pershendetje miq ,dua tiu rrefej nje ngjarje te vertet qe kam qene deshmitare para ca vitesh.
ne kohen e luftes ne kosov shum kosovare u drejtuan drejt shqiperise,dhe kush shkonte tek te aferm kush tek ndonje shtepi me qira, kush gjente strehim ne shtepi te ndryshme,kush ne fabrika e uzina te mjerueshme me kushte qnjerzore,shkurt nje realitet qe dihet shum mir nga te dy popujt...
nje dite na vjen ne dere e na troket nje kusherir i joni dhe na thote se nje njeri qe ishte strehuar ne fabriken e cingares e kishte kerkuar dhe se ishte kosovar...
babai sa e degjoi ate emer menjher u trondit dhe ne nuk po e kuptonim pse..
dhe pasi e percodhem ate kusheririn mami e pyeti babin se pse reagoi ashtu,ne ate menyr,kush ishte ky kosovar.?...
dhe babi iu pergjigj akoma i perhumbur,i tronditur ''ndoshta do thoja se eshte nje njeri qe un i detyrohem buken e gojes ne ditet me te veshtira tonat,ku ne nuk kishim pasur me se te ushqeheshim ai e kishte ndihmuar me tregti ne ulqin''(qe ne ate periull ka qen nje minier ari ulqini per shkodranet tregtar)
dhe babi u habit me shum se si kishte mundesi qe ai te kishte perfunduar aty...
u ngrit dhe tha;un nuk e le ate njeri te kaloj qofte dhe nje nat ne ate vend te tmerrshem,dhe i tha mamit te pergatiste darken,dhe shkoi menjher ne flututim ti merrte e ti strehonte ne shtepi dhe pse ne ate koh nuk eshte se kishim mundesit te strehonim te tjer se ishim per vete me probleme ekonomike(si shum familje ne ate koh trazirash)
pas nje gjysem ore shfaqet babi ne der me disa njerez,me pas ndalet dhe nje makin tjeter me disa njerez te tjer,qe u kuptuan qe ishin me ata qe kishin ardhur me babin se kur u afruan pran nesh kuptohej qerja e fytyres tek te gjith njesoj...
dhe erdhen ne shtepin ton te thjeshte por mikpritese dhe me dashuri te madhe per miqt tane kosovare...
te vetmit te gezuar ate dit ishim un dhe vedhai im qe na kishin ardhur miq ne shtepi e kishim femije qe mendonim qe do i zinim shok,po ky gezim nuk eshte se zgjati shum se me pas zuri vend ne zemren ton nje kureshtje...pse ishin keta njerez kaq te vrare ne fetyre?
familja'' mike''ate dit perbehej nga;dy pleqt e shtepis,dy djem me nuse e me nga dy femij secili(djal e vajz),vajza me burr e me dy femije.
tre nga femijet ishin mosha jon po tek asnjri nuk guxoja te afrohesha sepse ne fetyren e tyre nuk shihja nje shteg per miqesi,dhe pse mesa me e madhe ndre ta pas disa oresh me afroi pas me ta.
ajo familje kishte kaluar nje traume shum te madhe qe vetem sot qe jam e rritur arrij ta kuptoj,ata kishin humbur shtepit e tyre,te afermit e tyre(qe shumicen nuk e dinin nese i kishin gjalle ose vdekur,)te tjer ishin shuar ne luft,kishin humbur fabrikat e tyre dhe punet e mira me nje stad te larte.ata kishin mbetur pa asgje...
te gjite ishin te merzitur,ne kuzhinen ton te vogel u vu nje atmosfere e trishte.
kunati i dy djemve te plakut ishte ai qe e kishte ndjere me shum humbjen e te gjitha ketyre gjerave,ai qante gjat gjith kohes dhe e shoqja ne mes te gjith atij halli kerkonte paracetomola qe ti jepte tesh e pare qe ta mbante te qete sepse gjendja e tij mund te shkonte keq e me keq..
babi qe mundohej ti qetesonte dhe ti priste sa me mir,mamaja qe ishte ngritur e po gatuante,vedhai qe me kishte ardhur mua pran e me hillte ndonjher nje shikim vjedhurazi sikur donte te me thoshte se diqka nuk shkon me miqt tane...
un e vetmja gje qe shikoja ishte plaku qe gjat gjith kohes ishte shum i forte,dhe ne nje koh te caktuar ai na kerkoi te merrte avdes se do falte namazin.
un quditesha pa mas se thoja me vete''si ka mundesi qe te gjith qajne ndera ai shkon te bej fiskulture(e di qe mund te qeshni por ne ate moment keshtu mendoja )dhe pastaj edhi darka dhe ne shtruam te hame,e u ulem te gjith rreth sofres.aty habija jon nuk kishte te sosur,un dhe vedhai im ishim akoma pran e pran e shikonim miqt tane qe gjysma nuk hante,gjysma hante me oreks shum te madhe se kishin disa dit qe nuk ushqeheshin mir,gjysma hante ne qetesi normale.
(mua me bente pershtypse se si ata hanin se si rrinin ne sofer,se dhe nga natyra jam shum analizuese.)
grate kosovare qe me shpirtin e tyre bujar u munduan te nxjerrnin qar kishin ne trasta dhe tia shtonin sofres sone te thjeshte,por mamaja nuk i lejoi dhe i beri qe ti shtinin perseri ne trasta sepse dhe fati i tyre nuk dihej mire,dhe se ajo ishte munduar te mos ju mungonte gje ne ate sofer te thjeshte .
pasi qe hengrem ne shkuam te flenim sepse miqt tane ishin te rraskapitur nga ajo maraton e hidhet.
mamja shtoi ne nje dhome per burra , ne nje dhome per femrat.ne fakt nga mbremja une isha miqesuar me mesen me te madhe dhe ajo me mori te flija me te ne dhomen e femrave kosovare,.
situata ishte shum e veshtir per prinderit e mi,(kete e them sot qe e di se qar ka ndoshur ne te vertet se ateher nuk kuptoja shum)ata nuk eshte se ishin te pergatitur ti prisnin te gjith ata miq por me ata qar kishin u munduan te benin nje vend me te ngohtin dhe me komodin ne ate momente trishtimi te thelle.
nje gje qe me ka mbetur ne mendje eshte se plaka e moqme ishte shrire ne krevatin tim dhe shikonte nje ambashur qe kishim ne dhome(nje ambazhur shum i bukur me fije si kristali dhe pse te rreme)dhe thoshte vetem ...''sa e bukur...sa e bukur...sa e bukur''
dhe pse shum u mundova te kuptoja se qar hecte ne mendjen e asaj plake ate dit nuk munda ta gjej dot,biles dhe sot nuk e di...
ajo ishte habija e fundit per ate nate maratone te lodhshme dhe te bukur per mua,pasi me pas me zuri gjumi.
te nesermen kur u ngita shikoj se miqt tane ishin ngitur qe heret dhe me shpejtesi po beheshin gati per te ikur diku..
menjher ne mes te rremujes ika tek mamaja dhe e pyta se qar po ndodhte,dhe ajo me tha se po largoheshin se do iknin tek disa te aferm ne durres,dhe se nga aty nuk dihej me fati i tyre.
un u pikellova ne fakt qe iken se me ne fund arritem te thyenim akullin me keta njerez te vuajtur e te afroheshim shum.e me ne fund u larguane dhe pse me koken prapa dhe duke na falenderuar e uruar per shum te mira ne jete.un seq ndjeja se nuk do ishte pershendetja e fundit kjo dhe pse me hilleroi ikja i miqve tane .
pas nje ore duke ndenjur ne shtepi e heshtur ne nje qoshe te krevatit dhe duke par abazhurin e ''bukur'' me ikin syte tek nje qader qe ishte e miqve tane ,e kishin harruar...ne fakt mu be qefi se kisha degjuar nga gjyshja se kur nje njeri harron diqka diku ai kthehet prap dhe kjo sikur ma perforcoi ate ndjenjhe e pare..
kaluan disa vite,miqte tane kishin shkuar ne kosoven e tyre te bukur,kishin arritur te rindertonin shtepit dhe fabriken,si dhe ishin sistemuar ne puna e shkolla.
nje pasdite vjeshte nje kusherir e jona ndalet e na tregon se nje person qe kishte ardhur ne shkoder per shkembime eksperience ne fabriken e shkoderes donte te takonte babin tim.
sa e dogjova ate emre mu kujtuan miq e mi nga kosova,menjeher keceva hop dhe i thash babit se kisha deshir ti takoja peseri.
te nesermen erdhi vetem njeri nga te gjith ata miqt ,ai qe njeher e nje koh kishte ndihmuar babin tim.dhe kur u takuam kuptuam se ata nuk na kishin harruar,perkundrazi na kishin kujtuar te gjth.pasi u takuam me mikun ton ai kishte ne dore nje pako te madhe qe e kishte sjedh nga kosova per ne.aty kishte dhurata dhe ushime te ndryshme.
ate nate ndenjem deri vone me mikun tone duke kujtuar shum gjera por dhe duke mesuar shum te reja rreth rrjedhes se historise se jetes se tyre.jetet tona kishin ndryshuar.
ata ishin kujtuar per ne....
kur miku yn u nis te shkonte na la numra kontakti dhe adresa,(qe per fat te keq na humben pas ca kohesh)si dhe na tha se vedhai i tij ishte me i madhi ne policine e pejes,ku mjaftonte te hynim ne pej dhe te permendnim ate emre dhe ne do mund te takonim miqt tane.
tani ka kaluar shum koh qe ne nuk kemi marr me vesht per njeri tjetrin dhe pse kam nje deshir te madhe ti ritakoj ata miq e te shoh si ka rrejedhur jeta e tyre .
do doja te shkoja ne peje dhe te takoja ata udhetar te pashprese dikur...dhe te kujtoja shum gjera qe tek une kan len gjutme dhe mesime ne jet..
ja miq e mi kjo eshte histoia jon me miqt nga peja
pas gjith ketij rrefimi do doja te dija nga ju se a ja vlen qe un te vazhdoj te germoj ne ate te kaluar aq te bukur per mua dhe te kerkoj miqt e mi apo jo?
Krijoni Kontakt