Kandidatėt rivalė urojnė Bumēin pėr fitoren dhe i premtojnė bashkėpunim nė postin e ri
Bumēi zgjidhet kryetar i Partisė Demokratike pėr degėn e Tiranės
Aldo Bumci zgjidhet kryetari i Partisė Demokratike pėr degėn e Tiranės. Bumci mori 559 vota, kundrejt 175 vota qė mori kandidati tjetėr mė i afėrt, Gjergji Bojaxhi i ndjekur nga 41 vota qė mori Lajla Pėrnaska. Pas shpalljes sė rezultatit Bumēi falenderoi tė gjithė votuesit dhe deklaroi se Tirana do tė qeveriset bashkarisht me tė gjitha anėtarėt e kėsaj dege. Bumēi urimet e para i mori nga kandidatėt rivalė Bojaxhi dhe Pėrnaska, tė cilėt i uruan atij suksese nė detyrėn e re. Nė konferencėn pėr zgjedhjen e kryetarit tė PD-sė pėr Tiranėn votuan 826 delegatė, nga tė cilėt 559 delegatė votuan nė favor tė kandidatit Bumēi. Fillimisht, kandidatėt prezantuan platformat dhe vizionin e tyre pėr drejtimin e degės mė tė madhe tė partisė qeverisėse. Kandidati pėr postin e kryetarit tė degės sė Partisė Demokratike, Tiranė, Aldo Bumēi, tha gjatė punimeve tė konferencės se, "Partia Demokratike e kryeqytetit do tė jetė e hapur pėr tė gjitha grupet e interesit". Duke e marrė fjalėn nė kėtė konferencė, kandidati Bumēi deklaroi se, "gjatė katėr viteve tė qeverisjes sė saj, PD nuk u transformua nga pushteti, por ajo e pėrdori kėtė pushtet pėr tė ndryshuar jetėn e shqiptarėve". Duke u ndalur nė historikun e Partisė Demokratike, Bumēi tha se, "PD duhet tė theksojė identitetin e saj politik, duke pėrfshirė nė kėtė proces ēdo anėtar tė thjeshtė". Ai vuri nė dukje drejtimet pėr organizimin e degės sė PD-sė nė kryeqytet, pėrmes nxitjes sė debatit politik. "Ne na duhet tė krijojmė hapėsirė publike pėr debat nė degėn e Tiranės, i cili tė pėrfshijė ēdo seksion tė saj pėr t'i ripėrtėritur politikisht strukturat tona. Dega e PD-sė sė Tiranės duhet tė jetė e hapur pėr tė gjitha grupet e interesit. Gjatė prezantimit tė platformės sė tij, Bumēi tha se Partia Demokratike, dega Tiranė, duhet tė lidhet me botėn universitare, duke luftuar pėr nxitjen e liberalizmit politik, duke i ftuar tė rinjtė tė bėhen pjesė e vizionit politik. Bumēi theksoi se do tė pėrkushtohet qė dega e Tiranės tė ketė sa mė shumė anėtarė. Ai tha se dega e Tiranės do tė ketė njė aktivitet politik tė ngjeshur dhe ēdo anėtar i saj nuk do tė mbetet anonim. Ndėrsa kandidatja tjetėr pėr postin e kryetarit tė PD-sė, dega Tiranė, Lajla Pėrnaska, u shpreh gjatė punimeve tė konferencės sė kėsaj dege, se "me platformėn tonė elektorale, ne do tė ēertifikojmė edhe njė herė fitoren e madhe tė zgjedhjeve tė vitit 2005, e cila do t' i shėrbejė jo vetėm kryeqytetit, por gjithė Shqipėrisė". Nė fjalėn e saj, deputetja demokrate, njėkohėsisht dhe kandidate pėr tė kryesuar PD-nė e Tiranės, Pėrnaska, tha se "mazhoranca ka qartazi njė aksion pėr qytetarėt dhe zhvillimin e vendit. Por, nga ana tjetėr, ka njė tjetėr model qeverisjeje pėr Tiranėn, bazė e sė cilės ėshtė pasioni pėr pushtet i Edi Ramės, pasioni pėr kapitale marramendėse dhe pėr uzurpim tė opinionit publik dhe mediave". Rama, vijoi ajo gjatė prezantimit tė platformės, tashmė ėshtė pėrfshirė nga fobia e zgjedhjeve tė qershorit, prandaj kėrkon tė baltosė nė ēdo vend dhe media progresin e kėtij vendi. Kandidatja Pėrnaska tha se, "zgjedhjet janė e ardhmja qė po e ndėrtojmė sė bashku, me vlera qė pėrfaqėsohen me dinjitet nga PD-ja. Besoj nė modelin e lidershipit tė PD-sė, nė pasionin dhe angazhimin e tij". Ajo theksoi se, "me PD-nė e Tiranės, mazhoranca do t'i ēojė mė tej arritjet, pėr ta bėrė degėn e kryeqytetit forcėn qė ne duam". Pėrnaska bėri thirrje pėr t'i dhėnė Tiranės "modelin e munguar, nga njė model qeverisje me bojatisje, betonim e abuzime qė ėshtė sot, nė njė qytet qė do tė shpalosė gjithė potencialin e zhvillimit dhe vlerave tė pėrbashkėta". Kandidati i tretė pėr postin e kreut tė PD-sė sė Tiranės, Gjergji Bojaxhi, gjatė prezantimit tė platformės sė tij pėr drejtimin e degės sė kėsaj partie shprehu bindjen se, Partia Demokratike e Tiranės do tė ofrojė modelin konkret tė qeverisjes sė qytetit, i cili nė ndryshim nga modeli klientelist Rama, do tė bazohet nė aftėsitė drejtuese dhe nė integritet tė pacėnueshėm". Gjatė punimeve tė Konferencės sė PD-sė pėr degėn e Tiranės, Bojaxhi u shpreh se, "kryesia e PD-sė sė Tiranės duhet tė jetė nė vijėn e parė tė sulmit kundėr lejeve tė ndėrtimit, qė kryebashkiaku Rama i jep nė mėnyrė jotransparente dhe klienteliste". Ne duhet tė jemi nė vijėn e parė tė mbrojtjes sė parqeve, nė tė cilėn do tė luajnė fėmijėt tanė, si dhe nė vijėn e parė tė mbrojtjes sė ajrit, i cili ndotet pėrditė, tha zoti Bojaxhi, duke shtuar se PD e Tiranės duhet tė kryesojė prerjen e tė gjitha lejeve tė paligjshme tė kryebashkiakut Rama. "Kam bindjen e plotė se 28 qershori do tė jetė njė ditė e madhe pėr PD-nė dhe pėr gjithė Shqipėrinė, pasi do tė konfirmohet mbėshtetja e shqiptarėve ndaj kėsaj mazhorance", tha ai. Bojaxhi shprehu bindjen se, "ekipi i ri udhėheqės i PD-sė sė Tiranės, nė bashkėpunim me kryesinė e partisė, do tė bėjė njė punė efikase pėr tė fituar shumicėn e deputetėve nė kryeqytet. Partia Demokratike do ta fitojė betejėn elektorale tė 28 qershorit, tha zoti Bojaxhi, duke u shprehur optimist se qyteti i Tiranės, pas dy vjetėsh, do tė kthejė njė demokrat nė krye tė Bashkisė sė Tiranės.
ElisKUĒI
Kush ėshtė Aldo Bumēi
Aldo Bumēi, i cili konkuron pėr postin e kryetarit tė Partisė Demokratike tė qytetit tė Tiranės, ka lindur nė 11 qershor 1974 nė qytetin e Tiranės. Ai ėshtė diplomuar pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare (1993-1997) nė Universitetin e Mesdheut Lindor (Eastern Mediterranean University), nė Famagusta, Qipro Veriore. Nė vitet 1997-1999, zoti Bumēi ka kryer studimet pasuniversitare pėr Magjistėr nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare nė Universitetin e Bilkentit nė Ankara (Turqi). Ai ka marrė pjesė nė disa kurse mbi shkencat politike dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare, tė cilat janė organizuar nga institucione tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Zoti Bumēi ka ushtruar funksionet e ministrit tė Drejtėsisė nga shtatori i vitit 2005 deri nė mars tė vitit 2007. Ai ėshtė zgjedhur deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė me 53.9% tė votave nė Qarkun e Lezhės, gjatė Legjislaturės XVII tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku ka qenė edhe anėtar i disa komisioneve parlamentare. Zoti Bumēi ėshtė njėkohėsisht anėtar i Kėshillit Kombėtar dhe i kryesisė sė Partisė Demokratike, si dhe anėtar i Komitetit tė Orientimit tė Politikave. Gjithashtu, ai ėshtė autor ose bashkėautor nė disa botime mbi marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe jurisprudencėn.
Kush ėshtė Lajla Pėrnaska
Lajla Pėrnaska, kandidate pėr postin e kryetares sė PD-sė sė kryqytetit, u lind mė 14 qershor 1961 nė Tiranė. Ajo u diplomua nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Mjekėsisė, nė vitin 1985. Nė vitin 1994 u specializua nė degėn Pediatri e Pėrgjithshme nė Paris, nė Universitetin "René Descartes". Ajo ka kryer studime nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare (IRERIE 2006) dhe Studime Europiane (SHPUSE-Tiranė) Master (2008). Nė vitet 1985-1988, Lajla Pėrnaska ka ushtruar detyrėn e mjekes nė Institutin e Pediatrisė, pėr tė vijuar nė vitet 1989-1994, si mjeke nė spitalet Saint-Vincent de Paul dhe Necker, Paris, ndėrsa nė vitet 1995-1997 ka qenė kėshilltare e ministrit tė Shėndetėsisė. Znj. Pėrnaska nė vitin 1998 ka qenė drejtore e Programit NESMARK, nė vitin 1997-1999 drejtuese e Federatės sė Gruas shqiptare, ndėrsa nga viti 2000 ajo drejton Unionin "Gjinia dhe Zhvillimi". Aktiviteti politik i znj. Pėrnaska fillon nė vitin 1995, si anėtare e kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Gruas, ndėrsa nė vitet 1992-1995 ka qenė drejtuese e Departamentit tė Politikave Sociale e Gjinore pranė PD-sė. Nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut 2005, ajo u zgjodh deputete nga lista shumėemėrore nė Legjislaturėn e XVII-tė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku ėshtė pjesė e Grupit parlamentar tė PD-sė. Gjatė kėsaj legjislature, znj. Pėrnaska ka qenė anėtare e komisionit parlamentar tė Politikės sė Jashtme dhe kryetare e nėnkomisionit parlamentar pėr Ēėshtjen e tė Miturve dhe tė Barazisė Gjinore. Znj.Pėrnaska ėshtė anėtare e Delegacionit Parlamentar tė Shqipėrisė nė Kėshillin e Europės. Nė aktivitetin e saj ajo ka kontribuar me botime nė fushėn e mjekėsisė pediatrike, si libri "Pėr fėmijėn tuaj", "Zhvillimi psikologjik i fėmijėve", "Tė rinjtė dhe shėndeti riprodhues".
Kush ėshtė Gjergj Bojaxhi
Gjergj Bojaxhi, kandidat pėr postin e kryetarit tė degės sė PD-sė, Tiranė, mban aktualisht postin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). I emėruar nė kėtė post nė mars 2007, ai e pranoi kėtė detyrė me bindjen pėr tė sjellė njė frymė tė re, pėr tė pėrballuar me sukses sfidat e reja qė e presin kėtė korporatė, veēanėrisht nė drejtim tė shėrbimit ndaj konsumatorėve tė saj, si dhe nė procesin e privatizimit tė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes. Bojaxhi, nga muaji shkurt i vitit 2007, ėshtė anėtar i Kėshillit Bashkiak tė Tiranės. Mė parė, nė vitet 2005-2007 ai ka mbajtur postin e zėvendėsministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, periudhė gjatė sė cilės mbuloi ēėshtjet energjetike, tė industrisė dhe tė partneritetit publik dhe privat tė Republikės sė Shqipėrisė (2005-2007). Para se tė angazhohej si pjesė e kabinetit qeveritar, ai ka shėrbyer si konsulent nė Grupin e Bankės Botėrore nė Ėashington DC. Nė vitet 1998-1999, punoi si field officer nė Departamentin pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar (DFID), nė Shqipėri. Nė vitet 1997-1998 punoi si analist pėr Menaxhimin e Riskut, nė "Bankers Trust & Co". Nė vitin 2003, zoti Bojaxhi u diplomua me gradėn Mastėr pėr ekonomi ndėrkombėtare, teori dhe histori tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Shkollėn pėr Studime tė Avancuara Ndėrkombėtare (SAIS), pranė Universitetit "John Hopkins" (Ėashington D.C. 2003). Ai ka kryer studimet e larta B.A. nė Filozofi dhe Histori Matematike e Shkencė pranė Kolegjit St. John's (Annapolis MD, Maj 1997). Z. Bojaxhi ka lindur nė Shqipėri, ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė.
--
RD
..
Krijoni Kontakt