Nga Express mė 21.05.2009 nė ora 15:55
Rreth 100 serbė i janė pėrgjigjur thirrjes sė tė ashtuquajturit Kuvend i Komunave Serbe tė Kosovės pėr tė protestuar me rastin e vizitės tė zėvendėspresidentit amerikan, Joseph Biden.
Rreth 100 serbė janė mbledhur tė enjten nė mesditė, tek memoriali i ashtuquajtur i viktimave tė NATO-sė, qė ndodhet nė cepin verior tė urės sė Ibrit nė Mitrovicė.
Protestuesit mbanin nė duar pankarta nė tė cilat shkruante: “Vrasėsi po kthehet nė vendin e krimit”, “Tadiq mos e pėrul Serbinė” etj, raporton B92.
Protesta ka zgjatur rreth gjysmė ore, gjatė sė cilės, tė ashtuquajturit liderė tė serbėve, Bidenin dhe SHBA-tė i quajtėn armiqtė mė tė mėdhenj tė tyre.
Ljubomir Kragovic, Radovan Nicic dhe Marko Jakshiq me kėtė rast akuzuan edhe udhėheqėsit e Serbisė, tė cilėt, sipas tyre, publikisht deklarojnė se kurrė nuk do ta pranojnė shtetin e Kosovės, ndėrkaq nė heshtje po e bėjnė kėtė sa pėr t'u inkuadruar nė Bahskimin Evropian. Por njė gjė qė serbėt nuk do ta lejojnė, sepse sipas tyre, ata nuk kanė nevojė as pėr Evropėn, as pėr NATO-n e as pėr SHBA-nė.
Protesta ėshtė pėrcjell nga forcat policore tė Kosovės dhe nuk ėshtė shėnuar asnjė incident, ka konfirmuar zėdhėnėsi rajonal i Policisė sė Kosovės, Besim Hoti, transmeton KosovaLive.
Nė fund tė protestės, disa protestues dogjėn nė sheshin qendror Shumadia, flamujt e Shteteve tė Bashkuara dhe atė tė Malit tė Zi, i cili e ka njohur Kosovėn e pavarur.
Krijoni Kontakt