Qeveria miraton ndėrtimin e kullave tė erės e tė rrugėve
Qeveria shqiptare miratoi pa shumė zhurmė dhe nė prag tė zgjedhjeve parlamentare, njė vendim shumė tė debatuar, qė rrezikon tė shkatėrrojė gadishullin e Karaburunit, zona e vetme e Shqipėrisė pa kurrfarė ndotjeje dhe qė vlerėsohet nga ekspertėt si "parajsė tokėsore". Qeveria miratoi "autorizimin e ndėrtimit tė centralit elektrik me erė (parqet eolike) nė gadishullin e Karaburunit, malet Rrėzė e Kanalit dhe malet Lungarė", pa e diskutuar mė parė me publikun, siē kėrkohet nga ligji pėr zonat e mbrojtura dhe pa dhėnė njė shpjegim mbi pėrfitimet dhe humbjet e vendit. Vendimi u miratua nė mbledhjen e qeverisė mė 13 maj, mes njė morie vendimesh tė tjera dhe kaloi pa i kushtuar kurrfarė vėmendjeje, edhe pse nė lojė ėshtė zona mė e bukur e Shqipėrisė. Kompania qė mori autorizimin, "Enpower Albania" sh.p.k., ėshtė e regjistruar nė Tiranė me kapital themeltar prej 100 mijė lekėsh. Megjithėse me njė kapital tė paguar tė tillė tė papėrfillshėm, kompania premton se do tė shpenzojė 1.2 miliardė euro nė projektin shqiptar. Ajo ka premtuar se do tė ndėrtojė impiante energjie me erė prej 500 megavat, plus linjat e transmetimit, si dhe njė rrjet tė gjerė rrugėsh qė do tė lidhin kullat me njėra-tjetrėn, pėrgjatė tė gjithė gadishullit tė Karaburunit, si dhe njė linjė interkonjeksioni Shqipėri-Itali, pėr tė dėrguar nė Itali energjinė e prodhuar nė Shqipėri. Ambientalistėt thonė se plani pėr tė hapur 56 kilometra rrugė nė gadishull, do tė mundėsojė fillimin e ndėrtimeve nė zonė, ndėrkohė qė shqiptarėt do tė pėrfitojnė pak apo aspak nga ky resurs, pėr shkak se rrugėt do tė ndėrtohen nė tokėn qė qeveria ia ka dhėnė kompanisė "Enpower" pėr pėrdorim privat.
98 hektarė tokė
Qeveria i ka dhėnė kompanisė nė fjalė 98 hektarė tokė me njė formė ligjore tė paqartė, por qė i ka lejuar kompanisė tė marrė pronėsinė mbi parcela tė shpėrndara pėrgjatė tė gjithė Karaburunit, si dhe rripa toke private do tė pėrdoren pėr ndėrtim rrugėsh. Mėnyra e privatizimit tė rrugėve lidhėse sjell kontroll automatik mbi tė gjithė gadishullin. Qeveria ndryshoi njė ligj pėr ti dhėnė vetes tė drejtėn pėr privatizimin e 100 hektarėve tokė, pa njė miratim paraprak nga Parlamenti. Ligji i mėparshėm e lejonte qeverinė tė jepte me koncesion sipėrfaqe territori jo mė tė mėdha se 30 hektarė, ndėrsa pėr sipėrfaqet mbi 30 ha kėrkohej miratimi i Parlamentit. Vitin e kaluar, vetėm dy muaj para se "Enpower" tė merrte lejen paraprake, ligji u ndryshua. Vendimet e qeverisė qė transferojnė pronėsinė nga shteti te kompania janė publikuar tė mangėta. Hartat shoqėruese, tė cilat duhej tė publikoheshin nė Fletoren Zyrtare dhe qė krijonin njė ide se ku nė Karaburun do tė ndėrtoheshin rrugėt dhe kullat, nuk e panė kurrė dritėn e botimit. Punonjėsit e Qendrės sė Publikimit tė Akteve Zyrtare thonė se kanė publikuar nė fletore vendimin siē ishte dėrguar dosja nga Kėshilli i Ministrave, pra hartat shoqėruese janė mbajtur mėnjanė nga vetė qeveria.
Vendimi i qeverisė shkel ligjin pėr zonat e mbrojtura, pasi akordon njė sipėrfaqe toke edhe nga Parku Kombėtar i Llogarasė, i cili ėshtė ligjėrisht zonė e mbrojtur.
Njė parajsė drejt zhdukjes
Gadishulli i Karaburunit ėshtė sot larg syve tė vizitorėve, i ndaluar pėr shqiptarėt e zakonshėm nga prania e bazės ushtarake tė Pashė Limanit, nga ku kalon rruga e vetme drejt bregut lindor. Shumė pak shqiptarė kanė arritur ta shohin, por tė gjithė thonė se ėshtė njė "parajsė mbi tokė". Ekspertėt e konsiderojnė si zona e fundit e pastėr e tė gjithė detit Mesdhe. Nė kėtė parajsė, kompania "Enpower" programon tė ndėrtojė disa qindra kulla, tė cilat janė deri nė 75 metra tė larta, (sa njė pallat 25-katėsh), si dhe tė hapė 56 kilometra rrugė private.
Para se tė mėsojė nėse ndėrtimi i njė parku eolik ėshtė me leverdi nė Karaburun, kompania koncesionmarrėse duhet tė masė shpejtėsinė dhe drejtimin e erės nė kushte reale pėr sė paku tre vjet. Por, pavarėsisht dyshimeve pėr rentabilitetin e njė projekti tė tillė, (as kompania dhe as qeveria nuk e kanė marrė mundimin ta shpjegojnė), qeveria i ka dhėnė mundėsi kompanisė tė fillojė ndėrtimin e rrugėve private nė tokėn e marrė falas nga qeveria.
Asnjė pėrfitim pėr shqiptarėt
Ekspertėt kanė dyshime nėse projekti i energjisė sė erės do tė realizohet ndonjėherė. Megjithatė, nėse do tė ndėrtohet, pėrfitimi i shqiptarėve do tė jetė zero. Energjia e erės do tė dėrgohet pėr tu konsumuar nė Itali. Shqipėria do tė arkėtojė "rentėn koncesionare", 3 pėr qind tė xhiros. Por prodhimi i energjisė nga era nuk krijon kurrė biznes tė madh. Energjia e prodhuar nė Karaburun nuk do tė mund tė konsumohet nė Shqipėri, pėr shkak se ėshtė tmerrėsisht e shtrenjtė, si dhe pėr shkak se rrjeti energjetik shqiptar nuk i pėrballon dot kapacitete tė tilla. Shqipėria do tė humbasė zonėn e vetme bregdetare tė paprekur dhe tė pastėr. Por, nė rast se nuk ndėrtohet, gjithsesi kompania italiane do tė mund tė ndėrtojė fillimisht sistemin e rrugėve private, tė cilat mund tė pėrdoren pėr ēfarėdolloj qėllimi tjetėr, pėrveē prodhimit tė energjisė.
Premtim pėr viza
Projektet energjetike tė kompanive italiane janė trajtuar me shumė agresivitet nga qeveria e sotme e Romės. Projekti i Karaburunit u nėnshkrua nė mėnyrė simbolike nė prani tė Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, mė 2 dhjetorin e kaluar, ndėrkohė qė ministri i Jashtėm italian, Franko Fratini, i cili ėshtė anėtar i qeverisė mė ksenofobe nė Evropė, ka ofruar nė shumė raste "liberalizim vizash" pėr shqiptarėt nė kėmbim tė projekteve energjetike italiane. Premtimet e Fratinit pėr viza janė pėrdorur politikisht nė Tiranė, por deri mė sot, asnjė hap konkret nuk ėshtė ndėrmarrė. Pėr mė tepėr, vizat po pėrdoren pėr herė tė parė nga "miqtė tanė italianė" si njė mekanizėm presioni.
Fillimi i fundit tė parajsės
Karaburuni mbulon njė sipėrfaqe prej 62 kilometrash katrorė pranė Parkut Kombėtar tė Llogarasė, njė prej zonave tė mbrojtura mė tė rėndėsishme nė Mesdhe. Megjithėse Karaburuni ėshtė njė rezervat natyror, por jo park i mbrojtur kombėtar, njė pafundėsi studimesh serioze kanė propozuar shpalljen e gadishullit "park kombėtar i mbrojtur". Qeveria nuk i ka pranuar deri mė sot rekomandimet e ekspertėve.
Genuario Belmonte, profesor i Biologjisė Marine nė Universitetin e Salentos nė Italinė e Jugut, e pėrshkruan Karaburunin si njė parajsė e pazbuluar. "Karaburuni ėshtė njė vend mitik, njė kartolinė qė na kujton se si duhej tė ishte i gjithė Mesdheu", thotė ai. "Gadishulli ėshtė aseti mė i mirė i rajonit pėr tė tėrhequr turistė nga Bashkimi Evropian".
"Zona e Karaburunit ėshtė njė nga tė paktat qė meriton emrin e zonės sė pastėr... sepse pothuajse gjithēka tjetėr nė Shqipėri ėshtė shkatėrruar tashmė", thotė Xhemal Mato, i Lidhjes Ambientaliste Shqiptare.
"Fakti qė rruga e vetme qė tė dėrgon nė Karaburun kalon nga njė bazė ushtarake, e bėn atė njė zonė tė ndarė nga pjesa tjetėr e botės dhe jashtėzakonisht tė pasur me florė dhe faunė", shton ai.
Moncada ia prezantoi projektin disa ambientalistėve shqiptarė nė zyrat e veta qendrore nė Agrixhento, ku morėn pjesė edhe shumė zyrtarė tė qeverisė shqiptare, gjė qė shkel ligjin shqiptar, i cili nuk lejon pėrfitimin e favoreve tė ēdo lloji, pėrfshirė edhe udhėtimet turistike, nga kompanitė private me tė cilat kanė marrėdhėnie zyrtare.
Xhemal Mato, i cili mori pjesė nė prezantim si pėrfaqėsues i ambientalistėve shqiptarė, thotė se projekti pėr hapjen e rrugėve do tė sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme "urbanizimin e zonės dhe shkatėrrimin e Karaburunit".
Profesor Belmonte paralajmėron gjithashtu se rrjeti i rrugėve dhe infrastruktura do tė sjellin "fillimin e fundit tė vlerave natyrore tė gadishullit".
Strategjia kombėtare e turizmit, e miratuar nga qeveria nė vitin 2005, vė theksin te vlerat ekologjike dhe turizmi, tė cilat Shqipėria i ka ende, ndryshe nga fqinjėt, tė cilėt kanė mbizhvilluar bregdetin, duke shkaktuar humbje tė mėdha.
"Vlera e Vlorės si njė destinacion turistik qėndron absolutisht nė zonat natyrore tė Karaburunit", thotė profesor Belmonte, i cili shton se projekti pėr parkun e energjisė me erė, do tė ketė tė njėjtat pasoja negative qė ka sjellė ndėrtueshmėria e madhe nė Durrės, Vlorė dhe Sarandė.
"Unė nuk e kuptoj se ēfarė kemi pėr tė pėrfituar nė kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė kemi shumė pėr tė humbur", thotė Mato.
Jo zgjidhje pėr krizėn energjetike
Kriza energjetike kronike qė ka pėrfshirė Shqipėrinė qė nga viti 2000, ka shtyrė shumė spekulantė tė ofrojnė zgjidhje magjike pėr stresin mė tė madh tė shqiptarėve. Ēdo lloj projekti energjetik prezantohet si fundi i ndėrprerjeve tė vazhdueshme tė furnizimit normal me energji elektrike. Por, shumica dėrrmuese e projekteve jo vetėm qė nuk e zgjidhin krizėn, por as nuk ndihmojnė pėr ta zbutur sadopak atė. Nga kėto, projekti i energjisė sė erės ėshtė mė spekulativi. Qeveria italiane ofron 30 cent tė euros pėr kilovat tė energjisė sė prodhuar nga era, ndėrkohė qė shqiptarėt paguajnė aktualisht mė pak se 7 cent pėr kilovat. Por, mbi tė gjitha, energjia e prodhuar nė Karaburun, nėse do tė prodhohet ndonjėherė, do tė shkojė detyrimisht nė Itali. Ekspertėt thonė se nuk ka asnjė mundėsi teknike dhe ekonomike pėr ta pėrdorur atė nė Shqipėri.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt