Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Te zhgenjyerit e PD'se






    Sami Gjergji i 9 ti nė listėn e PD pėr Qarkun Durrės dhe i njohur si mbėshtetės i Presidentit Topi, dorėhiqet nga kandidimi pėr deputet. Gjergji akuzon pėr mungesė totale tė vlerėsimit tė kontributeve tė tij nė PD. Ndėrsa reagime tė ashpra kanė bėrė edhe anėtarė tė njohur tė PD si Preē Zogaj dhe Aleksandėr Biberaj qė nuk janė tė pėrfshirė nė lista. Biberaj akuzoi pėr mungesė transparence, ndėrsa Zogaj dha arsyet pse vendosi tė mos kandidoj nė Shkodėr e mė pas ti bashkangjitet listės sė partisė sė Spartak Ngjelės. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- Ish deputeti i Partisė Demokratike Sami Gjergji, i njohur si pėrkreahės i Presidentit Topi dhe aktualisht i 9-ti nė listėn e selisė blu nė qarkun e Durrėsit, tėrhiqet nga kandidimi pėr deputet nė zgjedhjet e 28 qershorit. Nė njė deklaratė pėr media deputeti Gjergji akuzon pėr mungesė totale tė vlerėsimit tė kontributeve tė tij nė Partinė Demokratike.

    “Duke parė zhvillimet mė tė fundit politike, por edhe garimet brenda radhėve tė PD-sė ku nuk jam ndjer i vlerėsuar, pasi kontributi im nė kėtė parti ka qenė nė shkallėn mė tė lartė pėr kėtė arsye deklaroj se kam marrė vendimin pėr tu larguar nga kjo garė politike. Tė jesh apo jo pjesė e parlamentit tė shqipėrisė ėshtė bėrė pjesė e debateve politike, por ajo qė sot kėrkohet ėshtė vlera e vėrtetė ose kontributi real, por kur kjo nuk vlerėsohet apo anashkalohet arrihet deri nė dorėheqje”- u shpreh ish deputeti i PD-sė Gjergji.

    Po kaq tė ashpėr kanė qenė edhe deputetėt Preē Zogaj dhe Aleksandėr Biberaj, tė dy jashtė listės sė PD-sė. Zogaj tregon arsyet se pse nuk pranoi tė jetė kandidat nė Shkodėr, por heziton tė bėj divorc pėrfundimtarė me Sali Berishėn. “E kam refuzuar kėtė zgjedhje tė kryetarit tė PD-sė Sali Berisha, si njė zgjedhje e pa arsyeshme qė injoron lidhjet e mia tė fuqishme njerėzore, shpirtėrore dhe politike me Lezhėn si dhe kontributin tim si deputet i zgjedhur i PD-sė nė Lezhė”- tha Zogaj.

    E pyetur nga gazetaria e televizionit “News24” nėse kjo ėshtė ndarja pėrfundimtare e tij me kreun e PD-sė Sali Berisha?, Zogaj tha se “historia ime me tė kėshtu ėshtė, herė ndahemi e herė bashkohemi. Ėshtė cituar edhe njėherė nga goja e tij qė ushtarėt e vjetėr nuk vdesin kurrė dhe unė jam tipik njė nga ata ushtarėt e vjetėr”.

    Edhe Aleksandėr Biberaj, deputeti i Kukėsit aktualisht jashtė listės akuzon pėr mungesė transparence nė pėrgatitjen e kėtyre listave dhe e komenton atė si klanore. “Procesit i ka munguar totalisht transparenca, nuk ėshtė marrė mendimi i bazės, nuk janė respektuar forumet e Partisė Demokratike dhe statusi i PD-sė. Mendoj se lista ka njė frymė tė theksuar klienteliste dhe klanore pasi me sa duket lidershipi i PD-sė ėshtė kujdesur mė shumė pėr tė mbajtur nėn kontroll grupin dhe partinė pas zgjedhjeve si do qė tė jetė rezultati se sa pėr tė pasur njė listė pėrfaqėsuese dhe dinjitoze nė mėnyrė qė tė fitojė zgjedhjet e 28 qershorit. Unė uroj qė tė mos ketė ndikim nė rezultatin e zgjedhjeve gjithsesi mendoj se ajo do e kėtė ndikimin e vet. Unė nuk bėhet fjalė qė tė largohem nga PD-ja, pasi jam themelues i Partisė Demokratike”- tha Biberaj.

    Edhe Biberaj deklaron se nuk ka ndėrmend tė largohet nga Partia Demokratike, por vetė fakti qė ai thotė se do tė qėndrojė aty pėr ta reformuar tregon qartė nevojėn q ė Partia Demokratike sipas tij ka nevojė pėr reformim. Biberaj dhe Zogaj shpesh herė kishin dalė jashtė linjės zyrtare tė Partisė Demokratike ku gjithashtu kishin kritikuar hapur disa reforma dhe qė mesa duket i bėri ata tė qėndrojnė jashtė kėsaj liste.


    Nje dite pasi kryeministri Sali Berisha dorezoi dhe publikoi listen zyrtare te kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit , Prec Zogaj, qe u largua ne momentet e fundit nga demokratet per tek partia e Ngjeles ka theksuar se ky vendim i tij ka maturuar si pasoje e asaj qe ai e quajti vendim i padrejte i kryeministrit per ta kandiduar jashte qarkut te Lezhes.
    Nje tjeter figure publike e demokrateve i lene jashte listes Aleksander Biberaj akuzoi drejtuesit me te larte te PD se kane hartuar lista klienteliste dhe jo perfaqesuese.

    Nese Zogaj zgjodhi largimin per tek partia Ligj dhe Drejtesi e Spartak Ngjeles, Aleksander Biberaj theksoi se do te qendroje ne PD per te luftuar per demokratizimin e saj sic tha ai.

    Ndersa deputeti tjeter Sami Gjergji ka njoftuar largimin e tij nga gara e 28 qershorit. "Duke qene se ne PD nuk jam vleresuar, kam marre vendimin qe te largohem nga kjo gare politik", eshte shprehur Gjergji.


    (a.r/news24/balkanweb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku eshte lista e kandidateve te PD-se?

    me sa kuptoj.. Precin e ka caktuar SALIU te kandidoj ne Shkoder..por Preci don o ne Lezh o hic..

    do duhet ta konsumoj kte me saliun pse qysh tek.. ose saliu ti thot popllit demokrat..pse e ka caktuar precin ne shkoder e jo ne lezh..

    megjithate Prec Zogaj eshte burr i larte..fisnik me karakter..

    Biberaj do bente mire te ul koken e te mos behet erion veli e mall per bollino malltezen e edvinit te anile bashes se nexhmijes..

    auvlone..ke filluar tu vesh shkrimeve qe sjell gazeten nga eshte marre..

    kjo eshte korrektese..

    keshtu vazhdo..

    sa ke pa vajtur ne vlore moj cupė..

    vlonjati duhet patjeter te shkoj per vere ne vlore..se ka cfar ben atje..
    se ne nga bulqiza bilishti cakrani e tepelena e fush arrzi..e rubiku ku te vemė.. mor aman..

    kur nuk zura nje te dashur vlonjate.. mor jahu..sa inat me vjen..
    dhe socialiste qofte..boll te dij pak not zhyt.. e te gjuajm per ashtu .. oktapodha.. apo oktapejdha a si i thone.. lol..



    ..

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    “Heronjtė e heshtur” tė Berishės

    Tipari kryesor i listės sė kandidatėve pėr deputetė tė Partisė Demokratike duket qartė se ėshtė shkalla e pėrdorimit tė emrave tė futur nė listė pėr interesa tė kryetarit tė PD, Sali Berisha. Ky dimension shfaqet njėsoj nė tė gjitha qarqet e Shqipėrisė dhe duket se pėrbėn identitetin kryesor tė gjithė listės. Kėshtu, nėse i hedh njė sy listės sė Tiranės, duket se te gjashtė emrat e parė tė saj, tre prej tyre janė njerėz tė keqpėrdorur publikisht prej kryeministrit: Aldo Bumēi, pėr shkak tė historisė sė tij me djalin e kryeministrit qė loboi kontratėn e Gėrdecit; Bujar Nishani, pėr shkak tė “blerjes” sė heshtjes pėr Kosta Trebickėn dhe Gerti Bogdani pėr shkak tė keqpėrdorimit ekstrem nė opinion publik si njeri qė nuk tentoi asnjė ditė tė shkruante njė rresht ose tė ndryshonte morfologjinė e fjalive tė kryetarit tė tij.

    Por, pėrveē kujdesit pėr tė vėnė nė krye tė listave njerėzit qė ka keqpėrdorur, Sali Berisha ka bėrė po kaq kujdes tė vendosė nė vende tė pasigurta ose aspak tė sigurta njerėzit, tė cilėve nuk u beson shumė. Kėshtu, vendosja e Arben Imamit nė vendin e 14 nė Tiranė ėshtė njė fyerje pėr vetė zyrėn e kryeministrit, pasi dėshmon se njeriu, tė cilit i beson mė pak se Gerti Bogdani, ėshtė ai qė ka gjithė ditėn nė paradhomėn e vet. Mė tej akoma vijon tallja me Bojaxhiun nė vendin e 24 apo pėrjashtimi paraprak nga lista i Besnik Mustafajt.

    I njėjti fenomen shfaqet nė listėn e Durrėsit, ku listės i prin Xhaferri dhe Oketa, dy emra qė do tė mbahen mend gjatė nė polikė pėr qėndrimet e tyre donkishoteske nė mbrojtje tė familjes sė Berishės. Jo mė larg se njė javė mė parė Xhaferri i konsideroi merita tė fėmijėve tė Berishės pėrfshirjen e djalit nė Gėrdec dhe vajzės qė lėshonte fatura deri nė 30 milionė euro pėr njė koncesion.

    Njė fenomen tjetėr i shėmtuar ėshtė futja nė listė e njerėzve, tė cilėt i kanė bėrė shėrbime perverse muajt e fundit, kur Berisha ishte nė krizė. Emri i Mark Markut si deputet nė qarkun e Lezhės ėshtė shfaqur vetėm pse i ka dalė zot skandaleve tė fundit tė qeverisė, dhe fėmijėve tė zotit Berisha, ndėrkohė qė nė zgjedhjet e vitit 2007 ka qenė nė shtabin elektoral tė Edi Ramės dhe i angazhuar publikisht ditėn e zgjedhjeve kundėr Sokol Olldashit. Ky bashkėpunėtor shtypi i ka quajtur zgjedhjet e vitit 2007 tė humbura thellė prej Berishės, ndėrkohė qė Berisha tha dje se argument i vetėm i fitores ishte se ai kishte fituar thellė zgjedhjet e vitit 2007. Tashmė dikush duhet tė korrigjojė diēka. Po kaq pa lidhje ėshtė propozimi i Mesila Dodės, sė cilės i pėrmendet qė ka qenė studente nė vitin 1990 dhe harrohet qė ka qenė zėdhėnėse e kryeministrit, Ilir Meta, nė vitin 2000, kur ėshtė arrestuar Sali Berisha. Shėrbimi i vetėm i saj ėshtė se i ka dhėnė jashtė rregullave dhe ligjeve njė licencė televizive Aleksandėr Frangajt, i cili, sapo e mori, e shiti 700 mijė euro. Ndonjė kontribut tjetėr pėr PD nuk mė kujtohet dhe do tė isha i nderuar tė ma kujtonte ndokush prej atyre qė e kanė propozuar. Pėrveē kėsaj, propozimi i saj nė listėn e deputetėve sė bashku me Altin Ndroqin, njė djalė vėrtet i pėrkushtuar ndaj PD, bllokon praktikisht punėn e KKRT gjatė zgjedhjeve, pasi ata qė sot janė tė dorėhequr, ndėrkohė qė parlamenti nuk ėshtė i mbledhur qė t’i zėvendėsojė. Kjo situatė do tė bėjė qė fushata elektorale tė jetė jashtė kontrollit tė kėtij institucioni, qė dėshmoi nė tė vėrtetė se ishte njė celulė klienteliste e njerėzve afėr Berishės. Tė njėjtėn mungesė morali Berisha duket se dėshmon dhe me vendosjen e Paulin Sterkajt si tė gjashtin nė listėn e Shkodrės, edhe pse nė vitin 2007 ai u shpall prej Edi Ramės si heroi qė udhėhoqi fitoren kundėr Sokol Olldashit. Kjo mungesė morali do tė ketė natyrisht ēmimin e vet, ndėrkohė qė jashtė listės nga qarku i Lezhės ėshtė lėnė Preē Zogaj, njeriu qė i ka dhėnė dy herė mandatin e vet si deputet PD dhe njė nga zėrat mė tė artikuluar politikisht tė kėsaj partie.

    Lista vijon tė jetė qesharake pėr qarkun e Kukėsit, ku njė figurė qesharake si Flamur Noka udhėheq listėn duke i dhėnė shanse tė majtės tė barazojė numrin e deputetėve 2 me 2 nė atė qark.

    Lista ėshtė po ashtu dhe njė dėshmi e mungesės sė seriozitetit nė rrethet e jugut. Pėrpjekja e Berishės pėr tė keqpėrdorur figura tė pakicės greke, si Spiro Ksera apo Kosta Barka, mund t’i kthehet nė bumerang. Me listėn e Gjirokastrės Berisha ka vulosur rezultatin e hidhur 4 me 1 nė favor tė sė majtės. I vetmi deputet qė do tė dalė, Genc Ruli, ėshtė nė tė vėrtetė dhe shkaktari i gjithė pakėnaqėsisė popullore ndaj PD nė atė qark. Pėrpjekja pėr t’i vėnė paterica tė tipit Ksera vetėm se irritojnė votuesit e Tepelenės dhe Pėrmetit.

    Po kėshtu, lista e Vlorės ėshtė jashtė ēdo kriteri pėr tė marrė sė paku 5 deputetė. Pėrdorimi i Kosta Barkės kundėr PBDNj nė Vlorė dhe Sarandė thjesht do tė kompaktėsojė votuesit e PBDNj kundėr PD dhe do tė krijojė njė frymė armiqėsie, e cila do reflektohet dhe te ndihma qė PBDNj mund t’i japė PS nė rrethe tė tjera ku ajo s’merr dot deputetėt e saj. Veē kėsaj, pėrpjekja e Berishės pėr tė kandiduar ish-figurat e PBDNj e fikson atė nė memorien e pakicės greke si kryeministri qė pėrpiqet ta pėrēajė atė parti dhe qė mund tė shtojė nė tė ardhmen konsekuencat e tij politike.

    Si pėrfundim, kjo listė deputetėsh ka tė qartė vetėm njė kriter, futjen nė vende tė sigurta tė njerėzve tė keqpėrdorur nga Berisha dhe lėnien jashtė listave tė njerėzve qė i jepnin PD fuqinė e fjalės, mendimit ndryshe, dhe njė personalitet politik tė tyre. Pėrjashtimi i Zogajt, Mustafajt, Biberajt, Bojaxhiut, Imamit dhe njė sėrė kandidatėsh tė tjerė, qė kanė patur personalitetin e tyre, tregon qartė se Berisha ėshtė pėrgatitur pėr njė ekip qė t’i qėndrojė atij pranė nė rast humbjeje. Por kam frikė se dhe atėherė do zhgėnjehet.
    tema

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a vet e ke shkrue o prenc apo e ke marre nga gazetat..?

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    tema
    Brari, jo jo nuk e ka shkruar ai po Mero Baze. Qe nuk ka pune tjeter dhe di te vjelli vrere. Nga do qe i preken interesat.

    P.s Kur do behemi njeher njerez ne Shqipetaret, dhe te dim ke te besojme. Kur del kundra dhe Mero Baze, qe ka bere kokren e qejfit me PD-en ne krye te qeveris, mos ngelte njeri tjeter ne bote. Cfare hipokrizie qe paska pasur ky individ.

  6. #6
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Zhgenjimi duhet te kishte lindur qė kur makuteria uzurpoi Shtetin dhe PD!

    Populli thote, me mire vone se kurre. Por thote, edhe se ēfar sheh ne kete bote, neser i ke mbi koke. Pra, do te ishte e moralshme dhe per interesat e PD, qe te luftohej qėkur u shfaqen haptazi qendrimet antistatuore dhe deformimet e demokracise brenda PD-se, qe kur u kap pushteti nga njerez te inkriminuar dhe te perfolur per afera te pista.
    Sa njerez te PD-se nder vite dhe mbas 2005 jane hedhur si limon i shtrydhur, te fyer dhe te shkelur ne menyren me te pashpirt? Por menduan, se vete ishin ne rregull dhe s'kishin perse ta prishnin me Berishen. Dhe ja erdhi momenti, qe u erdhi tek ... pragu. Dhe do te vije momenti, qė edhe te tjere, qė sot bejne berihajin me gjenocidin shpirteror qe vuajne nje pjese, qe kane dhene pjese te shpirtit, te kohes dhe te jetes se tyre per kete njeri lubi, qė e sheh shtetin si loje dhe njerezit si kukulla.
    Ja pra, Berisha eshte ne rregull, sepse lumi sjell pa pushim gjenerata te tjera pas nesh, qe akoma nuk jane zhgenjyer. Qė akoma, nuk duan te mesojne dhe te nxjerrin mesime nga pesimet, por medoemos duan ta provojne ta mbajne vete mbi kurriz.
    Sa mundesi ke sot ne PD, te thuash fjalen tende? Sa mundesi, ke te besh karriere per kryetar partie, Komune, deputet etj. ne rruge demokratike? Xero!! Ja pra, kjo eshte ladro kracia. Ladro dhe lodra, keshtu i duhen ligjevensit, parlamentit te ardhshem.
    I lumtur, eshte ai qe nuk i njeh mire. Une mallkoj ate dite qe i njoha maskarenjt, edhe pse me kane bere me te vendosur te luftoj me te keqen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    [QUOTE=Brari;2269872]ku eshte lista e kandidateve te PD-se?

    http://www.youtube.com/watch?v=V68ujg4rKR4


    Me duket se listen e te dyja Partive te medha e kane vene ne nje teme tjeter!


    sa ke pa vajtur ne vlore moj cupė..

    vlonjati duhet patjeter te shkoj per vere ne vlore..se ka cfar ben atje..
    se ne nga bulqiza bilishti cakrani e tepelena e fush arrzi..e rubiku ku te vemė.. mor aman..

    ..
    Kam ca vjet qe s'kam vajt, para 1 jave u kthye mamaja, me tha ishte bere shume bukur Vlora.

    Nuk kam qene ne Tepelene, por andej e kam orgjinen, dhe me kane thene qe eshte vend i bukur.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne politik ka vetem interes e kursesi dashuriqka,dhe kete e ka ber Berisha ,paramendojeni sikur berisha tua plotsoj te deshirat e te gjithve pra une mendoi qe Preci e ka eleminu vetvehten kjo eshte demokracia.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Ne politik ka vetem interes e kursesi dashuriqka,dhe kete e ka ber Berisha ,paramendojeni sikur berisha tua plotsoj te deshirat e te gjithve pra une mendoi qe Preci e ka eleminu vetvehten kjo eshte demokracia.
    thua ti se ne politike ka interesa - deri ketu eshte afersisht e sakte shprehja ...

    kurrsesi dashuriqka - kjo anon nga e verteta, por jo kurrsesi ...

    kete e ka bere Berisha - thua ti, edhe kjo eshte saktesisht e vertete ...

    por ti drenicak harron se politika perfaqson interesa, apo jo, dhe ne rastin e zgjedhjeve parlamentare, synimin e PD per institucionin kryesor te shtetit, kuvendin popullor, dhe ne varesi nga %, ngritjen dhe funksionimin e qeverise ...

    pra politika nuk ka interesat e veta per te luajtur kungulleshka me korrupsion, paaftesi dretuese e menaxhuese, abuzim ne emer te pushtetit, etj ...

    ndaj jane interesat e atyre qe e votojne - keto jane primaret ...

    ti e mbyll postimin tend me demokracine, gje qe e humbet krejt koherencen e "postulatit" tend - politiken e ben salis, demokracia vepron ndaj preēit, nocione keto te aferta, por jo te njejta ...

    fatkeqesisht, me te njejtin mentalitet luajne lojen salis, preēi, e bashke ma ta edhe dreēi ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Partia Demokratike i jep mundėsin edhe tė rinjėve tė punojn pėr njė tė ardhme mė tė mirė nė Shqiperi , nuk do tė thot gjithmon tė jen tė njejtit nė list. Shqiperia ka nevoj pėr ndryshim ne politik , kjo tregon se Salihu e ka marr me shum seriozitet punėn pėr popullin Shqiptar. Dhe me kėtė besoj qė do fitoj edhe me shum vota nga qytetarėt.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •