Shtatë për qind nga 1.400 pjesëtarë të TMK-së, që janë zgjedhur për t’iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë braktisur këtë forcë.
Kriteret e ashpra të trajnimit dhe stërvitjet e rënda, që udhëhiqen nga ekspertë të NATO-s, kanë bërë që këta pjesëtarë të dorëzohen.
Zyrtarë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë deklaruar se ky numër është në kuadër të normave të lejuara dhe kjo gjë sipas tyre ndodhe edhe tek ushtritë e NATO-s, sepse në fazën fillestare nuk mund ta ndjekin kursin dhe tempin e trajnimeve.
Në anën tjetër FSK, pritet të nisë së vepruari me kapacitete fillestare në shtator të këtij viti. Mision i saj është që të marrë pjesë në operacione për reagim ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj, operacione të mbrojtjes civile në Kosovë dhe t'i ndihmojë autoritetet civile.
Krijoni Kontakt