Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën parti politike do te votoni ne zgjedhje?

Votues
459. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Partia Demokratike - PD

    248 54.03%
  • Partia Socialiste - PS

    112 24.40%
  • Partia Republikane - PR

    0 0%
  • Partia Levizjes Socialiste per Integrim - LSI

    14 3.05%
  • Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut - PBDNJ

    2 0.44%
  • Partia Demokristiane - PDK

    3 0.65%
  • Poli i Lirise - PIL

    4 0.87%
  • Partia Social Demokratike - PSD

    0 0%
  • Partia Agrare - PA

    0 0%
  • Partia Levizja e Legalitetit - PLL

    5 1.09%
  • Partia Aleanca Demokratike - PAD

    0 0%
  • Partia e Ballit Kombëtar - PBK

    3 0.65%
  • Parti tjeter

    3 0.65%
  • G-99

    17 3.70%
  • Zgjedh të mos votoj

    48 10.46%
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 187
  1. #-9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,268
    Postimet në Bllog
    22

    Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, qershor 2009

    Muajin qe vjen do te mbahen zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera parlamentare te mbajtura me pare ne Shqiperi, keto zgjedhje bejne dallim pasi dy nga problemet me te kundershtuara nga pozita dhe opozita ne keto 17 vjet kane marre nje zgjidhje me kompromis nga te dyja palet: kodi i ri zgjedhor ne parlament u votua me mirekuptim si nga pozita edhe nga opozita; gjithashtu e vecanta tjeter e ketyre zgjedhjeve eshte se shqiptaret do te shkojne te votojne me kartat e reja te identitetit qe jane moderne dhe u parandalojne abuzimet e manipulimet e votave qe kane ndodhur ne te shkuaren.

    E vecanta tjeter e ketyre zgjedhjeve eshte sepse ato mbahen ne nje moment historik per historine e shtetit dhe popullit shqiptar: Shqiperia eshte tashme nje shtet anetar me te drejta te plota ne NATO dhe qeveria shqiptare vetem nje muaj me pare ka bere depozitimin e kerkeses zyrtare ne Bruksel per anetaresim me te drejta te plota edhe ne Bashkimin Evropian. Zgjedhjet parlamentare te muajit qe vjen shihen nga vezhguesit e brendshem e te huaj si testi me i mire i konsolidimit te demokracise se re shqiptare dhe maturimit te elektoratit dhe klases politike shqiptare.

    Sic eshte kthyer ne nje tradite tashme ne Forumin Shqiptar, sondazhi yne eshte sondazhi me i gjere e me transparent, rezultati i te cilit ka qene gjithmone me prane rezultatit real te zgjedhjeve se cdo sondazh tjeter zgjedhor mbajtur nga mediat shqiptare. Sondazhi yne eshte i thjeshte: cdo anetar i regjistruar i forumit jep voten e tij mbi zgjedhjet parlamentare dhe argumenton me nje mesazh ne vazhdim se perse votoi per ate alternative.

    Cilen alternative politike do te mbeshtesni me voten tuaj ne zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi?
    Cilat jane arsyet qe ju shtyne qe te zgjidhni kete alternative?


    Si ne cdo sondazh, jeni te lutur qe pasi te votoni te beni edhe nje postim te vetem ne te cilin argumentoni zgjedhjen tuaj. Nuk ka nevoje te replikoni voten dhe argumentet e njeri-tjetrit, secili ka voten e tij dhe mendimin e tyre. Ky eshte nje sondazh dhe jo nje teme per diskutim, ka plot tema te tjera per diskutim ne forumin shqiptar.

    Suksese te gjitha forcave politike qe marrin pjese ne gare,
    Albo

  2. #-8
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Mendoj se asnje force politike nuk ka fituar besimin e votes sime.
    Bese dhe hakmarrje.

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Ne rend te pare uroj qe shqiptaret te tregohen te kulturuar dhe te zhvillojne me ne fund zgjedhje te ndershme dhe demokratike.Uroj qe keto zgjedhje mos te shoqerohen me skandale dhe skena te pahijshme.Uroj qe te jemi shembull per zgjedhjet e ardhshme.
    Se dyti deshiroj dhe shpresoj qe keto zgjedhje ti fitoj koalicioni i djatht.
    Une mendoj(me gjith gabimet qe jan bere ne keto 4 vjetet e fundit)se kjo ishte qeveria me e mire qe patem deri me sot.
    Dua te besoj se kan mesuar, ne fund te fundit,edhe nga gabimet e veta,dhe se 4 vjetet e ardhshme te Shqiperise do te jene te arta.Do te kemi zhvillim dhe ndertim edhe me te madh te vlerave evropiane dhe moderne.
    Lus zotin(edhe nje here me shume)qe pas ketyre zgjedhjeve mos ta urrejme njeri tjetrin.Qe partite,ne fund,pa marre parasyshe rezultatin,do ti pranojne keto zgjedhje dhe do tia urojne tjetrit fitoren.
    Dhe ne fund,lus zotin qe opozita e ardhshme te jete me konstruktive se kjo e sotshmja.Per hire te Shqiperise dhe shipetareve.

  4. #-6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Muajin qe vjen do te mbahen zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera parlamentare te mbajtura me pare ne Shqiperi, keto zgjedhje bejne dallim pasi dy nga problemet me te kundershtuara nga pozita dhe opozita ne keto 17 vjet kane marre nje zgjidhje me kompromis nga te dyja palet: kodi i ri zgjedhor ne parlament u votua me mirekuptim si nga pozita edhe nga opozita; gjithashtu e vecanta tjeter e ketyre zgjedhjeve eshte se shqiptaret do te shkojne te votojne me kartat e reja te identitetit qe jane moderne dhe u parandalojne abuzimet e manipulimet e votave qe kane ndodhur ne te shkuaren.

    E vecanta tjeter e ketyre zgjedhjeve eshte sepse ato mbahen ne nje moment historik per historine e shtetit dhe popullit shqiptar: Shqiperia eshte tashme nje shtet anetar me te drejta te plota ne NATO dhe qeveria shqiptare vetem nje muaj me pare ka bere depozitimin e kerkeses zyrtare ne Bruksel per anetaresim me te drejta te plota edhe ne Bashkimin Evropian. Zgjedhjet parlamentare te muajit qe vjen shihen nga vezhguesit e brendshem e te huaj si testi me i mire i konsolidimit te demokracise se re shqiptare dhe maturimit te elektoratit dhe klases politike shqiptare.

    Sic eshte kthyer ne nje tradite tashme ne Forumin Shqiptar, sondazhi yne eshte sondazhi me i gjere e me transparent, rezultati i te cilit ka qene gjithmone me prane rezultatit real te zgjedhjeve se cdo sondazh tjeter zgjedhor mbajtur nga mediat shqiptare. Sondazhi yne eshte i thjeshte: cdo anetar i regjistruar i forumit jep voten e tij mbi zgjedhjet parlamentare dhe argumenton me nje mesazh ne vazhdim se perse votoi per ate alternative.

    Cilen alternative politike do te mbeshtesni me voten tuaj ne zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi?
    Cilat jane arsyet qe ju shtyne qe te zgjidhni kete alternative?


    Si ne cdo sondazh, jeni te lutur qe pasi te votoni te beni edhe nje postim te vetem ne te cilin argumentoni zgjedhjen tuaj. Nuk ka nevoje te replikoni voten dhe argumentet e njeri-tjetrit, secili ka voten e tij dhe mendimin e tyre. Ky eshte nje sondazh dhe jo nje teme per diskutim, ka plot tema te tjera per diskutim ne forumin shqiptar.

    Suksese te gjitha forcave politike qe marrin pjese ne gare,
    Albo
    Dakord Albo per temen e hapur por po dukesh shume optimist. A je i sigurt qe te gjithe do te pajisen me leternjoftime? Ne qe jetojme ne Shqiperi e shohim me realisht kete pune. Pse u la per ne momentin e fundit pajisja me karta? Pergjigjja e kesaj pyetje nuk eshte e lehte. Une kam dyshim ne ndershmerine e rezultatit te ketyre zgjedhjeve.
    Nga ana tjeter politika ne Shqiperi eshte thjesht nje formalitet, po keshtu edhe partite e ndryshme. Politika behet ne Bruksel dhe Uashington, ndoshta edhe ne Moske. Politikanet jane thjesht gure shahu. Deri ku do te arrije Shqiperia nuk varet aspak nga shqiptaret. Nga ne varet qe te jemi te urte e te bindur (nuk e them me ironi).

    Vota ime: Zgjedh te mos votoj.
    Aresyet: shih me siper.

    Pershendetje!
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #-5
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Nuk kam votuar, nuk votoj dhe nuk do votoj.

    Arsyet janë të thjeshta:
    1. Votimi për njërin apo tjetrin është si të thuash "Faleminderit që na e ke futur kaq herë. Po me 5 herë a quhesh pederast?"
    2. Edhe sikur të kisha ndonjë preferencë, nuk kam asnjë shpresë se votat merren shumë parasysh. Votimet bëhen në KQZ dhe jo në kutitë e votimit.
    3. Edhe sikur të gënjeja veten dhe të më dukej X apo Y si "burrë i mirë", edhe sikur të gënjeja veten që vota ime do numërohej, nuk mund të gënjej veten që kemi të bëjmë me kukulla dhe ata që drejtojnë janë në tjetër vend. Dhe përsa kohë atyre u do bibilushi nuk do ndërrohen asnjëherë "liderët" e secilës parti.
    4. Dhe nuk kam asnjë iluzion që të besoj se gjëndja do ndryshojë (psh kur të futemi në BE) përderisa sindroma e "kukullave" nuk është sindromë alla-shqiptare po është thelbi i sistemit që është kudo në botë.


    Prandaj e vetmja gjë që mund të bëj është që të marr qilim e të filloj të falem, ose të ndez ndonjë qiri në kishë dhe të lutem që sidoqë të jetë të mos na rikthehet '97-a dhe mbase....mbase..... shohim ndonjë ditë më të bardhë (të më falë Zoti nqs kërkoj ca si tepër).
    Dhe e vetmja arsye që mund të uroj të "fitojë" krahu i majtë është që të gëlltisë gjuhën kryeidioti që ka zyrën përbri Rognerit dhe të mos rikthehet superplehra që doli mbrëmë në TV.
    -

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    Pershendetje!
    Leternjoftimet => une vet nuk jam e pershire ne politik por me intereson politika, pasi ne fund te fundit eshte ajo qe e con perpara ose mbrapa nje vend. Do doja qe ne keto zgjedhje te mernin pjese sa me shume qytetare, dhe deri me 28 te paisen te gjith qytetaret me leter njoftime. vete nga ana ime kam bere nje "sondazh" per leternjoftimet duke pyetur cdo njeri qe une e njoh, te aferm, miq, apo dhe njerez te cilet i takoj rastesisht. Kam rreth 1 muaj qe e bej kete dhe te gjith qe kam pyetur (pa perjashtim) ose e kane mare karten, ose kane bere aplikimin ose kane pashaport. Ky eshte nje tregues i mire.
    Alarmet per paisjen e qytetareve me karta identiteti me duket pak fallco pasi kartat kushtojne tashme shume pak (200 leke) dhe qytetaret nuk kane ndonje arsye per te mos e mare karte, perkundrazi kane shume arsye per ta mare, pasi do te lehtesoj shume pune.
    Sa per votimin...
    Shqiperia ka ndryshuar, te pakten ne syte e mi keshtu eshte. duke filluar qe nga hyrja ime ne universitet (me Mature shteterore) qe ishte nje procedure me e mire se e para, dhe me pas per rruget, dritat, te ardhurat ne familje, dhe shume e shume te tjera...ku nje ndryshim i rendesishem eshte edhe ndryshimi i Imazhit te Shqiperise per boten.
    Une do te votoj per vazhdimin e ndryshimit!
    Love Inter

  7. #-3
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anëtarësuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    Vota ime shkon per PD.
    Rezultatet e arritura per 4 vjet qeverisje nuk ka nevoje ti shkruaj se ato jane te dukshme dhe te prekshme.
    Shpresoj ne nje fitore te dyte per te pasur te tjera rezultate me te mira ne qeverisje.
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  8. #-2
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Zgjedhjet parlamentareShqipëri, qershor 2009.

    Per te tria keto fjale kam shume paqartesi, pasiguri, mosbesim, kundershtim, dyshim...... dhe nje keqardhje nuk mund te me mposhte dot duke me dhene force te votoj.
    Le te qeverise Zoti gjersa te ndricoje nje njeri me aftesine e udheheqesit per shqiptaret!
    Salam!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARKIA : 20-05-2009 më 08:30
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  9. #-1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nuk jam shtetas i Shqipërisë andaj nuk mund të jap edhe votën time të bashkuar me mendimin se pse votova ashtu. Por personalisht mendoj që PD i fiton edhe këto zgjedhje, pse mendoj kështu?

    Shumë ndryshe dhe më qartë ndiqet situata nga një vend neutral, politika e zhvilluar në Shqipëri për këto 4 vite nga ana e Partisë Demokratike ka qenë tepër e matur dhe e logjikshme. Si rezultat i gjithë kësaj politike të hapur dhe eurointegruese ishin intergrimi i Shqipërisë me të drejta të plota në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik i Shqipërisë duke u bërë vendi që pati zhvillim më të madh ekonomik në Europë për vitin 2008, rritja e mesatares së rrogave mujore të popullatës, etj etj...

    Nëse shqiptarët e Shqipërisë do të votonin atë që i çoi përpara atëher do të votojnë PD-në e Sali Berishës.

    ps. Uroj për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

  10. #0
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Gjithmone kam votuar per PD. Po ksaj radhe kisha deshire tja jepja PS's . Por akoma skam vendos, nga nje ane me mbushet mendja qe tja jap perseri PD's duke pare Edi Ramen me njerezit qe shoqerojne, jan me shum horra se sa njerez tamam. Ndaj jam i pavendosur sepse edhe PD'ja sme ka pelqyer shum vitet e para te mandatit, sepse dihet qe nga fundi mandatit te gjith i rregullojne punet japin maksimumin.. Gjithsesi dy dite para votimeve do jap voten time edhe ne forum. Po deri atehere na ndajn plot 1 muaj e 8 dite.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •