Close
Faqja 24 prej 26 FillimFillim ... 142223242526 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 254
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Arsimi dhe kultura nė qytetin e Voskopojės

    Nė shek. XVIII, njė sėrė qytetesh shqiptare, si Shkodra, Prizreni, Prishtina, Elbasani, Berati njohėn njė zhvillim kulturor tė dukshėm pėr kohėn e pushtimit osman, u pajisėn me shkolla dhe me vepra tė arkitekturės artistike. Ky zhvillim qe mė i theksuar nė qytetin malor tė Voskopojės, njė nga mė tė rėndėsishmit e vendit nė atė kohė.
    Voskopoja, sot fshat nė jugperėndim tė Korēės, nė saje tė zejtarisė dhe tė tregtisė, qė nga fundi i shek. XVII kishte marrė trajtėn e njė qyteti qė po ecte shpejt pėrpara. Nė fillimin e shek. XVIII ka pasur rreth 25 000-30 000 banorė. Si qendėr e njė krahine etnikisht shqiptare, Voskopoja banohej nė shumicė nga shqiptarėt, por kishte edhe popullsi vllahe (arumune).
    Kulmin e lulėzimit ky qytet e arriti nė vitet 1720-1769. Ndryshe nga qytetet e tjera qė administroheshin e shfrytėzoheshin nga ajanėt feudalė, Voskopoja gėzonte njė farė autonomie: ajo administrohej nga koxhobashėt e vet, tė cilėt vareshin nga organet e pushtetit qendror osman. Njė rrethanė e tillė lejoi qė tė ardhurat e realizuara tė shkonin, nė pjesėn mė tė madhe, nė dobi tė zhvillimit zejtar e tregtar tė qytetit. Nga ana tjetėr, duke reshperuar dendur me vendet e Ballkanit e tė Evropės Perėndimore dhe Qendrore, voskopojarėt patėn krijuar atje agjenci tė tyre, mė pas edhe disa koloni, si nė Vjenė e Budapest, nė Mishkolc etj., tė Perandorisė Austro-Hungareze. Prej kėtyre kolonive, qė mbanin lidhje tė vijueshme me vendlindjen, Voskopojėn, po dhe me qendra tė tjera nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut, depėrtuan ndikime tė ndryshme kulturore-mendore tė Evropės sė pėrparuar.
    Voskopoja u bė njė nga qendrat kulturore mė tė pėrparuara tė Shqipėrisė dhe tė Ballkanit nė tėrėsi nė shek. XVIII. Por, sulmet e pėrsėritura grabitqare tė feudalėve pėrreth, nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, nė kohėn e anarkisė feudale, shkaktuan rrėnimin katastrofal tė qytetit aq tė zhvilluar, duke e kthyer atė nė gjendjen e njė fshati me 1 000 banorė. Sulmi mė i rėndė ka qenė ai i vitit 1769. Shumica dėrrmuese e voskopojarėve morėn atėherė arratinė, u pėrndanė dhe u vendosėn nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė, nė vendet e Ballkanit, nė Greqi dhe nė Maqedoni po sidomos nė viset danubiane, ato austro-hungareze dhe rumune.
    Nė fillim tė shek. XVIII, nė qendrat e Shqipėrisė Jugore, pėr shkak se osmanėt ndalonin mėsimin e shqipes, nisi tė pėrhapet mė shumė se nė tė kaluarėn arsimi nė gjuhėn greke. Nė Voskopojė shkolla greqisht u ēel mė 1710. Kėtu mėsonin jo vetėm fėmijėt e qytetit, por edhe nga krahinat pėrreth, disa edhe nga viset mė tė largėta. Shkollėn e drejtonte kleri dhe mbahej me mjetet financiare tė esnafeve dhe tė tregtarėve tė qytetit. Pėr t`iu pėrgjigjur nevojave nė rritje tė zhvillimit ekonomik tė banorėve, shkolla fillore e Voskopojės u ngrit mė 1740 nė shkallėn e njė gjimnazi dhe u quajt Akademia e Re, duke marrė tiparet e njė shkolle laike.
    Mė 1720, qyteti ishte pajisur edhe me njė shtypshkronjė, ku u shtypėn libra fetare-kishtare dhe ndonjė libėr mėsimi.
    Zhvillimi i arsimit dhe i kulturės nė Voskopojė ndodhi nėn ndikimin e lėvizjes iluministe tė Evropės Perėndimore, ku prinin mendimtarė si Volteri, Rusoi, Didroi etj. Megjithatė, nė rrethanat e sundimit tė feudalizmit, kjo lėvizje e pėrparuar nuk gjeti kushte tė favorshme zhvillimi nė Shqipėri.
    Lėvizja mendore nė Voskopojė shėnoi njė hap me rėndėsi nė krahasim me misticizmin si dhe me skolastikėn aristoteliane mesjetare, qė deri atėherė kishte zotėruar nė Kishėn e Lindjes. Ndėr pėrhapėsit e ideve tė reja nė Ballkan ishin mendimtarėt e kohės, si grekėt Metod Antrakiti, Evgjen Bullgari e tė tjerė, qė u luftuan nga Patriarkana greke e Fanarit. Rektori i parė i Akademisė sė Re nė Voskopojė ishte Sevast Leontiadhi, kosturiot. Pasues tė tyre kanė qenė vendėsit, voskopojarėt Theodhor Kavaljoti, qė drejtoi Akademinė pas Leontiadhit, Grigor Voskopojari, qė ishte zėvendėsrektor, si dhe autor e redaktor i librave qė botonte shtypshkronja e qytetit, dijetari Mihal Gorari e tė tjerė.
    Bartėsit e ideve iluministe tė Akademisė sė Re tė Voskopojės ranė ndesh me Patriarkanėn e Stambollit dhe me Malin e Shenjtė, qė ngulmonin nė paprekshmėrinė e traditave dogmatike tė kishės nė fushėn e arsimit e tė kulturės. Por idetė e reja pėrparimtare depėrtonin megjithatė nė shkollat qė u shtuan ndėr tė krishterėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut, edhe pse kėto qenė nėn drejtimin e klerit. Ato ide i bėri tė veta edhe njė pjesė e avancuar e klerit, qė luftoi dhe u rrezikua pėr to nga kisha. Megjithėse si gjuhė mėsimi ishte greqishtja nė shkollat e Voskopojės mėsohej edhe gjuha shqipe e pas saj vllahishtja.
    Zhvillimi i kulturės nė Voskopojė shėnoi njė hap me rėndėsi nė pėrparimin e pėrgjithshėm kulturor tė vendit. Duke futur shkencėn pozitive nė programet mėsimore, dijetarėt voskopojarė i dhanė njė goditje konservatorizmit tė kulturės feudale dhe kontribuan nė lindjen e iluminizmit shqiptar. Voskopoja u bė njė qendėr ndikuese edhe pėr viset pėrqark, por edhe mė larg, nė Greqi e Maqedoni. Nė Voskopojė vinin tė mėsonin djem nga Vithkuqi, Berati, Elbasani dhe qendra tė tjera tė Shqipėrisė, shumica e tė cilėve bėheshin mėsues nė vendlindjet e tyre. Tė tillė kanė qenė Theodhor Haxhifilipi ose Dhaskal Todri i Elbasanit, Kostė Ikonomi i Beratit, Evstrat Vithkuqari me shokė, qė vepruan nė shek. XVIII-XIX.
    Disa prej tyre qenė ndėr veprimtarėt dhe personalitetet mė tė njohur nė atė qytet dhe nė mbarė vendin. Njė ndėr ta ishte edhe Theodhor Kavaljoti, filozof qė jetoi nė vitet 1728-1789. Shkroi traktate si “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika”. Siē tregon emri i tij, por edhe shqipja me tė cilėn ai shkroi (me elementė tė dialektit verior), i pėrkiste njė familjeje me origjinė nga Shqipėria e Mesme, nga Kavaja. Nė veprėn e tij “Protopiria” (Libėr fillestar mėsimi, Venedik 1770), Kavaljoti botoi edhe njė fjalor tri gjuhėsh, me mbi njė mijė fjalė greqishte, shqipe dhe vllahishte tė krahasuara. Edhe voskopojari Dhanil Adam Haxhi (rreth 1754-1825), nė “Isagogjinė” e tij (“Mėsime fillestare”, Venedik 1802), rreshton bisedime tė krahasuara nė po ato tri gjuhė.
    Nė vitin 1762, Grigor Voskopojari (fundi i shek. XVII-1772), tė cilin e hasim nė fillim tė shek. XVIII nė Berat, ku me sa duket kishte origjinėn e tij, kishte pėrfunduar shqipėrimin e tė dyja Dhiatave (tė sė Vjetrės e tė sė Resė). Ishte ky njė aksion shumė i madh, qė kishte tė bėnte me pėrkthimin nė gjuhėn e vendit tė librave bazė tė kishės. Liturgjia nė kisha pjesėrisht thuhej me kohė edhe nė shqip. Kjo vazhdoi edhe nė shek. XVIII, edhe mė pas. Nė procesin mėsimor tė shkollės sė drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, sė pari pėrmes teksteve fetare, qė zinin vendin mė tė madh nė programet, por edhe pėrmes lėndėve tė tjera. Nė tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur mė shumė si Anonimi i Elbasanit), i shek. XVII, pėrfshihet edhe njė predikim i lirė fetar. Dhaskal Todri na ka lėnė edhe njė fabul tė shqipėruar tė Ezopit. Edhe Kostė Ikonomi hartoi tekste tri gjuhėsh (nė greqishte tė vjetėr, nė atė tė re dhe nė shqip). Kėto tekste i ka pėrdorur edhe mėsuesi vithkuqar Kostė Cepi (shek. XVIII-XIX), prej tė cilit i njohim tė kopjuara. Ai ka dhėnė mėsim jo vetėm nė vendlindje, por edhe nė Elbasan e gjetiu.
    Grigor Voskopojari shkruante me njė alfabet origjinal, si edhe Bogomili, qė e kishte shpikur vetė pėr shqipen qė shkroi. Tė njėjtėn gjė bėri edhe Dhaskal Todri, ndofta nėn ndikimin e Bogomilit, por edhe tė Grigorit, tė cilin e pati mėsues nė Voskopojė. Edhe ky pėrdori njė alfabet origjinal, qė e shpiku vetė e qė u pėrhap edhe nė njerėz tė tjerė nė Elbasan. Njihen edhe tė tjera alfabete origjinale tė shqipes nė Shqipėrinė e Jugut, si nė Gjirokastėr, Janinė etj. Kėto pėrbėjnė fakte me rėndėsi pėr lėvrimin e shqipes si gjuhė mė vete, qė kėrkonte edhe njė alfabet mė vete. Grigori u bė kryepeshkop i Durrėsit dhe u njoh edhe si Grigori i Durrėsit, por ai ka jetuar edhe nė Elbasan.
    Kėshtu, Voskopoja ishte edhe qendėr e lėvrimit tė shqipes. Kėtė gjuhė nuk e shkruanin vetėm Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por edhe tė tjerė, duke arritur tė shqipėroheshin Dhiatat nė atė qytet, tė pėrdorej jo vetėm alfabeti grek, por edhe njė alfabet i krijuar posaēėrisht pėr shqipen.

    Arkitektura nė shek. XV-XVIII
    Nė shek. XV-XVIII, nė territorin e Shqipėrisė u zhvilluan gjini tė ndryshme tė arkitekturės, duke filluar qė nga ndėrtimet me karakter mbrojtės, ndėrtimet shoqėrore dhe ato tė kultit islam, arkitektura kishtare postbizantine dhe sė fundi banesat popullore.
    Nė shek. XVI kishte pėrfunduar ndėrtimi i sistemit tė fortifikimit nga ana e turqve dhe ishin ngritur njė sėrė qendrash tė reja administrative. Ndėrtimi i fortesave vazhdoi nė ato zona ku kishte trazira, kryesisht nė afėrsi tė bregdetit. Nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XVI u ndėrtua njė sisem fortifikimi pranė detit Jon, ndėrsa nė vitin 1574 kėshtjella e Ishmit nė veri tė Durrėsit. Kėshtjellat osmane tė kėsaj periudhe nė pėrgjithėsi nuk u pėrgjigjeshin kėrkesave tė kohės; nė kushtet e pėrdorimit nė stil tė gjerė tė armės sė artilerisė, ato ishin ndėrtuar pėr tė pėrmbushur detyra lokale pėrballė njė armiku tė paarmatosur. Nė kėtė kuptim ato qėndronin larg fortesave pėr artileri tė mesit tė shek. XV.
    Por njė pėrjashtim bėn kėshtjella e Vlorės e ndėrtuar nga sulltan Sulejmani nė vitin 1531, pėr ta pasur atė si bazė ushtarake dhe kantier ndėrtimi anijesh pėr zbarkimin e tyre nė Pulje tė Italisė. Kėshtjella ndodhej pranė skelės sė sotme tė qytetit, rreth 150 m larg bregut tė detit. Ajo ka pasur formėn e njė tetėkėndėshi tė rregullt me gjatėsi brinjėsh 90 m dhe njė sipėrfaqe prej 3,5 ha. Muret rrethoheshin nga njė hendek i mbushur me ujė qė kishte njė gjerėsi prej 30-40 m. Ky hendek qė rrethonte kėshtjellėn nga ana e tokės, lidhej me detin nėpėrmjet dy mėngėve.
    Muret tė punuara me gurė tė latuar kishin njė gjerėsi prej 5,60 m dhe lartėsi rreth 15 m. Kėshtjella ishte e pajisur me kulla poligonale e drejtkėndėshe, me ura tė lėvizshme para hyrjeve dhe me njė kryekullė pranė murit qė shihte nga deti. Kjo e fundit ishte njė kullė cilindrike, masive qė mbizotėronte mbi gjithė ndėrtimet e tjera me lartėsinė e saj tė madhe. Kulla ishte 7-katėshe dhe mbulohej me njė kupolė tė veshur me plumb mbi njė tambur tė ulėt poligonal. Brenda kullės gjendeshin magazina dhe banesa e komandantit tė kėshtjellės. Ajo ishte e ngjashme me kullėn e bardhė tė Selanikut, Kullėn e Rumeli-Hisarit dhe kullėn qendrore nė Kastel de Mare nė Modon. Kėshtjella e Vlorės ishte pa dyshim njė nga ndėrtimet ushtarake mė tė arritura tė Perandorisė Osmane. Udhėtari osman i shek. XVII Evlia Ēelebiu shkruan se “ata qė s’kanė parė fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorės nuk kanė dijeni mbi mjeshtėrinė e osmanėve”. Ēelebiu thotė gjithashtu se arkitekt i kėshtjellės sė Vlorės ishte Sinani, autori i kullės sė bardhė tė Selanikut.
    Ngaqė vėmendja ishte pėrqendruar mė tepėr nė ndėrtimet mbrojtėse, qė pushtuesit i ngrinin pėr nevojat e tyre ushtarake, ndėrtimet e tjera tė njė farė rėndėsie arkitektonike, qoftė dhe ato tė kultit mysliman fillojnė tė duken vetėm nga fundi i shek. XV.
    Faltoret e para tė kultit islam ishin nė stil tė importuar, por shumė shpejt filloi tė ndihet nė to ndikimi i arkitekturės vendase. Duke ruajtur tė njėjtėn ide arkitekturore (planimetrike e vėllimore), qė lidhej me destinacionin e kėtyre ndėrtimeve, hetohen dhe veēanti qė vėrehen shpeshherė nė trajtimin dekorativ tė fasadave, nė futjen me vėshtirėsi tė disa elementėve ndėrtimorė e zbukurues si harku, nė formė lundre etj. Me kalimin e kohės kėto dallime thellohen duke u shtrirė deri diku edhe nė formulimin e shtrirjes planimetrike. Ato harmonizohen gjithnjė e mė tepėr me arkitekturėn popullore dhe ansamblet e qyteteve tona mesjetare. Elementė tė arkitekturės popullore fillojnė tė futen nė objektet e kultit edhe nė gdhendjen e elementėve prej druri tė interierėve etj.
    Xhamitė e para shėrbenin pėr garnizonet ushtarake dhe ndėrtoheshin mbi portat e kėshtjellave, siē qenė ato nė kėshtjellėn e Elbasanit, Tepelenės, Bashtovės etj., qė ishin tė thjeshta si ndėrtesa dhe mbuloheshin me ēati druri.
    Por duke filluar qė nga vitet e fundit tė shek. XV kristalizohet njė arkitekturė e mirėfilltė nė ndėrtimin e xhamive. Nga ana tipologjike ato mund tė ndahen nė dy grupe tė mėdha. Ato tė tipit me ēati druri (Berat, Elbasan, Gjirokastėr) dhe tė tipit sallė me kupolė, shembulli i parė i tė cilave ėshtė xhamia e Mirahorit nė Korēė e ndėrtuar nė vitin 1494. Pothuajse tė gjitha xhamitė kanė qenė pajisur me portikė. Fillimisht portikėt ndėrtoheshin me mure guri tė mbuluara me qemere e kupola, si nė xhaminė e Mirahorit (Korēė), sipas modeleve tė xhamive tė Stambollit. Por gjatė shek. XVII e sidomos nė shek. XVIII-XIX pėrdoren gjithnjė e mė shumė hajatet me strukturė druri qė zinin sipėrfaqe tė mėdha (Kavajė, Berat, Tiranė). Hapėsira e brendshme e xhamive ishte me shumė dritė, muret dhe kupolat ishin shpesh tė mbuluara me piktura murale.
    Pėr vlerat e tyre arkitektonike dhe dekorative dallohen xhamia e Mirahorit 1496 (Korēė), Xhamia e Plumbit 1553-1554 (Berat), xhamia e Muradijes, shek. XVI (Vlorė), xhamia e Ethem Beut 1794 (Tiranė), Xhamia e Plumbit 1773-1774 (Shkodėr), xhamia e Daut Pashės 1605 (Prizren), Xhamia Mbret fundi i shek XV (Elbasan), xhamia e Nazireshtės 1600 (Elbasan), xhamia e Gjin Aleksit shek. XV (Delvinė), xhamia e Allajbegisė shek. XVI (Peshkopi), Xhamia e Beqarėve shek. XVIII (Berat), kompleksi i Xhamisė dhe i Sahatit nė Peqin 1820 etj.
    Njė gjini tjetėr ndėrtimesh kulti qė u pėrhap nė kėtė periudhė ishin teqetė. Prej tyre vlen tė pėrmendet teqeja e Xhelvetive nė qytetin e Beratit, pjesė e njė kompleksi tė pėrbėrė nga Xhamia Mbret, konakėt e banimit dhe vetė teqeja e Sheh Qerimit, e ndėrtuar nė fund tė shek. XVIII. Ajo shquhet pėr trajtimin me hijeshi tė fasadave me njė teknikė ndėrtimi tė pėrsosur me gurė tė skuadruar, pėr vellimet e barazpeshuara dhe pėr vlerat e larta artistike tė tavanit tė gdhendur nė dru e tė pikturuar.
    Nga tyrbet qė ndėrtoheshin si mauzole pėr persona tė shquar tė fesė bektashiane, pranė teqeve apo tė veēuara vlen tė pėrmendim tyrben e Tasllojės nė Krujė, e cila shquhet kryesisht pėr pikturėn murale.
    Njė gjini e veēantė ndėrtimore ishin hanet, tė cilat shėrbenin pėr buajtje tė tregtarėve qė vinin nga zonat fshatare apo edhe nga qytete tė tjera. Pėr t’u pėrmendur ėshtė Hani i Elbasanit nė pazarin e vjetėr tė qytetit tė Korēės, ku qėndronin kryesisht tregtarė nga Elbasani.
    Pranė pazareve, por edhe nė brendėsi tė lagjeve tė qyteteve, u ndėrtuan njė sėrė hamamesh (banjė turke), tė cilat u shėrbenin si tregtarėve qė vinin me mallrat e tyre nė ditėt e pazarit, ashtu edhe banorėve tė qytetit. Tė tilla janė hamamet nė Elbasan, Krujė, Shkodėr, Durrės etj.
    Pushtimi osman shėnoi mbylljen e njė periudhe tė gjatė arkitektonike me tiparet e veta specifike nė gjininė e ndėrtimeve tė kultit tė krishterė. Kjo traditė e lashtė nė arkitekturėn e ndėrtimeve tė kultit tė krishterė rishfaqet nė momentin e volitshėm. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVI deri nė fillim tė shek. XIX ndėrtohet njė numėr i madh kishash nė territorin e Shqipėrisė.
    Nė kėtė periudhė trashėgohen mjaft parime figurative dhe konstruktive tė ndėrtimeve bizantine, por me njė interpretim mė tė lirė tė tipave dhe formave, nė pėrputhje me rrethanat e reja ekonomiko-shoqėrore, duke ndjekur njė rrugė tė vetėn tė zhvillimit dhe duke arritur shpeshherė nė konceptime arkitektonike tė veēanta. Ishte kjo njė periudhė e veēantė arkitektonike, e njohur si arkitektura pasbizantine, e cila ka fillimet e veta, arritjet mė tė shquara dhe rėnien e saj.
    Nė bazė tė formulimit planimetrik dhe kompozimit vėllimor, ndėrtimet pasbizantine mund tė ndahen nė tri grupe tė mėdha: 1- Kisha njė nefėshe, 2 - Kisha me strukturė nė formė kryqi me kupolė dhe, 3 - Bazilika. Kėta tipa nuk pėrputhen gjithnjė me shtresėzimin kohor dhe ndarjen krahinore, por ata pėrcaktohen mė tepėr nga kushtet tė caktuara nė krahina dhe vende tė veēanta.
    Tipi i parė i kishave tė mbuluara me ēati druri me tjegulla apo me rrasa janė tė thjeshta nė ndėrtim dhe mė pak tė kushtueshme. Kėto kisha u ndėrtuan qė nė periudhėn e parė tė pushtimit osman dhe duke qenė pak tė kushtueshme, i gjejmė kudo dhe nė ēdo kohė. Megjithėse ato nuk dallohen pėr vlerat arkitektonike, shumė prej tyre ruajnė piktura tė njė niveli tė lartė artistik. Tė tilla janė: kisha e Shėn Kollit nė Shelcan (gjysma e parė e shek. XVI), Shėn e Premtja (1554) dhe Shėn Kolli (1604) nė rrethin e Elbasanit, Shėn Thanasi nė Pecė (1525), Shėn Gjergji nė Leshnicė tė Sipėrme (1525) nė rrethin e Sarandės, Shėn Mitri (1607) dhe Shėn Konstandini dhe Elena (1644) nė kėshtjellėn e Beratit etj. Kėtij tipi i pėrkasin dhe disa kisha tė shek. XVI-XVII nė rrethin e Gjirokastrės dhe tė Sarandės, tė cilat mbulohen me qemere cilindrike dhe nga ana konstruktive ruajnė nė disa raste lidhjet me tipat e vjetėr bizantinė.
    Nė kėtė grup bėjnė pjesė dhe kishat e tipit sallė me kupolė, disa prej tė cilave me pamjen e jashtme shfaqen me njė tambur tė lartė, si Shėn Kolli nė Dhivėr dhe Shėn Gjergji nė Demė tė Sarandės.
    Kishat me strukturė nė formė kryqi me kupolė janė mė tė zhvilluarat si nga pikėpamja strukturore, ashtu edhe arkitektonike. Ato janė tė ngjashme pėrsa u pėrket strukturave dhe kompozimit planimetrik me kishat bizantine tė ndėrtuara para pushtimit osman.
    Shembujt mė karakteristikė janė: kisha e Shėn Mėrisė nė Zervat (1569), kisha e manastirit tė Shėn Qiriakut dhe Julisė nė Dhuvjan (1588) nė rrethin e Gjirokastrės, kisha e manastirit tė Shėn Mėrisė nė Kameno (1580), kisha e manastirit tė Shėn Mėrisė nė Krorėz (1672) nė rrethin e Sarandės, kisha e manastirit tė Shėn Triadhės nė fshatin Pepel tė Gjirokastrės (1750), kisha e Manastirit tė Ungjillėzimit nė Vanishtė (1582) etj.
    Kishat e tipit bazilikal lindėn si nevojė e pėrfshirjes sė njė numri sa mė tė madh besimtarėsh nė shėrbesat fetare. Ato karakterizohen nga zgjatja e boshtit gjatėsor, nga lidhja hapėsinore e ambienteve nė brendėsi, si dhe nga trajtimi i pamjes sė jashtme. Ndėrtimet bazilikale hasen nė variante tė ndryshme nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVII, gjatė gjithė shek. XVIII deri nė fillim tė shek. XIX. Njė numėr i madh i kėtyre kishave shquhen pėr pėrmasat e mėdha dhe pėr kriteret e tyre arkitektonike. Ato shėrbenin si katedrale qytetesh, qendra peshkopatash, si kisha nė qendra banimi relativisht tė mėdha dhe disa herė edhe si kisha manastiresh.
    Pėr vlerat e tyre arkitekturore dallohen bazilikat e mėdha tė Voskopojės, si Shėn Mėria (1712), Shėn Kollli (1721), Shėn Mėhilli (1722), katedralja e Shėn Mėrisė nė kėshtjellėn e Beratit (1797), Shėn Mėria e Sopikut nė Gjirokastėr, kisha e manastirit tė Ardenicės (1730), Shėn Gjergji nė Libofshė (1776).
    Pushtimi osman pati si pasojė rrėnimin ekonomik tė njė sėrė qytetesh, si Shkodra, Lezha, Kruja, Durrėsi, Vlora, ndėrsa disa qytete tė tjera, si Drishti, Deja, Shurdhahu (Sarda) u shkatėrruan krejtėsisht. Gjatė shek. XV deri nė fillim tė shek. XVI qytetet shqiptare ishin reduktuar nė qendra tė vogla, qė kryenin dhe funksionin e tregjeve lokale. Shek. XVI shėnoi njė rritje tė pėrgjithshme tė qendrave qytetare, tė cilat zgjerohen nga banorė tė rinj tė ardhur nga fshati.
    Ndėrsa nė shek. XVII filloi njė etapė me rėndėsi nė zhvillimin e qytetit shqiptar, i cili hyn nė rrugėn e rritjes dhe tė forcimit ekonomik.
    Gjatė kėtij shekulli pazaret shndėrrohen nė qendra tė mirėfillta jo vetėm shkėmbimi, por edhe prodhimi, ato rriten duke u pasuruar dhe me ndėrtimin e dyqaneve-punishte dhe pėr shitje, qė formojnė ansamble tė mėdha mbi bazėn e mjeshtėrive.
    Nė shek. XVIII rritja e rolit ekonomik tė qyteteve solli krijimin e tregjeve tė mėdha me karakter ndėrkrahinor. Krahas qendrave qė pėrbėheshin nga pazaret, ndėrtimet e kultit dhe ndėrtimet shoqėrore, shtresat e pasura ndėrtojnė banesa tė mėdha, duke arritur nė variantet mė tė zhvilluara tė tipologjisė sė banesės qytetare tė kohės, ndėrkohė qė shumė banesa ruanin vulėn e prejardhjes sė tyre nga fshati. Ky zhvillim pati si pasojė pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore si dhe ndėrtimin e njė numri tė madh urash guri. Tė tilla janė: Ura e Mesit (Shkodėr), Ura mbi Osum nė Berat, Ura e Urakės (Librazhd), Ura e Kollorcės (Gjirokastėr).
    Arkitektura e banesės popullore dallohet pėr njė vazhdimėsi tė qartė formash dhe zgjidhjesh nė rrugėn e saj tė zhvillimit, duke ndjekur e pasqyruar ecurinė e kushteve dhe tė mėnyrės sė jetesės.
    Banesa qytetare e shek. XVI-XIX zhvillohet nė katėr tipa kryesorė:
    1 - Banesa me shtėpi zjarri, karakteristike pėr qytetin e Tiranės dhe fshatrat pėrreth, pėrfaqėson njė nga tipat mė tė lashtė dhe mė karakteristikė pėr arkitekturėn e banesės shqiptare. Qendra e kompozimit tė kėsaj banese ėshtė shtėpia e zjarrit, qė ngrihej nė lartėsinė e tė dy kateve, rreth sė cilės ndėrtoheshin shkallė-shkallė mjediset e tjera qė kryesisht shėrbenin si dhoma pėr ēiftet.
    2 - Banesa me hajat ėshtė njė tip tjetėr banese qė zhvillohet nė disa variante. Banesa e hapur me hajat ėshtė tipi sundues nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme. Karakteristikė kryesore e kėtij tipi ėshtė lidhja e tij me oborrin dhe natyrėn. Duke pėrfituar nga trualli i sheshtė kjo banesė tregon gjithashtu pėr lidhjet me ekonominė bujqėsore, prej tė cilės nuk ishin shkėputur qytetet shqiptare.
    3 - Banesa me ēardak ndeshet shpesh nė Berat, mė rrallė nė Lezhė, Krujė etj., dhe mbizotėron nė Shkodėr. Tė tilla janė ndėrtesa e Muzeut Etnografik nė Krujė, e Luigj Gurakuqit nė Shkodėr, banesat e Toptanasve nė Tiranė etj. Nė kėto banesa ēardaku luan njė rol tė dorės sė parė nė kompozimin e banesės. Ashtu si dhe tipat e parė, banesa ėshtė konceptuar tė qėndrojė brenda mureve rrethuese, kopshteve tė gjera dhe vetėm rrallė del nė rrugė nė njėrėn apo tė dy faqet.
    4 - Banesa gjirokastrite, e emėrtuar kulla qytetare, pėr shkak tė tipareve tė saj mbrojtėse. Nė variante mė pak tė zhvilluara atė e ndeshim dhe nė qytete tė tjera si Berati, Kruja dhe Shkodra si dhe nė fshatra tė Shqipėrisė Veriore, e sidomos nė Jug. Kjo banesė qytetare arriti kulmin e zhvillimit tė saj nė shek. XVIII. Njė shembull tipik pėr kėtė lloj banese ėshtė ajo e Zekatėve nė Gjirokastėr.
    Gjatė shek. XVIII, si pasojė e dobėsimit tė pushtetit qendror osman dhe e krijimit tė pashallėqeve shqiptare, qė ishin nė luftė midis tyre pėr zgjerimin e territoreve tė veta, vihet re njė rritje e ndėrtimeve me karakter mbrojtės. Kėshtjellat e vjetra u rifortifikuan, ndėrkohė qė u ndėrtuan fortesa tė reja. U dallua pėr ngritje fortifikimesh Ali pashė Tepelena.
    Nė kufijtė shtetėrorė tė Shqipėrisė ndodhet vetėm njė pjesė e kėshtjellave tė ndėrtuara prej tij, si nė Tepelenė, Gjirokastėr, Shėn Triadhė, Porto-Palermo, Butrint etj. Ai ndėrtoi gjithashtu fortifikime nė Janinė, Artė, Prevezė dhe nė Sul. Nė ndėrtimet e tij ushtarake Aliu pėrdori njė numėr tė madh arkitektėsh dhe inxhinierėsh ushtarakė tė huaj, por nė krye tė punimeve qė nga viti 1800 deri rreth vitit 1822 qėndronte Petro Korēari, njė mjeshtėr shqiptar, tė cilin konsulli i pėrgjithshėm i Francės nė Shqipėri Fransua Pukėvili e quan “Voban” tė tij (Sebastien Vauban - inxhinier ushtarak i shquar dhe mareshal i Francės).
    Ndėrtimet ushtarake tė Ali Pashės dallohen nga teknika e ndėrtimit me gurė tė skuadruar me kujdes, nga format e rregullta gjeometrike kur e lejonte terreni, kullat dhe muret e ulėta me faqe tė pjerrėta nė anėn e jashtme, frėngjitė e mėdha pėr toja si dhe nga kornizat dekorative prej guri qė konturojnė zakonisht pjesėn e sipėrme tė mureve dhe kullave. Nė shumicėn e rasteve nė ndėrtimin e kėshtjellave Ali Pasha u kushtonte vėmendje jo vetėm qėllimeve utilitare dhe qėndrueshmėrisė, por edhe pėrsosurisė estetike me tė cilėn synonte tė shprehte ndjenjėn e madhėshtisė e tė pushtetit.
    Nė vitin 1819 Aliu ndėrtoi kėshtjellėn e Tepelenės, punimet e brendshme tė sė cilės mbetėn tė papėrfunduara pėr shkak tė konfliktit me Portėn e Lartė. Brenda kėshtjellės ai ndėrtoi njė saraj madhėshtor me synimin qė vendlindja e tij tė bėhej njė rezidencė e dytė pas Janinės, qė tė mos binte poshtė saj nga shkėlqimi dhe madhėshtia. Kėshtjella e Porto-Palermos (1804) ėshtė model i njė fortese garnizoni, kompakte, e pajisur mirė dhe me mure tė fuqishme.
    Ndryshe na paraqitet kėshtjella e Libohovės, qė shėrbente si rezidencė e motrės sė tij Shanishasė; drejtkėndėshe nė plan ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale nė tri nga kėndet dhe nga njė bastion nė formė tė ērregullt gjeometrike nė kėndin tjetėr. Format e mprehta dhe kėrcėnuese tė bastionit nė pjesėn mė tė dukshme tė kėshtjellės, punimi i pėrsosur me gurė tė latuar, kornizat dhe format trungkonike tė theksuara tė kullave, fshehin nė tė vėrtetė dobėsinė e mureve tė holla tė saj. Ideja e madhėshtisė dhe e pushtetit kanė mbizotėruar nė ndėrtimin e kėsaj kėshtjelle.
    Kėshtjella e Gjirokastrės (1812-1813) ėshtė njė nga ndėrtimet mė tė rėndėsishme e mė tė arritura tė Ali pashė Tepelenės. Pėrshtatja me terrenin shkėmbor tė kodrės, konstruksionet e guximshme, kullat e larta 30 m, sistemi i galerive i mbuluar me harqe e qemere, kazematet e shumta dhe ujėsjellėsi 7 km i gjatė i ngritur mbi njė sistem kanalesh dhe urash madhėshtore, e bėjnė tė admirueshme kėtė vepėr gjigante tė arkitekturės ushtarake, e cila edhe pėr aq sa ruhet nė ditėt tona, mbetet tėrheqėse pėr vizitorin.

    Artet figurative nė shek. XVI-XVIII. Piktura
    Nė shek. XVI nė fushėn e arteve figurative vazhdoi tė zotėronte nė Shqipėri ikonografia, qė shėnoi atėherė kulmin e saj. Nė kėtė periudhė u realizuan mjaft vepra pikture tė kishave dhe ikona, tė cilat sot janė nga kryeveprat e kėsaj fushe.
    Shek. XVI ėshtė nė artet figurative shekulli i Onufrit (Onufėr Neokastritit), mjeshtrit mė tė madh tė ikonografisė shqiptare, i cili krijoi stilin e tij dhe ishte i pari qė bėri kthesėn nė pikturėn postbizantine nė Shqipėri. Historianėt i atribuojnė vitin 1500 si vit tė lindjes dhe atė tė vdekjes vitin 1578.
    Onufri ka ushtruar veprimtarinė e tij kryesisht nė kėshtjellėn e Beratit, ku ka bėrė afresket e kishės sė Shėn Todrit, gjithsej 13 afreske. Sipas mbishkrimit tė datės 23 korrik 1547 realizoi 31 afreske nė kishėn e Apostujve nė Kostur (sot Greqi). Mė 1554 bėri afresket nė kishėn e Shėn Marisė, nė zonėn e Shpatit (Elbasan), tė Shėn e Premtes nė Valsh (Elbasan), nė kishėn e Shėn Kollit nė Shelcan, si dhe nė kishėn e shpėrfytyrimit nė Zėrzė tė Pėrlepit (sot Maqedoni) mė 1535. Nė Berat realizoi ikonat e famshme tė ikonostasit tė kishės sė Evangjelizmos (nė Kala), tė cilat janė kryeveprat e kėtij mjeshtri. Kėto vepra janė tė pėrkryera nga mjeshtėria e lartė nė realizimin e figurave, nga pasuria e ngjyrave, pikturimi i veshjeve dhe i ndėrtesave me shumė nuanca ngjyrash dhe portrete psikologjike. Figurat e tij shquhen pėr origjinalitetin e tyre.
    Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike pėrsa u pėrket ngjyrave, shquhet nga njė formė e pėrkryer e realizimit tė imazhit. Ai krijon njė raport koloristik nė ikona me mbizotėrim tė ngjyrės sė kuqe, qė e pėrdor nė njė mėnyrė mjaft mjeshtėrore dhe tėrheqėse, duke e organizuar atė nė praninė e jeshiles nė smerald, drejt njė uniteti tekniko-artistik tė paarritshėm nga ikonografėt e tjerė.
    Ikonografia e realizuar nga Onufri mbetet njė nga veprat mė tė arrira tė pikturės ikonografike bizantine tė realizuar nė territorin shqiptar. Nė kėto ikona vėrehet mbėshtetja nė traditėn e vjetėr bizantine, por edhe ndikimi i artit tė Venedikut, si edhe tradita e pasur e piktorėve vendės tė shek. XIII-XIV. Rol tė veēantė nė formimin e Onufrit luajti qyteti i Beratit me kulturėn shekullore, me qendrat e njohura tė antikitetit pranė Apolonisė dhe Ballshit, si dhe me artin e pikturės murale tė shek. XIII-XIV
    Shek. XVI i takon edhe artisti tjetėr ikonograf Nikolla (i biri i Onufrit). Ai vazhdoi nė krijimtarinė e tij ikonografinė e Onufrit, duke lėnė mjaft afreske dhe ikona qė dėshmojnė pėr njė cilėsi tė lartė profesionale. Ka pikturuar nė kishėn e Vllahernės nė kėshtjellėn e Beratit, nė Kurjan tė Fierit e nė Dhėrmi. Vepra tė Nikollės ndodhen dhe nė Arbanas tė Bullgarisė. Nė krijimtarinė ikonografike tė Nikollės ndihet mjaft vazhdimėsia tipologjike e ikonografisė sė Onufrit. Afresket e kishės sė Shėn Mėrisė Vllaherne nė Berat, tė realizuara nė vitin 1578, dhe nė kishėn e Shėn Kollit nė Kurjan tė Fierit, sė bashku me piktor Joanin si dhe ikonat qė trashėgohen prej tij, pėrfaqėsojnė vlera tė shquara artistike nė pasurinė tonė ikonografike kombėtare.
    Onufri, sė bashku me nxėnėsit e tij, Nikolla (i biri) dhe Onufėr Qiprioti, pėrbėnin elitėn e artistėve mė tė shquar tė ikonografėve tė asaj kohe. Sė bashku konverguan nė njė hapėsirė tė pėrbashkėt artistike. Themeluan njė traditė tė qartė pėr pasardhėsit e tyre. Krahas tipareve qė ēuan mė tej dhe pasuruan ornamentikėn, krijuan njėkohėsisht variante dhe subjekte tė reja, zgjedhje kompozicionale tė traditės bizantine, duke i dhėnė ikonografisė vendase njė tipar tė ri e mbi tė gjitha themeluan shkollėn e Beratit (tė pikturės) ose e Onufrit, e cila u reflektua nė ikonografinė artistike tė ikonografėve deri nė shek. XIX.
    Njė tjetėr piktor ikonograf, i cili punoi pranė ateliesė sė Onufrit tė madh, ėshtė dhe Onufėr Qiprioti. Mė 1571, kur Qipro pushtohet nga turqit, shumė piktorė ikonografė u larguan nga vendi i tyre duke emigruar nė disa vende tė Ballkanit si dhe nė Venedik. Njė ndėr ta ėshtė dhe Joani i Qipros ose Onufėr Qiprioti i cili mė 1591 realizoi afresket nė kishėn e Shėn Kollit nė kalanė e Beratit. Viti 1591 ėshtė viti ku ne marrim sinjalet e para tė ushtrimit tė veprimtarisė artistike tė kėtij autori. Duke iu referuar vitit 1571, vitit tė pushtimit tė Qipros, mendojmė se Onufėr Qiprioti mundet tė ketė emigruar nė Shqipėri nė moshėn 20 vjeēare duke sjellė me vete influencat e shkollės sė Venedikut, Qipros dhe tė Kretės.
    Qėndrimi i tij nė Berat pranė Onufrit tė madh, bėri qė ai tė konsolidohej plotėsisht si ikonograf. I vendosur mė vonė nė rrethinat e Gjirokastrės realizon afresket e kishės sė Vrahogoranxisė nė Gjirokastėr mė 1622. Nga datimet del se ky ikonograf ushtroi krijimtarinė e tij nė njė shtrirje kohore 31-vjeēare. Qiprioti mori shumė nga Onufri. Miniaturėn e pėrfituar prej tij ai e pasuroi mė shumė. Elementi qė huazoi mė tepėr prej tij ėshtė kaligrafia e shkrimit, e cila nuk dallohet nga Onufri. Ai mbetet piktori i parė deri nė shek. XVI qė shkruan emrin nė ikona. Dha ndihmesė tė madhe nė formimin e shkollės sė Beratit si dhe nė pėrhapjen e kėsaj shkolle nė jug tė Shqipėrisė. Shumė vepra qė mbajnė firmėn e tij radhiten nė krijimet mė tė mira tė ikonografėve shqiptarė dhe formuan njė traditė me vlerė, mbi tė cilėn u mbėshtetėn piktorėt e tjerė tė shek. XVIII, si Konstandin Shpataraku, Konstandin dhe Athanas Zografi, Ēetirėt, Joan Athanasi dhe Konstandin Jeremonaku. Portretet e realizuara prej Qipriotit nė afreske dhe nė ikona, ndryshe nga tė tjerėt, janė tė pikturuara me ngjyra tė ngrohta me dritė dhe transparencė. Kurse me plastikėn e tyre krijoi tipat individualė.
    Nė mesin e shek. XVII, duke filluar nga viti 1643 ushtroi krijimtarinė ikonografi Konstandin Jeremonaku, i cili shfaqet me njė miniaturė e stil tė veēantė, nė paraqitjen e figurave. Veprat e tij janė ndikuar nga shkolla e Onufrit. Ai e ka ushtruar veprimtarinė nė zonėn e Korēės. Pėr kėtė dėshmojnė ikonat e gjetura nė kisha, siē janė ato tė kishės sė Shėn Gjon Vladimirit-Elbasan. Rreth kėtyre viteve mendohet tė ketė bėrė dhe disa ikona tė cilat datojnė nė vitin 1711 nė kishėn e manastirit tė Shėn Naumit (Ohėr).
    Nė shek. XVIII vihet re njė gjallėrim nė jetėn ekonomike e kulturore tė Shqipėrisė, qė u shoqėrua me formimin e njė shtrese tė pasur shoqėrore, e cila ēoi pėrpara krijimtarinė artistike. Kjo ngritje ekonomike i dha dorė zhvillimit tė kulturės e arsimit dhe depėrtimit tė ideve iluministe tė botės perėndimore tė asaj kohe. Filluan tė ngriheshin njė numėr i konsiderueshėm bazilikash tė mėdha nė Voskopojė, Korēė, Fier, Gjirokastėr. Ngritja e nivelit tė zhvillimit kulturor nė Korēė, qė lidhej edhe me traditat e vjetra, krijoi premisa pėr lindjen e shkollės sė Korēės nga artistė vendas. Themelues i kėsaj shkolle konsiderohet David Selenica, i cili pasohet nga Konstandin e Athanas Zografi dhe tė gjithė piktorėt e mėvonshėm qė dolėn nga kjo zonė. Davidi njihet si artist i madh nė artin kishtar lindor nė pėrgjithėsi gjatė shek. XVIII. Kur arti kishtar nė Ballkan ishte gati nė rėnie tė plotė Voskopoja e Vithkuqi patėn njė zhvillim ekonomik e kulturor. Ai shkėputet nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe duke rizgjuar artin e periudhės mė tė shkėlqyer tė mbretėrimit tė paleologėve. Po nė kohėn e Davidit filloi veprimtarinė si piktor Konstandin Shpataraku.
    David Selenica e ka realizuar ikonografinė e tij nė kishėn e Shėn Kollit nė Voskopojė. Mendohet se ai ėshtė formuar si ikonograf nė Malin Athos, dhe ka pikturuar narteksin e Kapelės sė Virgjėreshės nė manastirin Laura e Madhe, si dhe afresket e kishės sė Shėn Prodhonit nė Kostur (1727) dhe ato nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Madhe nė Selanik. Vetėm nė kishėn e Shėn Kollit numėrohen rreth dy mijė figura tė pikturuara prej tij.
    Mė 1722-1726 David Selenica punoi afresket e kishės sė Shėn Kollit nė Voskopojė me ndihmėn e Konstandinit. Skenat e realizuara nė muret e Shėn Kollit kanė njė lirshmėri tė figurave. Tek ai gjejmė tema tė apokalipsit nga historia dhe jeta e shenjtorėve. David Selenica shkėputet shumė nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe. Qe i pari qė guxoi tė cenonte traditėn qindravjeēare qė ishte nė fuqi deri nė atė kohė dhe nuk ngurroi aspak tė fuste elemente tė reja qė ishin nė kundėrshtim me kėtė traditė shekullore e tė ngurtė, e cila e kishte bėrė, tanimė, punėn e saj. Duke ruajtur zgjidhjen monumentale ashtu si dhe nė ikonografinė e Qipriotit dhe tė Jeremonakut, Davidi kėrkon nė artin e tij ta pėrjashtojė kufirin e dukshėm qė hasim nė ikonografinė e mėparshme midis personazheve hyjnore dhe atyre tokėsore. Tipologjia kristiane e imazhit bizantin shfaqet nėpėrmjet ikonografisė sė Davidit mė e kapshme dhe mė e kuptueshme nė sajė tė njė realizmi, i cili nuk vihej re mė parė nė ikonografinė pasbizantine nė Shqipėri. Skenat e pikturuara prej tij fitojnė njė sens laik, nė ribashkimin dhe nė njėjtėsimin e njeriut dhe tė shenjtit tė paraqitur. Pavarėsisht se temat ruajnė versionin liturgjik kristian, kjo nuk e ka penguar David Selenicėn, qė me mjeshtėrinė profesionale tė fusė natyrshėm detaje nga jeta reale, duke hedhur fillimet e humanizmit tė artit ikonografik bizantin nė vendin tonė. Duke u larguar nga rregullat e artit bizantin, por jo nga elementet mė tė qenėsishme qė pėrbėjnė temat liturgjike, themelon njė krijimtari ikonografike qė sa vjen e ēlirohet nga dogma, duke sjellė njė Rilindje tė dukshme nė ikonografinė shqiptare. Me sa duket, lidhjet e Voskopojės (nė kishat e sė cilės David Selenica pikturoi), me qendra tė mėdha mjaft tė zhvilluara dhe iluministe, si Vjena, Budapesti, Lajpcigu, Venediku, zgjeruan mė shumė mundėsitė qė arti ikonografik tė ndryshonte edhe nėn ndikimin e rinovimit tė madh qė po kalonte arti evropian.
    Nė kohėn e Davidit fillon veprimtarinė Konstandin Shpataraku me origjinė nga Shpati i Elbasanit, vendlindja e Onufrit, i cili realizon mė 1744 ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Ardenicės. Nė ikonat e tij ka elementė tė rinj artistikė dhe tė frymėzuar nga realiteti i kėsaj epoke. Njėra prej veprave tė tij, ėshtė ajo e Shėn Gjon Vladimirit nė ikonostasin e kishės sė manastirit tė Ardenicės, ku ka pikturuar princin shqiptar Karl Topia (1359-1388). Krijimet e tij konsiderohen si vazhduese tė shkollės sė Onufrit sidomos nė realizimin e miniaturės dhe tė tipave tė portreteve, pa pėrjashtuar dhe ndikimet e shkollės sė Malit Athos.
    Shek. XVIII pėrfaqėson periudhėn kur bėhen mjaft afreske dhe ikona. Nė Vithkuq pikturohen muret e kishės sė Shėn Pjetrit, tė kishės sė Shėn Kollit dhe tė Shėn Mėrisė, ku skenat marrin njė hapėsirė mė tė gjerė nė zgjedhjet kompozicionale dhe nė lirshmėrinė e pikturimit. Kjo ndihmohet edhe nga hapėsirat e mėdha tė krijuara nga ndėrtimi i bazilikave. Piktorėt e kėtij shekulli ndjekin traditėn e shkollės sė Korēės e pikėrisht atė tė David Selenicės. Krijimtaria e vėllezėrve Konstandin e Athanas Zografi zhvillohet nė mesin e shek. XVIII (1720-1764), kur ata realizuan ikonat dhe afresket e tyre. Krijimtaria e tyre si dhe e nipėrve Terpo dhe Eftimiu shtrihet nė zonėn e rrethit tė Korēės e deri nė kishat e Myzeqesė. Ajo mbėshtetet mbi traditėn e shkollės sė Malit Athos, ku ata studiuan dhe punuan, si dhe nėn ndikimin e pikturės sė Davidit. Mė 1720 realizuan afresket e kishės sė Metropolisė sė Korēės, mė 1745 ato tė manastirit tė Ardenicės, hajatin e kishės sė Shėn Kollit ku pikturoi edhe David Selenica mė 1750, si dhe mjaft afreske nė Hungari e nė Malin Athos. Krijimtaria e tyre ėshtė e pasur edhe nė ikona. Karakteristikė e kėtyre ikonografėve ėshtė prirja pėr t`i veshur shenjtorėt me rroba kombėtare. Krijuan skena tė rralla, nga tematika e tyre, nė lidhje me Apokalipsin, ku janė paraqitur kafshė alegorike dhe njė numėr i madh figurash. Nė afresket e manastirit tė Ardenicės ata pasqyruan edhe kompozitorin e njohur tė botės sė Bizantit tė shek. XII me origjinė nga Durrėsi, Joan Kukuzeli.
    Nė fillimin e shek. XIX vazhdoi krijimtarinė i biri i Konstandinit, i cili punoi nė kishėn e Vodicės afėr Beratit (mė 1805), nė kishėn e Shėn Premtes nė Pėrmet (mė 1808), nė kishėn e Shėn Konstandinit nė Drenovė afėr Korēės, mė 1810. Kurse djali i Athanasit (Zografit), nė kėtė periudhė ka realizuar vetėm ikona, tė cilat dėshmojnė pėr njė rėnie tė kėtij arti kishtar nė kėtė periudhė.
    Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe gjatė gjysmės sė parė tė shek. XIX zhvilluan veprimtarinė e tyre piktorėt e familjes Ēetiri nga Grabova. Krijimtaria e tyre shtrihet kryesisht nė krahinėn e Myzeqesė, nė Vlorė, Berat, Fier e nė Lushnjė ku shumė afreske dhe ikona mbajnė firmėn e tyre, si nė kishėn e Shėn Vlashit (Vlorė) mė 1792, tė Shėn Kollit (Vanaj – Myzeqe) mė 1795, nė kishėn e Shėn Thanasit nė Karavasta (mė 1797) etj. Lanė njė krijimtari mjaft tė pasur dhe kanė realizuar qindra skena nė mure e nė ikona. Tematika dhe stili i kėtyre ikonografėve janė tė njėjtė me ato tė vėllezėrve korēarė Konstandin dhe Athanas Zografi, si edhe tė Konstandin Shpatarakut
    Nė shek. XIX, kur arti ikonografik ishte nė rėnie, shquhen veprat e piktorit Mihal Anagnosti. Veprat e tij konsiderohen si shfaqje tė fundit tė kėtij arti ikonografik nė Shqipėri. Ndryshe nga veprat e paraardhėsve, krijimet e tij shquhen pėr njė stil qė dallohej nga ai i traditės sė Bizantit, duke u afruar mė tepėr me ato tė Rilindjes italiane. Megjithatė portretet e tij ngjasojnė mė tepėr me portrete orientale. Veprat e tij (ikonat), i bėri kryesisht pėr ikonostasin e kishės sė Katedrales nė Elbasan. Ai realizoi gjithashtu afresket dhe ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Bigorskit (sot Maqedoni). Ky ikonograf shfrytėzoi dhe mori nga piktura paraardhėse shumė elemente artistike. Nė veprėn e tij rrezatojnė Onufri, Qipiroti, Nikolla, Shpataraku, Zografėt etj.
    Arti ikonografik pėrbėn njė pasuri tė madhe nė kulturėn shqiptare. Nė veprat e tij pasqyrohet shpirti krijues i piktorėve dhe shfaqen, njėherazi, shpirti dhe realiteti i popullit shqiptar.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Suzi Ēelebiu

    Ndriēimi i figurave tė shquara, nė tė kaluarėn, ėshtė me interes pėr secilėn kulturė kombėtare, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre kombėtare. Kjo vlen edhe pėr Suzin.
    Suzi ėshtė pseudonim i Mevlana Muhamed efendi ibn Abdullah-ut. Ai ėshtė figurė e shquar e gjysmės sė dytė tė shekullit XV e gjysmės sė parė tė shekullit XVI. Ka lindur nė Prizren mė 1455 e ka jetuar deri mė 1524/25. Ėshtė varrosur nė Prizren nė oborrin e xhamisė nė lagjen “Tabhana”. Kjo xhami edhe tash quhet “Xhamia e Suzit”. Nė varrin e tij shkruan nė gjuhėn arabe “Ai ėshtė i amshueshėm”.
    Pėr fėmijėrinė e shkollimin e Suzit nuk dihet gjė. Dihet se, njė kohė, ka qenė kadi. Mė 1513 Suzin e gjejmė nė Prizren, ku legalizon “Vakifnamesi”-n e tij. “Vakifnamesi”, sipas Hasan Kaleshit, ėshtė dokumenti mė i vjetėr, shkruar nga Prizreni, gjatė periudhės turke.
    Tė dhėnat, pėr prejardhjen kombėtare tė Suzit, janė kontradiktore. Disa mundohen ta nxjerrin atė me prejardhje shqiptare duke u nisur nga fjala shqipe e pėrngjitur “syzi”, pėr analogji, “kryezi” etj.
    Pseudonimi “suzi” mund tė ketė dalė nga fjala turke “söz”, qė ka disa kuptime: fjalė, shprehje, dėshmim, zotim, angazhim, premtim etj. (1).
    Ndėrkaq Hasan Kaleshi shkruan: “U jednoj studiji o turskom pesniku Suziju Prizrencu…”(Nė njė studim pėr poetin turk Suzi Prizreni...) (2). I kėtij mendimi ėshtė edhe autori A. Olesnici, i cili thotė : “Suzi Čelebi iz Prizrena, turski pesnik-istorik XV-XVI veka” (Suzi Ēelebiu nga Prizreni, poet e historian turk i shekullit XV-XVI) (3). Suzi, nė shkrimet e tij, nuk flet pėr veten.
    Suzi zotėronte gjuhėn arabe, persishte e turqishte. Ka shkruar shumė vargje, tė cilat nuk janė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, pos ndonjėrit:
    Livadhet janė kopshtet e pemėve tė qiellit,
    Kėto buzėqeshje janė qeshme tė diellit.
    Suzi njihet si poet boem. Po vepra mė e njohur e tij merret libri “Mihaloglu Ali Bej Garavatname” (Epi pėr pushtimet e Mihaloglu Ali Beut), shkruar rreth 500 vjet mė parė nė vargje. Kėtu himnizohen trimėritė e pushtimet e ushtarakut Alibeg Mihaloglu nė hapėsirat nėndanubiane. Jepen kėtu edhe pėrshkrime tė bukura tė vendeve, ngjarje historike tė kohės, aventurat e dashurisė tė Mihaloglu Ali Begut etj. Libri ka 15000 vargje, nė rrokje simetrike tė rimuara.
    Dihet Suzi ngrit disa kroje, ndonjė urė, kanal, xhami, medrese, mejtep etj., gjė qė edhe shpėrblehet me njė qiflik nė Grazhdanik nga Sulltan Selim Hani.


    Kontributi i Suzit nė hapjen e bibliotekave


    Kontributi mė i madh i Suzit shihet nė hapjen e bibliotekave. Ai hap bibliotekėn e parė shkollore nė Kosovė, qė del nga “Vakifnamesi” i tij, legalizuar mė 1513, ku thuhet: “… unė vakufoj (lė amanet, bėj testament) edhe kėtė fond tė librave pėr bibliotekėn, e cila ėshtė nė lokalet e medresesė: librin “Tevsiru shejh” prej dy vėllimesh, “Hidaje” - njė vėllim, “Sheriatyl Islam” – dy vėllime, “Teskiretylenbija” – njė vėllim, “Mesnėvi” – katėr vėllime, “Kimia seaadeti” – dy vėllime. Pas vdekjes sime, kėto libra i mbikėqyr imami i xhamisė dhe ai do t’ua japė tė interesuarve, qofshin ata nxėnės apo qytetarė, me evidencė, duke u kujdesur qė tė mos humbin dhe dėmtohen…” (4).
    Biblioteka e Suzit, pos literaturės nga tradita islame dhe e drejta e sheriatit, ka pasur edhe vepra tė rėndėsishme tė poetėve arabė e persianė, si dhe libra nga lėmi i mistikės, vepra tė filozofit tė njohur arab, Gazaliu etj.
    Duhet shtuar se, nė Kosovė, gjurmė tė bibliotekave hasen edhe pėrpara Bibliotekės sė Suzit, qė nga shekulli XIII e nė vijim: nė xhamia, kisha, manastire etj., pa i parė edhe bibliotekat personale a familjare, qė janė edhe mė tė hershme.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Nezim Frakulla

    Nezim Frakulla (ose Nezim Berati) ėshtė nga autorėt e parė tė rėndėsishėm tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab; nė mjediset ku jetoi e krijoi, luajti rol nė zhvillimin e kėsaj rryme.
    Nezimi lindi nga fundi i shekullit XVII nė fashtin Frakull tė Fierit nė njė familje tė vogėl feudale. Qė i ri mėsoi nė medresenė e Beratit, pastaj shkoi nė Stamboll, pėr tė studiuar mė tej, ku ndenji njė kohė tė gjatė dhe filloi tė vjershėronte turqisht, persisht e arabisht. Bėri shumė udhėtime nė vendet e Lindjes, por mbeti i pezmatuar. Nė njė bejte turqisht shkruante: I rashė botės anembanė, por zemra m'u mbush me gjak. Nė vitin 1730 u kthye nė Berat, i varfėr, kėshtu qė u detyrua tė shėrbente si qehaja te njė bej. Gjatė kėsaj kohe filloi tė vjershėronte nė shqip, sipas frymės sė poezisė orientale. Berati, qė ishte njė nga qendrat kulturore mė nė zė tė kohės, kishte edhe shumė bejtexhinj, tė tjerė. Rivaliteti me myftiun e qytetit pati pasoja politike pėr Nezimin, prandaj u detyrua tė shkonte nė Elbasan. Mbas njė internimi nė Besarabi, Nezimi kthehet pėrsėri nė Berat. Vdiq nė burgun e Stambollit.
    Nė gjuhėn shqipe Nezimi la njė divan(1) dhe shumė vjersha tė shpėrndara. Njė pjesė e krijimeve tė tij kanė kaluar gojė mė gojė e u bėnė anonime. Duke ndjerė qė qėndronte mbi bejtexhinjtė e tjerė, Nezimi e afirmon veten si mjeshtėr qė i pari krijoi divanin shqip.

    Divan kush pat folur nė shqip?
    Ajan(2) e bėri Nezimi.
    Bejan(3) kush e pat folurė shqip?
    Insan(4) e bėri Nezimi.

    Divani i Nezimit duhet tė ketė pasur rreth 110 vjersha. Tematika ėshtė disi e gjerė. Nė krahasim me poezinė e atėhershme dhe me modelet orientale, autori solli elemete tė reja, qė pasqyrojnė anė tė jetės nė Shqipėri.
    Njė pjesė e mirė e vjershave tė Nezimit janė gazela(4), ku i kėndohet bukurisė dhe dashurisė. Gjithashtu ato trajtojnė njė problematikė morale, flasin pėr miqėsinė, diturinė etj. Nė vjershat e Nezimit pasqyrohet botėkuptimi oriental, por hasen edhe ide pozitive. Me nota kritike goditen vese, sulmohen me pėrbuzje miqtė e rremė, ambiciozėt e smirėzinjtė.
    Nė kushtet e shthurjes sė sė sistemit feudal, poeti hutohet dhe mbetet i tronditur midis sė vjetrės qė shembej, dhe sė resė qė po lindte. Nė vjershėn "Ankimi mbi gjendjen e kohės„ , Nezimi na krijon pėrshtypjen e njė bote tė shqetėsuar, tė njė atmosfere tė pasigurt, ku ėshtė e vėshtirė tė lidhėsh miqėsi, ku bėhet njė ndeshje ė egėr pėr tė dalė nė krye e ku njeriu nuk ka vendin qė i takon sipas virtyteve tė zotėsisė. Autori thotė: "… sorra sot gaha bilbil nukė dahetė dot„. Edhe sikur keto motive tė jenė tė marra nga letėrsia orientale, ato, sidoqoftė, s'janė pa lidhje me realitetin e kohės.
    Jeta boshe dhe parazite e bejlerėve dhe e tė pasurve pasqyrohet nė vjershėn "Teferiēi nė Belēė„. Nėpėrmjet pėrshkrimit tė njė pikniku nė fshatin Belēė, poeti tregon pėr qejfet dhe tekat e feudalėve dhe pasanikėve, pėr shpenzimet pa kufi, pėr tė mirat e pasuritė qė i kanė grumbulluar nė kurriz tė popullit. Me interes ėshtė edhe njė vjershė qė Nezimi e shkroi kur po niseshin pėr nė Stamboll disa shokė tė tij. Nė tė gjejmė dashurinė pėr atdheun dhe brengėn e dhembjen e njė mėrgimtari pėr vendin e lindjes:

    O shokė, mos na harroni,
    se vemi nė dhč tė huaj,
    njė selam tė na dėrgoni,
    bari nė tre-katėr muaj.

    Do t'ju jap njė amanet,
    kur tė shihni fush`e male,
    tė faleni me shėndet
    prej meje mė shumė halle. Nė mjaft vjersha Nezimi i kėndon natyrės, e cila jepet plot jetė e lėvizje. Poeti magjepset nga bukuria e saj. Nė mėnyrė tė veēantė ai i kėndon pranverės, duke na dhėnė skena tė gjalla e plot hijeshi. Dy kėngė pėr "Beharin„ janė nga poezitė e tij mė tė bukura tė tij.

    A s'e shihni ju nė dynja
    Manushaqenė,
    nėpėr male, nėpėr sahara(6)
    ēeli faqenė?

    Ose

    Behari u lulėzua
    U zbukurua dynjaja.
    Jeta nė shenllėk(7) u mbulua,
    gėzojnė fukaraja.

    Nezimi ka shkruar edhe vjersha mistiko-fetare ose vjersha kushtuar ndonjė fushate ushtarake e ndonjė sundimtari. Pra, jo vetėm tematika e krijimeve tė tij ėshtė e larmishme, por edhe bota e ndjenjave. Gjejmė nė to nota lirike, por edhe tone zemėrimi e ironie; krahas ndjenjės sė ngazėllimit, gjer edhe ndjenja dėshpėrimi, qė e kanė burimin edhe te realiteti i kohės, por edhe te brengat e shqetėsimet qė e shoqėruan tėrė jetėn.
    Krijimtaria e Nezimit e zgjeroi rrethin tematik tė poezisė sė kohės. Edhe pse nuk u shkėput nga modelet orientale e nga motive tė njohura tė tyre, si bilbili, trėndafili etj., nė vjershat e tij ka edhe elemente dhe figura qė burojnė nga realiteti shqiptar. Gjuha e rėnduar nga fjalėt e huaja e dėmton vlerėn e poezisė, edhe kur nė tė ka figura e mjete shprehėse mjaft tė goditura.
    Nezim Frakulla ishte poet me frymėzim e talent. Vepra e tij la gjurmė tė thella nė krijimtarinė e poetėve tė tjerė qė shkruan me alfabet arab.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Hasan Zyko Kamberi

    Nga pėrfaqsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqipe me alfabet arab ėshtė Hasan Zyko Kamberi. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike, paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal. Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Ka tė ngjarė tė ketė mėsuar nė ndonjė medrese. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub. Nė kėtė fushatė jo vetėm qė s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
    Rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike.
    Ndryshe nga bejtexhinj tė tjerė, tė cilėt shpesh poetizuan zakone e mendėsi tė jetės orientale tė qyteteve e tė mjediseve feudale, H.Z.Kamberi nė kėto poezi pasqyroi jetėn e fshatit shqiptar tė shekullit tė XVIII, vuajtjet, pasigurinė dhe pakėnaqėsinė e fshatarėve. Me nota realiste gjejmė nė tė edhe njė frymė tė theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmė dhembjen e poetit pėr gjendjen e njerėzve, qė s'u ecėn fati.
    Njė nga vjershat me tipike ėshtė "Bahti im„ , ku autori shpreh pakėnaqėsinė ndaj jetės dhe ankohet pėr fatin(bahtin), qė s'e ndihmoi pėr tė marrė prona e pozita, siē ndodhi me disa tė tjerė.

    Zu Hasani e zihetė,
    me baht e tij po prihetė,
    vallė, ku rri e fshihetė,
    qė s'punon, more bahti im.

    Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretėrore) shpreh po atė gjendje pakėnaqėsie e zhgėnjimi. Vėrtet kjo merr shkas nga pėrvoja e hidhur e vetė poetit nė fushatėn e vitit 1789, por, nė tė vėrtetė, nė tė zė vend njė shqetėsim mė i gjerė. Aty i bėhet jehonė pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme tė vegjėlisė nga fushatat ushtarake tė osmanėve, qė njerėzve tė thjeshtė u sillnin vetėm fatkeqėsi dhe mjerim, kurse fitimet i pėrvetėsonin feudalėt e mėdhenj dhe komandantėt ushtarakė.
    Pėr jetėn e varfėr e tė rėndė tė vegjėlisė fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi tė hollė e humor therės pėr kėtė gjellė tė tė varfėrve, autori s'e fsheh dhembjen pėr mjerimin e tyre, pėr faktin brengosės se ishte lumturi kur arrinin tė shuanin urinė me trahana.

    Tetė muaj gjithė ē'janė
    Qė e zjejnė dhe e hanė
    Fukarasė i mbanė hajanė(1)
    Dritė kush gjeti trahanė

    Notat e humorit, pėrzier me ankimin e poetit pėr fatin e tė rinjve, pėrshkojnė edhe vjershėn "Gjerdeku„. Nė tė cilėn pasqyrohen ēaste nga jeta dhe brengat e vajzave qė janė gati pėr martesė e qė s'e dinė ē'fat i pret, meqė i martojnė pa i pyetur. Por, veē kėsaj, ato i mundon edhe varfėria, ashtu siē i detyron edhe djemtė tė marrin rrugėn e kurbetit pėr tė siguruar tė hollat e nevojshme pėr martesė. Gjejmė nė tė edhe pėrshkrime zakonesh tė martesės, por mė tepėr shqetėsimin e tė rinjve dhe tė autorit pėr fatin e tyre.

    Cupatė po bėjnė fiqiri(2)
    "Vallė, ku e kemi takdir(3)?„
    I martojnė me pahir
    Se umur(4) ndė dorė s'kanė. Edhe nė vjersha tė tjera, si "Gratė e va„ , "Hasani bėn shiqojet„(ankohet), "Vasijetnameja„(Testamenti) H.Z.Kamberi vė gishtin nė plagė tė ndryshme tė shoqėrisė sė atėhershme.
    Por poezia e tij mė e fuqishme, ku prirja realiste e fryma kritike kanė gjetur shprehjen mė tė plotė ėshtė "Paraja„ ,
    ajo ėshtė njė satirė e fuqishme e gjithė sistemit politik feudal, e korruptimit tė tij tė gjithanshėm, madje edhe vlera e njeriut matet jo me cilėsinė e virtytet e tij, por me paratė qė ka.
    Kėto ide poeti is hfaq nėpėrmjet ironisė e sarkazmės therėse, qė godasin pa mėshirė gjithė piramidėn shtetėrore e shoqėrore, qė nga mbreti e veziri e gjer tek nėnpunėsi mė i thjeshtė.

    Mbreti q'urdhėron dynjanė,
    qė ka vėnė taraphanė(5)
    e i presėnė paranė,
    ia di kimenė parasė.

    Poeti nuk kursen as autoritetet mė tė larta tė fesė. Me sarkazėm tė guximshėm ai zbulon se prapa shenjtėrisė sė tyre tė shtirur fshihet njė shpirt i pangopur fitimi, qė i shtyn tė bėjnė padrejtėsi mė tė mėdha; e kanė ujdisur me djallin, siē shprehet poeti.
    Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe mė tej, kur poeti zbulon se nė atė shoqėri tė shthurrur nuk ekzistonte as drejtėsia mė e vogėl, se njerėzit e ligjit, kadilerėt, e shtrembėronin kėtė nė mėnyrėn mė tė paturpshme, vetėm pėr tė shtėnė nė dorė sa mė shumė para.

    Kadiu, t'i rrėfesh paranė,
    ters e vėrtit sherihanė(6),
    pėr para ē'e shet t'anė,
    ia di kimenė parasė.

    Funksion tė dukshėm ideoartistik ka vargu "ia di kimenė parasė„. Qė pėrsėritet si refren nė fund tė ēdo strofe. Ai pėrforcon idenė se nė atė shoqėri ku merret nėpėr kėmbė ēdo virtyt, ku njerėzit robotizohen e vuajnė, paraja ėshtė epiqendra e jetės. Vjersha tingėllon si njė satirė e fortė qė shpreh zemėrimin e fshatarėsisė shqiptare kundėr shfrytėzimit tė saj nė kushtet e sistemit feudal nė shuarje e sipėr. Kuptohet qė protesta e poetit ėshtė spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie nė fatalizėm.
    Vjershat laike tė H.Z.Kamberit patėn pėrhapje tė gjerė nė popull, se ato prekėn plagė shoqėrore tė kohės. Veē kėsaj gjuha e tyre ėshtė mė e pastėr se e poetėve tė tjerė bejtexhinj. Vargu qė pėrdor, ėshtė tetėrrokshi i poezisė popullore.
    H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i ēmonin edhe rilindėsit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Nė mes tė vjershėtorėve tė Shqipėrisė ka zėnė kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
    Me poezinė e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para tė realizmit nė poezinė shqiptare…
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Gedik Ahmet Pasha

    Gedik Ahmet Pasha was a distinguished Ottoman grand vizier as well as an army and navy commander during the reigns of sultans Mehmed the Conqueror and Beyazid II.
    His background remains largely unknown. Some sources claim that he was of Albanian descent, but this theory is almost exclusively based on his refusal to participate in a campaign to İşkodra (Shkodėr) on one occasion. He was most likely of Serbian and Byzantine Greek descent. He undertook virtually all of his construction enterprises in Anatolia, and their preferences in this domain usually give a clue on the respective origins of Ottoman statesmen.
    Leading the Ottoman Army, he defeated the last principality resisting Ottoman expansion in Anatolia, the Karamanids. The Karamanids had been the strongest principality in Anatolia for nearly 200 years, even stronger than the Ottomans in the latter's beginning. They effectively succeeded the Anatolian Seljuk Sultanate in the amount of possessions they held, among them the city of Konya, the former Selēuk capital. In this sense, Gedik Ahmet Pasha's victory against the Karamanids in 1471, conquering their territory as well as the Mediterranean coastal region around Ermenek, Mennan and Silifke, proved crucial for the future of the Ottomans.
    Gedik Ahmet Pasha also fought against Venetians in the Mediterranean and was dispatched in 1475 by the Sultan to aid the Crimean Khanate against Genoese forces. In Crimea, he conquered Caffa, Soldaia, Cembalo and other Genoese castles as well as the Principality of Theodoro with its capital Mangup and the coastal regions of Crimea. He rescued the Khan of Crimea, Meńli I Giray, from Genoese forces. As a result of this campaign, Crimea and Circassia entered into the Ottoman sphere of influence.
    In 1479, in a daring move, Sultan Mehmet II ordered him to lead the Ottoman Navy in the Mediterranean Sea as part of the war against Naples and Milan. During his campaign, Gedik Ahmet Pasha conquered the islands of Santa Maura (Lefkada), Kefalonia and Zante (Zakynthos). Since he had conquered Constantinople in 1453, Mehmed II saw himself as the inheritor of the Roman Empire and seriously considered the conquest of Italy to reunite Roman lands under his dynasty. As part of this plan, Gedik Ahmet Pasha was sent with a naval force to the heel of the Italian peninsula.
    After a failed attempt to conquer Rhodes from the Knights of St. John he took the harbor city Otranto in 1480. The population was massacred. But due to lack of food, he had to return with most of his troops to Albania in the same year, planning to continue the campaign in 1481.
    The death of Mehmed II prevented this. Instead he sided with Beyazid II in the struggle for who would succeed the Sultan. However Beyazid II did not fully trust Gedik Ahmet Pasha and had him imprisoned and later killed on November 18 1482 at Adrianople.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Koxha Sinan Pasha

    Koxha Sinan Pasha (1506 - 3 prill 1596) ishte njė pasha i perandorisė osmane me prejardhje shqiptare. Si duket gjatė karrierės sė tij ushtarake kishte shėrbyer nė Kosovė dhe aty ka vėnė themelet e qytetit Kaēaniku duke ndėrtuar njė xhami (e cila edhe sot ekziston), njė imaret (kuzhinė publike), njė shkollė nė afėrsi tė xhamisė, dy hane (bujtina), njė hamam (banjė publike), kalanė dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Merre Hysein Pasha


    Merre Hysein Pasha u lind nė Pejė dhe u vra nė Stamboll (1624). Merre Hysein pasha ka qenė sadriazem dy herė: Njė herė midis viteve 1622-1622 dhe herėn tjetėr gjatė vitit 1623. Njėmbėdhjetė muaj pas shkarkimit nga posti i sadriazemit, u vra nė kohėn e sundimit tė sulltan Muratit IV, sepse autoriteti i tij i madh, siē njoftojnė burimet osmane, pėrbėnte rrezik pėr shtetin. Mė 1619 u bė vali i Egjiptit, mė 1626, pas Daut Pashės, iu dha pėlqimi tė bėhej sadriazem. Ishte i aftė pėr tė kontribuar, por pas 24 ditėsh nė krye tė ministrive (sadriazem), u largua, iku dhe u fsheh. Pėr personat qė do tė burgoseshin dhe do tė dėnoheshin, njerėzve tė vet zakonisht nė gjuhėn shqipe u thoshin: "merre", prandaj u bė i njohur me kėtė ofiq. Pėr Merre Hysein Pashėn e dimė saktėsisht se ishte me origjinė nga Peja. Ka lėnė shumė institucione dhe vakėfe. Nė Pejė ngriti xhaminė e Merre Hysein Pashės, hamamin, ndėrtuar mė 1485, mejtepin, mullirin etj.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Qypryly Mehmet Pasha
    Qypryly Ahmet Mustafa Pasha
    Qypryly Fazėll Mustafa Pasha



    Ne Dhjetorin e vitit 1994 ,kur u akreditova atashe Ushtarak ne Republiken eTurqise dhe fillova takimet zyrtare me ministrin e Mbrojtjes,Shefin e Shtatmadhorise e shume personalitete te tjera shtetrore dhe politike te vendit gjeta nje mikepritje dhe perzemersi qe nuk e kisha hasur ne shume vende te tjera te Europes qe kisha qene me pare .Kete pezemersi e ndieja edhe me qytetaret e thjeshte te Turqise ne Ankara,Stamboll,Bursa,Izmir,e kudo qe une ndodhesha me detyre.Sapo mesonin qe isha atashe ushtarak i Arnavutlluk-ut ( Shqiperise ), ata shprehnin nje respekt dhe nje miresjellje te vecante.E gjithe kjo lidhej me autoritetin, dinjitetin ,trimerite,besnikerite dhe humanizmin qe kishin treguar shqiptaret nga periudha Osmane e deri ne ditet e sotme.Kur trajtonim marrdheniet e dy vendeve tona te gjithe autoritetet i referoheshin menjehere historise se larget ,te mesme dhe te sotme te shiptareve,vlerave te tyre ne periudhen Osmane dhe ne periudhen e shtetit moderne te Turqise."Shqiptaret kane drejtuar perendorine Osmane dhe shtetin Turk.Edhe tani, ne vendet kryesore te Turqise jane shqiptaret,niperit dhe mbesat e tyre" shpreheshin ata me
    kenaqesi.Dhe ky realitet mua me shoqeroi ne cdo ministri,ne cdo prefecture,bashki e komande ushtarake.Por, ne kete shkrim do te ndalem me shume per rolin e shqiptareve ne Perandorine Osmane. Perandoria Osmane jetoi 560 vjet, deri ne vitet 1922 ne tre kontinente :Azi, Europe dhe Afrike.Te gjithe historianet e huaj dhe turq,te cilet kane studiuar historine e Perenadorise Osmane,pohojne se : "…Kryeministrat ( kryeveziret ose sadrazamet),ministrat (veziret) dhe pashallaret (gjeneralet) e komandantet ushtarake me te vlefshem kane qene me origjine shqiptare ".Dhe kete perfundim e verteton numri shume i madh i kryevezireve shqipatare ose me rrenje shqiptare qe administruan perandorine Osmane deri ne vitet 1922. Keshtu ; Koxha Sinan Pasha ne periudhen 1580-1596 ka qene pese here kryeminster : 1580-1582,1586-1591 ,1593-1595, 4 muaj me 1595 dhe 4 muaj ne vitin 1596 . Nen drejtimin e tij u pushtua Jemeni. Ahmet Pash Dukagjini ka qene kryeminister per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517.Rridhte nga nje familje shqipater e Leke Dukagjinit. Ajaz Ahmet Pasha lindur ne Vlore,me origjine jeniceri dhe ka qene kryeminister ne vitet 1536-1539 Lutfi Pasha nga Vlora ,matuar me motren e Sulltan Kanun Sylejmanit kreu detyren e kryeministrit per I vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541. Kara Ahmet Pasha ,kryeminister 1 vit,11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555. Semiz Ahmet Pasha,dy here kryeminister ne vitet 1579-1580.
    Ferhat Pasha, dy here kryeminister ;ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite
    ne vitin 1595. Merre Husein Pasha ishte kryeminister per 2 vjet 2 nuaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603.Ai ka sherbyer edhe si prefekt,vali ne Egjipt.
    Tabani Jasse Mehmet Pasha ishte kryeminister ne vitet 1632-1637. Kujuxhu Murat Pasha ka qene 4 vjet ,7 muaj e 25 dite kryeminister ne periudhen 1606-1611.Pastaj vazhduan Nusuh Pasha ne vitet 1611-1614,Ohrili Hysein Pasha ne vitin 1621,Xixhan-Kapuxhubashi Sulltanazde Mehmet Pasha ne vitin 1602-1646,Kara Mustafa Pasha dy here ne vitet 1649-1650 dhe ne vitin 1655,Torhonxhu Mustafa Pasha ne vitet 1652-1653, I cili u denua me varje ne litar,rridhte nga nje familje Matjane,Zurnazen Mustafa Pasha sherbeu si kryeminister vetem 4 ore ne vitin 1656,Qypryly Mehmet Pasha 5 vjet kryeminister ne periudhen 1578-1661.Ishte me origjine nga Roshniku i Beratit,Qypryly Ahmet Mustafa Pasha ,djali I madh I Mehmet Pashes ishte 15 vjet kryeminister.Ne vitin 1659 u gradua vezir dhe marshall,Qypryly Fazell Mustafa Pasha sherbeu 2 vjet e 3 muaj kryeminister.Biri I dyte I Mehmet Pashes dh evellai I Ahmet Mustafa Pashes, ,Arabaxhi Ali Pasha ne vitet 1691-1692,Amxhazade Husein Pasha,nga familia e Mehmet Pashe Qyprylyse qendroi 4 vjet e 11 muaj ne periudhen 1797-1802,Dalltaban Mustafa Pasha ,lindur ne Manastir kryeminister ne vitet 1702-1703,Qypryly Numan Pasha 2 muaj e 2 dite ne vitin ne 1710,Haxhi Halil Pasha lindur ne Elbasan nje vit ne voton 1716,Ivaz-zade Halil Pasha ne vitin 1770, Memish Pasha 1 muaj e 9 dite ne vitin 1808-1809,Gjiritli Mustafa Nail Pasha nga Policani Kosturit te Korces ka qene tre here kryeminister ne vitin 1853, 184 dhe 1857,Mehmet Ferit Pashe Vlora sherbeu si kryeminister gjate viteve 1902-1908,besnik I Sulltan Abdylhamitit te Dyte.Mehmet Ferit Pashe Vlora ka lindur ne Janine ne vitin 1852,ishte biri I Mustafa Pashe VloresFerit Pashe Vlora nga babi ishte sternipi I admiralit Sinana Pashes dhe nga nena vinte prej familjes se Ali Pashe Tepelenes,Misairli Sait Halim Pasha ,nipi I Mehmet Ali Pashe Kavalles
    sherbu ne vitet 1913-1917,Ahmet Izet Pasha sherbeu si sadrazam-kryeminister
    25 dite ne vitin 1918,Damat Ferit Pasha ,kryeministri I fundit I perandorise Osmane ,tradhetoi luften clirimtare te Ataturkut.Meliki Mansur-Hain Ahmet
    Pasha
    ,ushtarak I zoti,punoi si kryeminister ne vitet 1523-1524,Gjedik Ahmet
    Pasha
    ne vitin 1475 u emrua kryeminister per 4 vjet,Rystem Pasha ne vitin 1554 u emrua kryeminister per 14 vjet derisa vdiq,Ibrahim Pasha sherbeu 13 vjet kryeminister . Kryeministarat e familjes "Qypryly" qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII,perandorine Osmane e shpetuan nga nje rrezim total,shtetit i dhane gjak.Pushteti i Qyprylynjve ka qene me i forte dhe me efikas nga autoriteti
    i sulltaneve te asaj kohe.Pashallaret,gjeneralet e beses fisnike shqipatre shpetuan edhe "kryet e Sulltaneve " Eshte interesant te permendet se shqiptaret qe kishin marre nje kulture humanitare islame ne shtetin Osman,nuk ishin egosite .Sami Frsheri per kete shkruan : "Shqiptaret kane sherbyer me shume per boten e jo per veten e tyre".Prendori i Frances Napoleon Bonoparti ne vitin 1798 u nis te pushtonte edhe Egjiptin.Osmanllinjte derguan nje ushtri te perbere prej ushtareve te zgjedhur shqiptare.Kete ushtri e komanadonin shqipatert Tahir Pasha dhe
    Mehmet Aliu.Pasi theu Bonopartin, kapiteni Mehmet Ali u vendos ne Egjipt.Ne vitin 1801 u gradua pasha,gjeneral dhe ne 1805 mori ne dore pushtetin lokal te Egjiptit.Mehmet Alia Pasha u shtri deri ne Sudan.Me pas nenshtroi edhe feudalet e Arabise qe perbenin nje problem per Perandorine Osmane.Me dinastine e Mehmet Ali Pashes, krahas arabishtes dhe turqishtes, flitej shqipia.Ne Aleksandi atij i eshte ngritur statuja prej bronxi.Dinastia e kesaj familjeje ne Egjipt vazhdoi deri ne vitet 1956.Per rolin dhe vlerat e shqiptareve shefi Shtatmadhorise Turke,marshalli Fevzi Cakmak shkruante : "Me qindra burra shteti shqiptare jane dalluar ne historine Osmane.Shume nga ata kishin zene edhe pozita te larta,te rendesishme si kryeministra (sadrazame ).Turqit dhe shqiptaret,ne betejat qe kane fituar bashkarisht kane pajtuar interesat e tyre te perbashketa ,jane bere vllezer te vertete " .Ndersa studjuesi gjerman Prof-Dr.Herman Gros ne librin " Ekonomia
    Ballkanike " shkruan se " Shqiptaret gjate pese shekujve qe kane bashkejetuar me turqit osmanllinje ,ne saje te aftesise se adaptimit dhe te talenteve te tyre si nepunes ,kishin zene shkallet me te larta ne qeverine e Stambollit dhe kishin role te rendesishme per perandorine.Mirepo nga ana tjeter,fiset shqiptare jetonin te lira e te pa varura ne male te Shqiperise ".Shume shqiptare duke mos e njohur gjuhen turke pyesin me dyshim se, perse turqit shqiptaret i quajne " arnavut" dhe Shqiperine Arnavutlluk. Fjala arnavut vjen nga persishtja e vjeter, arna-vut, qe do te thote "trim , i cili nuk di te kthehet mbrapa ".Osmanllinjte ne lufte me preset,batalionet (taboret ) e skalionit te pare te i zgjidhnin jenicere trima, qe edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mesynin vetem perpara.Ata kryesisht zgjidheshin shqiptare dhe per kete arsye shqipatreve u vendosen emertimin "arnavut" dhe Shqiperise Arnavutluk.Trimerine e shqiptareve e shpreh edhe historiani Mehmet Tefik,i cili shkruan :" Bashkesine Otomane e kane siguruar dy krahe: turqit ne Lindje ( Anadoll ) dhe shqiptaret ne Perendim ( Ballkan)..".
    Por shqipateret ,ne perandorine Osmane krahas personaliteteve qeveritare de
    ushtarake,kane bere emer edhe ne administrate,drejtesi,arsim,kulture,arkitekture,ar te etj.Ne radhet e para te
    ketyre personaliteteve jane shume figura te rendesishme te Rilindjes tone Kombetare ,veprimtaria e te cileve ,sidomos e Hasan Tahsinit ,rektori i pare
    i universitetit te stambollit,Sami Frsherit etj, ishin me rrezatim te theksuar per kulturen e tere Perandorise Osmane,perfshire edhe Shqiperine e asaj kohe. Sami Frsheri hartoi fjaloret dhe enciklopedite monumentale si : Fjalori Frengjisht-Turqisht,Fjalori Turqisht,Enciklopedi Historike-Gjeografike ne 6 vellime etj, duke i sherbyer arsimit ,edukimit dhe kultures turke-osmane shume me teper se sa nje intelektual turk.Abdyl Frasheri, 10 vjet deputet ne parlamentin e pare perandorak,1877-1878,Abedin Dino nje nga valinjte e shquar,Ismail Qemali sekretar i pergjithshem i Ministrise se Jashtme,vali ne Siri,deputet ne parlamentin osman ne vitet 1908-1912,Vaso Pash Shkodrani, vali i pergjithshen i Libanit.Himni Kombetar i Turqise se sotme autor ka shqiptarin Mehmet Akif.Shume personalitete te Turqise moderne te formuar nga Mustafa Qemal Ataturku me 23 Prill 1920 jane
    me origjine shqiptare.Marrdheniet e reja miqesore turke-Shqiptare, ne menyr
    te vecante ,hodhen themele te forta me 1920 ,kur lindi Turqia e re dhe qeveria e Tiranes e dale nga Kongresi i Lushnjes ne 28-31 janar 1920 akordoi narrdhenie miqesore,ushtarake e kulturore me qeverine e Ankarase.Per kete riafrim te Turqise deputetet greke te Europes shtruan pyetjen : "C'kerkon Mustafa Qemal Ataturku ne Shqiperi ? Apo mos ka qellim te krijoje nje Turqi te vogel ne perendim te Ballkanit ? ". Ndersa presidenti dhe Mareshalli Turqise Ataturk me 1 Maėrs 1921 ne
    Asamblene Kombetare te Turqise sqaroi se " Me popullin shqiptar kemi bashkejetuar si vellezer disa shekuj.Prandaj kete shtet e komb vella do ta
    ndihmojme sa te mundim dhe sa te kete nevoje ". Dhe kjo filozofi bashkepunimi u rigjallerua me kalimin e Shqiperise ne sistemin Demokratik te viteve 1991, e cila mund te trajtohet ne nje shkrim tjeter. * Ish atashe Ushtarak ne Republiken e Turqise.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #239
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    " Me popullin shqiptar kemi bashkejetuar si vellezer disa shekuj.Prandaj kete shtet e komb vella do ta ndihmojme sa te mundim dhe sa te kete nevoje ".
    si vellezer??? interesant, por prinderit kush jane?
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mesihi Prishtina


    Mesihi Prishtina - Njė nga shkrimtaret me te hershem Shqiptare qe shkroi mes Osmaneve ka qenė Mesihi nga Prishtina [2] (1470 - 1512), qe u njoh ne turqisht si Pristineli Mesihi. Mendohet qe Mesihi te kėtė qenė Shqiptare nga Prishtina, por qe ka jetuar ne Stamboll qe nga mosha e vogėl. Mesihi nuk ishte vetėm njė poet i rrallė, por ne te njėjtėn kohe ishte edhe njė kaligraf i talentuar, qe mbajti postin e sekretarit tek Hadim Ali Pasha gjatė pushtetit te sulltan Bajazidit II (1482 - 1512). Njeri i dhėnė pas kenaqesive sehr oglani (djal qyteti), siē biografi Ashik Celebi e therriri atė, Mesihi me shumė gjendej ne taverna, nėpėr parqe me shoket e tij sesa ne pune. Edhe pse stili hedonist ne jetė mund qe te kėtė penguar karrieren e tij, Mesihi krijoi nga poezite me te mira Osmane te kohės. Nga veprat e tija me te permenduara ėshtė Murabba-i bahar [3] (poezite e pranveres) te cilat pas publikimi me pėrkthim latin ne 1774 nga orientalisti Sir William Xhon (1746 - 1794), do tė ktheheshin ne poemat me te njohura Osmane ne Evrope, pėr njė kohe te gjatė.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Tema tė Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 22-06-2025, 14:39
  2. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •