Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Berisha: Mandatin e dyte do t’ia kushtoj rinise

    Kryeministri Berisha ishte dje ne qytetin e Vlores, ku zhvilloi nje takim me te rinj e te reja, nxenes dhe studente te ketij qyteti. Sipas Berishes, liberalizimi i vizave do te jete objekti i radhes me madhori per t’u realizuar, pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe kerkeses per marrjen e statusit kandidat, ne Bashkimin Evropian. Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se do te jete pikerisht mandati i dyte i qeverise, ai qe do te hape shtigje dhe horizonte te reja, jo vetem per te rinjte e Vlores, por per te gjithe Shqiperise. “Ne do te punojme se bashku per mandatin tone te dyte, per mandatin tuaj, mandatin e endrrave me te bukura te shqiptareve, mandatin e horizonteve te reja, e endrrave te shnderruara ne realitet, mandatin e Vlores metropol evropian, mandatin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare”, deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij perpara nxenesve dhe studenteve te qytetit te Vlores. Sipas Berishes, qeveria i mban premtimet e saj, duke qene se tashme dy nga endrrat me te medha te shqiptareve, anetaresimi ne NATO dhe afrimi me Bashkimin Evropian jane bere realitet. “Vlora dhe Shqiperia, kishin shekuj qe prisnin keto dy data. Keto dy data sot jane realitet”, deklaroi Berisha. Sipas tij, mandati i dyte i qeverise do t’i vere nje rendesi te veēante shkollimit te te rinjve shqiptare. Ne mandatin e dyte, te gjithe te rinjte shqiptare, nenvizoi kryeministri, do te mund te shkollohen si te rinjte evropiane. Ai vleresoi se Vlora, aktualisht ka nje nga universitetet me te mira ne vend. “Ne do te bejme ēdo gje qe ju te shkolloheni ne kushtet me te mira. Sa me te ditur te jeni ju, aq me e bukur do te jete Vlora, aq me e bukur do te jete Shqiperia. Diplomat tuaja, jane vektore te zhvillimit te Shqiperise”, deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, qeveria ne kater vite, trefishoi numrin e studenteve nga 52 mije ne 150 mije. Kryeministri premtoi se ne kater vitet qe vijne, ky numer do te arrije ne 160 mije studente. Kreu i qeverise deklaroi gjithashtu, se punesimi i te rinjve ka qene dhe eshte nje tjeter prioritet i qeverise qe ai drejton. Sipas Berishes, ne arritjen e objektivave per punesimin ndihmonin shume edhe investimet qe po kryheshin ne te gjithe vendin. “Ne keto vite, jane firmosur me dhjetera kontrata, te cilat punesojne dhjetera e mijera punetore, specialiste, eksperte. Ndaj dhe ne do te punojme me perkushtim, do te bejme ēdo gje per punesimin tuaj, derisa dhe nje i ri i vetem, te kete nevoje per pune ne Shqiperi”, deklaroi Berisha. Kreu i qeverise tha se me investimet e qeverise per kete qytet, Vlora i ka te gjithe mundesite per te qene nje metropol evropian. “Vlora eshte sot epiqendra turistike kryesore e vendit. Vlora nga sot, do te filloje te ndertoje parkun industrial. Ajo ka sot burimin e vet energjetik”, deklaroi kryeministri Berisha, duke u shprehur optimist per te ardhmen e qytetit bregdetare. Por nga ana tjeter, kryeministri Berisha deklaroi se gjithe Shqiperia eshte nje kantier ndertimi, nga Konispoli ne Valbone, nga Morina e Kukesit, ne Qafe Plloēe, ne Levan, ne Vjose e kudo.

    “Porti i Vlores, se shpejti me i madhi i Mesdheut”

    Kryeministri Berisha deklaroi dje, se se shpejti Vlora do te kete portin me te madh ne detin Mesdhe. Kete deklarate kreu i qeverise e beri gjate takimit te tij, me studente dhe nxenes te Vlores, ku premtoi se gjate mandatit te tij qeverises Vlora do te kthehej ne nje metropol evropian. “Vlora do te kete njerin prej porteve me te medha te Mesdheut. Ky qytet do te kete aeroportin e tij, ndaj dhe ju do te ndiheni gjithnje e me shume si te rinj e te reja, qytetare te metropolit te vertete evropian”, deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, ndertimi i nje vepre te tille te rendesishme siē ishte nje port i madh do te ndikonte ndjeshem edhe ne hapjen e vendeve te reja te punes ne qytetit. Sipas Berishes, ndertimi i ketij porti, do te punesonte jo me pak se 50 mije qytetare te Vlores dhe te gjithe Shqiperise.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ndoshta jo 100% por shume nga premtimet qe ka bere ne 2005 i ka mbajtur. Shpresoj te fitoje edhe nje mandat te dyte....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me shprehjen "vrima gardhi" ose "bira gardhi" populli nenkupton hallet e mangesite qe ka njeriu ne jeten e perditshme..

    te gjith e dime se sa bira ka gardhi e po aq shume ka dhe njeriu e vendi e populli..

    ppsh e la shqiperine me miliona bira gardhi..

    saliu po mundohet ti mbushe disa.. per fukarane..se pasaniket i mbushin vete..

    po jan shume.. e duhen vite..

    un mendoj se ne 4 vitet e ardhshme saliu do duhet te vazhdoj kte kursin e rritjes se rrogave.. per fukarane.. e fshatit e qytetit.. e kjo vjen nga dy menyra..

    ardhja e kompanive te huaja .. serioze e ndertimi prej tyre i fabrikave moderne ku do te punojne shqiptaret e etur per pune e mesim te teknologjive moderne..

    si dhe..ajo beteja me e tmerrshme me e veshtira.. ndarja e pronave me drejtesi.. sepse ajo do u jape shqiptareve startin..kapitalin fillestar te ndershem e shancin per inisiativen e lire..

    sepse inisiativa e lire eshte thelbi i kapitalizmit.. e kte shanc per inisiativen e lire deri tani e kane nje pakice..

    nejse..
    rendesi ka qe vlora e ka pritur mire berishen..edhe se enveristet edviniste jan perpjek si gjithmone tja ndalojne vloren berishes..

    kush na sjell nje video te vizites se berishes ne vlore.. ose pamje..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    kush na sjell nje video te vizites se berishes ne vlore.. ose pamje..



    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx auvlora..per videon e pare ku berisha flet mes rinise vlonjate demokrate atdhetare..

    por thx dhe per videon tjater ku kelisheria e pusi-beresave te dizet e treshit.. dhe e atyre te caush dervish 97 tshave.. i ka rene damllaja e i ka terbuar takimi i berishes me rinine vlonjate..
    ata kesulkuqet e edvin enverit.. e duan vloren kala te ppsh-se e te stalinizmit..
    po nuku do veje gjithmon keshtu..

    ec para vlora..

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kryeministri i shkerdhatuar dashka ta marre ne qafe edhe rinine, ashtu siē beri dhe ben me versniket e vet komunista, gop-ista, ikanak-pendista ...

    kerkon qe ta marre lumi Shqiperine perfundimisht ...

    plane te reja makabre po ravijezohen ...

  7. #7
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kryeministri i shkerdhatuar dashka ta marre ne qafe edhe rinine, ashtu siē beri dhe ben me versniket e vet komunista, gop-ista, ikanak-pendista ...
    kerkon qe ta marre lumi Shqiperine perfundimisht ...
    plane te reja makabre po ravijezohen ...
    Pershendetje Duaje Siveten!

    Ajo, qe manipulohet me lehte eshte rinia, jane te rinjte qe shpresojne dhe jo rralle kjo shprese e vegimtė, behet zhgenjim, i sjelle prej atyre qe s'ia pertojne te bejne premtime me bollek.(perjashtoj ata te rinjte e rrethit tė tyre familjar)
    Kjo ndodh, edhe me te rriturit qe shpresojne e vetem shpresojne. Ku ta dijė dhe ēfarė tė dijė, ai njeri i gjorė, qė gjithė jetėn ka pritur e shpresuar?! Duke shpresuar… ja qė tė vjen njė ēast dilemash. Shpresa, jo rrallė, bėhet kurthi ku bien nevojtarėt. Pėrmes hallit tė tij, njeriu shkon drejt tė panjohurės. Dhe ėshtė mania pėr ta zvogėluar kėtė tė fundit. Ky moment vetėmashtrimi, krijon ndjesinė e ēuditshme, qė e quajmė shpresė. Dhe ēudia tė dėrgon nė stacionin e mbėrritjes, duke lėnė kėshtu dhe hedhur mbrapa krahėve gjithēka qė mė pėrpara tė mundonte.
    Shtroj pyetjen, se ku perfundoi gjithe ajo mase e te rinjeve qe mbushen sheshet para 18 vjeteve dhe rrezuan diktaturen? Te rinjte e tanishem, atehere, ishin te porsalindur dhe kane radhen e zhgenjimit.
    Them keshtu, sepse s'po degjojme programe bindese, por vetem fjale e retorike populiste. Me shtruar zoterinj, se vertete populli eshte si nje lume qe vjen e vetem vjen, por ka edhe ndergjegje e vetedije.

    Ndergjegjia e Kombit, jane te gjithe, me perjashtim te servileve dhe lajkatareve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 06-05-2009 mė 06:50

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po me rinine qe ska karta identiteti po vepron Salia. Cdo antari te pd i ka dhene karte me leket e partise te tjeret ta blejne 10 eu dhe keta te tjeret nuk vene fare ta marin.
    Ne zgjedhje shkon pd plote me karta e opozita me karta mangut.
    A nuk jane kartat e rinise keto?
    Se te rriturit kane pasaporte

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Kritika, 05. 05. 2009

    Dy portrete nė Vlorė
    nga Astrit Vorpsi

    Nė pallatin qė ushton nga thirrjet dhe muzika hyn triumfalisht lideri. Lėvizja e krahut vertikalisht me gishtin e madh qė takon gishtin tregues duke formuar rrethin e gishtave nė njė konfiguracion nėnkuptues qė pėr ne shqiptarėt do tė thotė, ujė tė zi kam pėr t’ju nxjerr nėse do i marr votat pėrsėri.

    Njė vėshtrim tinzar, me kokėn e kthyer majtas dhe sytė qė shikojnė nė tė djathtė tė auditorit dhe anasjelltas. Njė mbledhje e buzėve nė njė tentim ckėrrmitje dhėmbėsh pėr ata qė i konsideron kundėrshtarėt e tij. Njė shprehje fytyre qė tė kujton as mė pak e as mė shumė atė tė Fyhrerit qė shpuri Gjermaninė nė katastrofė nė vitet 40-tė. Qėndrim trupor nė pozicion lėshues pėrpara, me shprehje agresive tėrėsore ku mimika ka njė diskordancė me atė qė thotė. Fjalėt qė do thotė paraprihen nga njė ngėrdheshje nė njė kohė qė kjo lėvizje e muskujve tė fytyrės nuk pėrputhet me domethėnien e fjalėve tė atij ēasti. Tjetėr shpreh me mimikė dhe tjetėr thotė me fjalė. Kjo mospėrputhje pėrbėn njė simptomė e cila ėshtė shprehėse e konfuzionit tė llogjikės, e pėrzierjes sė efekteve tė nėnvetėdijes me mbizotėrim mbi ato tė vetėdijes.

    Predominanca e nėnvetėdijes me efekte momentale vetjake tė jashtėzakonshme ėshtė substrati i efurozisė qė pėrcjell pėrgjatė fjalės para shikuesve. Diskordanca mimikė me domethėnien e shprehjes qė e shoqėron ėshtė tregues kryesor i mungesės sė kultivimit brenda njeriut tė sensit tė kulturės sė tė folurit nė ambjent publik nė radhė tė parė. Besoj keni konstatuar ndonjėherė qė ndonjė bashkėbisedues nė tavolinė me ju, pėr arsye tė tė qėnurit si ai guri bllok qė pėrdoret pėr skulpturė, tė ketė njė ngėrē gjatė tregimit qė bėn. Paraprin me buzėqeshje apo me shprehje inati diēka qė nė atė moment nuk e shpjegon me fjalė dhe ti pyet veten se pėrse ky njeri pėrballė teje shpreh buzėqeshje apo inat.

    Moskultivimi, me pasojė mosmbajtje dot tė frenuar tė emocioneve, bėn qė ato tė ēfaqen me lėvizje tė mimikės, tė krahėve, duarve, supeve, pėrpara sesa tė thotė fjalėt qė mbartin domethėnien e atyre lėvizjeve trupore qė bėri pak ēaste mė parė. Eshtė mjaft e theksuar kjo sidomos edhe nė raste konferencash shtypi. Pasi i ėshtė bėrė pyetja, gjėja mė e parė qė konstatohet ėshtė njė lėvizje nė formė gjysėm harku e kokės dhe njė formim buzėqeshjeje ose shprehje tejet serioze e fytyrės. Ky ėshtė moment kur ai ia thotė vetes atė qė do thotė ca caste mė vonė pėr tė pranishmit qė e dėgjojnė. Pra ai nuk e pėrshtat dot domethėnien e shprehjes sė fytyrės apo gjuhėn e trupit me domethėnien e pėrgjigjes qė do thotė. Mbytet nga emocionet qė pėrjeton kur, ia ka thėnė vetes pėrgjigjen nė njė kohė qė ne s’kemi dėgjuar akoma fjalėt.. Fjalėt qė na vijnė ca ēaste mė pas nuk janė nė harmoni me atė ēka i shpreh fytyra nė atė moment. Demonstrim tipik i njė mėndjeje patologjike e aftė qė nėn nxitjen e njė ndjenje plotfuqishmėrie shpėrthen instikte vrastare, mė tė egrat. Jepi ose lejoi dorė tė lirė kėtyre njerėzve dhe do i keni nė kurriz pėr gjithė kohėn, pavarėsisht se cilit krah politik i pėrkasin. Ajo pėr tė cilėn preokupohen mė pak ėshtė kujdesi pėr interesin e pėrgjithshėm dhe prioritet kanė pasurimin dhe pėrfitimet vetjake.

    Plane madhėshtore projektohen nė tė ardhmen e afėrt e tė largėt nėpėrmjet fjalėve tė tij, ndėrkohė qė turma nuk pushon sė brohorituri dhe sė shprehuri njė entusiazėm tė jashtėzakonshėm. Janė kėta tė rinj sot 20-25 vjeēarė qė luanin para 13 vjetėsh me armė nėpėr rrugėt e Vlorės. Psiqika e tyre u modelua me tmerret e luftės te pragu i shtėpisė, me armėt qė vrisnin dhe shiteshin e bliheshin nė tregun e lirė nė fillim e mė pas nė fshehtėsi. Mungesa e shtetit ishte eksperienca e tyre e pashlyer. Populizmi ėshtė metoda pėrpunuese e tyre. Dėrgesat me klandestinė dhe vajza qė liheshin nė mes tė katėr rrugėve, motrat e tyre, gjyqet qė pėrfundonin dhe pėrfundojnė me lirime tė tė inkriminuarve, kėto pėrbėjnė terrenin shoqėror qė strukturoi psiqikėn e tė rinjve tanė. Tė tillė tė rinj janė lehtėsisht tė pėrpunueshėm pėr tė manifestuar entusiazėm dhe ēfaqje ekstazike nė mitingje partish si ai nė Vlorė para 2-3 ditėsh. Kėta tė rinj lehtėsisht pėrpunohen nga ata shokė e shoqe tė tyre qė janė tė paguar pėr tė bėrė kėtė punė. Shpėrndahen para pėr disa tė cilėt ndihen nė qiellin e shtatė me komoditetin qė u sjell kjo para e fituar pa derdhur djersė pune. Puna qė bėjnė dhe djersa qė derdhin ėshtė angazhimi nė nxitjen dhe premtimet e sugjeruara pėr tė siguruar pjesėmarrjen nė mitingun e radhės. U kėrkohet demonstrim falls dhe atė e japin me njė mendjelehtėsi keqardhėse deri nė dėshpėrim pėr cektėsinė qė manifestojnė. Paraja ėshtė njė shėrbėtor i mirė dhe njė pardon i keq.

    Njė entusiazėm atipik pėr kohėn kur jetojmė. Atipik kur tė rinjtė e kėsaj moshe nėpėr vendet pėrreth nesh ngulmojnė pėr tė vėrtetėn, kėmbėngulin nė kėrkesa serioze qė kushtėzojnė njė tė ardhme mė tė mirė. Nuk duken qė tė kenė kėtė rrokopujė euforike shkuarjeje mbrapa aventurierve politikė.. Tė rinj tė tillė qė brohorasin pa pushim qė, me qėllim nuk qėndrojnė tė heshtur e tė dėgjojnė dhe mendojnė pėr ato qė thotė folėsi, janė shprehja mė e qartė e fatkeqėsisė shoqėrore, e asaj shoqėrie qė i ka tė vetėt kėta tė rinj. Kėto dy portrete ishin edhe nė Durrės e kėta do jenė edhe nė qytete e fshatra tė tjerė.

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ne mandatin e dyte, te gjithe te rinjte shqiptare, nenvizoi kryeministri, do te mund te shkollohen si te rinjte evropiane. Ai vleresoi se Vlora, aktualisht ka nje nga universitetet me te mira ne vend.
    Ky me vdes se qeshuri mua , pika ne kok me gjithe universitetin e Vlores dhe mesimdhenien ne te . Eshte nje nga vatrat me te medha te korruptimit , ku leksione as qe zhvillohen , e ku sezonet e provime kalohen me zarfa parash !!!!!!!!!!!!!

    Arsimi ne Shqiperi eshte i deshtuar, asnje reforme konsistente.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dilemat me tė Cilat Pėrballen Rinia
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 18:16
  2. Mesazh rinisė muslimane nė botė‏ !
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47
  3. Saranda i heq mandatin Nanos
    Nga CEZARND nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-10-2005, 14:50
  4. Rinia islamike
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 13:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •