Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Edvini prishet me gratë e vjetra të PS, panik edhe tek burrat e rinj

    Në selinë e PS-së dje ka qenë dita e “revolucionit” feminist. Gratë e zhgënjyera nga besëprerja e ylberistit në krye të partisë, kanë pushtuar dje godinën, duke kërkuar më kot sqarime. Me to është bashkuar “i vjetri” Musa Ulqini, por paniku ka mbërritur kulmin nga kuja politike e burrave të rinj të Edvinit, të cilët kanë kuptuar se kryetari ua ka me hile dhe e ka hallin tek bashkia e jo tek mandatet e tyre



    Gratë e PS-së, që janë lënë jashtë listës së kandidimit si deputete, ka “sulmuar” dje godinën e kësaj partie, ku objekt i linçimit ka qenë Edi Rama. Përgjatë gjithë ditës së djeshme, por veçanërisht në parët e mbrëmjes, mësohet se në selinë e PS-ës, ka mësyrë njëra pas tjetrës, femrat, anëtare të kryesië së kësaj aprtie, që nuk janë në listën e kandidatëve r deputetë. Njëra pas tjetrës, Eva Allushi, Saemira Pino, Mimoza Hafizi, Lindita Nikolli, anëtare të kryesisë, si dhe Edlira Haxhiymeri, sekretarja për shoqërinë civile dhe shanset e barabarta në PS, si dhe deputetja Rajmonda Stefa, kanë shkuar dje në godinën e PS-ës dhe kanë kontaktuar me kreun e kësaj partie Edi Rama, të cilit i kanë kërkuar shpjegime për gjestin shpërfillës që ai kishte demonstruar ndaj tyre. Nga ana e tij, mësohet se Edi Rama, duke mos dalë jashtë karrakterit të tij, nuk e ka kursyer fjalorin sharës, fyerës e injorues ndaj grave “revolucionare” të PS-së, ndërsa gratë e keqpërdorua deri tani dhe të lëna jashtë listës, kanë paralajmëruar largimin nga kjo parti dhe bashkëngjitja lëvizjes së pritshme të ish-kryesocialistit Nano. Pasoja e para të këtij “revolucioni”, janë ndjerë, kur prej dy ditësh, organi i PS-ës, gazeta “Zëri i Popullit”, nuk del në treg, si pasojë e “bojkotit” të punës, nga ana e kryeredaktores Eva Allushi. Nga ana tjetër, Edi ama rrezikon të marrë edhe një kosto tjetër të madhe, nga një dorëheqje e mundshme e anëtares tjetër të kryesisë, Lindita Nikolli nga kreu i Njësisë Bashkiake Nr. 1 të Tiranës që ajo mban. Mësohet se pjesë e kësaj revolte, kanë qenë edhe deputetë Musa Ulqini, njëherazi edhe sekretar i grupit parlamentar të PS-ës, si edhe Besnik Dervishi. Si pjesë e lëvizjes feministe, edhe këta të përjashtuar nga rikandidimi, në tentativë për të kërkuar sqarime, nuk kanë kursyer edhe kërcënimet, se do të largohen nga PS-ja dhe do t’i bashkëngjiten lëvizjes së mundshme të Fatos

    Gazeta55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eu me plaka po shkon tani Edi mo, ca thua, po me kto te rejat kur do prishet?

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. ca mendime per burrat e grate
    Nga FLOWER në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2004, 13:45
  3. Komisioni parlamentar "Rama"
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 28-10-2003, 04:39
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •