Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bumēi zgjidhet kryetar i Partisė Demokratike pėr degėn e Tiranės

    Kandidatėt rivalė urojnė Bumēin pėr fitoren dhe i premtojnė bashkėpunim nė postin e ri


    Bumēi zgjidhet kryetar i Partisė Demokratike pėr degėn e Tiranės


    Aldo Bumci zgjidhet kryetari i Partisė Demokratike pėr degėn e Tiranės. Bumci mori 559 vota, kundrejt 175 vota qė mori kandidati tjetėr mė i afėrt, Gjergji Bojaxhi i ndjekur nga 41 vota qė mori Lajla Pėrnaska. Pas shpalljes sė rezultatit Bumēi falenderoi tė gjithė votuesit dhe deklaroi se Tirana do tė qeveriset bashkarisht me tė gjitha anėtarėt e kėsaj dege. Bumēi urimet e para i mori nga kandidatėt rivalė Bojaxhi dhe Pėrnaska, tė cilėt i uruan atij suksese nė detyrėn e re. Nė konferencėn pėr zgjedhjen e kryetarit tė PD-sė pėr Tiranėn votuan 826 delegatė, nga tė cilėt 559 delegatė votuan nė favor tė kandidatit Bumēi. Fillimisht, kandidatėt prezantuan platformat dhe vizionin e tyre pėr drejtimin e degės mė tė madhe tė partisė qeverisėse. Kandidati pėr postin e kryetarit tė degės sė Partisė Demokratike, Tiranė, Aldo Bumēi, tha gjatė punimeve tė konferencės se, "Partia Demokratike e kryeqytetit do tė jetė e hapur pėr tė gjitha grupet e interesit". Duke e marrė fjalėn nė kėtė konferencė, kandidati Bumēi deklaroi se, "gjatė katėr viteve tė qeverisjes sė saj, PD nuk u transformua nga pushteti, por ajo e pėrdori kėtė pushtet pėr tė ndryshuar jetėn e shqiptarėve". Duke u ndalur nė historikun e Partisė Demokratike, Bumēi tha se, "PD duhet tė theksojė identitetin e saj politik, duke pėrfshirė nė kėtė proces ēdo anėtar tė thjeshtė". Ai vuri nė dukje drejtimet pėr organizimin e degės sė PD-sė nė kryeqytet, pėrmes nxitjes sė debatit politik. "Ne na duhet tė krijojmė hapėsirė publike pėr debat nė degėn e Tiranės, i cili tė pėrfshijė ēdo seksion tė saj pėr t'i ripėrtėritur politikisht strukturat tona. Dega e PD-sė sė Tiranės duhet tė jetė e hapur pėr tė gjitha grupet e interesit. Gjatė prezantimit tė platformės sė tij, Bumēi tha se Partia Demokratike, dega Tiranė, duhet tė lidhet me botėn universitare, duke luftuar pėr nxitjen e liberalizmit politik, duke i ftuar tė rinjtė tė bėhen pjesė e vizionit politik. Bumēi theksoi se do tė pėrkushtohet qė dega e Tiranės tė ketė sa mė shumė anėtarė. Ai tha se dega e Tiranės do tė ketė njė aktivitet politik tė ngjeshur dhe ēdo anėtar i saj nuk do tė mbetet anonim. Ndėrsa kandidatja tjetėr pėr postin e kryetarit tė PD-sė, dega Tiranė, Lajla Pėrnaska, u shpreh gjatė punimeve tė konferencės sė kėsaj dege, se "me platformėn tonė elektorale, ne do tė ēertifikojmė edhe njė herė fitoren e madhe tė zgjedhjeve tė vitit 2005, e cila do t' i shėrbejė jo vetėm kryeqytetit, por gjithė Shqipėrisė". Nė fjalėn e saj, deputetja demokrate, njėkohėsisht dhe kandidate pėr tė kryesuar PD-nė e Tiranės, Pėrnaska, tha se "mazhoranca ka qartazi njė aksion pėr qytetarėt dhe zhvillimin e vendit. Por, nga ana tjetėr, ka njė tjetėr model qeverisjeje pėr Tiranėn, bazė e sė cilės ėshtė pasioni pėr pushtet i Edi Ramės, pasioni pėr kapitale marramendėse dhe pėr uzurpim tė opinionit publik dhe mediave". Rama, vijoi ajo gjatė prezantimit tė platformės, tashmė ėshtė pėrfshirė nga fobia e zgjedhjeve tė qershorit, prandaj kėrkon tė baltosė nė ēdo vend dhe media progresin e kėtij vendi. Kandidatja Pėrnaska tha se, "zgjedhjet janė e ardhmja qė po e ndėrtojmė sė bashku, me vlera qė pėrfaqėsohen me dinjitet nga PD-ja. Besoj nė modelin e lidershipit tė PD-sė, nė pasionin dhe angazhimin e tij". Ajo theksoi se, "me PD-nė e Tiranės, mazhoranca do t'i ēojė mė tej arritjet, pėr ta bėrė degėn e kryeqytetit forcėn qė ne duam". Pėrnaska bėri thirrje pėr t'i dhėnė Tiranės "modelin e munguar, nga njė model qeverisje me bojatisje, betonim e abuzime qė ėshtė sot, nė njė qytet qė do tė shpalosė gjithė potencialin e zhvillimit dhe vlerave tė pėrbashkėta". Kandidati i tretė pėr postin e kreut tė PD-sė sė Tiranės, Gjergji Bojaxhi, gjatė prezantimit tė platformės sė tij pėr drejtimin e degės sė kėsaj partie shprehu bindjen se, Partia Demokratike e Tiranės do tė ofrojė modelin konkret tė qeverisjes sė qytetit, i cili nė ndryshim nga modeli klientelist Rama, do tė bazohet nė aftėsitė drejtuese dhe nė integritet tė pacėnueshėm". Gjatė punimeve tė Konferencės sė PD-sė pėr degėn e Tiranės, Bojaxhi u shpreh se, "kryesia e PD-sė sė Tiranės duhet tė jetė nė vijėn e parė tė sulmit kundėr lejeve tė ndėrtimit, qė kryebashkiaku Rama i jep nė mėnyrė jotransparente dhe klienteliste". Ne duhet tė jemi nė vijėn e parė tė mbrojtjes sė parqeve, nė tė cilėn do tė luajnė fėmijėt tanė, si dhe nė vijėn e parė tė mbrojtjes sė ajrit, i cili ndotet pėrditė, tha zoti Bojaxhi, duke shtuar se PD e Tiranės duhet tė kryesojė prerjen e tė gjitha lejeve tė paligjshme tė kryebashkiakut Rama. "Kam bindjen e plotė se 28 qershori do tė jetė njė ditė e madhe pėr PD-nė dhe pėr gjithė Shqipėrinė, pasi do tė konfirmohet mbėshtetja e shqiptarėve ndaj kėsaj mazhorance", tha ai. Bojaxhi shprehu bindjen se, "ekipi i ri udhėheqės i PD-sė sė Tiranės, nė bashkėpunim me kryesinė e partisė, do tė bėjė njė punė efikase pėr tė fituar shumicėn e deputetėve nė kryeqytet. Partia Demokratike do ta fitojė betejėn elektorale tė 28 qershorit, tha zoti Bojaxhi, duke u shprehur optimist se qyteti i Tiranės, pas dy vjetėsh, do tė kthejė njė demokrat nė krye tė Bashkisė sė Tiranės.

    ElisKUĒI






    Kush ėshtė Aldo Bumēi


    Aldo Bumēi, i cili konkuron pėr postin e kryetarit tė Partisė Demokratike tė qytetit tė Tiranės, ka lindur nė 11 qershor 1974 nė qytetin e Tiranės. Ai ėshtė diplomuar pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare (1993-1997) nė Universitetin e Mesdheut Lindor (Eastern Mediterranean University), nė Famagusta, Qipro Veriore. Nė vitet 1997-1999, zoti Bumēi ka kryer studimet pasuniversitare pėr Magjistėr nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare nė Universitetin e Bilkentit nė Ankara (Turqi). Ai ka marrė pjesė nė disa kurse mbi shkencat politike dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare, tė cilat janė organizuar nga institucione tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Zoti Bumēi ka ushtruar funksionet e ministrit tė Drejtėsisė nga shtatori i vitit 2005 deri nė mars tė vitit 2007. Ai ėshtė zgjedhur deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė me 53.9% tė votave nė Qarkun e Lezhės, gjatė Legjislaturės XVII tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku ka qenė edhe anėtar i disa komisioneve parlamentare. Zoti Bumēi ėshtė njėkohėsisht anėtar i Kėshillit Kombėtar dhe i kryesisė sė Partisė Demokratike, si dhe anėtar i Komitetit tė Orientimit tė Politikave. Gjithashtu, ai ėshtė autor ose bashkėautor nė disa botime mbi marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe jurisprudencėn.


    Kush ėshtė Lajla Pėrnaska


    Lajla Pėrnaska, kandidate pėr postin e kryetares sė PD-sė sė kryqytetit, u lind mė 14 qershor 1961 nė Tiranė. Ajo u diplomua nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Mjekėsisė, nė vitin 1985. Nė vitin 1994 u specializua nė degėn Pediatri e Pėrgjithshme nė Paris, nė Universitetin "René Descartes". Ajo ka kryer studime nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare (IRERIE 2006) dhe Studime Europiane (SHPUSE-Tiranė) Master (2008). Nė vitet 1985-1988, Lajla Pėrnaska ka ushtruar detyrėn e mjekes nė Institutin e Pediatrisė, pėr tė vijuar nė vitet 1989-1994, si mjeke nė spitalet Saint-Vincent de Paul dhe Necker, Paris, ndėrsa nė vitet 1995-1997 ka qenė kėshilltare e ministrit tė Shėndetėsisė. Znj. Pėrnaska nė vitin 1998 ka qenė drejtore e Programit NESMARK, nė vitin 1997-1999 drejtuese e Federatės sė Gruas shqiptare, ndėrsa nga viti 2000 ajo drejton Unionin "Gjinia dhe Zhvillimi". Aktiviteti politik i znj. Pėrnaska fillon nė vitin 1995, si anėtare e kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Gruas, ndėrsa nė vitet 1992-1995 ka qenė drejtuese e Departamentit tė Politikave Sociale e Gjinore pranė PD-sė. Nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut 2005, ajo u zgjodh deputete nga lista shumėemėrore nė Legjislaturėn e XVII-tė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku ėshtė pjesė e Grupit parlamentar tė PD-sė. Gjatė kėsaj legjislature, znj. Pėrnaska ka qenė anėtare e komisionit parlamentar tė Politikės sė Jashtme dhe kryetare e nėnkomisionit parlamentar pėr Ēėshtjen e tė Miturve dhe tė Barazisė Gjinore. Znj.Pėrnaska ėshtė anėtare e Delegacionit Parlamentar tė Shqipėrisė nė Kėshillin e Europės. Nė aktivitetin e saj ajo ka kontribuar me botime nė fushėn e mjekėsisė pediatrike, si libri "Pėr fėmijėn tuaj", "Zhvillimi psikologjik i fėmijėve", "Tė rinjtė dhe shėndeti riprodhues".



    Kush ėshtė Gjergj Bojaxhi


    Gjergj Bojaxhi, kandidat pėr postin e kryetarit tė degės sė PD-sė, Tiranė, mban aktualisht postin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). I emėruar nė kėtė post nė mars 2007, ai e pranoi kėtė detyrė me bindjen pėr tė sjellė njė frymė tė re, pėr tė pėrballuar me sukses sfidat e reja qė e presin kėtė korporatė, veēanėrisht nė drejtim tė shėrbimit ndaj konsumatorėve tė saj, si dhe nė procesin e privatizimit tė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes. Bojaxhi, nga muaji shkurt i vitit 2007, ėshtė anėtar i Kėshillit Bashkiak tė Tiranės. Mė parė, nė vitet 2005-2007 ai ka mbajtur postin e zėvendėsministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, periudhė gjatė sė cilės mbuloi ēėshtjet energjetike, tė industrisė dhe tė partneritetit publik dhe privat tė Republikės sė Shqipėrisė (2005-2007). Para se tė angazhohej si pjesė e kabinetit qeveritar, ai ka shėrbyer si konsulent nė Grupin e Bankės Botėrore nė Ėashington DC. Nė vitet 1998-1999, punoi si field officer nė Departamentin pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar (DFID), nė Shqipėri. Nė vitet 1997-1998 punoi si analist pėr Menaxhimin e Riskut, nė "Bankers Trust & Co". Nė vitin 2003, zoti Bojaxhi u diplomua me gradėn Mastėr pėr ekonomi ndėrkombėtare, teori dhe histori tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Shkollėn pėr Studime tė Avancuara Ndėrkombėtare (SAIS), pranė Universitetit "John Hopkins" (Ėashington D.C. 2003). Ai ka kryer studimet e larta B.A. nė Filozofi dhe Histori Matematike e Shkencė pranė Kolegjit St. John's (Annapolis MD, Maj 1997). Z. Bojaxhi ka lindur nė Shqipėri, ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.

    --

    RD

    ..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232



    Pffftttt tani do me akuzojne qe kam manipuluar edhe kete video...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e pash videon oj auvlore..

    nuk ke pse trembesh se do te akuzojme per manupullacion..

    nje numerim votash qe..
    krejt normale..

    suksese aldo bumcit.. ne kte detyre partie..

    auvlon ..kur poston shkrime gazetash verua poshte a larte se cila gazet eshte e autorin..

    sepse keshtu e ka korrektesa..

    nese nuku u a vė do te thote se ti dicka di qe x a y gazete nuk eshte e paster e nuku do te te nxihet fytyra..
    prandaj verua tahmėm shkrimeve burimin qe keshtu ..mir a keq shkrimi e dime qe nuku je ti pjellėsja e atyre muhabeteve qe thot shkrimi..


    ..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

    Aldo Bumci zgjidhet kryetar i PD se Tiranes

    Tirane, Aldo Bumci merr kreun e PD-se

    Fatjona Mejdini
    E Marte, 19 Maj 2009

    Aldo Bumci nga mbreme do te jete kryetar i Partise Demokratike te deges se Tiranes. Pas nje debati dhe votimi maratone, ne oret e vona ka perfunduar votimi dhe numerimi i votave, ku me 599 pro zedhenesi aktual i Grupit Parlamentar te PD dhe anetari i kryesise se demokrateve, Aldo Bumci eshte shpallur kryetar i deges me te madhe ne vend, Tirane. Nderkohe qe me 192 vota kandidati tjeter, drejtori aktual i KESH, Gjergji Bojaxhi ka zene vendin e dyte, per t'u pasuar me numrin modest te votave te Pernaskes, vetem 41 vota pro. Kane votuar ne total 870 delegate, te cilet kane dhene nje vote te forte te Bumcin, i cili ka pasur me sa duket edhe perkrahjen e kryeministrit dhe kryetarit te PD, Berisha, ku delegatet me sa duket e kane marre si mesazh pro deklaraten e tij pozitive ndaj Bumcit ne nje emision televiziv. Kuvendi i 9-te i Partise Demokratike nisi punimet e mesditen e djeshme nen nje ceremoni festive te mbajtur ne Teatrin e Operas dhe Baletit. Salla e te cilit ishte e tej mbushur me delegatet e Tiranes, anetaret e KK te PD-se, anetaret e kryesise, ministrat dhe deputetet e grupit parlamentar te Partise Demokratike. Ishte ish-kryetari i deges se Partise Demokratike ne Tirane, Sokol Olldashi hapi punimet e ketij Kuvendi, duke prezantuar edhe kandidaturat e Aldo Bumcit, Lajla Pernaskes dhe Gjergji Bojaxhiut, te cilet moren pjese ne garen e mbajtur gjate gjithe pasdites se djeshme. Dalja e kryeministrit, njekohesisht kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha ne foltoren e skenes te mbushur me te rinjte e forumit rinore demokrate, ndezi sallen. Me pas ne skene u ngjiten me radhe kandidatet e perzgjedhur per t'u futur ne kete gare te cilet parashtruan edhe platformat e tyre ne lidhje me kete pozicion te rendesishem politik. Seanca e votimit dhe me e pas e numerimit zgjati per ore te tera duke qene se numri i delegateve ishte i madh. Pergatitjet per zgjedhjet ne degen me te madhe te vendit kishin muaj qe kishin filluar. Zgjedhjet fillimisht u kryen ne seksionet dhe grup seksionet e rrethit per te mberritur deri ne zgjedhjen e kryetarit te deges.

    Bumci: PD, Ftese per universitaret

    "Ne na duhet te krijojme hapesire publike per debat ne degen e Tiranes, i cili te perfshije cdo seksion te saj per t'i riperteritur politikisht strukturat tona. PD duhet te theksoje identitetin e saj politik, duke perfshire ne kete proces cdo anetar te thjeshte. Dega e PD-se se Tiranes duhet te jete e hapur per te gjitha grupet e interesit. Ajo, sidomos, duhet te lidhet me boten universitare, duke luftuar per nxitjen e liberalizmit politik, duke i ftuar te rinjte te behen pjese e vizionit politik".

    Pernaska: Do Certifikojme fitoren e 2005

    "Me platformen tone elektorale ne do te certifikojme edhe nje here fitoren e madhe te zgjedhjeve te vitit 2005, e cila do t'i sherbeje jo vetem kryeqytetit, por gjithe Shqiperise. Zgjedhjet jane e ardhmja qe po e ndertojme se bashku, me vlera qe perfaqesohen me dinjitet nga PD-ja. Besoj ne modelin e lidershipit te PD, ne pasionin dhe angazhimin e tij. zgjedhjet jane e ardhmja qe po e ndertojme se bashku", ka deklaruar kandidatja Pernaska

    Bojaxhi: PD, ofrojme nje model te ri"

    "PD-ja e Tiranes do te ofroje modelin konkret te qeverisjes se qytetit, i cili ne ndryshim nga modeli klientelist Rama, do te bazohet ne aftesite drejtuese dhe ne integritet te pacenueshem. kryesia e PD-se se Tiranes duhet te jete ne vijen e pare te sulmit kunder lejeve te ndertimit qe kryebashkiaku Rama i jep ne menyre jotransparente dhe klienteliste. PD e Tiranes duhet te kryesoje prerjen e te gjitha lejeve te paligjshme te kryebashkiakut Rama".

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Pernaska: Do Certifikojme fitoren e 2005

    "Me platformen tone elektorale ne do te certifikojme edhe nje here fitoren e madhe te zgjedhjeve te vitit 2005, e cila do t'i sherbeje jo vetem kryeqytetit, por gjithe Shqiperise. Zgjedhjet jane e ardhmja qe po e ndertojme se bashku, me vlera qe perfaqesohen me dinjitet nga PD-ja. Besoj ne modelin e lidershipit te PD, ne pasionin dhe angazhimin e tij. zgjedhjet jane e ardhmja qe po e ndertojme se bashku", ka deklaruar kandidatja Pernaska
    nese na peraqisni si model lidershipin berisha heeeeeeeemmmmmmmmm pak e veshtire t'ju besojm

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ku e gjeten ket kokqepen mor
    ky mezi hap gojen e duket sikur do fler ne kemb. me kte do ta arijm rezultatin e 92 ne tiran ne?

  7. #7
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga njemik Lexo Postimin
    ku e gjeten ket kokqepen mor
    ky mezi hap gojen e duket sikur do fler ne kemb. me kte do ta arijm rezultatin e 92 ne tiran ne?


    Pa tjeter qė e ka ndonje "sakatllik", se ndryshe tek ai grup mamorf, pa koke e forme, nuk mund te besh karriere. Ose, pislleku, eshte aq i madh mes tyre, saqė i nxjer ne krye e mbi krye.
    Megjithate, koha do vonoje, por nuk do te harroje. Shkundja e thelle e politikes shqiptare do i rrezoje gjethet dhe degezat e kalbura. Vemendja jone do te jete e tille, qe kjo pleherishte te mos behet ushqim per aventura te radhes.

    Pershendetje per zemrat dhe shpirtin e vertete demokrat!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    Aldo Bumci u zgjodh deputet ne zonen e Lezhes.Berisha e dergoi te kandidonte ne nje zone ku ka sherbyer si prift Imzot Bumci.Ne kete zonen (Ne te cilen une jetoj)Mbiemri bumci eshte shume i njohur.Gjyshrit tane flasin fjalet me te mira per personalitetin e rilindjes,qe fatkeqesisht Shqiptaret nuk i dine as emrin..Ne kete zone askush nuk ka guzuar te vendos kandidaturen dy mandate rrallazi.Shpresoja qe nipi i imzot Bumcit (atij njeriu qe na dha lirin)te guzonte te pakten .Por edhe per ky nuk mundet.Nuk mundet sepse ne zonen e tij po pergatitet kjameti.Do te bejne parce energjitike me plehra urbane (biomase te lengshme) mu ne breg te detit.
    Ndoll shpesh qe njerezit e medhenj nuk lene askend mbrapa

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Per mendimin tim me te keqin kane zgjedhur. Bumci eshte nje kopist i deshtuar, pjesmarres ne Gerdec me ligje, dhe papagall i vjelljes me te neveritshme te qenies njerzore, shpifjet e uleta per kundeshtarin te gatuara nga kuzhina e helmet e PD.
    Ai ka nje neveri ne popull per ate detyre te ndyre qe ka kryer dhe do shohim sa vota do mare ne Tirane.
    Bojaxhiu eshte shume me i kompletuar se Bumci, po si duket Berisha kerkon te mbytet politikisht vetem me gerdecaxhinjte te cileve i kushtoi gjith legjislaturen qe fitoi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po te kishin zgjedhur bojaxhiun i njejti juan do shkruante.. si me poshte..

    --
    Per mendimin tim me te keqin kane zgjedhur. Bojaxhiu eshte nje kopist i deshtuar, pjesmarres ne Vjedhje te KESHIT me ligje, dhe papagall i vjelljes me te neveritshme te qenies njerzore, shpifjet e uleta per kundeshtarin te gatuara nga kuzhina e helmet e PD.
    Ai ka nje neveri ne popull per ate detyre te ndyre qe ka kryer dhe do shohim sa vota do mare ne Tirane. Populli nuk e harron drejtorrin e erresires.. Bojaxhiun e Berishes..
    Bumci eshte shume me i kompletuar se Bojaxhiu , po si duket Berisha kerkon te mbytet politikisht vetem me KEsh-axhinjte me te cilet ndan parate e vjedhura nga faturat aforfe..

    19-05-2009 09:50

    lol


    Po dicka te tille do shkruante po te ish zgedhur Pernaska.. e do e fillonte keshtu..
    Ku e gjeten ate femer me dy lek b.ithe ..etjetj.. qe e merr era si gjethe plepi..

    Kurse keto femrat anti berishe do thoshin..

    iii mami ajo flok bjondja leshverdhe demode qe sdi as frizuren ta rregulloje do na rregulloj tiranen.. Ajo ska fare gjoks e nuk ka pik gusto ne shmink-atje..
    Si gjyshja ime nga tepelena i vesh fustanet..
    te keqen e Dades.. si Madona mbahet..apo sben aerobi.th.. me xhaxhi Mozin ..
    lol..


    ju kenaqeni vetem kur te kandidohet imellda altini e gjolek malaj..

    lol.

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  3. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  5. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •