Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vler@
    Anėtarėsuar
    10-02-2009
    Postime
    55

    Zot i kohes a po skllav i kohes?!!

    Shpesh themi:nuk kam fare kohe, ose sa shpejt me iken koha, jemi te prirur qdo here te fajesojme me teper kohen sesa veten tone!!!
    Ne te vertet fajin nuk e ka koha, ajo eshte diqka neutrale, diqka konstante.Koha eshte plotesisht e njejt per te gjithe ju, pavaresisht nga seksi,mosha,raca apo pasuria.Ajo qe ndryshon eshte vetem menyra se si ju administroni kohen qe ju jepet!!
    Qfare mendoni kush mund te jete hajduti me i madh i kohes suaj???!!!
    Ashtu siē jam,ashtu shoh!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Komplimente per temen!
    Hajduti me i madh i kohes,per mendimin tim,eshte dembelizmi dhe pertacia.Te gjithe ne kemi momente qe s'kemi deshire dhe vullnet te bejme asgje dhe duam vetem te sorrollatemi kot apo te merremi me gjera boshe te cilat na bejne te shperdorojme kohen.Eshte pikerisht kjo kohe e shperdoruar qe na mungon atehere kur kemi nevoje.
    Njerezit punetore dhe inteligjente dine ta bejne kohen qe ti sherbeje atyre,dhe ta shnderrojne ate ne skllave tyren,siē thate dhe juve.Njerezit me me pak vullnet dhe pa obiektiva te qarta ne koken e tyre,jane ata qe e bazojne jeten mbi parazitizmin kronik,nje mosfunksionalizem konstant dhe te predestinuar per te qene te deshtuar.
    Sensi i punes eshte shume i rendesishem.Ai te ben ti japesh kohes vleren e duhur.Ne fund te fundit te gjithe arrijme heret e a vone t'i kuptojme rrugedaljet e jetes nepermjet gabimeve qe bejme.Ndodh shpesh qe njerezit i kuptojne gabimet teper vone,dhe e vetmja gje qe i ngelet eshte te kene zili te tjeret qe i kane kuptuar ne kohen e duhur.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  3. #3
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Tema e hapur nga Vler@, eshte shqetesimi yne, i vertete.

    Sa here degjojme te thuhet "s'pata kohe", apo "nuk kam kohe". Dhe une vet, shpesh ne maje te gjuhes kam, " me fal, por nuk kam kohe". Pse? Dhe pse eshte bere kaq masive?
    Le ta shohim ne dy kohe:

    Dikur, tė parėve tanė, edhe pse u duheshin javė tė tėra pėr tė udhėtuar mė kėmbė, apo mbi kuaj, e gjenin kohėn. Nuk thoshin kurrė, se nuk kam kohė. Shkonin te miku, te i sėmuri apo tek i dashuri i tyre, qė thėrriste pėr nevojė. Gjendeshin te njėri- tjetri pėr mirė e keq. Edhe per ne te vegjelit, e gjenin kohen. Kur, vendosnim se do tė shkonim tė nesėrmen, te tezja, daja apo halla, atė natė nuk kishte gjumė, prisnim me padurim qė tė vinte dita sa mė herėt. Kėrkonim tė ishim pranė dashurisė sė tyre tė ngrohtė. Njė dashuri e pamasė. Pastaj na merrnin, na ēonin e na shėtisnin nė kopshtin me mollė e rrush. Kopshti i mbuluar i tėri me gjethe, nė ato mėngjeset me fllade erėrash. Fllade, qė kishin sjellė dhurata pėr ne fėmijėt. Qė kishin shpėrndarė ftonjtė dhe dardhėt gjithandej, duke zverdhur tėrė sheshin. Pra, e gjenin kohen, edhe pse kishin halle plot. Si mund tė harrohen gostitjet e tyre, me gjithēka u gjendej, e mbi tė gjitha me buzėn e qeshur e me ėmbėlsinė e fjalėve tė zemrės, mė tė ėmbla se ēdo llojė fruti.

    Ndėrsa sot, krejt ndryshe ndodh …?! Jeta vazhdon, por, mbase edhe nė dimensione tė reja. Tashmė distancat, vertete janė afruar nė kohė dhe bota na duket fare e vogėl. Dhe, ankohemi e shfajėsohemi, se nuk kemi kohė tė merremi me njerėzit e zemrės, bile as edhe me veten. Pra, sot virtualisht po se po, por edhe fizikisht mund tė gjendesh nė ēdo qoshe tė globit, ndėrsa shpirti, mendja me sytė dhe veshėt e saj ndjekin rrahjet e zemrės s’dihet se ku …

    Duke krahasuar mes dy kohesh, mendimi im eshte se zhvillimi modern, i ka hequr "spinen nga priza", shpirtit te njeriut. Eshte bere shternguese, e djallezuar dhe si nje vidė pambarim "morsa e jetes". Gjithe ky bombardim i menjehershem i njeriut nga teknollogjia dhe paralel me tė edhe efektet mbi jeten e njeriut, se ne fund te fundit modernia, eshte diēka jashte natyre njerezore, ka sjelle garen mes qenies zot dhe djall siē e kerkon koha, ka sjelle turullosje, nervaprishje, "krisje te trurit" per t'i rene shkurt. (Problem dhe alarm social)

    Pra, koha iken e iken, me te njejtin ritem njelloje si me parė, asgje nuk ka ndryshuar. Ai, qė ka ndryshuar eshte matesi i saj, ora biologjike.

  4. #4
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261

    Komplimente per temen!
    Hajduti me i madh i kohes,per mendimin tim,eshte dembelizmi dhe pertacia.
    Dembelizmi dhe pertacia. Ne fakt po mundohem te gjej diferencen midis tyre por nuk arrij dot megjithate kur te kesh kohe ma shpjego ti miku im...
    Koha ka te bej me administrimin kush e perdor mire kush me mire dhe kush me keq por ka dhe me keq.P.sh ti qe ke shkruar dhe une qe po shkruaj po shpenzojm kohen tone ne te njetjen menyr hajduti ketu eshte forumi hahahaahha.
    Jetojm dy alternativa: 1)shfrytezojm kohen. 2)shpenzojm kohen.
    Ne fakt alternativa e pare ndihmon te dyten ndersa e dyta shpesh here e demton te paren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pratolini : 12-06-2009 mė 14:19
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Ne klasifikimin tim:
    Dembelizmi eshte forma kronike e pertacise.
    Pertacia eshte forma akute e dembelizimit.

    Ideja ime eshte "koha e pavlere" eshte hajdute.Ti mund ta shfrytezosh kohen...por nese e shpenzon per diēka te padobishme,termi 'shpenzim' s'me duket shume i pershtatshem.Do i shtoja alternative tjeter klasifikimit tend: 3) Shperdorojme kohen,e ēojme kohen dem

    Se kuptova qellimin e maskes time ne postimin tend...
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Citim Postuar mė parė nga Xingaro Lexo Postimin
    Komplimente per temen!
    Hajduti me i madh i kohes,per mendimin tim,eshte dembelizmi dhe pertacia.Te gjithe ne kemi momente qe s'kemi deshire dhe vullnet te bejme asgje dhe duam vetem te sorrollatemi kot apo te merremi me gjera boshe te cilat na bejne te shperdorojme kohen.Eshte pikerisht kjo kohe e shperdoruar qe na mungon atehere kur kemi nevoje.
    Njerezit punetore dhe inteligjente dine ta bejne kohen qe ti sherbeje atyre,dhe ta shnderrojne ate ne skllave tyren,siē thate dhe juve.Njerezit me me pak vullnet dhe pa obiektiva te qarta ne koken e tyre,jane ata qe e bazojne jeten mbi parazitizmin kronik,nje mosfunksionalizem konstant dhe te predestinuar per te qene te deshtuar.
    Sensi i punes eshte shume i rendesishem.Ai te ben ti japesh kohes vleren e duhur.Ne fund te fundit te gjithe arrijme heret e a vone t'i kuptojme rrugedaljet e jetes nepermjet gabimeve qe bejme.Ndodh shpesh qe njerezit i kuptojne gabimet teper vone,dhe e vetmja gje qe i ngelet eshte te kene zili te tjeret qe i kane kuptuar ne kohen e duhur.

    Shume paster dhe sakte. Mungesa e deshires, iniciatives, vendosmerise ben kohen te shkoje kot. Keta mendojne se kane kohe neser per te bere dicka dhe jo se i kane ditet te numeruara. Me kete mendje nje dite shohin se i ka ardhur pleqeria dhe skane bere asgje.

  7. #7
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Hajduti me i madh i kohes time jam UNE !
    Zoti I kohes time jam UNE !
    Skllav i kohes time jam UNE !

    Dhe koha ime nuk eshte kurre konstante...ajo eshte gjithnje ne ndryshim nga e tjetrit. Un dua (dhe nganjehere ja arrij ) ta jetoj jeten me shpejt se te tjeret...kjo e ben kohen time me te shpejte se te tjetrit. Ne nje moment kur un shof se dicka nuk ecen me mua koha ndalon. Gjithkca do nje start me te fuqishem...nje kronometer me te sakte per te matur ate qe un kam vendosur dhe duhet te arri per vitet e mija te jetes ...per minutat e sekondat qe me mbeten nga kjo jete.
    Koha si cdo gje ne kete jete eshte subjektive. Thjesht duhet ta shijojme kohen...dhe te mundohemi te jemi zot i saj...pra ta komandojme ne ate...perndryshe po na vuri koha per fund do jemi skllav i saj.
    Jam hajdut i kohes time sepse dua te vjedh sa me shume kohe nga ai kronometri qe mat ditet , muajt, minutat e sekondat e mija deri ne finish.
    * Im a Slow Walker...But i Never Walk BaCk *

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Vler@
    Anėtarėsuar
    10-02-2009
    Postime
    55
    Citim Postuar mė parė nga Xingaro Lexo Postimin
    Komplimente per temen!
    Hajduti me i madh i kohes,per mendimin tim,eshte dembelizmi dhe pertacia.
    T'flm per mendimin e qarte!!

    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Tema e hapur nga Vler@, eshte shqetesimi yne, i vertete.

    Sa here degjojme te thuhet "s'pata kohe", apo "nuk kam kohe". Dhe une vet, shpesh ne maje te gjuhes kam, " me fal, por nuk kam kohe". Pse? Dhe pse eshte bere kaq masive?
    Le ta shohim ne dy kohe:

    Dikur, tė parėve tanė, edhe pse u duheshin javė tė tėra pėr tė udhėtuar mė kėmbė, apo mbi kuaj, e gjenin kohėn. Nuk thoshin kurrė, se nuk kam kohė. Shkonin te miku, te i sėmuri apo tek i dashuri i tyre, qė thėrriste pėr nevojė. Gjendeshin te njėri- tjetri pėr mirė e keq. Edhe per ne te vegjelit, e gjenin kohen. Kur, vendosnim se do tė shkonim tė nesėrmen, te tezja, daja apo halla, atė natė nuk kishte gjumė, prisnim me padurim qė tė vinte dita sa mė herėt. Kėrkonim tė ishim pranė dashurisė sė tyre tė ngrohtė. Njė dashuri e pamasė. Pastaj na merrnin, na ēonin e na shėtisnin nė kopshtin me mollė e rrush. Kopshti i mbuluar i tėri me gjethe, nė ato mėngjeset me fllade erėrash. Fllade, qė kishin sjellė dhurata pėr ne fėmijėt. Qė kishin shpėrndarė ftonjtė dhe dardhėt gjithandej, duke zverdhur tėrė sheshin. Pra, e gjenin kohen, edhe pse kishin halle plot. Si mund tė harrohen gostitjet e tyre, me gjithēka u gjendej, e mbi tė gjitha me buzėn e qeshur e me ėmbėlsinė e fjalėve tė zemrės, mė tė ėmbla se ēdo llojė fruti.

    Ndėrsa sot, krejt ndryshe ndodh …?! Jeta vazhdon, por, mbase edhe nė dimensione tė reja. Tashmė distancat, vertete janė afruar nė kohė dhe bota na duket fare e vogėl. Dhe, ankohemi e shfajėsohemi, se nuk kemi kohė tė merremi me njerėzit e zemrės, bile as edhe me veten. Pra, sot virtualisht po se po, por edhe fizikisht mund tė gjendesh nė ēdo qoshe tė globit, ndėrsa shpirti, mendja me sytė dhe veshėt e saj ndjekin rrahjet e zemrės s’dihet se ku …

    Duke krahasuar mes dy kohesh, mendimi im eshte se zhvillimi modern, i ka hequr "spinen nga priza", shpirtit te njeriut. Eshte bere shternguese, e djallezuar dhe si nje vidė pambarim "morsa e jetes". Gjithe ky bombardim i menjehershem i njeriut nga teknollogjia dhe paralel me tė edhe efektet mbi jeten e njeriut, se ne fund te fundit modernia, eshte diēka jashte natyre njerezore, ka sjelle garen mes qenies zot dhe djall siē e kerkon koha, ka sjelle turullosje, nervaprishje, "krisje te trurit" per t'i rene shkurt. (Problem dhe alarm social)

    Pra, koha iken e iken, me te njejtin ritem njelloje si me parė, asgje nuk ka ndryshuar. Ai, qė ka ndryshuar eshte matesi i saj, ora biologjike.
    Ke bere dallimin ne menyre mjafte t'sakte!!

    Citim Postuar mė parė nga LlaCiPaCi Lexo Postimin
    Hajduti me i madh i kohes time jam UNE !
    Zoti I kohes time jam UNE !
    Skllav i kohes time jam UNE !

    Dhe koha ime nuk eshte kurre konstante...ajo eshte gjithnje ne ndryshim nga e tjetrit. Un dua (dhe nganjehere ja arrij ) ta jetoj jeten me shpejt se te tjeret...kjo e ben kohen time me te shpejte se te tjetrit. Ne nje moment kur un shof se dicka nuk ecen me mua koha ndalon. Gjithkca do nje start me te fuqishem...nje kronometer me te sakte per te matur ate qe un kam vendosur dhe duhet te arri per vitet e mija te jetes ...per minutat e sekondat qe me mbeten nga kjo jete.
    Koha si cdo gje ne kete jete eshte subjektive. Thjesht duhet ta shijojme kohen...dhe te mundohemi te jemi zot i saj...pra ta komandojme ne ate...perndryshe po na vuri koha per fund do jemi skllav i saj.
    Jam hajdut i kohes time sepse dua te vjedh sa me shume kohe nga ai kronometri qe mat ditet , muajt, minutat e sekondat e mija deri ne finish.
    Me vie mire qe qenke Zoti i kohes tende!!
    Por je gabim kur thua koha ime ndryshon nga ajo e tjetrit,ato qe ndryshojne jane veprimet e tua neper kohe!!
    Ashtu siē jam,ashtu shoh!!

  9. #9
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    “Time is free, but it's priceless. You can't
    own it, but you can use it. You can't keep
    it, but you can spend it. Once you've lost it
    you can never get it back.”

    Perkthimi : Koha eshte falas por e pacmueshme. Nuk mund ta zoterosh, por mund ta perdoresh. Nuk mund ta mbash por mund ta shpenzosh. Nese e humb nuk mund ta rimarresh.

    Ps : Enii te lutem here tjeter ta perkthesh edhe ne shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pratolini : 24-09-2009 mė 15:36

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Sa te komplikuar qe e beni ēeshtjen

    une nuk kam kohe per ato gjera qe nuk me interesojne, jam dembel per ato gjera qe nuk me interesojne, nuk i kuptoj gjerat qe nuk me interesojne,

    ndersa per gjerat qe me interesojne, i kuptoj, kam vullnet, dhe kam kohe sa te duash.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. Kujt i takojn fitrat
    Nga aadili nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-09-2007, 15:22
  3. Shqiptaret: popull me llogjike skllavi!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:24
  4. Une dhe myslimani.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 18:23
  5. Interesant: Nje Arberesh vs. nje Musliman
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 16-06-2005, 22:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •