Kur ne diskun e ngurte ruan nje dokument ose sekret te cilin nuk do ta ndash me te tjeret (p.sh. me policine, lol), atehere menyra me e mire per t'ia treguar kete atyre eshte formatimi me mundesine e sistemit tend Windows (komanda "format *:"). Ekzistojne programe qe te lejojne te rimarresh informacione te bollshme edhe nga nje fshirje e rregullt, ndaj para se ta shesesh nje kompjuter, ta falesh ose ta hedhesh, nese te intereson privatesia jote atehere perdor programin e duhur per te fshire te dhenat e tua.
Kur nje skede fshihet nga koshi riciklues i Windows-it ose ne nje sistem Linux a tjeter, ne fakt fshihet vetem hyrja e direktorise se skedes, por jo te dhenat e perdoruesit.
Keto dite, gjate kerkimit te nje metode per formatimin e kompjuterit para instalimit te sistemit te ri operativ, mesova per HDDErase.
HDDErase eshte nje aplikim per kompjuterat me arkitekture Intel (PC, jo MAC) i cili perdor diskun e ngurte dhe komandat e ndertuara ne te per te kryer fshirjen ose 'higjienizimin' e tij. Ky program eshte zhvilluar me mbeshtetjen e CMRR (Center for Magnetic Recording Research) ne bashkepunim me prodhuesit kryesore te disqeve te ngurta. Sipas institutit amerikan NIST (National Institute for Standards and Technology) niveli i fshirjes eshte i nje sigurie te larte.
Procedura e programit, e quajtur Fshirje e Sigurt, kalon nje shtrese me zero ne disk, pra gjithçka (jo absolute) zerohet dhe drajvi do te jete sikur sapo te kete dale nga fabrika. Te kompjuteri im, ku disku e ka hapesiren 100 GB, i gjithe procesi zgjati 50 min (programi shpalli se do te zgjaste 64 min). Aktualisht ky vepron vetem ne drajvet ATA, jo ne ato SCSI ose ne flash-disqe, kurse komanda ekziston ne disqet qe jane prodhuar pas vitit 2001 (qe kane nje kapacitet kryesisht me te madh se 15 GB). Ndryshe nga softuerët e tjere qe e kryejne fshirjen ose mbishkrimin ne blloqe, me Fshirjen e Sigurt fshirja kryhet drejt e ne kolonen e diskut. Ekziston edhe nje opsion tjeter, i quajtur Fshirje e Sigurt e Permiresuar, i cili (nese perkrahet nga drajvi) mund te fshije 100 GB ne pak milisekonda (sek).
Si përdoret?
HDDErase mund te shkarkohet këtu.
Kur e shkarkon mund te veresh se eshte i paketuar ne arkiv ZIP. Brenda tij gjendet skeda e aplikimit (HDDErase.exe, vetem 73 KB, sipas versionit 4.0) dhe nje imazh ISO, i cili mund te digjet ne CD, p.sh. me ImgBurn, ose te vendoshet ne flash-disk apo diskete per te nisur kompjuterin.
Perpara fshirjes, sigurohu qe ke ruajtur dokumentet dhe te dhenat e tua personale. Nese nuk e ben, mundesite qe t'i rimarresh ato do te jene shume, shume te vogla.
*** KUJDES *** Fshirja e nje disku mund te zgjase 60-180 min (varet nga hapesira dhe shpejtesia e tij). Nëse e nis procesin, mos e ndërprit, ose disku do të bllokohet (ne rastin me te mire duhet vetem te vendosesh fjalekalimin idrive; ne rastin me te keq, duhet ta heqesh diskun e ngurte nga njesia qendrore dhe ta lidhesh me nje kompjuter tjeter per ta zhbllokuar ate).
Krijoni Kontakt