-
i/e regjistruar
Nje rruge qe s'ka kthim!
Ate nate kur hena ishte perballe meje, e pyeta se ku ishe ti! Por ajo nuk mu pergjigj.
Ju drejtova yjeve: - E keni pare shpirtin tim binjak? Por ata mu pergjigjen: - Nese dita do te kete neser diell, pyet ate sepse eshte ai qe i sheh te gjithe njerezit. Fakti qe nuk mora nje pergjigje, me zhgenjeu, mbase neser diell nuk do te kishte...
Kur e nesermja erdhi, vendin e henes e kishte zene dielli. U lumturova sepse mbase do te me jepte nje pergjigje, vendin se ku ishe ti. Dola ne dritare dhe e pyeta? - Po kerkoj dike?
Pyeta anembane por vetem per ty me thane, se ti i sheh te gjithe njerezit e botes! A mund ta di dhe une se ku eshte njeriu im i shtrenjte?
- Kerkoje me tha, por do te jete e veshtire ta gjesh, sepse ai ka kaluar ne nje rruge ku njerezit shkojne por nuk kthehen me!
Lote rreshkiten nga syte e mi!
E kuptova se ku ishe ti, e kuptova se ku kishe kaluar ti!
Kemba jote kaloi atje, ku zhurmat e hapave nuk degjohen, ku zeri i shpirtit te therret po nuk vjen, ku rruga eshte e gjate po nuk ka kthim, ku shpirti eshte ne paqe po zemra nuk te rreh.
Gjeja e pare qe dua ne kete bote eshte te jem me ty. Ate dite, kur mbremja erdhi, dola prap ne dritare, dhe pash se nje yll ra nga qielli. Mbase ishte loti jot qe per mua po qaje. A e di se c'bera une? Mbylla syte dhe nje deshire mendova:- Qe ne rrugen qe ti kalove dhe une te kaloja...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt