Close
Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 254
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin

    Kesaj teme nuk eshte aq e leht per tiu pergjgiur, une vete jam ne dilem, nese do te duhej te ndihem krenar per keto personalitete apo e kunderta,per vete faktin se te pergjigjesh kesaj pyetje vyhet nje histori e mirfillte se si jan ber kryeministra keta zoterinjt.
    Po nese do te udhetonim ne kohen e evazioneve turke,do me duhej te flisja keshtu;Turqit erdhen si armiq dhe jo si miq, ne viset tona(nder to dhe BUZANDETI)
    pra eshte llogjike te besoj se keto personalitete kan ngritur pozitat e tyre personale duke ulur pozitat dhe interesat kombtare,ata kan punuar per turqin, dhe aspak per shqiperin, ata thjeshte kan shikuar interesin e tyre personal dhe kurrsesi ate kombetar,ather per se do duhej te krenohem per keta per cfar
    ,????Kush ka fakte per bemat e ketyre zoterinjve te asimiluar te na i sjellin dhe te ndajm te miren dhe te keqen nga ky mes.
    Dhe :

    Citim Postuar mė parė nga hoteli Lexo Postimin
    Po zotni ,sepse kane qene Shqipetare,kure kroatet dhe te tjeret kane pase ,HYZMEQARE PER SHTETIN E VETE dhe nuke i hudhin poshte ,pse ne mose ti rrespektojme ?Kure shef sashume kane qene ne perandorine turke ,atehere duhet kupetue pse ruejtem gjuhen dhe fete ,te tri fe ,i kemi ruejture fale politikes se tyre,le te kupetoje dikushi si te doje,pore pase largimit te tyre disa gjuhe qe jane fole vetem ne kisha sotejane ba shtete,nji fjale e vjeter thote kurre ska maca mijte hedhin valle,pore se kane large,edhe ata sepse gjdo dite lumi po e bren stomin ,e tokes,dhe po shifet ku ka pase shtratin e vjeter,dhe pa u kthye shtrati ne vende te vete,nuke ka asgja,sepse natyra nuke pyet,ajo vetem vershone,vershon vetem vershon,dokumenta ka mjafte,pore a do te munden me i hudhe,? jo sepse compjuteri potregon sekush ashte dhe qka ashte per gjithe secilin popull,meshefe ,meshefe ,pore HISTORIA JA KALON KREJTE DETEKTIVA te botes,prandej pirolla ju qofte atyre qe kane qene ne perandorine TURKE,bile lane gjurme kahemase ne bote,nuke ka vende ku ska shkele kamba e Shqipetarit,krejte MEDIRENANI deri ne AZI.he he po te afte kane qene trimat tone SHQIPETARE NEPERANDORIN TURKE.Si hapen librat ne histori menjihere ARNAUT,e ne jemi ARNAUT edhe SHQIPETARE edhe ALBANe edhe ARVANIT 18 emra ,dmth kemi qene dikushi,sot shumica uke besojne ,pore e verteta nuke munde te mshifet.

    Kėto tė dyja janė pėrgjigje , komente , opinione dhe jo ato mė lartė .Dhe njė herė po ju them : Thoni Po dhe Komentin ose Thoni Jo dhe Komentin.Ju Faleminderit.

    Tė jua tregoi ajo kohė (Sundimi Osman) ishte njė familje ku nė atė familje : Babai ishte Osman (apo Turk) , Nėna ishte Shqiptare , Fėmijėt ishin Maqedon , Boshnjak ,Italian (qė mė vonė u rritėn dhe krijuan familje), Axhallarėt vinin nga njė vend tjetėr dhe kėshtu me rradhė.
    Pra ai sundim quhej familje , ku nė familje lejoheshin tė gjitha kombet .


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar mė parė nga hoteli Lexo Postimin
    Po zotni ,sepse kane qene Shqipetare,kure kroatet dhe te tjeret kane pase ,HYZMEQARE PER SHTETIN E VETE dhe nuke i hudhin poshte ,pse ne mose ti rrespektojme ?Kure shef sashume kane qene ne perandorine turke ,atehere duhet kupetue pse ruejtem gjuhen dhe fete ,te tri fe ,i kemi ruejture fale politikes se tyre,le te kupetoje dikushi si te doje,pore pase largimit te tyre disa gjuhe qe jane fole vetem ne kisha sotejane ba shtete,nji fjale e vjeter thote kurre ska maca mijte hedhin valle,pore se kane large,edhe ata sepse gjdo dite lumi po e bren stomin ,e tokes,dhe po shifet ku ka pase shtratin e vjeter,dhe pa u kthye shtrati ne vende te vete,nuke ka asgja,sepse natyra nuke pyet,ajo vetem vershone,vershon vetem vershon,dokumenta ka mjafte,pore a do te munden me i hudhe,? jo sepse compjuteri potregon sekush ashte dhe qka ashte per gjithe secilin popull,meshefe ,meshefe ,pore HISTORIA JA KALON KREJTE DETEKTIVA te botes,prandej pirolla ju qofte atyre qe kane qene ne perandorine TURKE,bile lane gjurme kahemase ne bote,nuke ka vende ku ska shkele kamba e Shqipetarit,krejte MEDIRENANI deri ne AZI.he he po te afte kane qene trimat tone SHQIPETARE NEPERANDORIN TURKE.Si hapen librat ne histori menjihere ARNAUT,e ne jemi ARNAUT edhe SHQIPETARE edhe ALBANe edhe ARVANIT 18 emra ,dmth kemi qene dikushi,sot shumica uke besojne ,pore e verteta nuke munde te mshifet.
    Mos ja futni kot se po te ishte per ata do flisnim turqisht dhe do shkruanim arabisht, ata i sherbyen perandoris turke dhe sben asgje per shqiptaret, fal tyre sot shqiprnia ka me pak se gjysen e territorit te saj. Shqiptarit i kishte shkel kama para se me u ba turq kta qe thoni ju, lexoje pak historine dhe jo ate anadollake.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga detiad : 06-07-2009 mė 15:15

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2009
    Postime
    112
    hotel kot e ke tu tregojsh ,meritat e arnautev ne perandorin turke sot po na njef bota mir e ceke,po ismail aka qen deputet ne parlamentin turk dhe arrit ta shpall panvarsin e shqipris ,e pisat ne forum dojn me mohu ket te vertet ,historija nuk nje fe por nje shqiptar
    Shqiptar me fe islame .

  4. #224
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Pse nuke lexon ti historin,po me qudite sa i manget je,turku deri ne vjene ka shkele dhe krejte kohen,ka qene zotni per ballkanin,mirepo ne ket BALLKAN,sherbetore kane qene hungarezet,rumunet molldavet,bullgaret greket serbet boshnjaket malazezet,kurse shqipetaret ne krahasim me keto nacione ka pase privilegje te medhaja,sepse gjithmone kane qene te paret ne perandorin turke,ne turki ende flasin shqip,ne italin folin shqipe mirepo ne hungari ska ma shqipe ne rumuni ne serbi ne greqi ne bullgari njashtu,,arabishtja nuke folet ne turki,apo mos e kame gabim,turqishtja ashte per neve gjuhe e lehte,mirepo ju jeni gabim,ata nuke ta humben gjysen e shqiperise,pore ta humbi ky mendimi YT,se ti mendone sikurse turqit kane faje,pore lehte mundesh me thane ate,fuqite e medhaja e mueren turkin deri ne stamboll dhe ata vendosen per neve,e jo turkija,mu vete turkija shikoje hartat se si jane 200 vjet te fundit e mose fole dokrra,edhepse i ndante teritoret shqipetare ,per shqipetare fuqite e medhaja ja u mershin me ndihmen e rusis ,dhe tashe mose me lodhe me histori te anadollit,sepse pake vet dine me lexue ate gjuhe te vjeter te tyne,ashte njisoj te thuash lexoje shkrimin grek,pake ka qe kane studie ate gjuhe per ate mungone historia jone,tek e fundit qendra e priftave ka qene tane kohen ne stambol,dhe shko te priftat ne stamboll dhe pyeti ata ne te pergjigjen perhistorin tone,se ata po thone kane dokumenta 1500 vjet dhe tra la la la la,ti meso histori pore kure ski me dite kurgja sepse PARAJA e KA EDHE NJI ANE TJETEr,e ate me duket kurre se ki pamur ZOTNI .FLM.

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    nigjo more zotni turku ka bashkpunua me grekun dhe sllavin, turku ka dasht shqiptaret me i ba pjese e turqis por nuk mujti SE JU MARUAN FORCAT, POR DOLEN DO POPUJ TJERE QE THANE
    KTU NUK KA SHQIPTARE KTU KA TURQ E ARABE TE ARDHUN E KJO ESHTE TOKE SERBE DHE TOK GREKE E KU DI UNE , PO TE NA DOTE TE MIREN TURKU OSE ATA GJOJA SHQIPTARE QE THONI DO TA FORMONIN NJE SHTET SHQIPTARE E TA BANIN TE FORT TE DREJTUM PREJ SHQIPTARESH, POR QELLIMI I TYNE ISHTE GJITHSHKA PER PERANDORINE OSMANE. NE KOHE LUFTET NJE PERSON QE I SHERBEN ARMIKUT NUK E DI PSE DUHET TE QUHEN HERONJE ATA JAN TRADHTARE, SIMBAS JUSH GJITH ATA SHQIPTARE QE SHERBYEN ME GREKUN SERBIN ITALJANIN E KU DI UNE DUHET TI QUAJME HERONJE DHE4 JO TRADHTARE, JU LUTEM FOLNI SI SHQIPTARE E PATRIOT ATHER FOL SI FETARE. KOMBI PARA FEJA MRAPA.

    NJE HOXHE I THOTE NJE PRIFTIT KATOLIK NE BURGJET KOMUNISTE, MBASI E NJEF PRIFTIN NA MYSLIMANET KENA KUJTUAR SE PO TE DALIM KUNDRA TURKUT JENA KUNDER FES MYSLIMANE, POR JO ISHIM GABIM SE NA MUNENA ME LUFTUA TURKUN DHE TA MAJME FENE MYSLIMANE .

  6. #226
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Ai ashte mendimi yt,mirepo lexo titullin e pastaj diskuto,ketu nuke ashte parashtrue tjeter pyetje Shqipetaret qe bane emer ne perandori osmane.edhe ate ne kulture ,dhe a duhet respektuar,neqofse nuke i respekton ti pune e madhe,edhe ashtu himni i Turqise kure perdoret dhe kurre qohet flamuri i turqis te gjithe kendojne,mirepo te gjithe e dine qe ARNAUTI e shkruejti HYMNIN KOMBETARE TE TURQISE,dhe tashe mose ti njehi,se ka shume,shume bile A.Frasheri pate thane keto jane vetem pake pershkrime per Shqipetare ne perandorin osmane,se ka aqe shume sa trenat nuke munden ti bartin,sepse 500 vjet ,jane te gjata e populli shqipetare pate privilegje te medhaja,dhe shiko popullin tone ska perzirje te medhaja ne tokat tona,e ju si te doni prape po them mendimin duhet te thanun e mendimi yt po rrine i varrur ase anena e ase kendena,FLM.

  7. #227
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Shpresoj tė mė tregoni diqka .
    A i konsideroni kėta njerėz,personalitete tė shquara si krenari tė kombit apo jo ?
    Kur ndodheni nė debate dhe bie fjala pėr kėto personalitete ju thoni :

    "Jam Krenar sepse ishin Shqiptarė."
    apo thoni :
    "Ata ishin Tradhtarė tė kombit."

    Shkrimtarėt Shqiptarė :

    1. Mesihi Prishtina (Ishte me Origjinė nga Prishtina)
    2.Suzi ēelebiu (Nga Prizereni)
    3.Nezim Frakulla
    4.Sylejman Naibi
    5.Hasan Zyko Kamberi
    6.Jahja Bej Dukagjini (Rridhte nga familja e njhur e Dukagjinėve)


    Kryeministra me origjinė Shqiptare :

    1.Gedik Ahmet Pasha (Ishte nga Vlora)
    2.Lutfi Pasha (Ishte nga Vlora i cili qeverisi nė vitet 1539-1541)
    3.Koxha Sinan Pasha (Gjatė viteve 1580-1596, pesė herė ishte Kryeministėr)
    4.Merre Hysein Pasha (Shėrbeu mė 1601-1602)
    Kryeministrat nga familja e njhur e Qyprylyve:
    5.Qypryly Mehmet Pasha (1578-1661)

    6.Qypryly Ahmet Mustafa Pasha (1635-1676)
    7.Qypryly Fazėll Mustafa Pasha (1637-1691)


    Arkitekt Shqiptarė (Me Origjinė Shqiptare) :

    1.Atik Sinani
    2.Mimar Sinani (1490-1558)
    3.Sedefqar Mehmet Agai (Mendohet se ishte me origjinė nga qyteti i Elbasanit)


    Kjo pyetje i drejtohet mė shumė atyre tė besimit katolik , po qė se keni edhe ju ndonjė opinion nė lidhje me kėtė jeni tė mirpritur,mir se ardhur.Ju Faleminderit.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Shqiperia ishte pjes e Perandoris Osmane. Ne ishim Perandori qe me njerezit e tan kemi dirigjuar e sunduar ne ballkan e gjer. Pra si mos te respektohen keta emra ? Islamofobia qe ka krijuar komuniteti i krishter ndaj emrave musliman shqiptar duhet te shuhet nje here e pergjithmon. Duhet hapur arkivat dhe te mesojm e te krenohemi me keta njerez te mdhenj qe as sot nuk lind me nena si psh. Arkitekt Sinanin qe konsiderohet si Legjend e arkitektures Otomane.

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2005
    Postime
    23
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Shpresoj tė mė tregoni diqka .
    A i konsideroni kėta njerėz,personalitete tė shquara si krenari tė kombit apo jo ?
    Kur ndodheni nė debate dhe bie fjala pėr kėto personalitete ju thoni :

    "Jam Krenar sepse ishin Shqiptarė."
    apo thoni :
    "Ata ishin Tradhtarė tė kombit."

    Shkrimtarėt Shqiptarė :

    1. Mesihi Prishtina (Ishte me Origjinė nga Prishtina)
    2.Suzi ēelebiu (Nga Prizereni)
    3.Nezim Frakulla
    4.Sylejman Naibi
    5.Hasan Zyko Kamberi
    6.Jahja Bej Dukagjini (Rridhte nga familja e njhur e Dukagjinėve)


    Kryeministra me origjinė Shqiptare :

    1.Gedik Ahmet Pasha (Ishte nga Vlora)
    2.Lutfi Pasha (Ishte nga Vlora i cili qeverisi nė vitet 1539-1541)
    3.Koxha Sinan Pasha (Gjatė viteve 1580-1596, pesė herė ishte Kryeministėr)
    4.Merre Hysein Pasha (Shėrbeu mė 1601-1602)
    Kryeministrat nga familja e njhur e Qyprylyve:
    5.Qypryly Mehmet Pasha (1578-1661)

    6.Qypryly Ahmet Mustafa Pasha (1635-1676)
    7.Qypryly Fazėll Mustafa Pasha (1637-1691)


    Arkitekt Shqiptarė (Me Origjinė Shqiptare) :

    1.Atik Sinani
    2.Mimar Sinani (1490-1558)
    3.Sedefqar Mehmet Agai (Mendohet se ishte me origjinė nga qyteti i Elbasanit)


    Kjo pyetje i drejtohet mė shumė atyre tė besimit katolik , po qė se keni edhe ju ndonjė opinion nė lidhje me kėtė jeni tė mirpritur,mir se ardhur.Ju Faleminderit.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Te vetmit personalitete Ottomane me me origjinė Shqiptare sipas mendimit tim qe duhet respektuar jane Ali pasha i Janines dhe Mehmet Ali i Egjiptit sepse ata e pane se Turqit ishin hipokrite dhe revoltuan kunder tyre.

    Ottomanet kane qene nje perandori dhe dhe ne administraten e tyre nuk kane pase vetem shqiptare por edhe te huaj te tjere p.sh:

    Murat Reis me origjine Hollandeze
    http://en.wikipedia.org/wiki/Murat_Reis_the_Younger

    Mehmet pasha Sokolovic me origjine serbe
    http://en.wikipedia.org/wiki/Sokollu_Mehmet_Pa%C5%9Fa

    Uluē Ali Reis me origjine italiane
    http://en.wikipedia.org/wiki/Uluj_Ali

    Hayreddin Barbarossa me origjine Greke

    Melling pasha Gjerman
    http://en.wikipedia.org/wiki/Antoine_Ignace_Melling

    Woods pasha Britanik
    http://en.wikipedia.org/wiki/Henry_Felix_Woods

    Hobart pasha Britanik
    http://en.wikipedia.org/wiki/Hobart_Pasha

    Humbaracı Ahmet Paşa Francez
    http://en.wikipedia.org/wiki/Claude_Alexandre

    Keta jane vetem disa nga dhjetra te tjere..

    Ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 ku u shiten tokat Shqiptare delegacioni Turk udhehiqej nga Alexander Karatheodori Pasha qe ishte Grek dhe Mehemet Ali me origjine Gjermane, atehere ku ishin pashate "shqipetar" qe duhet respektuar.

    Mehemet Ali Pashen, Gjermanin, per kete tradhti u exekutua ne Gjakove nga malesoret Shqiptar.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Mehemet_Ali_(soldier)

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga MaxPower Lexo Postimin
    Te vetmit personalitete Ottomane me me origjinė Shqiptare sipas mendimit tim qe duhet respektuar jane Ali pasha i Janines dhe Mehmet Ali i Egjiptit sepse ata e pane se Turqit ishin hipokrite dhe revoltuan kunder tyre.

    Ottomanet kane qene nje perandori dhe dhe ne administraten e tyre nuk kane pase vetem shqiptare por edhe te huaj te tjere p.sh:

    Murat Reis me origjine Hollandeze
    http://en.wikipedia.org/wiki/Murat_Reis_the_Younger

    Mehmet pasha Sokolovic me origjine serbe
    http://en.wikipedia.org/wiki/Sokollu_Mehmet_Pa%C5%9Fa

    Uluē Ali Reis me origjine italiane
    http://en.wikipedia.org/wiki/Uluj_Ali

    Hayreddin Barbarossa me origjine Greke

    Melling pasha Gjerman
    http://en.wikipedia.org/wiki/Antoine_Ignace_Melling

    Woods pasha Britanik
    http://en.wikipedia.org/wiki/Henry_Felix_Woods

    Hobart pasha Britanik
    http://en.wikipedia.org/wiki/Hobart_Pasha

    Humbaracı Ahmet Paşa Francez
    http://en.wikipedia.org/wiki/Claude_Alexandre

    Keta jane vetem disa nga dhjetra te tjere..

    Ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 ku u shiten tokat Shqiptare delegacioni Turk udhehiqej nga Alexander Karatheodori Pasha qe ishte Grek dhe Mehemet Ali me origjine Gjermane, atehere ku ishin pashate "shqipetar" qe duhet respektuar.

    Mehemet Ali Pashen, Gjermanin, per kete tradhti u exekutua ne Gjakove nga malesoret Shqiptar.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Mehemet_Ali_(soldier)
    Ju Faleminderit shumė pėr pėrgjigjen e vlersoj.

    Unė thash edhe mė herėt qė nė perandorinė osmane bėnin pjesė kryeministra , komadanta , ministra etj. JoTurq por pasiqė jemi "ne" Shqiptarė atėherė u desh tė fokusohesh nga Shqiptarėt edhe pėr at i solla kėtu.Ju Faleminderit dhe njė herė pėr pėrgjigjen.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    K R E U V

    KULTURA DHE ARSIMI NĖ SHEK. XVI-XVIII

    Koha e pėrhapjes sė fjalėve shqip, shqiptar dhe Shqipėri
    Pas shpėrnguljes sė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali (shek. XV), fjalėt e dikurshme Arbėn/Arbėr, (i) arbėnesh/arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht, nė vetė trojet shqiptare erdhėn e u zėvendėsuan dalėngadalė me fjalėt shqip, shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri. Nga kėto mė herėt dokumentohet fjala e parme shqip, tė cilėn e ndeshim njė herė tė vetme qysh nė “Mesharin” e Gjon Buzukut (1555, faqe XXV): …qi vjen me thashunė shqip… Fjala shqip, me vlerė ndajfoljore, ndeshet pastaj katėr herė nė veprat e Budit (1618 dhe 1622), tek i cili, ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare ndajfolja arbėnisht. Kurse Bardhi nė Fjalorin latinisht-shqip tė vitit 1635 pėrdor vetėm ndajfoljen arbėnisht. Ndajfoljen shqip e gjejmė tė pėrdorur (dy herė) edhe nė veprėn e Bogdanit tė vitit 1685. Por te Budi, Bardhi e Bogdani gjejmė tė pėrdorur rregullisht (dheu) i Arbėn-it dhe (gjuha) e arbėneshe.
    Fakti qė fjalėn e parme shqip Buzuku, Budi dhe tė tjerė pas tyre e kanė pėrdorur nė vend tė fjalės sė prejardhur arbėn-isht, dėshmon qė ndajfolja shqip ėshtė mė e hershme se shekulli i Buzukut (shek. XVI), por mbetet e paqartė pėrse ajo nuk ndeshet nė materialet e ruajtura nga arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė. Gjithsesi, kuptimi i saj nistor duhet tė ketė qenė “qartė, hapur, troē” dhe vetėm mė pas ajo ka marrė kuptimin e ndajfoljes arbėn-isht/arbėr-isht, tė cilėn mė vonė edhe e ka zėvendėsuar dalėngadalė nė trojet e banuara nga vetė shqiptarėt. Me kalimin e kohės, mbi bazėn e kėsaj fjale me anė tė prapashtesės –tar ėshtė formuar fjala e prejardhur shqip-tar, qė dėshmohet sė pari te Kuvendi i Arbėnit i vitit 1703 (botimi i vitit 1706, faqe 76): “ … a dinė gjuhėn e shqipėtarėvet.” Edhe Johann Thunmann-i, nė vitin 1774, pohon: “Albanėt e quajnė veten skipatar (shqiptar – shėn. i aut.), por burimin e kėsaj fjale ata nuk e dinė.” Nga kėto dy dėshmi kuptohet se fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur para shek. XVIII, gjithsesi pas shpėrnguljeve tė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali. Kurse fjala Shqip-ėni/Shqip-ėri ėshtė shfaqur jo mė herėt se fundi i shek. XVIII.
    Fjalėt e prejardhura shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri janė krijuar pėr tė zėvendėsuar fjalėt e mėparshme (i) arbėnesh/arbėresh dhe dheu i Arbėnit/Arbėrit, qė kishin nisur tė dilnin jashtė pėrdorimit. Disa dijetarė shqiptarė kanė shprehur mendimin se fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur nė periudhėn e pushtimit turk, pėr tė dalluar shqiptarėt myslimanė nga bashkėkombėsit e tyre tė krishterė. Por njė mendim i tillė nuk ėshtė i mbėshtetur, sepse kjo fjalė e prejardhur ndeshet sė pari pikėrisht nė njė burim tė krishterė, siē ishte Kuvendi i Arbėnit i fillimit tė shek. XVIII. Veē kėsaj, dihet se turqit i kanė quajtur shqiptarėt nė pėrgjithėsi me emrin arnaut, pėr tė cilin na dėshmon edhe Frang Bardhi nė Fjalorin e tij tė vitit 1635. Dhe mund tė pohohet se nė dokumentet turke nuk ėshtė bėrė ndonjė dallim i tillė nė emėrtimin e shqiptarėve myslimanė e tė krishterė, duke i quajtur tė parėt shqiptarė dhe tė dytėt arnautė, apo anasjelltas. Gjithashtu nuk ka asnjė tė dhėnė, qė tė vėrtetojė se ky dallim emėrtimi ėshtė bėrė nga vetė shqiptarėt.
    Nė tė vėrtetė, ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i) arbėnesh/arbėresh me shqiptar ėshtė pasojė e pėrgjithėsimit tė ndajfoljes shqip nė vend tė ndajfoljes mė tė hershme arbėnisht/arbėrisht. E ky zėvendėsim ėshtė bėrė nė truallin shqiptar nga vetė shqiptarėt, pa dallim feje. Kėshtu, nuk duhet tė jetė rastėsi qė Buzuku nė tė vetmin rast qė i ėshtė dashur tė pėrdorė njė ndajfolje tė tillė, ka pėrdorur pikėrisht fjalėn shqip. E njėjta vėrejtje vlen edhe pėr Budin, qė pėrdor njė gjuhė shumė popullore dhe qė nė 1014 faqet e veprave tė tij ka pėrdorur katėr herė fjalėn shqip dhe asnjė herė fjalėn arbėnisht. Pra, nė njė fazė tė dhėnė tė evolucionit tė gjuhės shqipe ndajfolja shqip ėshtė bėrė mbizotėruese. E me pėrdorimin gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip ndėr tė gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine dhe feje, erdhi e u bė gjithnjė e mė e ndjeshme kundėrvėnia midis kėsaj fjale dhe etnonimit (i) arbėnesh/arbėresh, me tė cilin e quanin veten dikur ata qė flisnin shqip. Kjo kundėrvėnie binte ndesh me pėrdorimin e pėrgjithshėm tė emėrtimit tė popujve dhe tė gjuhėve a dialekteve pėrkatėse me fjalė tė sė njėjtės rrėnjė. P.sh. tė krahasohen grek ~ Greqi ~ greqi-sht, italian ~ Itali ~ itali-sht, turk ~ Turqi ~ turqi-sht, gjerman ~ Gjermani ~ gjermani-sht etj.; toskė ~ Toskėri/Toskėni ~ toskėrisht/toskėnisht, gegė ~ Gegė-ni/Gegė-ri ~ gegėni-sht/gegėri-sht, ēam ~ Ēamėri ~ ēamėri-sht etj. Prandaj, kundėrvėnia midis ndajfoljes shqip, nga njėra anė, dhe fjalėve arbėnisht/arbėrisht, (i) arbėnesh/arbėresh dhe Arbėn/Arbėr, nga ana tjetėr, nuk mund tė vazhdonte pėrgjithmonė. Ajo njė ditė do tė zgjidhej me mėnjanimin e pashmangshėm ose tė fjalės shqip, ose tė fjalėve qė kishin si bazė fjalėn Arbėn/Arbėr. Nė kėtė rast, fjala shqip u tregua mė e gjallė duke mėnjanuar nga pėrdorimi mė parė ndajfoljen mė pak tė pėrdorur arbėnisht/arbėrisht. Nė kėtė mėnyrė u hap rruga edhe pėr mėnjanimin e shkallėshkallshėm tė fjalėve tė tjera tė sė njėjtės rrėnjė Arbėn/Arbėr dhe (i) arbėnesh/arbėresh nėpėrmjet krijimit tė fjalėve tė prejardhura shqiptar dhe Shqipėni/Shqipėri. Gjithsesi, kjo dukuri kėrkon hulumtime tė mėtejshme.

    Letėrsia shqiptare nė shek. XVI-XVII

    Pas vdekjes sė Skėnderbeut (1468) dhe rėnies sė kėshtjellave tė fundit tė qėndresės shqiptare (1468-1479), pėr popullin shqiptar nisi njė periudhė e gjatė pushtimi gati pesėshekullore, pasojat e tė cilit u ndien nė gjithė jetėn e vendit. Invazioni osman dhe luftėrat shkretuese qė turqit i imponuan popullit shqiptar, krahas tė tjerave i sollėn dėme tė mėdha edhe kulturės shqiptare. U ndėrprenė proceset e natyrshme tė zhvillimit ekonomiko-shoqėror e kulturor dhe vendi hyri nė njė sistem marrėdhėniesh tė prapambetura, nė njė fazė historikisht tė kapėrcyer prej tij. Humbja e forcave tė gjalla njerėzore, eksodi biblik i dhjetėra mijėra banorėve tė tokave shqiptare qė morėn arratinė pėr t`i shpėtuar zgjedhės osmane, shkatėrrimi i vendit, rrėnimi i shumė qyteteve, vatra tė rėndėsishme tė kulturės, qė groposėn nėn gėrmadhat e tyre vlera tė mėdha kulturore (monumente tė arkitekturės e vepra tė artit, dokumente tė shkruara e arkiva tė tėra etj.), tė krijuara nga shqiptarėt gjatė shekujve, u duk se sollėn njė shkreti nė jetėn e vendit. Shqiptarėt kishin hyrė nė njė robėri tė rėndė qė, bashkė me zhdukjen e vlerave shpirtėrore, rrezikonte tė sillte humbjen e identitetit dhe zhdukjen e tyre si popull. Pėrveē kėsaj, kultura shqiptare u vu nėn trysninė e asaj turko-arabe. Sundimtarėt osmanė, bashkė me islamizimin nė masė tė popullsisė shqiptare, nėpėrmjet njė diskriminimi tė gjithanshėm kombėtar dhe politik tė shqiptarėve synonin t’i shkombėtarizonin, t’i asimilonin dhe t’i turqizonin ata.
    Procesi i zhvillimit kulturor tė shqiptarėve pėsoi njė thyerje, por nuk u ndėrpre krejtėsisht. Nga njė anė, tradita e njė qytetėrimi dhe e njė kulture tė hershme dhe ekzistenca e shqipes, njė nga gjuhėt mė tė lashta tė kontinentit qė i dallonte shqiptarėt prej popujve tė tjerė pėrreth e, nga ana tjetėr, ekzistenca e njė qėndrese kundėr pushtuesit, qė shfaqej me shpėrthimin e kryengritjeve tė herėpashershme antiosmane, ishin faktorėt qė mundėsuan mbijetesėn e njė kulture tradicionale, materiale e shpirtėrore, gojore dhe tė kultivuar, si dhe zhvillimin e njė letėrsie tė shkruar nė gjuhėn shqipe, sidomos nga shek. XVI e kėtej.
    Nė prag tė pushtimit osman populli shqiptar kishte arritur tė dilte si njė etni dhe kombėsi e dalluar, me kulturėn e tij tė veēantė, tė shprehur nė mėnyrėn e jetesės, nė arkitekturė dhe nė veprat e artit, nė ruajtjen e gjuhės dhe nė krijimtarinė popullore. Me zhvillimet ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore shqiptarėt nuk mbetėn pas popujve fqinjė tė pellgut tė Adriatikut e tė Gadishullit Ballkanik. Nė kulturėn dhe nė mendimin shqiptar kishin nisur tė hynin idetė e Rilindjes evropiane, nė to u ndie ndikimi i lėvizjes sė madhe tė Humanizmit.
    Kur pushtimi osman e bėri tė pamundur lulėzimin e kulturės humaniste nė vend, ajo pjesė e inteligjencies shqiptare qė ishte formuar nėn ndikimin e kėsaj lėvizjeje, emigroi jashtė vendit dhe e zhvilloi veprimtarinė e saj nė viset e huaja ku u vendos, kryesisht pėrtej Adriatikut. Prej saj u shquan figura qė bėnė emėr nė botėn humaniste, si historianėt Marin Barleci (1458-1512) dhe Marin Beēikemi (1468-1526), ndėrsa Gjon Gazulli (1400-1465), Leonik Tomeu (1456-1531), Mikel Maruli (shek. XV), Maksim Artioti (1480-1556) u dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.
    Por vendin e parė midis tyre e zė Marin Barleci, historiani i parė i madh shqiptar, autori i veprės sė njohur “Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis” (Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut, princit tė epirotėve), botuar nė Romė midis viteve 1508-1510. Kjo vepėr u pėrkthye nė shumė gjuhė tė botės dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun. Vepra ėshtė shkruar nė frymėn e humanizmit, me njė stil tė ngritur e emocional pėrmes tė cilit himnizohet Skėnderbeu si luftėtar i lirisė, si mbrojtės i krishterimit dhe si njeri. Me gjithė teprimet, duke qenė bashkėkohės i ngjarjeve, Barleci ka sjellė nė veprėn e tij frymėn e kohės dhe tė dhėna historike qė i qėndrojnė kritikės. E shkruar nė latinisht, e cila ishte nė atė kohė gjuha universale e kulturės, vepra e Barlecit ka nė qendėr botėn shqiptare dhe i pėrket kulturės e letėrsisė sė popullit, qė shkroi me luftėn e tij njė nga faqet mė tė ndritura tė historisė sė tij, duke u bėrė gardhi i pathyeshėm qė pengoi vėrshimin e osmanėve pėrtej brigjeve tė Adriatikut.
    Edhe pėrpjekjet qė njė pjesė e klerit bėri, pėr nevojat e jetės shpirtėrore e konfesionale nė vend, pėr tė shpėtuar besimin e krishterė nga vėrshimi i islamit, patėn jo vetėm njė kuptim fetar, por dhe atdhetar. Duke mbrojtur fenė e krishterė, nė kushtet kur gati dy tė tretat e popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė islame, klerikė, si Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Frang Bardhi e Pjetėr Bogdani, me veprimtarinė e tyre kishtare e letrare-kulturore synonin tė mėnjanonin rrezikun e asimilimit tė shqiptarėve nga pushtuesi i ri. Ndryshimi drastik i strukturės fetare dhe masat e pushtuesit pėr nėnshtrimin e popullatės vendase dhe rrafshimin e veēorive tė saj etnike, nxitėn qėndresėn e shqiptarėve edhe nė fushėn e kulturės. Kultura shqiptare pati njė zhvillim tė vetin, tė brendshėm, sado tė penguar, edhe nė kushtet e pushtimit disashekullor osman, nėn trysninė e botės kulturore tė orientit, qė ushtroi njė ndikim tė thellė e tė gjithanshėm nė tė, por pa arritur tė shtypė natyrėn shqiptare tė kulturės vendase.
    Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes lėvrimit tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare, kryesisht tė qarkut konfesional katolik, nė veri, por dhe ortodoks, nė jug.
    Reforma Protestante nė Evropė kishte gjallėruar shpresat e zhvillimit tė gjuhės e tė traditės letrare vendase dhe nė kėtė klimė prifti katolik Dom Gjon Buzuku botoi mė 1555 njė “Meshar” shqip me pjesė tė pėrkthyera nga ungjilli, rituali dhe liturgjia. Vepra duhet tė jetė vėnė nė listėn e librave tė ndaluar (index) nga Kundėrreforma, e cila me vendimet e koncilit tė Trentit mė 1562 lejonte tė ktheheshin nė gjuhėt e folura tė vendit vetėm katekizma (libra mėsimi fetar), por jo libra liturgjie, siē ishte “Meshari”. Me kėtė vepėr Buzuku hidhte njė hap tė madh historik, duke dashur tė ngrejė shqipen nė rangun e njė gjuhe liturgjie. “Meshari” i Gjon Buzukut ka rėndėsinė e tė parit monument si libėr tė dokumentuar tė shqipes sė shkruar nė shek. XVI, si dhe rėndėsinė e njė nisme qė hapte udhėn e lėvrimit tė mėtejshėm tė gjuhės shqipe pėrmes pėrkthimit tė teksteve kishtare, ēka do t`i ndihmonte njė procesi sado tė ngadalshėm, por me pasoja tė mėdha, pėrdorimit tė shqipes nė shėrbesat fetare dhe kombėtarizimit tė kishės nė Shqipėri.
    Nga libri i Buzukut njihet vetėm njė kopje e cunguar qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Veprės i mungojnė fletėt e para, ndėr to dhe fleta e parė me titullin dhe vendin e botimit. Pėr kėtė tė fundit, Eqrem Ēabej, qė botoi mė 1968 tekstin e plotė tė njohur tė veprės, me kritere tė rrepta tekstologjike shkencore, i pėrmbahet mendimit tė albanologut francez Mario Rok, se shtypshkronja ku u shtyp libri, duhet tė ketė qenė venedikase ose e burimit venedikas e se ka shumė gjasa qė libri tė jetė shtypur nė Venedik.
    Gjuha e veprės sė Buzukut ėshtė gegėrishtja e shek. XVI, por me njė pėrpjekje tė vetėdijshme tė autorit pėr ta ngritur nė njė shkallė mbidialektore. Pėrkthimi nuk ėshtė mbėshtetur mbi njė tekst tė vetėm origjinal, por mbi tri modele tė ndryshme: latinisht, italisht e serbokroatisht dhe kjo i ka dhėnė Buzukut liri mė tė madhe. Pėr tė pėrballuar lėndėn qė pėrktheu ai ėshtė nisur nga shqipja popullore, duke vėnė nė pėrdorim gurra tė gjalla tė gjuhės amtare. Kjo e bėn gjuhėn e tekstit tė rrjedhshme, vise-vise me njė bukuri stilistike gjuhėsore tė rrallė; dallohen sidomos psalmet qė mbeten shprehja e njė shqipeje klasike. “Kemi tė bėjmė pikėsėpari, pohon Ēabej, me njė gjuhė letrare, prodhim dhe i njė zhvillimi tė mėparmė tė shkrimit dhe tė pėrpunimit nga ana e kėtij shkrimtari, i pėrpjekjes individuale pėr tė ngritur tė folėt popullor nė njė shkallė mė tė lartė tė pėrdorimit”.
    Libri i Buzukut ėshtė shkruar me alfabetin latin tė tipit gjysmė gotik. Pėr pesė tinguj tė shqipes qė nuk i ka latinishtja autori pėrdor shkronja tė pėrngjashme me ato tė alfabetit cirilik.
    Vepra u shkrua pėr t`u ardhur nė ndihmė klerikėve vendės dhe pėr ta pajisur kishėn katolike shqiptare me njė libėr qė tė pėrmbushte nevojat e pėrditshme tė shėrbimeve fetare. Por ajo u shkrua dhe “nsė dashunit sė botės sanė”, siē shkruan autori nė pasthėnien e veprės, pra dhe nga dashuria pėr polemin e vet. Sidoqoftė botimi i librit, siē ka vėnė nė dukje prof. Eqrem Ēabej, i kalon caqet e literaturės dhe merr vlerėn e njė dokumenti historik, jo vetėm pėr gjendjen e shqipes nė shek. XVI, por dhe si “dėshmi letrare e lėvizjes fetare katolike tė shek. XVI nė vendin tonė”.
    I sė njėjtės kohė ėshtė njė dorėshkrim shqip toskėrisht, i quajtur Ungjilli i Pashkėve, i cili dėshmon pėrpjekjet pėr pėrdorimin e shqipes edhe nė shėrbesat kishtare tė ritit ortodoks.
    Nė kohėn kur nė Shqipėri nisėn tė vinin edhe misionarė katolikė, sidomos nxėnės tė kolegjit tė Loretos, pėr organizimin e shkollave fillore pranė kuvendeve dhe famullive tė tyre, pėr nevojat e kėtyre shkollave, njė prift tjetėr katolik Pjetėr Budi (1566-1622) botoi njėra pas tjetrės “Dottrina Cristiana”, 1618 (Doktrina e Krėshtenė), “Rituale Romanum” 1621 (Rituali Roman) dhe “Specchio di Confessione” 1621 (Pasqyra e t’rrėfyemit). Sikurse shkruante ai, qėllimi i botimit tė kėtyre veprave ishte “t`u vijė ndihmė kėtyre popujve dhe vetė priftėrinjve me shembėlla tė pėrshpirtshme, duke shkruar vazhdimisht libra nė gjuhėn e tyre”. Tė tria veprat janė nė pjesėn mė tė madhe pėrkthime tė lira katekizmash, komente sakramentesh tė rrėfimit dhe ligjėrata qė i pėrkasin po atij, si dhe poezi fetare. Autori herė pas here fut nė mes tė kėsaj lėnde fetare edhe pjesė qė flasin pėr realitetin shqiptar, duke shprehur dhe ndjenjat e tij atdhetare.
    Budi me veprėn e tij shėnon njė hap pėrpara nė letėrsinė shqipe, sepse me tė kemi shkrimtarin e parė tė prozės origjinale dhe vjershėtorin e parė tė letėrsisė shqipe me njė prodhim me afėr 3 300 vargje, tė gjitha pėrshtatje nga latinishtja e italishtja, po shumė herė njė pėrshtatje e lirė me vlera stili.
    Pjetėr Budi pati disa pėrgjegjėsi tė larta nė hierarkinė kishtare, deri nė atė tė Peshkopit tė Sapės dhe tė Sardės (krahina qė i pėrgjigjen Zadrimės sė sotme) dhe tė Zėvendėsit tė Pėrgjithshėm tė Serbisė, ku u emėrua nga sinodi kishtar, mė 1599, detyrė qė e mbajti pėr 17 vjet. Por krahas veprimtarisė kishtare ai u angazhua dhe nė disa projekte tė guximshme pėr organizimin e njė lėvizjeje ēlirimtare antiosmane. Letra qė ai i dėrgon mė 1621, kur ėshtė Peshkop i Sapės dhe i Sardės, Kardinal Gocadinit ėshtė njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare tė shek. XVII, dėshmi e aspiratave pėr liri tė shqiptarėve dhe e vetėdijes sė tyre pėr tė luftuar tė bashkuar, pa dallime fetare e krahinore kundėr zgjedhės osmane. Letra paraqet njė projekt tė gjerė pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Pėrmes saj kuptohet se Budi pati marrė pėrsipėr rolin e promotorit tė bashkimit kombėtar dhe tė organizatorit e tė veprimtarit tė shquar tė lėvizjes ēlirimtare.
    Gjatė veprimtarisė sė tij kishtare e atdhetare Budi ra nė konflikt edhe me disa klerikė tė huaj, sidomos pas vendimit qė mori mbledhja e klerit shqiptar tė peshkopatės sė Shkodrės, Zadrimės e Lezhės, e organizuar prej tij mė 1622, pėr tė mos pranuar asnjė peshkop me kombėsi tė huaj. Nuk shkoi shumė kohė dhe ai u mbyt, si u tha, aksidentalisht nė lumin Drin. Vdekja e tij nė kėto kushte lė shteg pėr tė dyshuar se nuk ka qenė aksidentale.
    Autor i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė shqiptare tė shek. XVI-XVII tė zhvilluar nė Veri, ėshtė Frang Bardhi (1606-1643). Ai zė njė vend tė veēantė nė lėvizjen kulturore e letrare tė kohės, sepse veprat e tij lidhen mė shumė me traditėn e humanizmit. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės, studimet teologjike i kreu nė kolegjin e Loretos e tė Propaganda Fides nė Itali dhe punoi si klerik. Si dhe Budi, ai hyri nė konflikt me klerikėt e huaj dhe mendoi e punoi pėr t`u ardhur nė ndihmė vendit tė vet e popullit tė vet dhe klerit vendės. Nė njė relacion qė i dėrgon Papės mė 1641, Bardhi shpreh shqetėsimin e njė atdhetari qė e vuan robėrinė e pushtuesit osman, i mbushur me urrejtje ndaj mizorive tė tij dhe me shpresa pėr ndihmė nga Vatikani. Relacioni ka edhe vlerėn e njė dokumenti historik me tė dhėna pėr jetėn e banorėve tė krahinave, ku ai ushtroi detyrėn e klerikut, pėr gjendjen e tyre ekonomike dhe shpirtėrore nėn zgjedhėn e huaj dhe pėr zakonet e popullit.
    Por veprat mė tė rėndėsishme tė Frang Bardhit janė “Dictionarium latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip), botuar mė 1635 dhe njė vepėr pėr Skėnderbenė e shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Venedik mė 1636 me titull “Georgius Castriotus Epirensia, vulgo Scanderbeg...” (Gjergj Kastrioti, Epiroti, i quajtur pėrgjithėsisht Skanderbeg, princi shumė trim e i pathyeshėm i Epirotėve qė u kthehet bashkatdhetarėve e atdheut tė vet, nga Frano Bardhi).
    Fjalori u hartua pėr t`u ardhur nė ndihmė klerikėve shqiptarė qė nuk e dinin latinishten, por nuk mungoi nė kėtė punė dhe frymėzimi nga ndjenja e dashurisė pėr shqipen. Nė parathėnien e veprės ai shėnon se me tė donte tė ndihmonte gjuhėn tonė “qė po bdaretė e po bastardhonetė sa mė parė tė ve” (qė po humbet e po prishet me tė kaluar tė kohės). Vepra e Bardhit hapi udhėn nė historinė e fjalorėve tė shqipes, duke qenė i pari i kėtij lloji. Ai pėrmban rreth 2 500 fjalė tė zgjedhura nga fondi kryesor i gjuhės. Kjo vepėr i hapi udhėn edhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės, sepse nė tė janė pėrfshirė mbi 100 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera.
    Vepra tjetėr ėshtė njė apologji, njė mbrojtje qė i bėn Bardhi shqiptarėsisė sė Skėnderbeut. Kjo vepėr ėshtė shkruar prej autorit nė valėn e zemėrimit, brenda dy javėve, si pėrgjigje dhėnė peshkopit tė Bosnjės, Tomko Marnaviē, i cili nė njė libėr latinisht botuar mė 1631, e nxirrte Skėnderbeun me origjinė boshnjake.
    Kjo e bėn librin e Bardhit njė vepėr historike dhe polemike. Bardhi zotėron shumė mirė lėndėn historike dhe e njeh mirė dokumentacionin pėrkatės; ai, siē shkruan Mario Roku, di tė bėjė kritikėn e dokumenteve, di tė argumentojė tezat e veta, me njė stil energjik, tė shkathėt e herė-herė emfatik pėr shkak tė vetė argumentit qė trajton.
    Njeri me kulturė tė gjerė dhe me mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barlecit nė fushė tė historiografisė skėnderbejane dhe duke hapur udhė tė re nė fushė tė leksikografisė e tė gjurmimeve etnologjike, u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shek. XVII.
    Pėrfaqėsuesi i fundit dhe mė i shquari i letėrsisė shqiptare tė shek. XVI-XVII ėshtė Pjetėr Bogdani (1625-1689). Ishte nga Guri i Hasit, katund nė afėrsi tė Prizrenit. Pas studimeve tė mesme nė kolegjin ilirik tė Loretos, kreu studimet e larta nė kolegjin e Propaganda Fides, po nė Itali, ku mori dhe titullin e doktorit nė filozofi e teologji. Pati detyra tė ndryshme kishtare: nė krye meshtar nė famullinė katolike tė Prizrenit, pastaj peshkop i Shkodrės, i ngarkuar njėkohėsisht dhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit dhe nė fund kryepeshkop i kishės katolike shqiptare tė Shkupit. Jetoi vazhdimisht i pėrndjekur nga pushtuesit pėr shkak tė veprimtarisė sė tij aktive kishtare e atdhetare. Pėr t`u shpėtuar kėtyre ndjekjeve pėr njė kohė iu desh tė merrte malet e tė jetonte i fshehur. Por kjo e ndihmoi tė njihte nga afėr gjendjen e popullit tė vet nėn zgjedhėn osmane, tė vendoste lidhje me malėsorėt e krerėt e tyre pėr veprime tė pėrbashkėta kundėr sunduesve osmanė, si dhe tė mblidhte tė dhėna pėr vendet ku kalonte, tė njihte doket dhe traditat e popullit, gojėdhėnat, folklorin dhe gjuhėn popullore. Mė 1685 u kthye pėrfundimisht nė Kosovė dhe u vu nė krye tė lėvizjes ēlirimtare antiosmane qė shpėrtheu atje mė 1689, vit nė tė cilin edhe vdiq nė Prishtinė i prekur nga epidemia e kolerės.
    Veprimtaria politike, kishtare e letrare e Bogdanit u zhvillua nė tri fronte: pėr mbrojtjen e kombėsisė sė tij nga asimilimi osman, nga asimilimi serb dhe nga asimilimi grek. Relacionet e shumta qė i ka dėrguar Bogdani Vatikanit dėshmojnė pėr aspektet e kėsaj lufte tė pandėrprerė prej tij dhe pėrbėjnė njė korpus me rėndėsi dokumentesh pėr historinė dhe gjeografinė historike tė Shqipėrisė sė kohės dhe tė disa krahinave tė tjera kufitare.
    Vepra kryesore e tij ėshtė libri nė dy vėllime “Cuneus Prophetarum” (“Ēeta e profetėve”), botuar nė Padovė mė 1685. Teksti ėshtė dhėnė nė dy shtylla pėr ēdo faqe, shqip e italisht.
    “Ēeta e profetėve” ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė trajton, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė ndryshme, ēėshtje kryesore tė teologjisė dhe njė histori biblike tė plotė, si dhe probleme tė ndėrlikuara tė skolastikės, tė kozmogonisė, tė astronomisė, tė pedagogjisė etj. Me kėtė vepėr Bogdani solli nė kulturėn shqiptare frymėn humaniste dhe vlerėsoi rolin e dijes e tė kulturės nė jetėn e njeriut.
    Nga ana tjetėr, me veprėn e Bogdanit letėrsia dhe gjuha letrare shqipe hodhėn njė hap tė madh pėrpara, sepse ajo ėshtė e para vepėr origjinale e prozės shqipe dhe jo njė pėrkthim a pėrshtatje, si veprat para saj. Kjo vepėr mund tė quhet laboratori mė i madh i pėrpunimit tė vetėdijshėm e mjeshtėror tė shqipes mesjetare. Pėr ta bėrė shqipen tė aftė tė shprehte koncepte tė vėshtira teologjike e filozofike, Bogdanit iu desh punė e madhe pėr tė njohur e shfrytėzuar mjetet e lashta tė gjuhės shqipe, arsenalin e saj bashkėkohor, visarin e pasur leksikor dhe mundėsitė e vlerat potenciale qė ruante gjuha popullore. Si rezultat i kėsaj pėrpjekjeje krijuese, nė penėn e Bogdanit shqipja ka fituar vlera tė reja stili. Kjo e bėn veprėn e Bogdanit tė jetė pėrpjekja e parė dhe e mirėfilltė pėr diferencimin e stileve funksionale nė shqipen letrare.
    Me idetė e saj iluministe, me frymėn humaniste dhe me gjuhėn e saj tė pastėr e tė pėrpunuar, ajo qėndron mė afėr Rilindjes dhe njerėzve tė saj, tė cilėt e ēmuan dhe u mbėshtetėn nė shembullin dhe nė traditėn qė ajo krijoi.
    *
    * *
    Nė ngulimet e arbėreshėve tė Italisė tradita e shkrimit shqip nis me katekizmėn e priftit Lekė Matrėnga (1569-1619) “E mbsuame e krėshterė” (1592). Ky libėr, i dyti monument i shqipes sė shkruar, pas “Mesharit” tė Gj. Buzukut, ėshtė pėrkthim i njė katekizme, i shkruar me alfabetin latin, me rėndėsi edhe pėr tė ndjekur zhvillimin historik tė tė folmeve arbėreshe nė Kalabri.

    Letėrsia shqiptare gjatė shek. XVIII
    Gjatė shek. XVIII nė zhvillimin e kulturės dhe tė letėrsisė shqiptare u shfaqėn dukuri tė reja. Kėto dukuri u pėrcaktuan nga njė varg faktorėsh tė jetės ekonomike, politike e kulturore tė vendit. Nė radhė tė parė zhvillimi i forcave tė brendshme prodhuese, i ekonomisė monetare, solli me vete lindjen e shtresave tė reja tregtare-zejtare, tė cilat ishin tė interesuara pėr njė zhvillim tė pavarur ekonomik e kulturor. Me kėtė lidhet forcimi i prirjes pėr pėrdorimin e shqipes sė shkruar jo vetėm nė sferėn kishtare, por dhe nė veprimtarinė e pėrditshme ekonomike. Kjo kėrkonte pa dyshim pėrdorimin e alfabeteve tė veēanta pėr shqipen, qė e dallonin atė nga gjuhėt e tjera, por objektivisht edhe pėr ta shkėputur mė sė fundi lėvizjen kulturore nė Shqipėri nga zhvillimi i varur prej kulturave tė huaja, sidomos osmane e greke. Me forcimin e kėsaj prirjeje shpjegohen nismat e njė anonimi nga Elbasani, tė Kostė Beratit, tė Grigor Voskopojarit, mitropolit i Durrėsit nga viti 1769 dhe tė Theodor Haxhifilipit (rreth vitit 1730-1805) nga Elbasani, i njohur me emrin Dhaskal Todri, qė krijuan alfabete tė posaēme tė shqipes. Ky i fundit nismėn e tij e pagoi me jetėn e tij duke mbetur i vrarė, pa arritur tė ngrinte njė shtypshkronjė nė Elbasan qė do tė botonte vepra shqip.
    Gjatė kėtij shekulli njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura e qarkut kulturor konfesional ortodoks e mysliman. Anonimi i Elbasanit solli nė shqip copa tė ungjillit, si dhe Grigor Voskopojari, kurse Dhaskal Todri solli nė shqip “Dhiatėn e vjetėr dhe tė re”, ndonėse nuk arriti ta botonte. Kėto pėrpjekje u shumuan nė shekullin pasues me botimin mė 1827 tė tekstit tė plotė tė “Dhiatės sė re” tė pėrkthyer nga Vangjel Meksi dhe tė redaktuara nga Grigor Gjirokastriti, si dhe me korpusin e madh tė pėrkthimeve fetare tė Konstandin Kristoforidhit (1827-1895) nė dy dialektet e shqipes.
    Qyteti i Voskopojės nė kėtė shekull u bė njė qendėr e rėndėsishme kulturore, me njė lėvizje tė gjerė arsimore e me institucione pėrkatėse.
    Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė ishte kryesisht nė gjuhėn greke, nevoja pėr t`i vėnė gardh rrezikut tė asimilimit, bėri tė pashmangshme edhe pėrdorimin e gjuhės amtare, duke inkurajuar objektivisht zhvillimin e kulturave kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u pėrdorėn edhe shqipja e arumanishtja pėr mėsimin e greqishtes.
    Dukuria mė e rėndėsishme e zhvillimit letrar nė Shqipėri gjatė shek.XVIII ėshtė poezia shqipe me alfabet arab, qė u quajt poezia e bejtexhinjve. Kjo ishte njė dukuri kontradiktore, sepse nė tė poetėt bejtexhi shprehėn nga njė anė, prirjen pėr ta dalluar veten nga kombėsitė e tjera pėrmes shkrimit tė shqipes, si gjuhė e poezisė sė tyre, nga ana tjetėr, ata ishin nėn ndikimin e fortė tė kulturės orientale dhe tė moralit islam.
    Pas pėrhapjes sė gjerė tė islamizmit, nė Shqipėri nė shek. XVIII u ngrit njė rrjet i gjerė institucionesh arsimore e kulturore islame, mejtepet e medresetė ku jepej feja islame, letėrsitė orientale nė gjuhėt osmane e arabe. Numri i njerėzve tė shkolluar nė kėto institucione u rrit, duke formuar kėshtu njė shtresė intelektualėsh tė brumosur me kulturėn dhe ideologjinė e pushtuesit. Prej kėsaj shtrese dolėn poetėt bejtexhinj, qė sollėn nė krijimtarinė e tyre idetė e fesė e tė moralit islam, tė shprehura me njė gjuhė tė mbytur nga orientalizmat. Ata e shkruan shqipen me alfabet arab, ndoqėn modelet e poezisė orientale dhe rimorėn kryesisht motivet e atyre letėrsive.
    Megjithatė krijimtaria e bejtexhinjve pati rėndėsi pėr zhvillimin e letėrsisė shqipe nga disa anė. Nė radhė tė parė, sepse pėrmes saj shqipja bėri jetėn e vet tė shkruar, edhe pse me alfabet arab, nė njė kohė kur tradita e letėrsisė fetare-katolike tė shek. XVI-XVII ishte fashitur dhe tradita e letėrsisė kishtare ortodokse nė jug ishte fare e kufizuar, edhe kur shqipja u shkrua me alfabetin grek ose me alfabete tė krijuara enkas. Duke shkruar nė gjuhėn shqipe poetėt bejtexhinj dėshmonin vetėdijen e kombėsisė sė tyre; ata e dallonin veten nga popujt e tjerė tė perandorisė, si kombėsi me gjuhėn e vet tė veēantė.
    Nga ana tjetėr, edhe pse e mbėshtetur nė motivet dhe modelet e poezisė orientale, ajo nuk mund tė ishte e shkėputur nga trualli ku lindi, nga bota e njeriut shqiptar. Pėr pasojė ajo u tregua e ndjeshme edhe ndaj pėrjetimeve tė individit dhe ndaj konflikteve tė tij morale me institucionet e kohės. Nė kėtė vėshtrim krijimtaria e bejtexhinjve shėnon njė hap pėrpara nė zhvillimin e brendshėm tė poezisė shqipe. Duke mbetur jo vetėm nė kufijtė kronologjikė tė letėrsisė sė vjetėr, por edhe brenda caqeve tė pėrmbajtjes sė saj, ajo pėrsėri e kapėrceu atė nė disa drejtime. Me tė nisi trajtimi nė rrafsh tė gjerė i temės laike dhe pasqyrimi i disa elementeve tė jetės shqiptare tė kohės.
    Me rėndėsi tė veēantė ėshtė shkėputja e saj nga letėrsia e vjetėr, si akt krijimi. Poezia e bejtexhinjve nuk plotėson funksione didaktike, utilitare, ajo ėshtė produkt i pėrjetimeve subjektive dhe i frymėzimit krijues, sepse solli nė traditėn poetike shqipe botėn subjektive tė individit, edhe kur zhytet nė mjegullėn e misticizmit ose shkėputet prej saj, edhe kur ngrihet nė spekulacione metafizike ose zbret nė tokė, duke trajtuar disa anė tė jetės dhe tė realitetit tė kohės.
    Krijimtaria e bejtexhinjve u shfaq si njė rrymė e gjerė poetike qė u shtri nė tė gjitha trevat shqiptare. Ajo ishte rezultat i zhvillimit tė jetės intelektuale nė disa qytete e qendra tė mėdha shqiptare, si Berati, Elbasani, Prishtina, Shkodra, Prizreni, Tetova, Gjakova, Gjirokastra, Kolonja, Frashėri, Konispoli etj.
    Njė nga mė tė shquarit pėrfaqėsues tė saj ėshtė Nezim Frakulla (vdekur mė 1760) nga Berati. Ai ėshtė autor i shumė poezive turqisht, arabisht e persisht, por vepra e tij kryesore ėshtė “Divani” shqip qė thyen skemėn tradicionale tė divaneve orientale, sepse, krahas motiveve tė njohura nė to, poeti solli disa aspekte tė jetės sė kohės nė Shqipėri. Njė pjesė e mirė e vjershave tė tij janė gazelet, ku i kėndohet bukurisė e dashurisė, por nuk mungojnė dhe vjersha me nota kritike pėr disa vese morale e dukuri negative tė kohės.
    Bashkėkohės me tė ėshtė dhe Sulejman Naibi (vdekur mė 1772) po nga Berati. Edhe ky shkroi njė “Divan”. Vjershat e pakta qė njohim prej tij janė tė frymėzuara e me vlera artistike. Ndryshe nga poetė tė tjerė myslimanė, ai shkruan me njė shqipe mė tė pastėr e mė tė lakuar.
    Tahir Efendi Gjakova (fundi i shek. XVIII-shek. XIX) hartoi njė vepėr shqip, nė vargje dhe nė prozė, me titullin “Emni Vehbije” qė pėrmban porosi e kėshilla nė frymėn e moralit islam. Vepra u botua mė 1835 nė Stamboll, kuptohet me alfabetin arab. Ajo paraqet interes si dokument gjuhėsor i tė folmes sė Gjakovės.
    Muhamet Kyēyku (1784-1844) nga Konispoli ėshtė autor i dy poemave me subjekt me motive biblike e kuranike “Erveheja” dhe “Jusufi e Zelihaja”, tė pėrshkuara nga fryma e moralit islam. Poeti qė me krijimtarinė e tij qėndron mė afėr jetės sė kohės ėshtė Hasan Zyko Kamberi (shek. XVIII-XIX) nga Starja e Kolonjės. Ėshtė autor i njė “Mevludi” dhe i shumė poezive lirike, me temė shoqėrore e erotike. I lidhur me jetėn e fshatit dhe jo me jetėn orientale tė qyteteve e mjediseve feudale, ai pasqyroi nė poezinė e tij halle dhe dilema tė njeriut tė varfėr, zakone e probleme shoqėrore tė kohės. Vjersha mė e fuqishme e tij ėshtė “Paraja”, njė satirė e fortė ndaj realitetit tė korruptuar dhe ndaj rolit shkatėrrues tė parasė. Vjershat e Hasan Zyko Kamberit kanė gjurmėt e ndikimit tė traditės poetike popullore dhe janė shkruar me njė gjuhė mė tė pastėr, afėr sė folmes popullore.
    Poezia e bejtexhinjve mbeti brenda disa mjediseve tė mbyllura dhe shterroi gradualisht pėrpara zhvillimit tė njė letėrsie tė re tė shekullit qė erdhi, tė frymėzuar nga idetė e Rilindjes. Ajo mbijetoi pėrtej shekullit tė saj pėr arsye historike tė njohura vetėm nė disa qendra kulturore e fetare tė Kosovės.
    *
    * *
    Gjatė shek. XVIII pati njė gjallėrim tė lėvizjes letrare e kulturore edhe te arbėreshėt e Italisė. Autori mė i shquar i letėrsisė arbėreshe tė kėtij shekulli ėshtė Jul Variboba (1724-1788), i cili botoi mė 1762 veprėn “Gjella e Shėn Mėrisė virgjėr” nje poemth qė shtjellon jetėn e Marisė dhe tė Krishtit, e pėrshkuar nga njė notė humanizmi tokėsor e lirizmi tė vetvetishėm, e shkruar nė frymėn e poezisė popullore, me njė ngjyresė lokale. Vepra ka rėndėsi si njė krijim artistik i frymėzuar qė shėnoi kėrcėnimin nga kuadri i ngushtė didaktik-utilitar, drejt njė letėrsie me vlera tė dukshme artistike.
    Midis autorėve arbėreshė tė kėtij shekulli duhen pėrmendur edhe poetėt Nikollė Brankati (1675-1741), Nikollė Filja (1691-1769) dhe Nikollė Keta (1742-1803). Ky i fundit ėshtė edhe autor i njė vepre historiko-etnografike me titull “Thesar njoftimesh pėr maqedonasit”, qė u botua pjesėrisht te revista “La Sicilia” (Palermo, 1867).
    Letėrsia e shek. XVI-XVIII ka rėndėsi jo vetėm si etapa e parė e zhvillimit tė letėrsisė shqiptare, por edhe sepse ajo vuri bazat e shkrimit shqip.

    Shkolla dhe arsimi nė tokat shqiptare (shek. XVI-XVII)
    Perandoria Osmane nuk njihte nė zotėrimet e veta kombėsi, por vetėm komunitete fetare - myslimanėt, rumėt (ortodoksėt) dhe latinėt (katolikėt). Rrjedhimisht edhe shqiptarėt ishin grupuar nė kėto tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si njė njėsi kombėtare mė vete. Atyre u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore-kulturore vetėm nė gjuhėt turko-osmane, greke dhe latine-italiane. Ndėrsa te popujt fqinjė ortodoksė sllavė u ruajt, kundėr vullnetit tė Patrikanės greke, tradita e pėrdorimit tė gjuhės popullore nė kishė e nė arsim, shqiptarėt ishin privuar nga pėrdorimi i gjuhės amtare shqipe nė kisha e nė arsim. Pėrveē kėsaj, komunitetet e tyre fetare ishin tė varura nga tri qendra tė ndryshme tė huaja kishtare e kulturore.
    Institucionet kryesore arsimore qė u ngritėn nė periudhėn e sundimit osman nė Shqipėri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, me mėsim nė gjuhėt turko-osmane dhe arabe. Nė fillim tė shek. XVI, me tė ardhurat qė vinin nga pasuritė e vakėfuara tė feudalėve dhe besimtarėve tė tjerė tė pasur myslimanė, u hapėn nė disa qendra tė Shqipėrisė, kryesisht pranė xhamive, shkolla fillore ose mektepe. Kėtu mėsuesit-hoxhallarė u mėsonin nxėnėsve leximin e librit tė shenjtė, tė kuranit, dhe pak shkrim me shkronja arabe. Nė shek. XVII, kur ndodhi islamizimi masiv i shqiptarėve, filloi tė shtohej numri i mektepeve qė hasen tani edhe nė disa fshatra. Pranė mektepeve nė qytetet kryesore tė vendit u ēelėn edhe shkolla tė njė shkalle mė tė lartė, medresetė, ku nxėnėsit mėsonin gramatikėn dhe leksikun e arabishtes, tė persishtes dhe tė osmanishtes, retorikėn e letėrsisė orientale dhe doktrinėn islame. Numri i nxėnėsve tė tyre ishte i kufizuar. Nė kėto medrese pėrgatiteshin klerikėt qė shėrbenin nė institucionet e kultit islamik dhe nė aparatin shtetėror. Nė tokat shqiptare u krijua kėshtu njė shtresė intelektualėsh tė pajisur me kulturė islame, disa prej tė cilėve kishin studiuar edhe nė medresetė e Stambollit, tė Aleksandrisė ose tė Bagdatit.
    Mė e vėshtirė ishte gjendja e arsimit tė popullsisė sė krishterė, e cila nuk gėzonte mbėshtetjen e shtetit dhe i nėnshtrohej diskriminimit. Ortodoksėt dhe katolikėt kishin pak shkolla fillore (fetare) qė ishin ngritur zakonisht pranė ndonjė manastiri ose kishe dhe nė raste tė veēanta pranė ndonjė fshati. Edhe ata pak nxėnės qė i frekuentonin ato ishin tė paracaktuar, kryesisht, pėr t’u bėrė klerikė. Mėsuesit ishin gjithashtu klerikė, ndėrsa programi i tyre pėrbėhej nga lėndė krejtėsisht fetare.
    Shkollat e komunitetit ortodoks, qė funksiononin nė Shqipėri qysh nga shek. XVI-XVII, ishin nėn mbrojtjen e Patrikanės sė Stambollit, ndaj patėn njė jetė mė tė qėndrueshme. Mėsimi nė kėto shkolla jepej greqisht, nė gjuhėn e kishės. Fondet pėr mbajtjen e tyre formoheshin nga dhuratat e besimtarėve pėr kishėn dhe qysh nga gjysma e dytė e shek. XVII edhe nga kontributi financiar qė jepnin esnafet ortodokse tė qyteteve pėr kėtė qėllim. Pėr pėrgatitjen e mėsuesve patrikana kishte organizuar shkolla nė Malin Atos dhe nė Stamboll.
    Shkollat katolike ishin nėn drejtimin e kishės sė Romės dhe kishin si detyrė tė pėrgatisnin mėsues-klerikė. Si mėsues shėrbenin klerikė shqiptarė e tė huaj, tė pėrgatitur nė kolegje tė veēanta, siē ishte p.sh. Kolegji Ilirik nė Loreto. Kur misionarėt e Romės vunė re se veprimtaria e tyre nė Shqipėri nuk po jepte rezultatet qė priteshin, pėr shkak se zhvillohej latinisht ose italisht dhe jo nė gjuhėn e popullit, Roma filloi tė pėrdorte edhe gjuhėn shqipe nė shkollat fetare katolike. Nė kėto rrethana u hapėn disa shkolla tė tilla, ku mėsohej edhe gjuha shqipe dhe ku shėrbenin si tekste mėsimore katekizmat e hartuar nga shkrimtarė klerikė si Pjetėr Budi. Kėto ishin ngritur kryesisht pranė famullive dhe manastireve. Njė shkollė e tillė funksiononte nė vitet 1628-1675 nė Pedhanė dhe po nė atė kohė edhe nė Blinisht (tė dyja nė rrethin e Lezhės), si dhe nė Kurbin (rrethi i Krujės). Nė 1669-1670 funksiononte njė shkollė katolike nė gjuhėn shqipe edhe nė Himarė. Nė Pedhanė e nė Blinisht u krijuan mė vonė edhe shkolla mė tė larta, gjimnaze, ku pėrdorej gjithashtu gjuha shqipe. Kėto shkolla u ngritėn nga murgj franēeskanė. Shkolla tė mesme shqipe katolike u hapėn edhe nė Janievė tė Kosovės (1671), nė Velje tė Mirditės (1699), nė qytetin e Shkodrės (1699). Nė kėto shkolla tė mesme nxėnėsit, qė ishin destinuar pėr t’u bėrė klerikė, studionin teologjinė, gjuhėt latine e italiane dhe disa prej tyre dėrgoheshin pėr studime mė tė larta nė Itali.
    Mėsimi i gjuhės shqipe nė kėto shkolla, edhe pse tepėr i kufizuar, ishte nė interes tė popullsisė vendase, qė i pėrkrahte ato. Kėshtu gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kėrkesėn e krerėve tė vendit dhe kur nė vitin 1648 shkolla e Pedhanės u rrafshua nga njė ekspeditė ndėshkimore osmane, banorėt e fshatit e rindėrtuan atė pėrsėri.
    Zhvillimi i arsimit nė gjuhėn shqipe nė shek. XVII u pengua pėr shkak tė ndjekjeve tė qeveritarėve osmanė. Megjithatė, nė shek. XVII, nė shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerėzve tė mėsuar. Por edhe kėta, tė pėrgatitur nė institucione fetare nė gjuhėt e mėdha tė kulturės, nė latinisht, greqisht ose nė arabisht, parapėlqenin tė pėrdornin kėto gjuhė. Nė ēerekun e parė tė shek. XVII Pjetėr Budi shprehej shumė ashpėr pėr njė pjesė tė madhe tė klerit tė lartė katolik shqiptar, qė tregohej indiferent dhe mospėrfillės ndaj lėvrimit tė gjuhės shqipe, si dhe ndaj gjendjes sė mjerueshme kulturore tė popullit shqiptar.
    Nė vitin 1622 kisha katolike krijoi institucionin me emrin “De Propaganda Fide” me qendėr nė Romė. Ky ngriti disa shkolla pėr pėrgatitjen e klerikėve shqiptarė, si Kolegji ilirik i Fermos (1633), qė drejtohej nga misionarėt jezuitė, shkolla e Montorinos nė Romė, nėn drejtimin e misionarėve franēeskanė dhe dy shkolla pėr nxėnėsit nėn drejtimin e bazilianėve, njėra nė Grota Ferra afėr Romės dhe tjetra nė njė koloni arbėreshe tė Sicilisė. Rrethana mė tė favorshme pėr arsimin shqip u krijuan, kur nė fronin e papės hipi Klementi XI, me origjinė shqiptare. Me nismėn e tij u mblodh mė 1703 Koncili i peshkopėve tė Shqipėrisė, qė njihet me emrin “Koncili i Arbėrit”, i cili vendosi tė pėrhapte letėrsinė fetare nė gjuhėn shqipe. Tetė vjet mė vonė, mė 1711, nė shkollėn e Montorinos nė Romė u hap katedra e gjuhės shqipe.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 22-06-2025, 14:39
  2. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •