Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 91
  1. #21
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    lista e PDse ka mbi 50% te kandidateve te saj me intelektulitet thellsisht te qartesuar....mbi 60% te kandidateve jan me doktoratura apo me profesarjatin e kryer dhe te mbrojtur ne universitetet me me ze te botes..


    shifni listen e PSe te vjen me qesh me gjith ato femi shkolle qe ka ven ed rama ne liste....ata do ti drejtoj rama si te ishte drejtor shkolle i rrepte...cdo njeri qe con zerin ai do tja fus 30 kamnxhik shpines....ps-ja eshte nje parti hajgaresh, votoni per ata shakaxhi nqs doni qe SHqiperia te hy ne harten e humorit.

  2. #22
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    lista e PDse ka mbi 50% te kandidateve te saj me intelektulitet thellsisht te qartesuar....mbi 60% te kandidateve jan me doktoratura apo me profesarjatin e kryer dhe te mbrojtur ne universitetet me me ze te botes..

    Homza xhozi ku hy te 50% apo 60%..................
    nuk jane doktoratat ato qe bejne njeriun............

  3. #23
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Homza xhozi ku hy te 50% apo 60%..................
    nuk jane doktoratat ato qe bejne njeriun............
    shife florian mimen kandidati i 9 apo i 10 ne listen e Tiranes, dhe nje nder profesoret me te zot ne fushen e finances....


    Jozefina, sdi ne a e din ti apo jo, por ne matematike eshte shum e zonja dhe me kualifikimet e qarta per te dhene mesim ne cdo universitet Shqiptar.#


    merri gjith emer me emer...pervec atij futbullistit gjith jane ajke intelektuale...dhe skan asgje te perbashket me kohen e shkuar dhe te hidhur te komunistave qelbanik.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    [B]

    Ne Kushtetute nuk eshte hequr Referendumi
    Lexo nenet Nenet 150 deri 152 ne KUSHTETUTE (ne lidhjen e meposhtme):

    http://www.cec.org.al/2004/legjislacion/kushtetuta/kushtetuta.pdf
    Ligji nr 151
    1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.
    2. Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me
    kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e
    detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së
    jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund
    të shtrohen në asnjë referendum.
    3. Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë
    kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.


    Ky ishte ligji per referendumin ????
    Pra ne kemi te drejte te bejme referendum!!!

    Por jo per ceshtje madhore qe prekin interesat e vendit, si kufijte, dhunimin e te drejtave themelore te njeriut,buxhetin,taksat,luften,paqen amnistin.

    Dmth mund te bejme referendum per rrenjet e prreshit qe ka mbjell Nadirja ke bregu i lanes pa marr leje ke bashkia.

    Ketij i thoni ligj per referendum ju mir qe ma solle ketu se nuk e kisha lexuar ndonjeher por kisha degjuar dicka aty ketu, faleminderit.

    Se ato te rendesishmet , si kufijte,te drejtat e njeriut,etj.. ja kemi lene Sales ti zgjidhi me fisin shoket dhe familjen e tij qe perbejn nje referendum me vete.
    Ose atij qe do vije pas Sales.

    Populli duhet te kete te drejte per gjithcka, si per kufijte ne rradhe te pare,per te drejtat themelore ne radhe te dyte qe xhaxhi na i mohoj me kushtetut e vazhdon te na i mohoj perseri me nxenesin etij e per gjithcka qe ai e kosideron te demshme per Kombin, e shoqerin Shqiptare.

    Mund te me thuash arsyen pse nuk mund te bejme referendum per piken 2 te nenit 151, faleminderit.

  5. #25
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    shife florian mimen kandidati i 9 apo i 10 ne listen e Tiranes, dhe nje nder profesoret me te zot ne fushen e finances....


    Jozefina, sdi ne a e din ti apo jo, por ne matematike eshte shum e zonja dhe me kualifikimet e qarta per te dhene mesim ne cdo universitet Shqiptar.#


    merri gjith emer me emer...pervec atij futbullistit gjith jane ajke intelektuale...dhe skan asgje te perbashket me kohen e shkuar dhe te hidhur te komunistave qelbanik.
    edhe Florin e bote komunist.

    fare e keqe paskeni qen.

    Prokop Mima ka qene i persekutum ne kohen e xhaxhit.

  6. #26
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    edhe Florin e bote komunist.

    fare e keqe paskeni qen.

    Prokop Mima ka qene i persekutum ne kohen e xhaxhit.

    o shoki, une thash qe Florian Mima eshte nje nder profesoret me te zot ne fushen e finances....ti me thua e bone komunist.


    Floriani thash edhe pse ne vendin e 10 ne listen e tiranes,,,,,ai eshte me i kualifikum se cdo antar i listes se bijve te komunistave ose PSse sic e quajne ndryshe..

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Cfar do te thote citimi qe kam bere kush e ka lexuar kodin dhe di dicka per kete problem.

    Me sa di une edhe ne kushtetute eshte hequr e drejta per referendume popullore.
    Tani po lexojme se eshte hequr e drejta per deputet i pamvarur.

    E dime qe listat i ben kryetari i partise dhe qe te gjithe duhet ti binden pastaj atij per nderin qe po ju ben.

    Dmth uzurpim i shtetit,sovranitetit,popullit, nga nje njeri i vetem njesoj si ne kohen xhaxhit, ateher pse e hoqem xhaxhin ne per te vene nje xhaxh tjeter qofte ky Saliu ,Nanua,Edi , a Gjinushi.

    Liria e Shqiptarit sot eshte vetem 1min ne kater vjet, ndersa kryetaret dhe partite humbasin te drejtat e tyre vetem ate nje minute dhe gezojne te gjitha te drejtat per 4 vjet pa i kundershtuar askush cfar do qe te bejne ata.

    Kjo nuk eshte e drejte dhe duhet ndryshuar sa me pare ne kah te kundert, dmth zgjedhesit te kene te drejte ne cdo kohe dhe moment te heqin drejtuesit e tyre me menyra demokratike te ligjeruara ne kushtetute dhe qe nuk egzistojne me pikerisht qe te mund te livadhisin e hane jonxhe edhe ne bacet e huaja.
    Por kjo situate nuk do zgjase edhe shume.
    Mbasi lexova ligjet e kushtetutes per keto probleme konfirmoj ate qe kam shkruar ketu.
    Biles me sa lexova mund te them se ne jemi gjysem Monarki dhe monarku eshte ai qe fiton zgjedhjet qofte Sala apo Edi, o dikush tjeter.
    Kandidatet e partive shqiptare per zgjedhjet e reja jane vetem kukulla si ato te xhaxhi Enverit qe ju thonte kur votonin NGRINI DOREN-- ULNI DOREN.

  8. #28
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    o shoki, une thash qe Florian Mima eshte nje nder profesoret me te zot ne fushen e finances....ti me thua e bone komunist.


    Floriani thash edhe pse ne vendin e 10 ne listen e tiranes,,,,,ai eshte me i kualifikum se cdo antar i listes se bijve te komunistave ose PSse sic e quajne ndryshe..
    edhe pse te citova nuk e kisha me ty Homze.

  9. #29
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    ...

    merri gjith emer me emer...pervec atij futbullistit gjith jane ajke intelektuale...dhe skan asgje te perbashket me kohen e shkuar dhe te hidhur te komunistave qelbanik.
    uhhhh, e bete salis kohe e shkuar, edhe kamunist qelbanik ...

    qaty fillon shpresa ...

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Duart e Kryeministrit

    Kryeministri, Sali Berisha, iu referua dje sërish sloganit të "Duarve të Pastra". Nostalgjia për zgjedhjet e 2005, dhe rrënimi i mitit të tij si politikan i pakorruptuar duket se dominuan fjalimin patetik, bezdinë e sallës së tejmbushur me duartrokitës, dhe mbi të gjitha varfërinë e ideve që shoqëroi gjithë konventën. I vetmi bilanc i qartë i katër viteve të qeverisjes së tij si kryeministër është përmbysja e opinionit publik lidhur me perceptimin se Berisha ishte një politikan i pakorruptuar. Tashmë nuk ke nevojë të bësh më sondazhe, por mund të pyesësh kudo, në TV, në rrugë, në shtëpi, në punë, gjithkund që gjen një shqiptar dhe ke dy lloj përgjigjesh: Njerëzit e paangazhuar ose ata që mbështesin opozitën, ta thonë menjëherë se Sali Berisha ka thyer rekorde korrupsioni, kurse mbështetësit e tij të thonë: "Vjedh, por ama punon, se ka bërë rrugë". Nga të dy kategoritë askush nuk thotë që nuk vjedh më. Të vetmit që e arsyetojnë, e arsyetojnë me idenë se nuk vjedh duke ndenjur, por duke punuar.
    Ky bilanc i përmbysur i tij për "Duart e Pastra" natyrisht ka pasur kulmimet e veta, me përfshirjen e djalit të tij në lobimin e kontratës së Gërdecit dhe natyrisht me praninë formale ose informale të vajzës së tij në çdo leje apo koncesion të dhënë në Shqipëri për hidrocentrale, termocentrale, parqe energjitike etj. Një Shqipëri, zhvillimi ekonomik i së cilës kalon në filtrat e familjes Berisha, natyrisht e ka të vështirë të kuptojë tashmë përpjekjen për ta rigënjyer me sloganin e "Duarve të Pastra".
    Për ta ripërdorur këtë slogan Berisha ka pasur vetëm një shans, të cilin dhe atë po e djeg. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, dhe madje unë kam qenë nga të fundit që e arsyetoja vitin e parë të pushtetit të tij, se ato që nisi të bënte djali që shëtiste me çanta në dorë biznesmen më biznesmen, apo vajza që porosiste me radhë ata që donin të mos kishin telashe me këtë shtet, ishin veprime pa leje të tij. Si unë mendonin dhe shumë të tjerë, kur djali rekomandonte njerëz të inkriminuar të futeshin në polici, apo vajza shokë të klasës së vet për të kapur postet kyçe në ekonomi dhe drejtësi.
    Kur skandalet shpërthyen dhe gjurmët e djalit dhe vajzës së tij nuk fshihen dot më as nga sytë e publikut, Sali Berisha kishte një shans të madh të provonte se duart e tij nuk ishin bërë ende pis, edhe pse shtëpia e vet kutërbonte korrupsion. Ai mund të ngrihej në Kuvend dhe t'i thoshte prokurorisë pas 15 marsit se, nëse dilte qoftë dhe një gjurmë e vogël e djalit të tij në Gërdec, ai do të donte ta shikonte atë para drejtësisë. Por ai, jo vetëm që nuk e bëri këtë, por, sapo dikush i përmendi bizneset e djalit dhe ortakun e tij, Selmanllari, i tha "ta bëj fytyrën të zezë si këpuca" dhe e kërcënoi me vdekje. Mesazhi që ai i dha drejtësisë ishte se, kush prek djalin, ka punë me të.
    Ai po ashtu doli publikisht dhe tha se vajza e tij nuk ka asnjë klient që ka lidhje me paratë publike apo pushtetin e babait. Në të vërtetë, klientët e vajzës së tij po marrin tenderë rrugësh, tenderë në KESH, celularin e katërt, dhe vajza e tij adreson te klientët e saj fatura që kërkojnë 3 për qind të investimit, nëse babai i saj i jep firmën, dhe ky 3 përqindësh shpesh shkon 30 milionë euro. Sali Berisha ka patur shansin të dalë publikisht, kur janë botuar këto fakte dhe të thotë që vajza e tij e ka mashtruar, por s'e ka bërë këtë.
    Sali Berisha ka njoftuar i pari më 15 mars se një nga tri viktimat e Gërdecit, të sapo-identifikuara, quhet Mehmet Hoxha. Në të vërtetë ai quhej Muhamet Hoxha dhe ishte baxhanaku i tij. E ka patur ende dilemë, nëse duhet të bënte sikur s'e njihte apo duhet të bënte sikur s'ia kishte parë emrin. Kjo mëdyshje e njeriut që ka vendosur të gënjejë për një histori korrupsioni familjare e futi në spiralen e kompleksit ndaj tragjedisë së Gërdecit dhe e bëri krejt të pabesueshëm, sidomos kur doli gruaja e tij dhe tha se "nuk i treguam Berishës as që kishte baxhanak dhe as që punonte në Gërdec". Dhe ky fakt për një familje aq solide si ajo e Berishës bëhet dhe më i pabesueshëm duke të forcuar idenë e një kryeministri në hall.
    Të gjitha këto beteja të humbura personale dhe një bilanc tragjik i kapjes së shtetit nga familja e tij, nga të afërmit e tij, pastaj dhe nga të përdorurit e tij në politikë dhe media, ua kanë mbushur mendjen shqiptarëve se "Duart e Pastra" u bënë pis shumë shpejt, dhe jo vetëm me pará të pista, por dhe me gjak të pafajshëm si në Gërdec. Kjo është qeveria e parë e shtetit shqiptar që nga 1912 që ka vrarë për të vjedhur dhe kjo ka bilancin më tragjik me korrupsionin në raport me çdo qeveri tjetër.
    Tashmë është vonë për Sali Berishën t'u rikthehet "Duarve të Pastra". Ai nuk ka kohë as t'i lajë ato duar që fshihen pas çdo afere korruptive dhe pas çdo kapjeje shteti në këtë vend. Ai ka humbur shansin të vetëpastrohet

    Shekulli
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 22:46
  2. 3 milionë banorë, 12 universitete
    Nga BOKE në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 31-08-2005, 19:38
  3. Shqipëria në listën turistike të britanikëve
    Nga CEZARND në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 16:19
  4. Në listën e zezë të BE-së shtohen 9 shqiptarë
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-02-2005, 07:16
  5. Kafeneja "Muzike e Zgjedhur" (vazhdim #2) Kepi Rodonit
    Nga Dita në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 16:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •