MASHT do të ndajë 325 mirënjohje për arsimtarët e rënë në luftë dhe do të nderojë pronarët e “ Shtëpive Shkolla”
PRISHTINË, 20 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Në dhjetëvjetorin e çlirimit të Kosovës, më 12 qershor 2009, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT) me aktivitete të ndryshme do t’i përkujtojë arsimtarët, profesorët dhe akademikët e rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërsa më datën 1 shtator 2009, është vendosur që të nderohen pronarët e “Shtëpive Shkolla të viteve ‘90 “. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT) gjatë një konference për media ka njoftuar se do të ndajë mirënjohje të veçantë institucionale për 325 arsimtarë, profesorë dhe akademikë të rënë në luftën e fundit në Kosovë. Kjo Ministri gjithashtu do të ndajë mirënjohje-Pllakë në mure për “Shtëpitë Shkolla”. Zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, Agim Hyseni deklaroi me këtë rast se MASHT-i do t’u bëjë mirënjohje mësimdhënësve të cilët në luftën e fundit, në forma të ndryshme ishin viktima të luftës në Kosovë. www.vushtrriapress.shqipo.com www.vushtrriapress.tk
Krijoni Kontakt