Kryeministri Berisha, nga komuna Shënavlash e Durrësit, i është drejtuar edhe njëherë liderit të opozitës, Edi Rama, të japë dorëheqjen nga posti i kreut të Bashkisë përpara se të hyjë në garë për zgjedhjet e 28 qershorit. Brenda dy ditësh kjo është e dyta thirrje e Berishës drejtuar Ramës, njëherë nga Kruja dhe dje nga Shënavlashi. “Zoti Rama, një kërkesë kam, dil në shesh, bëhu burrë, shkëputu nga karrigia e kryetarit të Bashkisë, jep dorëheqjen, hajde ta bëjmë garën ballë për ballë”, - theksoi kryeministri. Berisha ishte në Shënavlash, ku mori pjesë në inaugurimin e shkollës së mesme të bashkuar “Besnik Hidri”, një investim i buxhetit të shtetit, në vlerë 100 milionë lekë. Për t’i thënë edhe njëherë Ramës se humbja e tij do të jetë e rëndë më 28 qershor, Berisha përdori si simbolikë figurën e Skënderbeut. “Do t’ia bëj humbjen më zi seç ua ka bërë Skënderbeu otomanëve, jo me shpata, jo me topa, por me vota të lira dhe të ndershme”, - tha Berisha.
Krijoni Kontakt