Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Pershendetje
    Ketu ne dhe te huaj me ra rasti te takoja nje shqiptar emigrant dhe po bisedonim per gjendjen e Shqiperise sot dhe ai me tha nje shprehje.
    "Ne ate kohe kishim buken e zeze dhe faqen e bardhe kurse sot i kemi te dyja te zeza"
    Duke pare ku eshte katandisur vendi yne (dhe kjo per fajin tone)aq sa na vjen turp ta quajme veten shqiptar mendoj se ka patur shume te drejte se per kete koke qe kemi ajo feste na takon.
    Me nderime
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  2. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te nderuar

    Po vazhdoj nje pergjigje te nisur para disa ditesh.



    Si mund te rritet ndjenja kombetare ne Shqiperi?


    Per kete do te duhej nje nderhyrje e fuqishme ne sistemin arsimor shqiptar, qe ne ate paraskollor e duke vazhduar deri ne ate universitar.
    Ka nevoje per nje bashkepunim te gjere mesues-prinder dhe per nje amgazhim te madh te prinderve brenda familjes.


    Per ciklin parashkollor.

    Duhet te behet pershtatja e legjendave, miteve te kreshnikeve e ngjarjeve te rendesishme historike ne formen e historive te shkurtra, ne formen e perrallave dhe filmave vizatimore qe terheqin vemendjen e femijeve.
    Do te ishte mire qe oret e mesimit ne kopshte te organizoheshin te tilla qe te nxiteshin femijet per t'u luajtur rolet e ketyre personazheve.
    Une mbaj mend qe kur kam qene e vogel, ne kopsht edukatorja na vinte te luanim skecem, te improvizonim nga mendja jone, te recitonim vjersha. ndryshimi me kete qe po propozoj une eshte se atehere vjershat na benin t'i kendonim per partine dhe xhaxhin...


    Televizioni luan nje rol te metejshem.
    Filmat per femije ne televizionet shqiptare te marra nga kanalet e huaja duhet te perkthehen dhe te dublohen. Femijet duhet te mesojne njehere shqip e pastaj te fillojne t'i thone batutat e filmave ne italisht apo anglisht, ne jug te Shqiperise (flas ketu per Saranden) i thojne ne greqisht.

    Disa kanale orej 1 ose dy vitesh transmetojne filma te vjeter shqiptare te periudhes se diktatures.
    Kjo eshte dicka e mire, sepse rrit ndjenjen ndaj kinematografise shqiptare.
    Megjithate une jam kundra faktit qe shfaqen edhe filma komuniste, me luften e klasave, me persekutimin e nacionalisteve.
    Kjo vjen per arsye se numri i filmave te kinematografise shqiptare eshte i kufizuar.

    Per vete kujtoj se filmin "Nentori i Dyte" mund ta kem pare 14 here dhe kete gjithmone me kenaqesi.
    Por edhe ne kete film jane bastarduar faktet historike dhe eshte paraqitur pjesmarrja ne firmosjen e deklarates se pavaresise se xhaxhait te ...

    Ka pasur gjithashtu filma vizatimore te bukur dhe me permbajtje. Edhe teatre me kuklla. Femijeve duhet t'u rritet dahuria per gjuhen shqipe dhe kjo gje tek ata ndodh ne menyre te pavetedijshme, por ama ndodh.


    Pra mendoj se rendesi te madhe ka zhvillimi i kinematografise shqiptare.



    Per ciklin shkollor.

    Ne ciklin e ulet duke qene se aty nuk ka tekst historie, duhet qe historia e Shqiperise te futet ne formen e tregimeve te pershtatura per leximin.
    Rendesi e madhe duhet t'i jepet mesimit te gjuhes.
    Rendesi ka edhe mesimi i normave baze te edukates qytetare.
    Per kete te fundit jane ne radhe te pare prinderit ata qe duhet te kujdesen per mesimin e ketyre normave.
    (Permend ketu per shembull nje fakt qe me ben shume pershtypje kur ndaloj para nje semafori ne qytetin ku jam.
    Rastis ndonjehere qe te shoh nje grua me femijen e saj apo nje burre me femijen e tij.
    Dhe ajo qe ata bejne eshte qe t'ia shpjegojne me fjale, se pse duhet te ndalojne para ketij semafori.)


    Per cikilin tetevjecar dhe ate te mesem ka nevoje per nje rishkrim te tekstit te historise, per nje tekst te vertete larg mashtrimeve komuniste te 50 viteve diktature.

    Brezi im ne klasen e shtate dhe te tete te shkolles tetevjecare e ka marre historine me shenime, sepse ishte koha e rishkrimit te historise ne periudhen e demokracise.
    Ne vitin e katert te shkolles se mesme, vit ne te cilin behet mesimi i historise se Shqiperise, teksti ishte i ri i rishkruar, megjithese akoma me mangesi.

    Pas meje ky tekst nuk u zhvillua me dhe u kalua ne rimbajtjen e shenimeve nete cilat ballistet quheshin perseri tradhetare dhe ne qiell ngriheshin bemat e partise komuniste.
    Kjo eshte e tmerrshme.


    Une do te mendoja se Historia e Shqiperise duhet te zhvillohet ne te gjitha vitet qe prej klases se peste ne tetevjecare e deri ne ne vitin e katert ne shkollen e mesme.
    Do te ishte mire qe cdo periudhe historike te kryqezohej me zhvillimet ne bote. Ne kete menyre realizohet nje mesim me harmonik dhe me interesant, me i gjere.


    Mjetet e medias, perfshij ketu formen e shkruar, ate vizive dhe audiovizive, se fundmi edhe internetin, kane per detyre qe te nxisin ndjenjen e patriotizmit me emisione, me shkrime per te gjithe figurat historike shqiptare qofte edhe ato me te parendesishmet.
    Duhet bere njohja me te kaluaren tone, duhet nxitur publikimi i te vertetes.


    Per familjet shqiptare qe jane ne diaspore keto mjete te medias jane te domosdoshme per te mbajtur lidhje shpirterore me Shqiperine, dhe emisionet kulturore-patriotike do te rrisnin ndergjegjen e tyre kombetare ne vendet ku ata jetonin.


    Nxitja e veprimtarive kulturore, e zbulimit te talenteve te reja ne te gjitha fushat e shkences dhe te artit permes konkurseve dhe mbeshtetja e tyre ne vazhdimesi nga shteti, por edhe nga organizata jo-qeveritare (qe duhet te krijohen me kalimin e kohes) do te rriste deshiren e te talentuarve qe te mos largoheshin nga Shqiperia. Kete gje e kam shprehur edhe ne shkrimin tim te meparshem.


    Gjaate ketyre 12 viteve te periudhes pas-diktatoriale njerezit kane ndryshuar edhe qendrim ndaj te huajve.
    Gjendja ne fillim te viteve '90 ka qene per te ardhur keq.
    A thua se keta te huaj kishin brire, a thua se ata do te na sillnin mrekulline. Dhe pozicioni i tyre ne gjirin e shoqerise shqiptare qe shume i larte. Dhe deshira per t'u vene ne pune ne sherbim te tyre po aq e larte.
    Pra une do ta shihja te lidhur me nje ndjesi inferioriteti karshi kesaj te huaje te pasur, me kulture, liberale dhe te zhvilluar.

    Ne te varferit, te pagdhendurit, te pazhvilluarit, patriarkalet duhej te zhvilloheshim. Dhe hapja e shoqerise u be ne menyre drastike ashtu sic u be dhe vendosja e sistemit kapitalist.
    Si cdo levizje e madhe ajo prishi shume nga strukturat shqiptare dhe per mendimin tim disa prj tyre ne menyre te pariparueshme.
    Po te kisha mundesine te ktheja rroten e viteve dhe te beja gjtithcka sic mendoj une, do ta bej ate me te ngadalshme, do te beja te tille qe shqiptaret te mos ndiheshin keq ne identitetin e tyre ngado qe shkonin neper bote.

    Por kohe te shkuara dhe per to nuk vlen me te flitet.


    Tani detyra eshte te pengojme pushtimin e Shqiperise, greqizimin e saj.
    Per kete duhet te punohet.

    Peticioni qe mund te nenshkruhet deri ne daten 20 maj eshte i pari ne llojin e tij dhe per kete une do te thoja se ka nje vlere shume te larte simbolike. Prandaj dhe nenshkrimi i tij do te ishte nje sinjal i madh per ata qe duan ta pushtojne Shqiperine se ka akoma shpres ne ate dhé dhe se ai nuk ka marre fund.
    Deri ne kete ore qe une po shkruaj ne kete liste jane rreshtuar emrat e 500 personave.
    Uroj qe ata te behen akoma edhe me shume.

    Peticionet, diskutimet publike, shkrimet me teme patriotike duhet te behen dicka normale.
    Nuk eshte e tepruar qe ne te shprehim shqetesimin per vendin tone, nuk eshte e turpshme qe te jemi patriote, nuk eshte e ekzagjeruar qe ne te themi se rrezikohemi nga pushtimi i huaj.
    Shqiperia nuk eshte Bashkim Evropian. Jeta jone mund te ndikohet direkt nga e huaja, por kjo e huaj ne na konsideron te pazhvilluar, atehere duhet te na jape mundesine edhe te zhvillohemi.
    Ne jemi ne fazen e nacionalizmit, Evropa ne ate te pas-nacionalizmit. Evropa i ka zgjidhur hallet e veta, ne jo.


    Nderime!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •