Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Thaçi: Krasniqi është keqinterpretuar

    Thaçi: Krasniqi është keqinterpretuar

    Kreu i qeverisë i lexon ndryshe deklaratat e kreut të parlamentit. Hashim Thaçi ka thënë se Jakup Krasniqi është keqinterpretuar, dhe as që ka folur për dirigjim mediash e shoqërie civile nga qeveria, por për bashkëpunimin e tyre të mirë.
    “Ashtu krejt nuk e ka thënë, Është keqinterpretim. Krasniqi vlerëson bashkëpunimin e Qeverisë me media të pavarura, transparencën dhe punë efektive që ka Qeveria me shoqërinë civile…Qeveria nuk ka ndikim në media, ka partneritet të thelluar me mediat dhe ju falënderoj për prezantimin real, edhe vlerësues edhe kritik”, ka deklaruar Thaçi.

    I ballafaquar shumë herë me pyetjen e gazetarëve për kritikat e opozitës se Kuvendi kontrollohet nga qeveria, Krasniqi e ka porositur median e opozitën që të shohin se sa dirigjohen vetë nga qeveria. /ktv/telegrafi/

    http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=19007&Itemid=87
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Po krasniqi,siq e kam thane shume here,eshte nana e viqit.Veq se ne kete rast eshte treguar shume i frytshem dhe i ka kontribuar demokracise pa vetedije.Ia ka qitur Hashim aponges rrenet ne fushe.Ka treguar se banditet enverist kontrollojne shume institucione ne Kosove, mos te themi te gjitha.Per kete e ka te veshtire sistemi i drejtesise te punoj ashtu si Evropa kerkon.Per kete arsye hajnat si Hashimi, Ramushi,Bujari,Bajrami,Shefki Gashi e shume e shume te tjere,ne vend se te ishin ne banken e te akuzuarve dhe neper burgje,shetisin me kerre qe kushtojne dhjetra mijra euro e kalojne jete neper vila.
    E tash le te rren edhe me tutje Hashim bali : " mediat e kan keqinterbretuar kryebalin tone enverist " .

    Kosova sot kontrollohet nga mafiozet e Drenices.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Daja-GONI : 21-05-2009 më 06:20

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    su çkrepi edhe kjo haaaaaa
    sigurisht ata qe po ju paguajn per keso
    propagandash per Qeverin e Hashimit
    po jau dhan me barot te lagt
    e nuk po ju dhezin hiq haaaaaaaa
    e more mjerana
    po te gjith e kemi ndegjue Jakupin kur
    tha
    se ndoshta ndoshta tha a moret vesh ma shum ini ju (mediat shoqeria civile dhe opozita) te dirigjuar nga Qeverija se kryetari i kuvendit keshtu balit tha baca Kup
    qe do te thos se nuk jan asnja te dirigjuara nga Qeveria
    po nejse kerkone ju blersin nja u bleft kush por jan vdek kaher budallet e nuk po ju shiten ma

    Por te gjitha keto jau demantoi ma se miri Nekryetari i SHBA-ve z.Bajden sot ne Kuvendin e Kosoves
    qfar tha per sukseset e Qeveris per ket vit
    kjo eshte shum ma interesant se qfar thoni ju rrugaqet e kafeneve
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Me siguri edhe k'tu është keqinterpretuar Kupi nga gazetarët,i cili pavarsine Kosovës e paraqet si meritë të tijë!!!!!

    Dashamirët e Kupit po e mbrojnë këtë,duke thënë,se Kupi këtë intervistë e ka dhënë në gjendje të dehur,ose nën ndikimin e substancave narkotike!


    Unë e kam shpallur Pavarësinë e jo kryeministri!

    Bajrush Morina & Shqipe Osmani, BOTA SOT
    Intervistë me kryekuvendarin Jakup Krasniqi

    “Kryeministri nuk e ka shpallur Deklaratën e Pavarësisë ai vetëm e ka lexuar Deklaratën, ndërkaq Deklarata është bërë e plotfuqishme pas votimit të deputetëve dhe këtë shpallje e ka bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës”, tha në intervistën për gazetën “Bota sot” Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
    .....
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Me siguri edhe k'tu është keqinterpretuar Kupi nga gazetarët,i cili pavarsine Kosovës e paraqet si meritë të tijë!!!!!

    Dashamirët e Kupit po e mbrojnë këtë,duke thënë,se Kupi këtë intervistë e ka dhënë në gjendje të dehur,ose nën ndikimin e substancave narkotike:@ii!


    Unë e kam shpallur Pavarësinë e jo kryeministri!

    Bajrush Morina & Shqipe Osmani, BOTA SOT
    Intervistë me kryekuvendarin Jakup Krasniqi

    “Kryeministri nuk e ka shpallur Deklaratën e Pavarësisë ai vetëm e ka lexuar Deklaratën, ndërkaq Deklarata është bërë e plotfuqishme pas votimit të deputetëve dhe këtë shpallje e ka bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës”, tha në intervistën për gazetën “Bota sot” Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
    .....
    Po edhe ti e bajrushi me bishta a heeee

    po mire de tha se Kryeministri e ka lexue deklaraten e pavarsis e une pas numrimit te votave e kam shahpall edhe qashtu i bjen de
    po mos u mundo mu kap per kimje se rrshet e bjen drejt e ne...


    Krasniqi: Pavarësinë e shpalla unë


    Nga Express më 20.05.2009 në ora 9:53

    Kryeministri nuk e ka shpallur Deklaratën e Pavarësisë ai vetëm e ka lexuar Deklaratën, ndërkaq Deklarata është bërë e plotfuqishme pas votimit të deputetëve dhe këtë shpallje e ka bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës, është shprehur Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë për gazetën “Bota Sot".

    Bota Sot: një pyetje që disa herë është shtruar në media, por që nuk është sqaruar deri në fund. Pse ju nuk e keni lexuar Deklaratën Kushtetuese kur dihet se ju jeni kryetar i Kuvendit dhe se Kuvendi është organi më i lartë legjislativ. A është “marrëveshja” kolegiale ndërmjet jush dhe kryeministrit Hashim Thaçi, në njëfarë mënyre “shkelje e ligjit”? Fundja kryeministri dhe Qeveria nuk shpall deklarata Kushtetuese, por është Kuvendi dhe kryetari i Kuvendit që e bëjnë një akt të tillë?

    Jakup Krasniqi:
    Realisht ishte një marrëveshje që secili ta ketë pjesën e vet të paraqitjes në aktin solemn të shpalljes së pavarësisë, pra edhe Presidenti, edhe Kryeministri edhe kryetari i Kuvendit. Mendoj se nganjëherë nuk po kuptohet drejtë rrjedha e seancës së solemnet të 17 shkurtit 2008. Është një e vërtetë e madhe që Kryeministri e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, por Kryeministri nuk e ka shpallur Deklaratën e Pavarësisë. Leximi i Deklaratës nga kryeministri ka qenë leximi i projektit të deklaratës. Deklarata është bërë e plotfuqishme pas votimit të deputetëve dhe këtë shpallje pas votimit të deputetëve e ka bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe në këtë rrafsh mendoj se kjo është tamam në suaza të ligjit dhe përgjegjësive që kemi pasur. Nuk ka qenë e thënë që kryetari i Kuvendit edhe ta lexojë deklaratën, edhe ta shpallë rezultatin e votimit me të cilin Kosova është bërë shtet i pavarur dhe Sovran.

    Bota Sot:
    Përveç që keni qenë të nderuar të udhëhiqni seancën historike të 17 shkurtit 2008, ju keni ngritur i pari flamurin e Republikës së Kosovës. Sa kohë më parë keni qenë të njohur me përmbajtjen e këtij flamuri. A jeni pajtuar në fakt me pamjen e këtij flamuri pa asnjë shenjë kombëtare?

    Jakup Krasniqi:
    Në fakt shumëçka që kemi arritur në koordinim me faktorin ndërkombëtar, natyrisht edhe me faktorin e brendshëm politik. Sigurisht që dëshira ime si edhe shumë shqiptarëve do të ishte të mos preket simboli kombëtar sepse ne jemi një komb dhe si komb jemi edukuar me ato simbole kombëtare. Por ishte kërkesa që Kosova të ketë simbolin e vet të kundërt me atë të Shqipërisë, do të thotë të kundërt me simbolin kombëtar. Prandaj në momentin e ngritjes së flamurit në Kuvend, unë nuk kam pasur shumë emocione. Për mua ndoshta më e papranueshme ka qenë ndërhyrjet që do të mund të bëheshin në simbolin kombëtar sesa që të jetë një simbol i veçantë në mënyrë që ashtu kështu ta kemi gjithnjë një emocion ndaj simbolit kombëtar. Ndoshta me një angazhim dhe vendosmëri më të madhe të drejtuesve politikë në Kosovë ka pasur shumë mundësi që flamuri kombëtar të jetë më ngjyrat kuq, zi e bardh. Por fundi i fundit flamurin e ka përcaktuar konkursi, pra faktikisht vetë konkursi në një mënyrë e ka përcaktuar formën e flamurit. Tani për tani duhet të pajtohemi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Nikë Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07
  4. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •