Nuk ka mundur te pranoje dot faktin se vajza eshte larguar nga banesa me te dashurin dhe ne gjendje depresioni i ka dhene fund jetes, duke u vetevrare me arme zjarri.
Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e se martes ne fshatin Flloq te rrethit te Skraparit. Dilaver Gjoka, banor i ketij fshati, mesohet ti kete dhene fund jetes me nje arme gjahu. Informacioni per ngjarjen ka mberritur ne Komisariatin e Policise se Ēorovodes, rreth ores 20.30 te mbremjes se djeshme dhe grupi i eksperteve ka udhetuar menjehere drejt vendit te ngjarjes.
Nga konstatimet e para eshte mesuar se 63-vjeēari eshte gjetur i vrare ne dhomen e gjumit. Ishin familjaret ata te cilet e kane gjetur te pajete dhe te alarmuar kane kerkuar ndihmen e policise. Mesohet se 63-vjeēari ka perdorur nje arme gjahu te kalibrit 12 mm, e prodhimit turk me numer 112956, te cilen mesohet se e mbante me leje.
Grupi i eksperteve, nga hetimet e para ne vendngjarje, ka konstatuar se 63-vjeēari kishte gjetur vdekjen e menjehershme si pasoje e shkrepjes se armes ne trupin e tij, ne afersi te kraharorit.
Nderkohe, nga hetimet e para dhe marrja ne pyetje e familjareve eshte mesuar se Gjoka i dha fund jetes ne nje moment depresioni. Vajza e tij, nxenese ne vitin e trete ne gjimnazin e qytetit te Ēorovodes, kishte nje lidhje dashurie me nje djale nga Ēorovoda, per te cilen ishin vene ne dijeni edhe familjaret.
Por, 63-vjeēari mesohet se nuk e kishte pranuar kete lidhje, per shkak te moshes ende te re te vajzes. Pas disa debatesh mes tyre, vajza kishte vendosur te largohej nga banesa me te dashurin e saj, gje te cilen i ati nuk e ka miratuar. Ajo eshte nisur per ne shkolle diten e merkure dhe nuk eshte kthyer ne shtepi, duke njoftuar familjaret se do te jetonte me te dashurin. Ne nje gjend
Krijoni Kontakt