Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Nano: Opozita aktuale nuk krijon dot mazhorancė

    Kritika dhe akuza tė drejtpėrdrejta, ditėn e shpalljes sė listave sulmohet Rama

    Ish-lideri socialist, Fatos Nano, rishfaqet kritik dhe mjaft i ashpėr ndaj lidershipit aktual tė Partisė Socialiste. Kėshtu, ish-kreu socialist zgjodhi afatin e fundit ligjor sa i takon dorėzimit nė Komisionin Qendror Zgjedhor tė listės sė kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė, pėr tė shpalosur idenė dhe kėndvėshtrimin e tij mbi atė ēfarė ka ofruar deri mė sot kjo parti nėn drejtimin e pasardhėsit tė tij, Edi Rama. Konkretisht, ish-kryetari Nano nuk ka kursyer gjuhėn e ashpėr ndaj kreut aktual tė PS-sė, Edi Rama, mbi mėnyrėn sesi ka drejtuar pėrgjatė kėtyre viteve, por mė tepėr pėr veprimet e ndėrmarra prej tij nė kėtė moment nė tė cilin ndodhet sot klasa politike, e qė lidhet me zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit. Nė gjykimin e tij, nė gjendjen aktuale nė tė cilėn ndodhet sot PS-ja nuk mund tė flitet pėr njė fitore tė kėsaj partie. Njė parti pa identitet, pėrfaqėsues pa memorie politike dhe pėr mė tepėr njė opozitė e pėrēarė, ishin disa nga etiketimet e ish-liderit socialist, Fatos Nano pėr atė ēfarė pėrmban sot PS-ja. I ftuar nė emisionin “Opinion” tė gazetarit Blendi Fevziu, Nano ka fajėsuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Ramėn, pėr atė katandisjen, siē e cilėsoi ai, tė PS-sė nė njė parti pa identitet, pėr shpėrbėrjen e familjes socialiste, e cila nuk do tė arrijė tė triumfojė nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit. “Kjo qė po ndodh me listat ėshtė i vetmi akt i vėrtetė i politikės okulte tė mbyllur pas perdes sė interesave aspak pėrfaqėsuesve, qė Rama ka bėrė nė PS deri sot. Fakti qė procesi ėshtė shtyrė deri nė minutat e fundit, ku nuk po bėhet detyra politike e partisė mė tė madhe opozitare, fakti qė dhe nė kėto minuta tė gjitha selitė e PS-sė nė rrethe janė nė kaos tė vėrtetė, kjo e marrė nga socialistėt e vėrtetė qė janė nė lidhje me kryetarin e tyre historik, tregon qartė atė ēfarė pėrfaqėson sot PS”, theksoi Nano gjatė fjalės sė tij, duke iu referuar pikėrisht pėrpilimit tė listės sė kandidatėve pėr deputetė tė kėsaj partie. Madje, duke i mėshuar kėtij momenti, Nano nėnvizoi se “tani po vijnė produktet e Ramės nė listė dhe kjo do sjellė pasoja negative, PS-ja hyn nė zgjedhje nė pozita kaotike”.

    Reformimi i PS

    Ish-kreu socialist Nano ka paralajmėruar dje se nė rast humbje nė zgjedhjet e 28 qershorit, Partia Socialiste do tė nisė reformimin e saj nė 29 tė po atij muaji. “Opozita nuk ėshtė nė gjendje triumfojė e pėrēarė pėr shkak tė kursit tė politikės sė re, duke mos qenė nė gjendje tė krijojė njė mazhorancė. Nė rast se kjo gjendje nuk do ti ēojė nė mazhorancė qeverisės, kjo ėshtė detyre e 29 qershorit, pra reformimi i PS. Kjo ėshtė njė ushtri e shpartalluar e paorganizuar dhe e demotivuar, nuk flas pėr spektakle tribunash”, u shpreh Nano.

    Modeli Rama

    “Publiku sheh modelin bashkiak tė kreut Rama, qė pretendon ta shtrijė nė tė gjithė vendin. Askush nga socialistėt nuk ka pėrfituar apo ka kontribuar nė kėtė model, por ai solli ekipin e vet qė nuk ka lidhje me PS, ėshtė ekip teknokratėsh qė punojnė nė mėnyrė klienteliste. Modeli i Bashkisė sė Tiranės nuk jep asnjė mesazh pozitiv pėr karrierėn e ekspertėve, po vetėm me projekte nga zyra e kryetarit, duke mos qenė model i qeverisjes sė socialistėve, i cili ėshtė provuar tashmė. Model i pafrytshėm pėr tė qeverisur vendin”, vlerėsoi ish-kreu socialist, Nano.

    Pėrfaqėsimi nė listė

    “Listat e PS karakterizohen nga dy lloj pėrfaqėsuesish, nga njerėz qė kanė turp nga e kaluara e tyre politike, dhe kategoria tjetėr nga njerėz qė janė viktima apo promotorė interesash afariste dhe private me tė cilat pėrpiqen tė manipulojnė demokracinė e PS. Nė kategorinė e parė po pėrfshij shumicėn e bashkėpunėtorėve tė mi nė parti dhe qeverisje, tė cilėt nuk guxojnė nuk pranojnė nuk u lejohet tė vlerėsojnė atė ēfarė bėri PS gjatė kėtyre viteve. Pra, Rama ka bėrė njė fshirje tė memories politike”, deklaroi Nano.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Shtohet edhe nje deklarate tjeter e nanos!!!
    Tiranė - “Opozita e sotme ėshtė e pėrēarė dhe e paaftė tė konkurojė e tė fitojė. Votuesit do jenė majtas por tė pamundur pėr tė krijuar mazhorancė qeverisėse. Gjasat janė qė PS tė mos fitojė”, ka qenė deklarata e Fatos Nanos mbrėmė nė studion e emisionit Opinion. Nano evidenton edhe pėrēarjen e sė majtės duke e cilėsuar si fryt tė politikės sė Ramės. “Pėrēarja PS-LSI ėshtė mė evidente nė kėtė fushatė dhe shqetėsuese”, theksoi ai.

    Nano e cilėsoi gabim faktin qė Edi Rama nuk ishte nė listėn e kandidimit duke deklaruar se “PS hyn nė zgjedhje nė mėnyrė kaotike dhe e demotivuar.” Nano kritikoi modelin e qeverisjes bashkiake tė Ramės si "korruptiv, klientelist dhe i pafrytshėm pėr tė qeverisur Shqipėrinė” si dhe akuzoi Ramėn se lista e kandidatėve pėr deputetė ishte promotor interesash personale.

    Nano u shpall i gatshėm tė kontribuonte nė bashkimin e sė majtės, por gjithashtu e deklaroi veten jashtė kėtyre zgjedhjeve dhe se do e vėzhgonte me interes kėtė proces zgjedhor. “Nuk jam palė nė kėtė zgjedhje, pasi kėto nuk janė zgjedhjet e mia”, tha ai.

    “Mė 29 qershor do fillojmė transformimin e sė majtės”, tha Nano i cili e cilėsoi si pak kreun e PS pėr veten. Nė rast fitore tė Ramės nė zgjedhje, Nano deklaroi se do kontribuonte nga brenda, nga zemra e partisė.

    Rolin e tij politik z. Nano e cilėsoi si aktiv edhe pėr shumė vite tė tjera. “Nuk dal nė pension politik pa nxjerrė Berishėn nė pension”, ishte batuta e tij.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

Tema tė Ngjashme

  1. Angelin Preljocaj (koreograf)
    Nga ornament nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 07-10-2023, 20:01
  2. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  3. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  4. Analiza politike per vitin 2003
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 12:44
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •