Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha u dërgon shqiptarëve SMS, u kërkon t'i shkruajnë

    Kryeministri publikon një numër dhe i pyet qytetarët çfarë iu intereson katër vitet e ardhshme

    Kryeministri Berisha kërkon të jetë i pranishëm kudo dhe në çdo moment gjatë kësaj fushate elektorale. Ai ka orientuar fushatën edhe në mjete të tjera komunikimi, përveç tradicionaleve.

    Shumë qytetarë dje kanë marrë një mesazh në celular në emër të kryeministrit, ku bëhej një bilanc i punës së qeverisë në këto katër vite. Eleminimi i bandave, ndërtimi i rrugëve, shkollave, anëtarësimi në NATO, ishin disa nga çështjet e përmendura në mesazhin e dërguar qytetarëve.

    "Shpëtuam nga korrupsioni 4 miliardë dollarë, rritëm e dyfishuam rroga e pensione, ndërtuam e rindërtuam 5900 km rrugë, 1012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja,",- shkruhet ndër të tjera në mesazhin e dërguar në celularët e qytetarëve.

    Gjithashtu në mesazhin e dërguar dhe që mban emrin e kryeministrit është bërë publik numri i celularit, 0672000410, dhe u kërkohet qytetarëve të shkruajnë se çfarë dëshirojnë në katër vitet e ardhshme. Zhvillimi i teknologjive si telefonia e lëvizshme dhe interneti kanë krijuar mundësi të mëdha publiciteti dhe po shfrytëzohen tashmë edhe nga partitë politike.

    Qytetarët po përballen me një "bombardim" të vazhdueshëm dhe shpesh-herë të padëshirueshëm me mesazhe. Kjo është hera e dytë që kryeministri u dërgon mesazhe qytetarëve nëpërmjet celularit. Ai dërgoi një mesazh urimi për festat e fundvitit. Kryeministri dhe qeveria janë akuzuar ditët e fundit për rritjen e shpenzimeve operative, për arsye elektorale.


    Teksti i mesazhit:

    Zonjë/Zotëri, së bashku eleminuam 204 banda, shpëtuam nga korrupsioni 4 miliardë dollarë, rritëm e dyfishuam rroga e pensione, ndërtuam e rindërtuam 5900 km rrugë, 1012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja, pritëm 2.7 milionë turistë.

    Jemi në NATO e brenda 1 viti do të lëvizim pa viza në BE. Të lutem më shkruaj në 0672000410 çfarë të intereson në 4 vitet e ardhshme. Me respekt, Sali Berisha"



    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e TEKNIKU
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Postime
    35
    ku eshte numuri i tel

  3. #3
    Ka mundesi te me thote ndonje se cfare perqindje e shqiptareve ne Shqiperi kane telefon celular?

    A e verton ndonje nga Shqiperia qe kjo gje po ndodh, dmth ju vete, familjaret tuaj, shoqeria juaj, keni marre SMS te tille?

    Ky numri qe jep Z. Berisha per te kthyer pergjigje eshte falas apo duhet te paguajne njerezit per t'i kthyer pergjigje?

    Po ashtu sipas artikullit thuhet se "shume qytetar" kane marre sms dje. Si u perzgjodhen marresit e ketij sms-i? Ne cfare zonash te Shqiperise jetojne keta "qytetar" qe morren kete sms?
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 22-05-2009 më 14:22

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kjo gje per mua eshte normale, po fusin elemente moderne te propagandes elektorale.
    E keqja eshte se partite nuk i kane transparente shpenzimet.
    Kjo ben qe te abuzohet mjaft me fondet publike dhe partia ne pushtet sidomos gjithe tranzicionin i ka shqyer ato.
    Kete te rregullojme njhere se ska problem se perdoren teknika te reja elektorale.

  5. #5
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    ti gjendesh sa me afer Shqiptareve,,,gje e mire nga ana e qeverise...numri i ZOtit Berisha ka qene hap per gjith nevojtaret gjate gjith ktyre viteve..

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    ti gjendesh sa me afer Shqiptareve,,,gje e mire nga ana e qeverise...numri i ZOtit Berisha ka qene hap per gjith nevojtaret gjate gjith ktyre viteve..
    e keni kthyer kete forum ne fushe propagandistike shume te keqe, tamam komuniste ...

    mblidheni mendjen mire, nuk eshte Shqiperia ne patronazhin e salis ... eshte salis qe shin lemen ne Shqiperi duke perdorur here kamufluar e here dhunshem pushtetin ne kurriz te atij qe eshte pushtet-mbajtes i vertete, atij qe natyrshem i takon - popullit ...

    me kte rast desha t'iu kujtoj nje shprehje te Gerald Ford-it se ajo qeveri qe pretendon ti jape te gjitha, ajo mundeson marrjen e te gjithave prej popullit ...

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mua sme ka ardh nje sms i tille. Me ka marr dikush ne telefon me nr seksi ng ato me shum zero.. po kam qene duke fjet, kshu qe nese ka qene Saliu, le te provoje perseri se skam qene i disponueshem.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    e keni kthyer kete forum ne fushe propagandistike shume te keqe, tamam komuniste ...

    mblidheni mendjen mire, nuk eshte Shqiperia ne patronazhin e salis ... eshte salis qe shin lemen ne Shqiperi duke perdorur here kamufluar e here dhunshem pushtetin ne kurriz te atij qe eshte pushtet-mbajtes i vertete, atij qe natyrshem i takon - popullit ...

    me kte rast desha t'iu kujtoj nje shprehje te Gerald Ford-it se ajo qeveri qe pretendon ti jape te gjitha, ajo mundeson marrjen e te gjithave prej popullit ...

    a mund ta kthej me nje shpreje te Hamzes? mos na rruni lesht....


    nuk po bej propagande dhe fushate per askend....qe kryeministri te jete ne kontakt me qytetaret eshte gje e mire...qe kryeministri te jete demkorat na qenka gje e keqe.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Postime
    81
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    ti gjendesh sa me afer Shqiptareve,,,gje e mire nga ana e qeverise...numri i ZOtit Berisha ka qene hap per gjith nevojtaret gjate gjith ktyre viteve..
    Une jam ne Shqiperi.
    Berisha e ka hapur ate numer qe kur eshte futur ne kryeministri.
    Asnjehere nuk eshte pergjigur.

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Berisha e ka hapur ate numer qe kur eshte futur ne kryeministri.
    Asnjehere nuk eshte pergjigur.
    Kjo doli edhe ne fiks fare per ate pune! Te ky nr eshte e kote te marre njeri se ste pergjigjet askush!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  2. Pse shkruajnë keq femrat?
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 05-01-2007, 12:08
  3. Kush kërkon t’i kthejë gratë në shtëpi?
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2006, 20:32
  4. kujt i shkruajne ata?
    Nga deep_blue në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 04:39
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •