Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309

    Njeriu i padukshëm, sa pranë jemi?

    Njeriu i padukshëm, sa pranë jemi?

    Kanë arritur të përthyejnë dritën përreth objekteve, për t‘i bërë të pakapshëm nga syri

    Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë: shpejt një realitet

    Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të na lënë me gojë hapur me shpikjet që po shndërrojnë botën tonë fizike, gjenden disa synime shkencore që kanë reaguar me shumë kokëfortësi përgjatë viteve ndaj çdo përpjekjeje për t‘i kthyer në realitet. Është e vërtetë që disa prej pajisjeve futuriste i kemi hasur nëpër romane të shkruara nga autorë veprash fantastiko-shkencore, por, megjithatë, shpikje si mjete fluturuese në kufijtë e së besueshmes apo turizmi hapësinor e kanë ngacmuar imagjinatën njerëzore (si të ekspertëve, ashtu edhe të profesionistëve) duke bërë që të hidhen hapa për kthimin e tyre në realitet.

    Në ditët e para të këtij muaji u bë me dije se dy skuadra shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë kanë arritur suksese domethënëse, në përpjekjet për ta përthyer dritën përreth objekteve në mënyrë që këta të bëhen të padukshëm. Megjithëse jemi të detyruar të nënvizojmë, se nuk ka gjasa të ndodhë që së shpejti të shkojmë të blejmë nëpër dyqane xhaketa në gjendje të na bëjnë të padukshëm, duhet thënë se jemi në rrugën e duhur në realizimin e një manteli si ai i magjistarit Herri Poter.

    Është e kuptueshme që ideja e të qenit në gjendje për t‘u vërtitur rreth të tjerëve pa u parë është më joshëse se analizat e transformimeve optike. Por puna e ekipeve në Kaliforni konsiston pikërisht në një numër kërkimesh mbi mundësitë e manipulimit të dritës, dhe veçanërisht mbi përpjekjet që përmes këtyre manipulimeve objektet të bëhen të padukshme.

    Dy vite më parë, matematicienë britanikë, përfshi edhe Xhon Pendrin e Kolegjit Perandorak në Londër, skicuan kalkulimet e nevojshme për realizimin e një pajisjeje të aftë t‘i bëjë objektet e padukshme; në prillin e vitit 2007 inxhinierët e Universitetit Purdue në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu përmbajtën asaj skice për krijimin e nocionit teorik të "nano-gjilpërave" që krijon mundësinë e përthyrjes së dritës përqark një objekti, përafërsisht ashtu siç rrjedh uji i një burimi përreth kontureve të një guri. Përpjekjet, që u panë me shumë interes nga forcat e armatosura amerikane, për arsye që mund të merren lehtë me mend, bënë të mundur zhdukjen e një objekti pak më të vogël se një top hokeji nga sytë e një kamere që "sheh" përmes mikrovalëve.

    Rezultatet që do të sjellë kjo arritje në përpjekjet afatgjata në këtë kuadër, zor se mund të merren me mend; në të vërtetë, një prej shkencëtarëve kalifornianë të përfshirë në projekt, tha gjatë një interviste se edhe atij vetë "e gjitha kjo i dukej e çuditshme. Ajo që mund të merret me mend është se eksperimentet do të zhvendosen nga mikrovalët te spektri i valëve të dritës që përdor syri njerëzor, në mënyrë që objektet të bëhen ta padukshme jo vetëm për kamerat, por edhe për njerëzit.

    Vladimir Shalajev, i cili vazhdon punën në këtë fushë në Universitetin Purdue, mendon se bërja e objekteve të padukshme për syrin është veç maja e ajsbergut: "Për shembull mund të jemi në gjendje objektet të duket në një vend tjetër dhe jo aty ku ndodhen realisht, apo të fokusojmë sasi shumë të mëdha energjish në pika mikroskopike". Ndërkaq Shalajev e di shumë mirë çfarë i intereson publikut: manteli i padukshëm. Filma të shumtë fantastiko-shkencorë na kanë vënë në pritje që kjo të ndodhë me të vërtetë - bashkë me një seri të gjatë objektesh futuristikë, që e ofrojnë këtë mundësi.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Postime
    28
    Interesant !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2008
    Postime
    11
    Kjo nuk besoj se do te ndodhe asnjehere, por edhe nese ndodh, shume keq!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    teorikisht nga aspekti i fizikes eshte e mundur kjo gje. Dmth per te pare nje gje, duhet qe rrezet e drites te thehen aty dhe te kthehen prap ne sy, dhe keshtu krijohet forma e sendit, aty ku drita thehet ekziston sendi, aty ku nuk thehet nuk ekziston.
    Ajo qe duhet bere eshte te krijohet nje mbeshtjelles rreth nje sendi i cili mbeshtjelles te mos reflektoj driten ne drejtim te kundert, ose ta largoj ne drejtim tjeter dhe sendi nuk shihet sepse rrezet nga ai nuk kthehen ne sy.
    Por praktikisht nuk eshte e lehte te realizohet kjo gje, por kurr nuk i dihet ndoshta ushtrite e vendeve te zhvilluara munde te kene nje teknike te tille.

Tema të Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishëm
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Balsami i lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  3. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  4. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •