkohë, ish-kryeministri maqedonas Vllado Buçkovski ka thënë se Kosova reciprocitetin mund ta përdorë gjatë vizitës së presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov në Prishtinë.

    Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu , që të mos shfrytëzojë fqinjët për të bërë, siç tha, “marketing të brendshëm politik”. Këto komente, Gruevski i bëri duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit Sejdiu për masën e reciprocitetit në raport me Maqedoninë.

    “Bërja e disa poenëve politik në plan të brendshme në kurriz të marrëdhënieve ndërfqinjësore nuk do ta çojë rajonin në drejtim të duhur. Nuk e di se çfarë ishte ideja e Sejdiut, por në përgjithësi i ftoj të gjithë liderët e rajonit, presidentët dhe kryeministrat që të sillen jo vetëm në mënyrë korrekte, por në mënyrë të përgjegjshme dhe asnjëherë të mos bëjnë marketing politik në kurriz të marrëdhënieve ndërfqinjësore, me qëllim të poenëve politik në planin e brendshëm“, ka thënë Nikolla Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë.

    Ndaj deklaratës së presidentit Sejdiu për reciprocitet ka reaguar edhe ish kryeministri maqedonas Vllado Buçkovski, nga Lidhja Social Demokrate n[ opozitë.
    Ai thotë se Kosova reciprocitetin mund ta përdorë gjatë vizitës së presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov në Prishtinë.

    “Duhet të pritet të qetësohet situata dhe përderisa nuk kemi sërish normalizim të komunikimeve, mund të presim që masa e reciprocitetit të zbatohet kur atje të shkojë kryetari, apo ndonjë përfaqësues i qeverise, pasi u involvua në këtë rast, pra që ata atje të trajtohet si në vizitë pune dhe të mos priten me nderime të larta zyrtare, që duhet t’i kenë përfaqësuesit e shtetit të Maqedonisë”, ka thënë Vllado Buçkovski, nga LSDM.

    Për të qetësuar zërat kritik mes Shkupit dhe Prishtinës, që u ngritën pas mosftuarjes se presidentit Sejdiu ne inaugurimin e kryetarit te Maqedonisë, dhe anulimit te vizitës së tij në Shkup, do të ndërhyj edhe presidenti shqiptar Bamir Topi, i cili nesër në Tiranë pritet te realizojë një takim pune me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov.

    Ndërkohe, Analistët politik në vend vlerësojnë se Shkupi zyrtar për hire të marrëdhënieve me Beogradin, flijoi raportet me Prishtinën.

    Pas këtyre zhvillimeve disa parti politike në Maqedoni, të përkrahura edhe nga shoqëria civile, kanë paralajmëruar organizimin e protestave nëpër qytetet e Maqedonisë perëndimore me qellim të, siç thonë, arritjes se barazisë se plotë juridiko - kushtetuese të shqiptarëve në ketë vend. /B. Iseni/


    | s.b & RTK staff |


    01 qershor 2009 - 19:07:52

    -Çka i bëhet vonë ose çka humb Maqedonia,nëse Sejdiu paska refuzuar ftesën nga Kryetari i MK-së?
    Interesi i Maqedonisë është shumë më i madhë të ketë lidhje politike/diplomatike me Srbinë se sa me Kosovën!

    Me refuzimin e vizitës,Sejdiu si duket po kontribon edhe më shumë në këtë lidhje mes MK dhe Srbisë.

    Sejdiu është dashtë të shkoj qoftë edhe për vizitë private,dhe menjëherë pas përfundimit të pirjes së kafesë me kryetarin maqedon,Sejdiu do duhej të darkonte atje me shqiptarët,qoftë në Shkup,Tetovë,Strugë... dhe të ndihej si në shtëpi të tijë!

    Qëllimi i MK është që të mbaj Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni sa më larg njëri-tjetrit.Sejdiu vetëm se u'a ndihmoi dhe plotësoi këtë dëshirë maqedonëve!

    Kosova,ka dhe duhet të ketë interesa kombëtare në Maqedoni,prandaj duhet të zhvillojë politikë/diplomaci që shkon në interes të shqiptarëve në të dy shtetet.
    Kosova nuk duhet të sillet si Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë e cila kishte shkëputur kontaktet me pjesën tjetër të populit shqiptar jashtë kufirit të sajë
    !
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    As Mali i Zi s’e fton

    As Mali i Zi s’e fton

    Presidenti Fatmir Sejdiu nuk është ftuar në samitin e shteteve të Europës Juglindore që mbahet të enjten në Cetinjë të Malit të Zi. Presidenca kosovare thotë ky takim organizohet nga UNESCO, e cila nuk ka ftuar Sejdiun


    Nga B. Greiçevci më 03.06.2009 në ora 8:12
    Vetëm Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të mungojë në Samitin e presidentëve të shteteve të Europës Juglindore, që mbahet këtë enjte në Cetinjë, të Malit të Zi.

    Në uebsajtin zyrtar të presidentit malazias thuhet se do të marrin pjesë presidentët e shtatë shteteve të Europës Juglindore, por askund nuk përmendet Republika e Kosovës.

    Në listën e pjesëmarrësve janë emrat e presidentëve nga Shqipëria, Bullgaria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi.

    Pjesëmarrjen e presidentit shqiptar, Bamir Topi, e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e tij, Mimoza Koçiu.

    Në samit marrin pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO’s Koichiro Matsuura, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Terry Davis

    Zyrtarë të Presidencës së Kosovës thonë se takimi në Cetinjë organizohet nga UNESCO, dhe kjo është arsyeja që presidenti Sejdiu nuk ka marrë ftesë.

    “UNESCO është pjesë e OKB’së, ndërkaq OKB ka qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi Xhavit Beqiri.

    Në uebsajtin zyrtar të presidencës malaziase shkruan se nikoqir i samitit është presidenti Filip Vujanovic, ndërkaq në organizohet në bashkëpunim me UNESCO’n dhe Këshillin e Europës.

    Sidoqoftë, kjo është ngjarja e dytë brenda pak javësh me pjesëmarrje të krerëve shtetëror të vendeve të rajonit, por pa prani të presidentit të Kosovës.
    ...
    express(03.6.09)

    A po izolohet Kosova,për shkak të sjelljeve poltike të Sejdiut dhe diplomacisë së Kosovës (nëse ka diplomaci Kosova)?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Rezoluta 1244 për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të OKB
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 12:24
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •