Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Shkodër, Bashkia e qytetarët në konflikt për tokën




    Një konlikt ka nisur mes bashkisë së qytetit Shkodër dhe banorëve të lagjes Parrucë. Rreth 50 banorë kundërshtojnë ndërtimin e dy pallateve të reja vendim ky i marrë nga KRRT-ja pranë bashkisë që parashikon prishjen e banesave 100 vjeçare.

    SHKODËR- Ndërtimi i dy pallateve të reja njëri 8 dhe tjetri 6 katësh ka bërë që rreth 50 banorë të lagjes Parrucë në rrethin e Shkodrës, të dalin në një protestë për të kundërshtuar një vendim të tillë të marrë nga KRRT-ja pranë bashkisë Shkodër.

    Sipas banorëve shtëpitë që duhen shembur për ti hapur rrugë ndërtimit të dy pallateve janë mbi 100 vjeçare për të cilën ata shprehen se kanë të gjithë dokumentacionin që u njeh atyre pronësinë e truallit, ku kanë të ndërtuara shtëpitë e tyre.

    Banorët shprehen “ne e bëjmë sot këtë protestë sepse na cënohet prona private, fëmijët skano ku të lozin, në shpi nuk na futet drita. Ne jemi të vdekur si lagje nëse ky pallat do të bëhet. Ne disponojmë të gjithë dokumentacionin mbi pronësinë. Vendimi është marrë për ndërtimin e tyre. ne kemi dërguar një peticion por na është kthyer një përgjigje negative”- shprehet banorja.

    I pranishëm në protestë ishte dhe deputeti i Shkodrës Gilman Bakalli, i cili është solidarizuar me banorët pasi është njohur me problemin e tyre. “Bëj thirrje në emër të banorëve të kësaj lagje pasi janë shumë të shqetësuar pasi në atë zonë ku duhet të ndërtohet një park, bashkia ka miratuar ndërtimin e dy pallateve. Këtu duhet të ishte dhe deputetja e zonës Arenca Trashaani por deputetët e PD-së janë të zënë me përpilimin e listave ndaj zakonisht punët e partisë nuk përfaqësojnë realisht shqetësimet e njerëzve”- u shpreh deputeti Bakalli.

    Banorët deklarojnë se nëse kjo çështje nuk do të gjejë zgjidhje atëherë alternativa e vetme ligjore për ta do të mbetet gjykata. (a.r/news24/balkanweb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Rrofsh aulona per lajmet. Ato banore kane te drejte. Shikoni si e ka pesuar Tirana prej betonizimit te rames. Shpresoj qe shkodra te mos kete te njejtin fat....

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •