Protesta e te verberve, shoqerohet dhunuesi
E Premte, 22 Maj 2009
Policia ka shoqeruar gjate pasdites se djeshme, personin i cili dhunoi perpara hyrjes se kryeministrise, nje prej protestuesve te te verberve. Sipas te dhenave, rezulton se personi i cili ka ushtruar dhune nuk eshte punonjes i Gardes se Republikes, apo punonjes i Kryeministrise. Pellumb Borshi njihet si biznesmen furrash, nderkohe qe ende nuk dihen shkaqet e dhunes qe ai ushtroi tek nje e moshuar e verber, e cila ishte duke protestuar perpara Kryeministrise. "Ministria e Brendshme sqaron se personi, i cili paraqitet ne nje media televizive, si autor i nje incidenti me nje qytetare te Shoqates se te Verberve perpara godines se Kryeministrise, nuk eshte personel i Gardes se Republikes dhe as i strukturave te Policise se Shtetit", thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Brendshme. Po kjo e fundit, pas arrestimit ka nisur te kryeje edhe verifikimet dhe sqarimet perkatese.
Dhuna
Dhune gjate protestes se te verberve, ne paraditen e se enjtes, pikerisht ne deren hyrese te Kryeministrise. Nje person i cili ishte biznesmen dhe kerkonte te hynte ne nje prej zyrave te kesaj godine, ka dhunuar nje prej protestueseve qe kerkonte plotesimin e kerkesave duke filluar nga rritja e pageses, perjashtimi i taksave e deri tek fletet e votimit. Te lidhur me litar, ne menyre simbolike, mbi 50 te verber i bejne apel Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te pajiset me flete te vecanta votimi qe dallohen me prekje. Mosbindja civile e ketij komuniteti prej dhjete-mije vete, do te vazhdojne deri diten e diel, kur do te nise edhe greva e urise.
Protesta
Te lidhur me litar me njeri-tjetrin, te verbrit kane protestuar dje prane Kryeministrise rreth ores 7:30 duke penguar futjen e punonjesve ne godine, ne menyre qe kryeministri Berisha, t'i takonte per te degjuar kerkesat e tyre. Tre kerkesat kryesore te te verberve jane; rritje e pageses, perjashtim nga taksat si dhe mundesi per strehim. Zbatimi i ligjit per te verbrit ka te beje me perjashtimin e tyre nga taksa."Pretendimi i ngritur prej tyre se menyra e trajtimit nuk ka ndryshuar, nuk qendron. Sot te verbrit marrin 8.700 leke ne muaj dhe kemi nisur procedurat qe kjo pagese te shkoje 9.800", thote zedhenesja e Ministrise se Punes, Alma Lahe.
Protesta, rinis perseri te premten
Te verbrit kane qendruar perpara Kryeministrise deri ne perfundim te orarit zyrtar, me shpresen se kryeministri Berisha do te zhvillonte nje takim me ta. Sipas programit te Shoqates se te Verberve, nese nuk do te realizohej ky takim, kjo proteste do te zhvillohet edhe gjate dites se premte. Nese nuk do te kete serish asnje reagim, atehere ata do te vendosin te futen ne greve urie.
KJ
Krijoni Kontakt