Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 101
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    .......................Dhe tani na doli i keq Fatosi. Per komunistet e forumit ai ishte engjelli, shpetimtari, politikani....dhe tani u shnderrua ne djall. Pse ndodh kjo? Sepse ai kritikon, akuzon, shan Edin. Ne fakt ai eshte pjeserisht shkaktar i fatkeqesise Rama. Ai e morri ate nga nje alabak rruge, dhe e vuri ne postet drejtusese te partise. Me siguri ai nuk e njihte ramen atehere,m, nuk i dinte pislleqet dhe perversitetin e tij. PS, Tirana, shqiperia do te kishin qene shume mire pa ramen. Dhe shpresoj qe fenomeni rama te pushoje se egzistuari me 28 qershor.
    Nuk po zgjatem me tej se mos me quan aulona nanoist e pastaj do na mbushet forumi me poste e youtube ......

  2. #62
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    PS, Tirana, shqiperia do te kishin qene shume mire pa ramen
    Sikur mos te ishte Rama, kjo Tirana qe sot po jetojme ne te, do ishte e njejta hale publike sic ka qene vite me pare. Po fale Edi Rames sot dalin njerzit e bejn xhiro ne bulevard pa ndjere ate aromen e m-utit qe vinte nga Lana edhe nga Parku Rinia.

    Mos ja ulni meritat Rames, se me te vertete beni krim. Edi Rama te jete cte doje, ama ka treguar qe punen e ben, edhe eshte i afte te shendrroje nje hale publike ne nje vend te bukur sic eshte Parku Rinia, edhe gjith rruget e Tiranes.

    Turp ti vije kujtdo qe mundohet te hudhe poshte punen qe ka bere Edi Rama per Tiranen, un jam vete demokrat, por do me vinte turp sikur te thoja "Edi Rama ska punuar per Tiranen" .
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Dhelpra dhe rrushte


    Dhelper e mallkuar
    Doli nga shtepia
    e kish marre uria ..

    Sheh nje pjergull me rrush plot
    ben ti zere e s'i ze dot
    dhe kur s'mundi qe ti zere
    tha qenkan rrush te pabere
    s'jane jo .. s'jane per mua
    nuk i dua nuk i dua
    le ti haje ndonje tjeter
    e ē'mund te thoshte zonja dhelper ?
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    E pashe edhe une emisjonin, me mire te kishte vajtur i dehur se do te fliste me esell, se asnjegje nuk ishte i perqendruar.

    Kjo per arsye sepse vertet nuk ishte serioz per c'fare fliste, por akoma kerkonte te mbante nen thundren e te kaluares ish Partine e tij.

    Ata te PD'se nuk ua mba bitha ta heqin Salen se ai te gjithe i asgjeson, ashtu sic bente edhe mesuesi i tij xhaxhi Enver. Mund te them me plot bindjen qe e ka studiuar xhaxhi ENverin me perpikmeri.

    Mire te na e beje, kur ne edhe ne demokraci zgjedhim njerez qe na vene festen ashtu sic kemi koken.
    Aulona,
    Nuk eshte puna se nuk ja mban atyre te PD te heqin Berishen por kemi te bejme me dy rrethana te ndryshme.
    E para, Nano u largua sepse humbi zgjedhjet gje qe duhet te beje edhe Berisha nese humb zgjedhjet.
    E dyta, te dy duhet te zvendesohen me nje njeri qe kontribon ne Partine perkatese e jo nga dikush qe nuk eshte as antar apo nuk ndan vizionin e asaj partie. Rama si vizionar, punetor etj duhej te krijonte parti te tijen dhe jo te vidhte ate te Nanos sic e identifikoi ai. Nje aspek i intervistes qe me beri pershtypje ishte se ai foli per paktin Rama/Meta per ta hequr Nanon gje e cila do te linte cilin do te pakenaqur; apo jo? Nqs X i jep Y nje shanc dhe e ndihmon te arrije diku nuk eshte e lehte ta gjeje veten ne poziten qe e gjeti Nano dy dite me pare.
    Megjithate, zgjedhjet do te vendosin per fatin e shume politikaneve kete rradhe, sipas mendimit tim nese fiton Berisha menjehere kethehet Nano dhe vazhdon binomi Nano-Berisha. Fiton Rama ikin edhe Nano edhe Berisha pergjithmone.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga EdiR Lexo Postimin
    Fiton Rama ikin edhe Nano edhe Berisha pergjithmone.

    Vetem kaq njerezit duhet ti flasin mendjes e te thone, a duhet akoma me te kaluaren, apo avash avash me hapa te reja te vemi drejt se ardhmes.

    Nano e Berisha i perkasin te kaluares, dhe jane te pashkeputur nga njeri tjetri qekur Berisha donte ta ndihmonte ta bente edhe President.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Vetem kaq njerezit duhet ti flasin mendjes e te thone, a duhet akoma me te kaluaren, apo avash avash me hapa te reja te vemi drejt se ardhmes.

    Nano e Berisha i perkasin te kaluares, dhe jane te pashkeputur nga njeri tjetri qekur Berisha donte ta ndihmonte ta bente edhe President.
    Nejse, Berisha duhet te vazhdoje edhe 4 vjet tani qe ka mbeshtetjen e Nanos, jane ujq te vjeter ata nuk mund te lene nje njeri po karakter burreror si Rama ti eliminoje.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Po he me mbushi mendjen ju mqs jeni kaq te sigurt ;-)
    Shikoni pak CV time para se te gjykoni zgjuarsine apo naivitetin
    Une do jem zgjuar edhe per pak por nqs ju intereson juve mund te enderroni Ramen kryeminister ;-)
    Naten e mire,
    Ed
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  8. #68
    Citim Postuar mė parė nga EdiR Lexo Postimin
    Po he me mbushi mendjen ju mqs jeni kaq te sigurt ;-)
    Shikoni pak CV time para se te gjykoni zgjuarsine apo naivitetin
    Une do jem zgjuar edhe per pak por nqs ju intereson juve mund te enderroni Ramen kryeminister ;-)
    Naten e mire,
    Ed
    Edi,

    Mqs perkrahesit e flakte te Sales qenkan ne krye te detyres sot me fshese ne dore, nuk besoj se do ja arrijme te debatojme. Dhe flasim per lirine e shtypit shqiptar ne, kur ti thjesht ne nje forum je ketu dhe plas censura nga cdo ane, pse, se nuk i pelqen zoterise ketu.

    Nejse, sa per CV tende, besoj se je djale aq inteligjent mos ta besh ate gabim dhe te fillosh te mburresh me CV-ne tende sepse nuk po debaton me Brarin ne keto momente.

    Gjithcka mund ta kisha menduar, por qe te lexoja se Sali Berisha nuk ka vjedhur dhe kjo shkruhet nga nje shqiptar me CV-ne tende, WOW!!!

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje gje eshte e sigurt, Fatos Nano eshte "esell" dhe duket se nusja e re dhe 4 vite ne qetesi e kane ndihmuar qe te kthjellohet nga mendja. Nano i 2009 nuk eshte i njejti Nano i 8 viteve kur PS ishte ne pushtet, i dehur nga pushteti dhe arroganca politike.

    Duke qene se isha une ai qe i profetizova fundin Nanos i pari ne 2005, me vjen mire qe Nano po verteton perseri pas 4 vjetesh fjalet e mia 4 vjet me pare: misioni i tij ne PS dhe politiken shqiptare nuk eshte me ardhja ne pushtet, por largimi dhe pastrimi i PS nga "delfinet e tij", sic i quan Nano, Edvin Ramat, Ilir Metat, Pandeli Majkot, qe i veshi me kostume politike dhe u dha edhe pushtet ne 8 vitet qe PS ishte ne pushtet. Une vazhdoj te besoj se Nano nuk ka ambicie politike, ai vazhdon te jete indiferent ndaj politikes shqiptare dhe qeverisjes se vendit, ajo qe ai nuk toleron dot eshte fakti qe delfinet e tij po permbysin Partine Socialiste, apo sic do ta quante Nano, "Partine e tij Socialiste".

    Dalja e tij ne skene pikerisht tani nuk ka lidhje me lenien jashte zgjedhjeve te emrit te Nano nga Rama. As nuk duhet pare si nje "favor" qe Nano po i ben Berishes dhe koalicionit qeverises. Dalja ne skene e tij tani ka te beje me faktin e cudise se madhe qe po ngjet ne PS: edhe pas 18 vjet pluralizmi, socialistet ende nuk kane kurajon politike qe te denoncojne lidershipin e PS apo politika te vecanta te ndjekura nga ky lidership, qe bien ndesh me interesat dhe tradten e kesaj partie dhe elektoratit te saj. Nano po thyen heshtjen pasi askush ne kryesine e PS nuk ka kurajon te beje te njejten gje, edhe pse privatisht ka shume krere te PS qe mendojne si Nano.

    Ne aspektin politik, duke sulmuar lidershipin e Rames ne krye te PS, dhe duke thene se "modeli i qeverisjes se Bashkise Tirane nuk eshte modeli i qeverisjes se PS", perben sulmin me te madh te perqendruar ndaj personit politik Edvin Rama. Nano nuk po sulmon te thyeje kembet e karrikes ne te cilat Rama ulet ne seline e PS, Nano po sulmon te thyeje kupat e gjurit te Edvin Rama, qe ky te mos te mund te eci me, por te zvarritet. Kjo deshmon shkallen e larte te percmimit qe shkon deri ne urrejtje qe Nano ka per personin Edvin Rama, kokepalarin azilant ne Paris qe i preu bilete per ta sjelle ne Tirane e per ta bere minister kulture. Duke i kujtuar Rames "modelin e bashkise" dhe "baballaret e ndertuesve ne Tirane" dhe "sheshet e ndertimit", Nano i ben te qarte Rames qe kjo nuk eshte nje beteje vetem per kreun e PS, kjo eshte nje beteje me ligjin: Nano nuk do te kundershtoje hetimet e aferave korruptive ne bashkine Tirane, perkundrazi, do t'i ndihmoje hetimet qe implikojne direkt kryetarin e bashkise Rama, qe njihet boterisht si "Zoti 10%".

    Por misioni i vertete i Nanos ne kete interviste eshte mesazhi qe ai kerkon t'i percjelli "bazes socialiste":

    "Nese deshironi te shikoni perseri Fatos Nanon ne krye te PS, mos votoni per PS e Edvin Rames."


    Duke qene se Nano eshte lideri historik i PS dhe personi me i votuar i se majtes shqiptare, kjo ne vetvete e ben te pamundur suksesin e debutimit te pare te Edvin Rames ne nje fushate politike parlamentare. Humbja e Rames ne zgjedhje ishte gati e garantuar para se Nano te bente kete interviste, pas kesaj interviste, humbja e socialisteve ne zgjedhje vetem sa do te thellohet me tej.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-05-2009 mė 01:34

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Albo, nje analize e goditur. Me mire se e ke thene me lart nuk behet. Nuk mund ti shtoj apo ti heq nje presje .Me kete do e quaja kete teme te mbyllur.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Revolucioni i qershorit 1924 dhe revolucioni i 1997
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 28-06-2024, 13:56
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Do te votoni ne zgjedhjet e 28 qershorit
    Nga flor1 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 10:39
  4. Prezantohet lėvizja mė e re, G99
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 12:48
  5. Berisha: Largohem nga politika nėse PD humb zgjedhjet
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 04:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •