Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 254
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Shpresoj tė mė tregoni diqka .
    A i konsideroni kėta njerėz,personalitete tė shquara si krenari tė kombit apo jo ?
    Kur ndodheni nė debate dhe bie fjala pėr kėto personalitete ju thoni :

    "Jam Krenar sepse ishin Shqiptarė."
    apo thoni :
    "Ata ishin Tradhtarė tė kombit."

    Shkrimtarėt Shqiptarė :

    1. Mesihi Prishtina (Ishte me Origjinė nga Prishtina)
    2.Suzi ēelebiu (Nga Prizereni)
    3.Nezim Frakulla
    4.Sylejman Naibi
    5.Hasan Zyko Kamberi
    6.Jahja Bej Dukagjini (Rridhte nga familja e njhur e Dukagjinėve)


    Kryeministra me origjinė Shqiptare :

    1.Gedik Ahmet Pasha (Ishte nga Vlora)
    2.Lutfi Pasha (Ishte nga Vlora i cili qeverisi nė vitet 1539-1541)
    3.Koxha Sinan Pasha (Gjatė viteve 1580-1596, pesė herė ishte Kryeministėr)
    4.Merre Hysein Pasha (Shėrbeu mė 1601-1602)
    Kryeministrat nga familja e njhur e Qyprylyve:
    5.Qypryly Mehmet Pasha (1578-1661)

    6.Qypryly Ahmet Mustafa Pasha (1635-1676)
    7.Qypryly Fazėll Mustafa Pasha (1637-1691)


    Arkitekt Shqiptarė (Me Origjinė Shqiptare) :

    1.Atik Sinani
    2.Mimar Sinani (1490-1558)
    3.Sedefqar Mehmet Agai (Mendohet se ishte me origjinė nga qyteti i Elbasanit)


    Kjo pyetje i drejtohet mė shumė atyre tė besimit katolik , po qė se keni edhe ju ndonjė opinion nė lidhje me kėtė jeni tė mirpritur,mir se ardhur.Ju Faleminderit.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Pershendetje ilmgap

    Edhe pse nuk i njoh shumicen e historive dhe veprave te atyre Shqiptarve une pervete i respektoj.
    Njejt i respektoj edhe Shqiptaret e tjere te besimeve te ndryshme qe kane vepruar ne vatikan , bizantin e vende tjera.

    Vetem nje kusht duhet te jete , ēdo Shqiptar duhet te respektohet perveē atyre qe i kane bere keq (shtetit) atdheut te tyre

    Ne kete teme pajtohem edhe me postimin e karkaxhollit postimin nr.2 dhe postimin e Daja Gonit.

    Mua po me duket se ne Shqiperi e Kosove por edhe ne viset tjera te atdheut tone po mbreteron papunesi e madhe.
    Po me duket se nga papunesia e madhe te gjithe po mundohemi te behemi politikane , teolog, historian. Dojm me zorr me jau marre vendet e punes historianve , politikanve ,akademikve etj etj

    Eshte shume ma mire me jau lane kto pune ne dore te njerzve profesional se me ba me i rrok secili per qejf te vetin atehere askush ska me dite me ja gjete fillin.

    Mos ti nenqmojn Shqiptaret vetem pse jetonin (ma mire me thane mbijetonin )ne perandori e shtete te ndryshme, ne jemi detyruar shume here me i marre rruget e botes sikur ne perendim ashtu edhe ne lindje , te gjithe ata qe nuk i kane bere keq Shqiptaris duhet ta kene respektin tone.
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  2. #22
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet nė Bllog
    1
    Duke folur per kryeministrat duhet thene se me ta duhet te krenohen turqit jo ne.
    Ata thjesht kane ndjekur karrieren dhe interesin e tyre personal. Nuk besoj te kene pranuar ndonjehere identitetin e tyre etnik.
    Kete qe them e bazoj ne fakte. P.Sh. po te kishin patur nje minimum vleresimi (jo dashurie, kjo fjale s`shkon per ta), per origjinen e tyre do te kishin ndikuar se paku te behej ndonje rruge, ose ure, ose te ndikonin ne perhapjen e shkollave shqip, etj. Asgje nga keto. Respektoj mendimin e seicilit ne forum dhe jashte tij, mund te kene dashuri per cilindo komb dhe te shprehen si te duan. Ne kete rast nuk mund te quhen, moralisht, shqiptare. Nese pushtuesin e konsideron si vella, nuk je tradhetar i kombit. Je pikerisht ti vete pjese e kombit pushtues.
    Jane ta qarta edhe fjalet e turkut tek filmi "Nentori i dyte": "500 vjet miqesi nuk behen hasha per 1 dite" dhe me vone : "Mos, kujtoni se do te na hiqni me nje te ngritur te flamurit Ismail Bej! Pas do te na kini tere jeten". I lumte skenaristit te atij filmi se paska qene burre i mencur, paska patur aftesi profetike. Ndikimi turk eshte i hapur ne Kosove, Shqiperi, dhe ne forum. Jo shume, eshte e vertete, por eshte si lulja qe sapo ka mbire, duke i hedhur uje e pleheruar do rritet pak nga pak.
    Seicili le te ndjeke udhen qe i thote ndergjegja, por nuk mund te quhet me shqiptar.

    Pershendetje te gjitheve!
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Koncepti i hapesit te temes eshte i qarte. Pak a shume ngjason me temen: "Antiturqizmi eshte antishqiptarizem".
    Lidhur me personalitetet e shtetit osman, personalisht, edhe pse nuk jam i besimit katolik, kam deshire te mos u degjoj me emrin. Kjo nuk ka lidhje me fene. Nuk e meritojne te quhen tradhetare, sepse do te kishin nje fare vlere. Ata jane thjesht turq, me gjak, kulture, etj. S`ka pse te me vije turp. Turpin le ta mbajne ata shqiptare qe krenohen me ta dhe me turqit e turqine (ose me ndonje komb tjeter).
    Personalisht, ne kuptimin etnik, ndihem krenar me emrin e Gjergj Kastriotit dhe Nene Terezes.
    Nuk kam kompleks per kete edhe sikur te jem ne vend te huaj ne kontakt me te tjere.

    Pershendetje!
    "Antiturqizmi eshte antishqiptarizem".

    Jo nėse do e krahasoje temėn time me ndonjėren duhej kėshtu :

    Shqiptarizmi ėshtė AntiShqiptarizėm

    Po qė se ka ndonjė temė tė hapur kėshtu.

    Nė kėtė temė po flasim pėr njerėz tė shquar SHQIPTAR e jo TURQ.

  4. #24
    Une per veti po i konsideroj po shumica e shqiptarve nuk i konsiderojn sepse na jemi ala permas dhe per neve vlen ma shum kush ka pas arm ne dor se sa nje lapc.
    Po do te vije koha kur duhet te kqyret ma shum per ata qe kan kontribu ne kombin shqiptar pra me letersi, artitektur etj...

    Mendimi im...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga Val9 Lexo Postimin
    Une per veti po i konsideroj po shumica e shqiptarve nuk i konsiderojn sepse na jemi ala permas dhe per neve vlen ma shum kush ka pas arm ne dor se sa nje lapc.
    Po do te vije koha kur duhet te kqyret ma shum per ata qe kan kontribu ne kombin shqiptar pra me letersi, artitektur etj...

    Mendimi im...
    I Nderuar : Val9

    Ky ėshtė problemi ynė : qė mė shumė duam dhunėn se dijen
    Ky ėshtė problemi ynė : sepse nuk e dijmė vlerėn e diturisė
    Ky ėshtė problemi ynė : sepse kemi krijuar njė identitet tė quajtur : Patriot i Modernizuar
    Ky ėshtė problemi ynė : Nuk mundohemi tė solidarizohemi nė asnjė mėnyrė
    Ky ėshtė problemi ynė : Kėta nuk mundohen dhe nuk shprehin dėshirėn ti kuptojnė kėto gjėra dhe kėshtu vazhdojnė me insistim dhe me fjalėn : "Unė Kam Tė Drejtė" nė fakt nuk ėshtė ashtu ata nuk kan tė drejtė , tanimė ėshtė kohė e shkrimit,leximit,diturisė e jo e Luftės shkoi koha kur luftonin . , tani duhet tė jemi nė kėrkim tė vetėdijės .


    Me Rrespekt : ILMGAP

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    kur ju krenoheni me gonxhe bojaxhiun pse nuk krenoheni me keta
    ah po sepse kta jan musliman
    duke mar parasysh se as gonxhe as kta skan ber naj gjo per shqiptarin
    na thuani neve tani
    pff...
    no coment
    mos e msheni mizen nder kapuq
    oj lop oj dele oj dhi a shka dreqin me te than ty mer *** muti

    gonxhe bojaxhiu nuk u sherbej pushtusve mer pis

    qysh kur sherbysve te pushtusve u jepkan vlera? jo besa atyne shqiptari vec plum u ep.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Val9 Lexo Postimin
    Une per veti po i konsideroj po shumica e shqiptarve nuk i konsiderojn sepse na jemi ala permas dhe per neve vlen ma shum kush ka pas arm ne dor se sa nje lapc.
    Po do te vije koha kur duhet te kqyret ma shum per ata qe kan kontribu ne kombin shqiptar pra me letersi, artitektur etj...

    Mendimi im...
    po me cfar letersie i sherbyn kryministrat e kryevezirat e perandoris turke shqipnis or shoq?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    oj lop oj dele oj dhi a shka dreqin me te than ty mer *** muti

    gonxhe bojaxhiu nuk u sherbej pushtusve mer pis

    qysh kur sherbysve te pushtusve u jepkan vlera? jo besa atyne shqiptari vec plum u ep.
    Derjans mendoj ėshtė mė mirė po sikur tė sillesh mirė me tė mirin , me atė qė meriton rrespekt . A m'kupton?

    Unė pash disa nga ata nė kėtė temė : albprofiler , Val9 , presHeva-Lee , ilia spiro etj.

    Kėta qė i pėrmenda ktheyn pėrgjigje , por pėrgjigje tė menqura qė tė gjithė njerėzit qė e lexojnė do i vlersojnė . Edhe unė i vlersova edhe pse disa ishin nė kundėrshtim me mendimet e mia , por ishin pėrgjigje tė bukura,tė menqura,logjistike . . . kėto janė gjėrat tė cilat duhet vlerėsuar.

    Fjalori Banal nuk zė vend kėtu .

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Derjans mendoj ėshtė mė mirė po sikur tė sillesh mirė me tė mirin , me atė qė meriton rrespekt . A m'kupton?

    Unė pash disa nga ata nė kėtė temė : albprofiler , Val9 , presHeva-Lee , ilia spiro etj.

    Kėta qė i pėrmenda ktheyn pėrgjigje , por pėrgjigje tė menqura qė tė gjithė njerėzit qė e lexojnė do i vlersojnė . Edhe unė i vlersova edhe pse disa ishin nė kundėrshtim me mendimet e mia , por ishin pėrgjigje tė bukura,tė menqura,logjistike . . . kėto janė gjėrat tė cilat duhet vlerėsuar.

    Fjalori Banal nuk zė vend kėtu .
    llogjika nuk puna me ni person qe krahaso gonxhe bojaxhiun me kto

    1.Gedik Ahmet Pasha (Ishte nga Vlora)
    2.Lutfi Pasha (Ishte nga Vlora i cili qeverisi nė vitet 1539-1541)
    3.Koxha Sinan Pasha (Gjatė viteve 1580-1596, pesė herė ishte Kryeministėr)
    4.Merre Hysein Pasha (Shėrbeu mė 1601-1602)
    Kryeministrat nga familja e njhur e Qyprylyve:
    5.Qypryly Mehmet Pasha (1578-1661)
    6.Qypryly Ahmet Mustafa Pasha (1635-1676)
    7.Qypryly Fazėll Mustafa Pasha (1637-1691)

    skan asni lidhje kerkun. kto kryeministra te peransoris turke pra te vetshpall turq e jo shqiptar qe shtypen e vran popuj prej indis e deri ne adriatik (duke perfshi dhe popullin e vet) me ni bamirse nobeliste qe vec mir ka ba tan jeten e vet
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  10. #30
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Tung!

    Mendoj se ILMGAP , qysh nė fillim e ka bė njė ndarje sipas roleve , pra me cfarė jam mar kėto personalitete tė ndryshme.

    Duke u nisur nga ndarja , natyrisht disa e meritojnė rrespektin.

    E keqja , mendoj unė se kjo tem iu drejtua atyre tė fes katolike!!!

    Kjo , mendoj nuk ėshtė dashur tė shtrohet nė atė mėnyrė.

    Kėto figura janė shqiptare , apo me prejardhje shqiptare , dhe nuk ka pse tė kėrkohet mendim nga njė pjes e vecantė e popullates sonė(nė kėt rast ata tė pėrkatsis katolike).

    Pastaj , u fut sheri me Nėn Terezen!
    Pastaj , edhe puna e bashkjeteses!

    Ju lutem, duhet tė kemi kujdes.

    Nėn Tereza mendoj se na bėn tė ndihemi mirė , se ka qen shqiptare, edhe pse maqedonija po e merr si tė veten.

    Bashkėjetesė me turqit gjat sundimit osman nuk ka pasur , pos disa tradhtarėve tė kombit !
    Kjo duhet tė jet e qart pėr tė gjithė, pėrndryshe , nuk e di se cfarė shiqptari ėshtė ai qė mendon se ne paskemi bashkėjatu me okupatorin.

    Ata shqiptarė qė kan marrė pozita tė larta nė perandorin osmane , nuk jan vlersuar se jan shqiptarė , e po u japim tė drejta , por kan qen individ qė jan treguar lojal ndaj okupatorit , dhe kan treguar gjithashtu aftėsi ushtarake dhe komanduese.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Tung!

    Mendoj se ILMGAP , qysh nė fillim e ka bė njė ndarje sipas roleve , pra me cfarė jam mar kėto personalitete tė ndryshme.

    Duke u nisur nga ndarja , natyrisht disa e meritojnė rrespektin.

    E keqja , mendoj unė se kjo tem iu drejtua atyre tė fes katolike!!!

    Kjo , mendoj nuk ėshtė dashur tė shtrohet nė atė mėnyrė.

    Kėto figura janė shqiptare , apo me prejardhje shqiptare , dhe nuk ka pse tė kėrkohet mendim nga njė pjes e vecantė e popullates sonė(nė kėt rast ata tė pėrkatsis katolike).

    Pastaj , u fut sheri me Nėn Terezen!
    Pastaj , edhe puna e bashkjeteses!

    Ju lutem, duhet tė kemi kujdes.

    Nėn Tereza mendoj se na bėn tė ndihemi mirė , se ka qen shqiptare, edhe pse maqedonija po e merr si tė veten.

    Bashkėjetesė me turqit gjat sundimit osman nuk ka pasur , pos disa tradhtarėve tė kombit !
    Kjo duhet tė jet e qart pėr tė gjithė, pėrndryshe , nuk e di se cfarė shiqptari ėshtė ai qė mendon se ne paskemi bashkėjatu me okupatorin.

    Ata shqiptarė qė kan marrė pozita tė larta nė perandorin osmane , nuk jan vlersuar se jan shqiptarė , e po u japim tė drejta , por kan qen individ qė jan treguar lojal ndaj okupatorit , dhe kan treguar gjithashtu aftėsi ushtarake dhe komanduese.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    E keqja , mendoj unė se kjo tem iu drejtua atyre tė fes katolike!!!

    Faleminderit , ke tė drejtė , mendova shumė nė lidhje me kėtė gjė para se ta postoja kėtė temė . . . por . . . duhej ta bėja sepse katolikėt (njė pjesė 50% e tyre nė kėtė forum) e dija qė pėr kėta njerėz , personalitet do tė thonin se janė tradhtarė tė kombit (sepse i pėrkasin besimit Islam) .

    U Fut sherri nė lidhje me Nėnė Terezen :

    presHeva-Lee ka thėnė : duke mar parasysh se as gonxhe as kta skan ber naj gjo per shqiptarin
    Ka thėnė pėr Shqiptarinė nuk ka bėrė ndonjė gjė.

    Ndėrsa pėr bashkjetesėn me turqit e japa mendimin , shembullin tim : Nė pėrgjigjen kur ia ktheva MIRIAM-it.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    E keqja , mendoj unė se kjo tem iu drejtua atyre tė fes katolike!!!

    Faleminderit , ke tė drejtė , mendova shumė nė lidhje me kėtė gjė para se ta postoja kėtė temė . . . por . . . duhej ta bėja sepse katolikėt (njė pjesė 50% e tyre nė kėtė forum) e dija qė pėr kėta njerėz , personalitet do tė thonin se janė tradhtarė tė kombit (sepse i pėrkasin besimit Islam) .

    U Fut sherri nė lidhje me Nėnė Terezen :


    Ka thėnė pėr Shqiptarinė nuk ka bėrė ndonjė gjė.

    Ndėrsa pėr bashkjetesėn me turqit e japa mendimin , shembullin tim : Nė pėrgjigjen kur ia ktheva MIRIAM-it.


    Me Rrespekt : ILMGAP

    ILMGAP ti me sa po shof je tamam percars i flliqt

    ato nuk jan tradhtar se i perkasin fes islame

    fes islame i perkasin dhe Adem Jashari, Ismail Qemali, Abdyl Frashri, Naim Frashri, Zahir Pajaziti, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Isa Boletini e shum e shum te tjere po ska katolik e shqiptar ne ket bot qe u thot tradhtar. sepse ao i vun pushken armikut kushdo qe ky qoft shka qoft turk.

    kurse ato lopet qe ke vu ti per kryeministra jan tradhtar sepse i sherbyn armikut pik.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    ILMGAP ti me sa po shof je tamam percars i flliqt

    ato nuk jan tradhtar se i perkasin fes islame

    fes islame i perkasin dhe Adem Jashari, Ismail Qemali, Abdyl Frashri, Naim Frashri, Zahir Pajaziti, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Isa Boletini e shum e shum te tjere po ska katolik e shqiptar ne ket bot qe u thot tradhtar. sepse ao i vun pushken armikut kushdo qe ky qoft shka qoft turk.

    kurse ato lopet qe ke vu ti per kryeministra jan tradhtar sepse i sherbyn armikut pik.
    Derjans shiko :

    Ti tanimė kryen shkollėn , fakulltet , magjistron etj. mė pas tė ipet mundėsia tė bėhesh kryeministėr , a do bėheshe Kryeministėr ? (kėshtu ndodhi edhe me kėta kryeministrat qė i kam sjell kėtu).

    Dhe diqka :

    Unė po tė them edhe njė herė kėta emra qė kam pru ktu janė tė shkrur nė Histori e jo tė shpikura nga unė , pra po tė them qė Historia nuk ka thėnė qė ata ishin tradhėtar por ata mburreshin,krenoheshin me kėto personalitete.
    Tanimė ti poqėse ke familje : E sheh fėmin tėnd duke lexuar libėr historie dhe e sheh duke e lexuar kėtė , a do e ndaloje duke i thėnė MOS e lexo sepse ata ishin tradhėtar tė kombit?


    Me Rrespekt : ILMGAP

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    kush liber historie mburret me kto?

    se ne historin Shqiptare kerkun nuk flitet per kta tipa.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    kush liber historie mburret me kto?

    se ne historin Shqiptare kerkun nuk flitet per kta tipa.
    Kėtu e morra vesh sa ke njohuri ti . !

    Tani mund tė shfletosh Historitė e shkollave fillore , nė shkolla fillore sė pari mėsohet pėr ta.
    Mund tė shikosh nga Klasa 7-9 (VII-IX) mund tė gjesh fjal pėr kėta poetė , shkrimtarė , kryeministra , arkitektė etj.

    Do tė sugjeroja , rekomandoja , kėshilloja qė tė lexosh mė shumė dhe tė mos luash rolin e tė diturit sepse duhet tė kalosh kufijtė e diturisė pėr tė kuptuar se sa i padijshėm je . . . ky sugjerim i shkon tė gjithėve , nė mes tyre hyj edhe unė.

    Mund tė shikosh edhe nė Google tė kėrkosh pėr ta , tė garantoj do gjesh shumė gjėra nė lidhje me ta.

    Shpresoj ti pranosh ato kėshilla vėllazėrore nga ana ime.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin


    Njė shembull :

    Nė shtėpinė tėnde hyn 4 hajna tė morrėn ty dhe tė dėrguan nė njė vend tė largėt aty filluat tė kalonit netėt kėshtu kaluan muajt po nė atė shpellė ku tė kiahin dėrguar , kaluan vitet etj. ata tė keqtrajtonin . . . me kėnd zhvillon jetėn ? me kėnd jeton ? tė pyet ndokush . . . dhe ti i pėrgjigjesh me kėta kėta kėta bashkjetoj.

    Por . . .

    Nė pushtimin Osman ndodh ndryshe aty nuk kishte keqtrajtime , aty kishte tolerancv shumė tė madhe . . . aty shqipėtarėt bėheshin edhe kryeminist:

    : ILMGAP
    Me fal per fyerje por shkrimi yt me iritoi, gjithesesi te uroj sherim sa me te shpejt nga SINDROMA E STOKHOLMIT.

  17. #37
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kėta kryeministrat ishin njerėz tė shquar me origjinė Shqiptare , kryeministra nė shtetin Osman.Kėta kryeministra qė kam pėrmendur kan luajtur rol tė rėndėsishėm nė momentet kryesore pėr shtetin Osman.
    Kur Malėsia e Mbishkodrės bėnte kryengritje kundėr turkut, nė cilėn anė janė rreshtuar kėta dylberėt e tu kryeministra "shqiptarė"???

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Kėtu e morra vesh sa ke njohuri ti . !

    Tani mund tė shfletosh Historitė e shkollave fillore , nė shkolla fillore sė pari mėsohet pėr ta.
    Mund tė shikosh nga Klasa 7-9 (VII-IX) mund tė gjesh fjal pėr kėta poetė , shkrimtarė , kryeministra , arkitektė etj.

    Do tė sugjeroja , rekomandoja , kėshilloja qė tė lexosh mė shumė dhe tė mos luash rolin e tė diturit sepse duhet tė kalosh kufijtė e diturisė pėr tė kuptuar se sa i padijshėm je . . . ky sugjerim i shkon tė gjithėve , nė mes tyre hyj edhe unė.

    Mund tė shikosh edhe nė Google tė kėrkosh pėr ta , tė garantoj do gjesh shumė gjėra nė lidhje me ta.

    Shpresoj ti pranosh ato kėshilla vėllazėrore nga ana ime.


    Me Rrespekt : ILMGAP

    historin e popullit shqiptar e ke ktu ne forum te plote te sjell nga darius shko lexo e me bje ni citim ku flitet per kto "heroj"
    plus 9 vjet shkoll ne vendlindje kurr nuk nigjova per kto

    lene google se nuk do lexoj historit e krijume prej talebanve si puna e SABRI SELMANIT un qe Gjergj Kastriotin ma qesin tradhtar e kto karabushat heroj.

    versionin zyrtar te historis shqiptare e ke ne forum kshtu qe dhe ti merre ket keshill vllazrore prej meje e shko e lexoje.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Kur Malėsia e Mbishkodrės bėnte kryengritje kundėr turkut, nė cilėn anė janė rreshtuar kėta dylberėt e tu kryeministra "shqiptarė"???
    ska pas kryengritje simas kti ne kemi jetu ne harmoni te plote me perandorin Osmane
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Ja tė nderuarit e mi , kėnaquni duke lexuar , si mund tė thoni jam shqiptar kur nuk dini historinė e Shqipėtarėve , shprehi keqardhje pėr paditurinė tuaj :

    Mesihi Prishtina - Njė nga shkrimtaret me te hershem Shqiptare qe shkroi mes Osmaneve ka qenė Mesihi nga Prishtina [2] (1470 - 1512), qe u njoh ne turqisht si Pristineli Mesihi. Mendohet qe Mesihi te kėtė qenė Shqiptare nga Prishtina, por qe ka jetuar ne Stamboll qe nga mosha e vogėl. Mesihi nuk ishte vetėm njė poet i rrallė, por ne te njėjtėn kohe ishte edhe njė kaligraf i talentuar, qe mbajti postin e sekretarit tek Hadim Ali Pasha gjatė pushtetit te sulltan Bajazidit II (1482 - 1512). Njeri i dhėnė pas kenaqesive sehr oglani (djal qyteti), siē biografi Ashik Celebi e therriri atė, Mesihi me shumė gjendej ne taverna, nėpėr parqe me shoket e tij sesa ne pune. Edhe pse stili hedonist ne jetė mund qe te kėtė penguar karrieren e tij, Mesihi krijoi nga poezite me te mira Osmane te kohės. Nga veprat e tija me te permenduara ėshtė Murabba-i bahar [3] (poezite e pranveres) te cilat pas publikimi me pėrkthim latin ne 1774 nga orientalisti Sir William Xhon (1746 - 1794), do tė ktheheshin ne poemat me te njohura Osmane ne Evrope, pėr njė kohe te gjatė.

    Suzi Qelebiu - Ndriēimi i figurave tė shquara, nė tė kaluarėn, ėshtė me interes pėr secilėn kulturė kombėtare, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre kombėtare. Kjo vlen edhe pėr Suzin.
    Suzi ėshtė pseudonim i Mevlana Muhamed efendi ibn Abdullah-ut. Ai ėshtė figurė e shquar e gjysmės sė dytė tė shekullit XV e gjysmės sė parė tė shekullit XVI. Ka lindur nė Prizren mė 1455 e ka jetuar deri mė 1524/25. Ėshtė varrosur nė Prizren nė oborrin e xhamisė nė lagjen “Tabhana”. Kjo xhami edhe tash quhet “Xhamia e Suzit”. Nė varrin e tij shkruan nė gjuhėn arabe “Ai ėshtė i amshueshėm”.
    Pėr fėmijėrinė e shkollimin e Suzit nuk dihet gjė. Dihet se, njė kohė, ka qenė kadi. Mė 1513 Suzin e gjejmė nė Prizren, ku legalizon “Vakifnamesi”-n e tij. “Vakifnamesi”, sipas Hasan Kaleshit, ėshtė dokumenti mė i vjetėr, shkruar nga Prizreni, gjatė periudhės turke.
    Tė dhėnat, pėr prejardhjen kombėtare tė Suzit, janė kontradiktore. Disa mundohen ta nxjerrin atė me prejardhje shqiptare duke u nisur nga fjala shqipe e pėrngjitur “syzi”, pėr analogji, “kryezi” etj.
    Pseudonimi “suzi” mund tė ketė dalė nga fjala turke “söz”, qė ka disa kuptime: fjalė, shprehje, dėshmim, zotim, angazhim, premtim etj. (1).
    Ndėrkaq Hasan Kaleshi shkruan: “U jednoj studiji o turskom pesniku Suziju Prizrencu…”(Nė njė studim pėr poetin turk Suzi Prizreni...) (2). I kėtij mendimi ėshtė edhe autori A. Olesnici, i cili thotė : “Suzi Čelebi iz Prizrena, turski pesnik-istorik XV-XVI veka” (Suzi Ēelebiu nga Prizreni, poet e historian turk i shekullit XV-XVI) (3). Suzi, nė shkrimet e tij, nuk flet pėr veten.
    Suzi zotėronte gjuhėn arabe, persishte e turqishte. Ka shkruar shumė vargje, tė cilat nuk janė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, pos ndonjėrit:
    Livadhet janė kopshtet e pemėve tė qiellit,
    Kėto buzėqeshje janė qeshme tė diellit.
    Suzi njihet si poet boem. Po vepra mė e njohur e tij merret libri “Mihaloglu Ali Bej Garavatname” (Epi pėr pushtimet e Mihaloglu Ali Beut), shkruar rreth 500 vjet mė parė nė vargje. Kėtu himnizohen trimėritė e pushtimet e ushtarakut Alibeg Mihaloglu nė hapėsirat nėndanubiane. Jepen kėtu edhe pėrshkrime tė bukura tė vendeve, ngjarje historike tė kohės, aventurat e dashurisė tė Mihaloglu Ali Begut etj. Libri ka 15000 vargje, nė rrokje simetrike tė rimuara.
    Dihet Suzi ngrit disa kroje, ndonjė urė, kanal, xhami, medrese, mejtep etj., gjė qė edhe shpėrblehet me njė qiflik nė Grazhdanik nga Sulltan Selim Hani.


    Nezim Frakulla - Nezim Frakulla (ose Nezim Berati) ėshtė nga autorėt e parė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab; nė mjediset ku jetoi e krijoi, luajti rol nė zhvillimin e kėsaj rryme.
    Nezimi lindi nga fundi i shekullit XVII nė fashtin Frakull tė Fierit nė njė familje tė vogėl feudale. Qė i ri mėsoi nė medresenė e Beratit, pastaj shkoi nė Stamboll, pėr tė studiuar mė tej, ku ndenji njė kohė tė gjatė dhe filloi tė vjershėronte turqisht, persisht e arabisht. Bėri shumė udhėtime nė vendet e Lindjes, por mbeti i pezmatuar. Nė njė bejte turqisht shkruante: I rashė botės anembanė, por zemra m'u mbush me gjak. Nė vitin 1730 u kthye nė Berat, i varfėr, kėshtu qė u detyrua tė shėrbente si qehaja te njė bej. Gjatė kėsaj kohe filloi tė vjershėronte nė shqip, sipas frymės sė poezisė orientale. Berati, qė ishte njė nga qendrat kulturore mė nė zė tė kohės, kishte edhe shumė bejtexhinj, tė tjerė. Rivaliteti me myftiun e qytetit pati pasoja politike pėr Nezimin, prandaj u detyrua tė shkonte nė Elbasan. Mbas njė internimi nė Besarabi, Nezimi kthehet pėrsėri nė Berat. Vdiq nė burgun e Stambollit.
    Nė gjuhėn shqipe Nezimi la njė divan(1) dhe shumė vjersha tė shpėrndara. Njė pjesė e krijimeve tė tij kanė kaluar gojė mė gojė e u bėnė anonime. Duke ndjerė qė qėndronte mbi bejtexhinjtė e tjerė, Nezimi e afirmon veten si mjeshtėr qė i pari krijoi divanin shqip.

    Divan kush pat folur nė shqip?
    Ajan(2) e bėri Nezimi.
    Bejan(3) kush e pat folurė shqip?
    Insan(4) e bėri Nezimi.

    Divani i Nezimit duhet tė ketė pasur rreth 110 vjersha. Tematika ėshtė disi e gjerė. Nė krahasim me poezinė e atėhershme dhe me modelet orientale, autori solli elemete tė reja, qė pasqyrojnė anė tė jetės nė Shqipėri.
    Njė pjesė e mirė e vjershave tė Nezimit janė gazela(4), ku i kėndohet bukurisė dhe dashurisė. Gjithashtu ato trajtojnė njė problematikė morale, flasin pėr miqėsinė, diturinė etj. Nė vjershat e Nezimit pasqyrohet botėkuptimi oriental, por hasen edhe ide pozitive. Me nota kritike goditen vese, sulmohen me pėrbuzje miqtė e rremė, ambiciozėt e smirėzinjtė.
    Nė kushtet e shthurjes sė sė sistemit feudal, poeti hutohet dhe mbetet i tronditur midis sė vjetrės qė shembej, dhe sė resė qė po lindte. Nė vjershėn "Ankimi mbi gjendjen e kohės„ , Nezimi na krijon pėrshtypjen e njė bote tė shqetėsuar, tė njė atmosfere tė pasigurt, ku ėshtė e vėshtirė tė lidhėsh miqėsi, ku bėhet njė ndeshje ė egėr pėr tė dalė nė krye e ku njeriu nuk ka vendin qė i takon sipas virtyteve tė zotėsisė. Autori thotė: "… sorra sot gaha bilbil nukė dahetė dot„. Edhe sikur keto motive tė jenė tė marra nga letėrsia orientale, ato, sidoqoftė, s'janė pa lidhje me realitetin e kohės.
    Jeta boshe dhe parazite e bejlerėve dhe e tė pasurve pasqyrohet nė vjershėn "Teferiēi nė Belēė„. Nėpėrmjet pėrshkrimit tė njė pikniku nė fshatin Belēė, poeti tregon pėr qejfet dhe tekat e feudalėve dhe pasanikėve, pėr shpenzimet pa kufi, pėr tė mirat e pasuritė qė i kanė grumbulluar nė kurriz tė popullit. Me interes ėshtė edhe njė vjershė qė Nezimi e shkroi kur po niseshin pėr nė Stamboll disa shokė tė tij. Nė tė gjejmė dashurinė pėr atdheun dhe brengėn e dhembjen e njė mėrgimtari pėr vendin e lindjes:

    O shokė, mos na harroni,
    se vemi nė dhč tė huaj,
    njė selam tė na dėrgoni,
    bari nė tre-katėr muaj.

    Do t'ju jap njė amanet,
    kur tė shihni fush`e male,
    tė faleni me shėndet
    prej meje mė shumė halle. Nė mjaft vjersha Nezimi i kėndon natyrės, e cila jepet plot jetė e lėvizje. Poeti magjepset nga bukuria e saj. Nė mėnyrė tė veēantė ai i kėndon pranverės, duke na dhėnė skena tė gjalla e plot hijeshi. Dy kėngė pėr "Beharin„ janė nga poezitė e tij mė tė bukura tė tij.

    A s'e shihni ju nė dynja
    Manushaqenė,
    nėpėr male, nėpėr sahara(6)
    ēeli faqenė?

    Ose

    Behari u lulėzua
    U zbukurua dynjaja.
    Jeta nė shenllėk(7) u mbulua,
    gėzojnė fukaraja.

    Nezimi ka shkruar edhe vjersha mistiko-fetare ose vjersha kushtuar ndonjė fushate ushtarake e ndonjė sundimtari. Pra, jo vetėm tematika e krijimeve tė tij ėshtė e larmishme, por edhe bota e ndjenjave. Gjejmė nė to nota lirike, por edhe tone zemėrimi e ironie; krahas ndjenjės sė ngazėllimit, gjer edhe ndjenja dėshpėrimi, qė e kanė burimin edhe te realiteti i kohės, por edhe te brengat e shqetėsimet qė e shoqėruan tėrė jetėn.
    Krijimtaria e Nezimit e zgjeroi rrethin tematik tė poezisė sė kohės. Edhe pse nuk u shkėput nga modelet orientale e nga motive tė njohura tė tyre, si bilbili, trėndafili etj., nė vjershat e tij ka edhe elemente dhe figura qė burojnė nga realiteti shqiptar. Gjuha e rėnduar nga fjalėt e huaja e dėmton vlerėn e poezisė, edhe kur nė tė ka figura e mjete shprehėse mjaft tė goditura.
    Nezim Frakulla ishte poet me frymėzim e talent. Vepra e tij la gjurmė tė thella nė krijimtarinė e poetėve tė tjerė qė shkruan me alfabet arab.



    Sylejman Naibi - Midis poetėve bejtexhinj, qė u shqua nė shekullin XVIII, ėshtė edhe Sulejman Naibi. Ai ishte nga Berati dhe jetoi e vdiq aty duke qenė bashkėkohės me Nezim Frakullėn.
    Sulejman Naibi ka shkruar njė divan nė shqip por kopja e plotė e tij nuk ėshtė gjetur. Krijimtarinė e tij e njohim vetėm pėrmes 4-5 vjershave nė dorėshkrim. Megjithatė, ato e paraqesin si njė nga bejtexhinjtė mė tė talentuar, me frymėzim e kulturė poetike. Karakteristikė pėr vjershat e Naibit ėshtė lirizmi i kėndshėm, qė u jep atyre ngrohtėsi.
    Ai i kėndon vashės sė bukur, natyrės, dhe ėmbėlsisė sė jetės. Pėrmes njė figuracioni tė pasur e plot ngjyra tė gjalla, Naibi e jep me shumė natyrshmėri bukurinė e femrės, ndjenjėn e dashurisė. Vjershat e tij janė shumė afėr natyrės sė kėngėve popullore edhe ndonjėra prej tyre si: "Mahmudeja e stolisurė„ kėndohet edhe sot nė Elbasan e nė Berat. Ja disa vargje tė saj;

    Kėjo sevdaja e insanit(1)
    Gjallė njerinė ē'e pėrvėlon,
    Mahmudeja e Sulejmanit
    Me gazep sokakut shkon.
    Jelek kadife veshurė
    Si mosnjeri nė kėtė dhč,
    me buzė duke qeshurė,
    ē'tė ka hije moj Mahmude!

    Veēanėrisht e bukur dhe e frymėzuar ėshtė vjersha "Si kandil i djegurė„ , me njė figuracion tė pasur e plot ngjyra.

    Cullufet e tua-lulet e zymbylit,
    je vet'bukuriae kopshtit ku ke hyrė,

    Pra, ka hak bilbili tė shikonj' me sy,
    ta lėr trėndafilin, tė kėndonj' pėr ty.

    Tė kėndoj pėr buzėt tė kuqe shafran,
    tė kėndonj' pėr ballin, qė nuk zihet kurrė…

    Nė krijimet e Naibit bie nė sy se gjuha ėshtė mė e pastėr, pa shumė fjalė orientale, si te bejtexhinjtė e tjerė. Ky kujdes i Naibit duhet tė ketė qenė i vetėdijshėm. Naibi ka pėrdorur tetėrrokshin dhe dymbėdhjetė rrokėshin.
    Nė rrymėn e bejtexhinjve Sulejman Naibi mbetet nė shkallėn e njė liriku me talent tė vetėdijshėm.



    Hasan Zyko Kamberi - Nga pėrfaqsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqipe me alfabet arab ėshtė Hasan Zyko Kamberi. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike, paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal. Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Ka tė ngjarė tė ketė mėsuar nė ndonjė medrese. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub. Nė kėtė fushatė jo vetėm qė s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
    Rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike.
    Ndryshe nga bejtexhinj tė tjerė, tė cilėt shpesh poetizuan zakone e mendėsi tė jetės orientale tė qyteteve e tė mjediseve feudale, H.Z.Kamberi nė kėto poezi pasqyroi jetėn e fshatit shqiptar tė shekullit tė XVIII, vuajtjet, pasigurinė dhe pakėnaqėsinė e fshatarėve. Me nota realiste gjejmė nė tė edhe njė frymė tė theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmė dhembjen e poetit pėr gjendjen e njerėzve, qė s'u ecėn fati.
    Njė nga vjershat me tipike ėshtė "Bahti im„ , ku autori shpreh pakėnaqėsinė ndaj jetės dhe ankohet pėr fatin(bahtin), qė s'e ndihmoi pėr tė marrė prona e pozita, siē ndodhi me disa tė tjerė.

    Zu Hasani e zihetė,
    me baht e tij po prihetė,
    vallė, ku rri e fshihetė,
    qė s'punon, more bahti im.

    Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore) shpreh po atė gjendje pakėnaqėsie e zhgėnjimi. Vėrtet kjo merr shkas nga pėrvoja e hidhur e vetė poetit nė fushatėn e vitit 1789, por, nė tė vėrtetė, nė tė zė vend njė shqetėsim mė i gjerė. Aty i bėhet jehonė pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme tė vegjėlisė nga fushatat ushtarake tė osmanėve, qė njerėzve tė thjeshtė u sillnin vetėm fatkeqėsi dhe mjerim, kurse fitimet i pėrvetėsonin feudalėt e mėdhenj dhe komandantėt ushtarakė.
    Pėr jetėn e varfėr e tė rėndė tė vegjėlisė fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi tė hollė e humor therės pėr kėtė gjellė tė tė varfėrve, autori s'e fsheh dhembjen pėr mjerimin e tyre, pėr faktin brengosės se ishte lumturi kur arrinin tė shuanin urinė me trahana.

    Tetė muaj gjithė ē'janė
    Qė e zjejnė dhe e hanė
    Fukarasė i mbanė hajanė(1)
    Dritė kush gjeti trahanė

    Notat e humorit, pėrzier me ankimin e poetit pėr fatin e tė rinjve, pėrshkojnė edhe vjershėn "Gjerdeku„. Nė tė cilėn pasqyrohen ēaste nga jeta dhe brengat e vajzave qė janė gati pėr martesė e qė s'e dinė ē'fat i pret, meqė i martojnė pa i pyetur. Por, veē kėsaj, ato i mundon edhe varfėria, ashtu siē i detyron edhe djemtė tė marrin rrugėn e kurbetit pėr tė siguruar tė hollat e nevojshme pėr martesė. Gjejmė nė tė edhe pėrshkrime zakonesh tė martesės, por mė tepėr shqetėsimin e tė rinjve dhe tė autorit pėr fatin e tyre.

    Cupatė po bėjnė fiqiri(2)
    "Vallė, ku e kemi takdir(3)?„
    I martojnė me pahir
    Se umur(4) ndė dorė s'kanė. Edhe nė vjersha tė tjera, si "Gratė e va„ , "Hasani bėn shiqojet„(ankohet), "Vasijetnameja„(Testamenti) H.Z.Kamberi vė gishtin nė plagė tė ndryshme tė shoqėrisė sė atėhershme.
    Por poezia e tij mė e fuqishme, ku prirja realiste e fryma kritike kanė gjetur shprehjen mė tė plotė ėshtė "Paraja„ ,
    ajo ėshtė njė satirė e fuqishme e gjithė sistemit politik feudal, e korruptimit tė tij tė gjithanshėm, madje edhe vlera e njeriut matet jo me cilėsinė e virtytet e tij, por me paratė qė ka.
    Kėto ide poeti is hfaq nėpėrmjet ironisė e sarkazmės therėse, qė godasin pa mėshirė gjithė piramidėn shtetėrore e shoqėrore, qė nga mbreti e veziri e gjer tek nėnpunėsi mė i thjeshtė.

    Mbreti q'urdhėron dynjanė,
    qė ka vėnė taraphanė(5)
    e i presėnė paranė,
    ia di kimenė parasė.

    Poeti nuk kursen as autoritetet mė tė larta tė fesė. Me sarkazėm tė guximshėm ai zbulon se prapa shenjtėrisė sė tyre tė shtirur fshihet njė shpirt i pangopur fitimi, qė i shtyn tė bėjnė padrejtėsi mė tė mėdha; e kanė ujdisur me djallin, siē shprehet poeti.
    Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe mė tej, kur poeti zbulon se nė atė shoqėri tė shthurrur nuk ekzistonte as drejtėsia mė e vogėl, se njerėzit e ligjit, kadilerėt, e shtrembėronin kėtė nė mėnyrėn mė tė paturpshme, vetėm pėr tė shtėnė nė dorė sa mė shumė para.

    Kadiu, t'i rrėfesh paranė,
    ters e vėrtit sherihanė(6),
    pėr para ē'e shet t'anė,
    ia di kimenė parasė.

    Funksion tė dukshėm ideoartistik ka vargu "ia di kimenė parasė„. Qė pėrsėritet si refren nė fund tė ēdo strofe. Ai pėrforcon idenė se nė atė shoqėri ku merret nėpėr kėmbė ēdo virtyt, ku njerėzit robotizohen e vuajnė, paraja ėshtė epiqendra e jetės. Vjersha tingėllon si njė satirė e fortė qė shpreh zemėrimin e fshatarėsisė shqiptare kundėr shfrytėzimit tė saj nė kushtet e sistemit feudal nė shuarje e sipėr. Kuptohet qė protesta e poetit ėshtė spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie nė fatalizėm.
    Vjershat laike tė H.Z.Kamberit patėn pėrhapje tė gjerė nė popull, se ato prekėn plagė shoqėrore tė kohės. Veē kėsaj gjuha e tyre ėshtė mė e pastėr se e poetėve tė tjerė bejtexhinj. Vargu qė pėrdor, ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore.
    H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i ēmonin edhe rilindėsit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Nė mes tė vjershėtorėve tė Shqipėrisė ka zėnė kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
    Me poezinė e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para tė realizmit nė poezinė shqiptare…



    Jahja Bej Dukagjini - JAHJA BEJ DUKAGJINI : Eshté njé nga djemté e familjes sé "Leké Dukagjinit" ,qé mund té jeté strehuar ose marré peng ,rritur e stérvitur né oborrin Perandorak ,u dallua si ushtarak , mori pjesé né luftime qé komandonte Sulltan Sulejman Kanuni né Tameshvar ( Hungari)
    Jahja beu , u shqua edhe né poezi . Turqishten e Stambollit e zotéronte fare bukur . Vjershat i kishte pérmbledhur né njé divan (antologji) dhe kishte zéné vendin né dhjeté poetét e dalluar té asaj kohe. 1520-1566 .....Jahja Dukagjini qé s'e kishte harruar atdheun dhe popullin Shqiptar né Mesnevie (distike) "Genxhinei Raz" pohon:
    "Arnavud asli oludur aslim
    Kiliē ile dirilidur neslim.." qé do té thoté ( Sojin ekam Shqiptar dhe farefisi im jeton me shpaté ne dore ).


    Ju Mjaftojnė dėshironi tė mėsoni pėr vijuesit ?

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 30-04-2017, 14:19
  2. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •