Giusy Ferreri, vajza qė bėri realitet njė ėndėrr
(Emri i vertete Gaetana Ferreri)
Guisy Ferreri sapo ka mbushur 30 vjeē. Sot ėshtė e famshme, por 29 vjet tė jetės sė saj i ka kaluar nė Corbetta, nė provincėn e Milanos, mė parė nė shkollė dhe pastaj si njė kasiere part-time nė njė supermarket. Aktualisht ėshtė duke bėrė xhiron e fundit nėpėr botė ashtu si i ka hije njė ylli tė vėrtetė muzike.
Albumi "Gaetana", me shumė tekste tė shkruara nga Tiziano Ferro dhe falė 350 mijė kopjeve tė shitura ka fituar pesė herė diskun prej platini. "Non ti scordar mai di me", me 260 mijė kopje ka marrė tre pėrveēse ka qėndruar pėr shumė javė nė majat e klasifikimeve bė Francė dhe duke u bėrė njė nga kėngėt mė tė transmetuara nė radio nė Greqi, shtet qė kurrė nuk ka treguar ndonjė interes tė veēantė pėr kėngėt italiane. "Me kohėn qė fluturon kisha frikė se edhe njė herė ėndrra ime pėr tė kėnduar do tė ngelej vetėm e tillė", kujton.
Aktualisht, Guisy ndodhet nė Barcelonė pėr tė xhiruar videon e saj tė re pėr kėngėn "La Scala" shkėputur nga albumi "Gaetana". Videoja do tė xhirohet nė njė nga parqet mė tė vjetra tė qytetit, aty ky Woody Allen ēoi Skarletėn dhe Penelopėn pėr tė interpretuar nė filmin "Vicky Cristina Barcelona". Teksa shėtit nėpėr qytetin e bukur spanjoll mban veshur njė palė kėpucė me taka tmerrėsisht tė larta, njėlloj si ato qė vishte kur kėndonte te "X-Factor", spektakli pėr nxjerrjen e talenteve tė reja, qė e zbuloi vitin e shkuar duke i ndryshuar jetėn pėrgjithmonė. Ndryshimi ėshtė se atėherė, kur para se tė punonte nė supermarket kishte qenė bariste dhe punėtore nė njė fabrikė artikujsh kopshtarie, rrobat i blinte te njė dyqan ku zakonisht shkonin kubistet milaneze. Tani numėron mė shumė se 35 palė kėpucė tė gjitha tė "Cavalli"-t. "Scala, tregon njė rrugė jete shumė tė ngjashme me timen. Edhe unė kam jetuar momente krizash dhe humbje ekuilibri. Momenti mė i errėt ka qenė kur isha 23 vjeē. Nga njėra anė ndihesha e pakėnaqur me jetėn dhe nga ana tjetėr, isha bllokuar dhe nuk kisha dėshirė tė merrja asnjė pėrgjegjėsi", tregon fermeri.
Tani qė mė 17 prill mbushi 30 vjeē ato momente tė kėqija janė thjesht njė kujtim i largėt. Tani jeta i ka ndryshuar krejtėsisht. Kėtė pėrvjetor, pėr shembull, e festoi ashtu siē nuk kishte bėrė kurrė mė parė. Bėri festė madhėshtore tri ditė rresht: njė ditė me miqtė, njė me kolegėt dhe njė me tė fejuarin Andrea, prindėrit e saj dhe tė fejuarit. "Ky vit ka qenė me tė vėrtetė i veēantė pėr mua", vazhdon. E ėshtė pikėrisht ky viti kur ajo do tė lėrė pėrfundimisht punėn e saj part-time si kasiere, tė cilėn kur nuk ishte e pasur e pėlqente vėrtet. "Ndihem mė e sigurt, edhe pse nuk jam e pasur, jam e lumtur. Gjėrat kanė marrė rrjedhėn qė u takon. Turi dimėror shkoi pėr mrekulli dhe nė mes tė qershorit do tė nis atė veror, nė sheshet e Jugut.
Nė vitin 2010 do tė punoj pėr njė album tė ri". Kėnga e saj e preferuar ėshtė pa dyshim "Novembre". Megjithatė, diēka nga jeta e saj si kasiere i mungon: "duke punuar part-time kisha mė shumė kohė pėr tė qėndruar vetėm, pėr tiu dedikuar kreativitetit. Tani nuk qėndroj asnjė minutė rehat". Me siguri qė nė supermarket, lodhej mė pak. Nė Barcelonė, provat pėr videoklipin e ri fillojnė nė orėn katėr pasdite dhe shkojnė deri nė 2 tė mėngjesit. "Jam e lumtur pėrtej ēdo parashikimi. Karriera ime muzikore dhe artistike ka ecur mė shumė se ajo qė mendoja. Uroj qė tė ecė gjithmonė kėshtu".
Sepse ajo nuk heq dorė kollaj nga ėndrrat dhe kjo ndodh vetėm atėherė kur e ke me pasion atė qė je duke bėrė. Argėtohet pa masė, firmos autografe dhe bisedon plot ėmbėlsi me Albėn, njė vajzė tė vogėl qė nė video do tė interpretojė Guisyn kur ishte e vogėl. "Ėshtė njėlloj me mua kur isha 6 vjeē, madje edhe fustani ėshtė i njėjtė me atė qė vishja kur shkoja nė festat e kushėrirės sime. Jam e sigurt qė nėna ime do tė qajė kur tė shohė videon".
Flet vazhdimisht pėr familjen, por mbi tė gjitha pėr tė fejuarin, njė gjeometėr qė e njohu dy muaj para "X-factor, ngjarja qė i dha "energjinė e duhur pėr tė hyrė nė program". Pikėrisht atij ia ka dedikuar albumin "Gaetana". Paksa nga tė qenit e famshme, Guisy e tregon kur thotė se pasi e krahasuan me Amy Winehouse, Mace Gary, ose Jenis Joplin, nė fund thanė ėshtė thjesht Guisy Ferreri me zėrin e saj origjinal. Guisy mendon se me internetin, muzika gjeti njė mjet tė rėndėsishėm pėr tu bėrė e pavdekshme, por sigurisht qė ėshtė kundėr shkarkimit falas tė albumeve nė internet. "Pirateria duhet luftuar me ēdo kusht", thotė. Kur e pyet se cili ėshtė sekreti i suksesit tė saj thotė prerazi: "personaliteti dhe potenca e zėrit tim. Qė fėmijė isha si djalė. Shkoja nėpėr lokale me njė grup djemsh qė na pėlqente kėnga dhe kėndonim sukseset dhe kėngėt mė tė bukura tė grupeve qė pėrbėheshin vetėm nga meshkuj. Kur performoja nė errėsirė nga salla shumė nuk arrinin tė mė njihnin mirė dhe pėr shkak tė zėrit tim tė pjekur pyesnin nėse isha femėr apo mashkull. E kuptova se lokaliteti i ēuditshėm i zėrit tim mund tė bėnte ndryshimin e madh. Dhe vėrtet kėshtu ndodhi.
A ka frikė nga suksesi vajza bukuroshe 30-vjeēare? "Jo, suksesi nuk mė frikėson, thjesht mendoj se ėshtė impenjativ. Mė shumė se sa frika nė nivel energjik dhe psikofizik, mendoj se kur mund tė jem nė gjendje ti mbėshtes kėto ritme dhe tė gjej ekuilibrin. Kjo po qė mė duket gjėja mė e vėshtirė, nga e cila duhet pasur frikė.
Gazeta Shqip
![]()
Krijoni Kontakt