Kohėt e fundit nė Itali po pėrhapet njė valė e re ksenofobie. Shteti mė i njohur pėr historinė e tij tė emigracionit qė nuk toleron dot emigrantėt! Ėshtė e pamundur tė bėhet njė llogaritje e saktė e numrit tė refugjatėve, tė cilėt nuk lejohen tė hyjnė nė territorin Italian. Anijet e tyre kthehen pas, nė vendet nga janė nisur. Odiseja e kėtyre fatkeqve fillon nga Afrika dhe Azia, nga vende ku ka konflikte tė armatosura, pėr tė pėrfunduar nė brigjet Evropiane pas muajsh tė tėrė rrugėtim, nėn rrotėn e trafikantėve dhe krimit tė organizuar. Kthimi i tyre mbrapsht nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė dėnim me vdekje....
Njė pjesė e tyre arrin tė kalojė nė mėnyrė klandestine nė territorin Italian. Por vendi i ėndrave pėr ata shumė shpejt kthehet nė vendin e maktheve. Intoleranca dhe ksenofobia ka kapur cdo qytetar tė kėtij vendi dhe ky fenomen i ka rrėnjėt vite mė parė.
Pas Marokenėve, ishim ne Shqiptarėt qė provuam nė kurrizin tonė intolerancėn dhe diskriminimin. Nofka nga mė tė shėmtuarat i viheshin emigrantit qė vinte me anije dhe qė pasuronin fantazitė e femijėve tė vegjėl, gjatė fillimit tė viteve 90. Prindėrit trėmbnin fėmijėt me fjalėn Albanese, qė u bė zėvėndėsuesi i pėrrallave me Gogol. Sot ata fėmijė pėrbėjnė rininė Italiane dhe gjėrat me sa duket po marrin tatėpjetėn...
Rumania dhe Bullgaria u bėnė anėtare tė Bashkimit Evropian nė vitin 2007. Mijėra qytetarė nga kėto dy vende u dyndėn nė shtetet perėndimore duke pėrfituar nga heqja e vizave. Rumunėt nė mėnyrė tė vecantė preferuan Italinė. Numri i tyre nė Itali u rrit nė mėnyrė eksponenciale brenda dy vjetėve, duke bėrė qė komuniteti Rumun tė jetė mė i madhi nė vendin fqinj. Nė tė njėjtėn kohė por me ritme marramėndėse, nė Itali u rrit edhe intoleranca ndaj tė huajve. Romėt, tė ardhur kryesisht nga Rumania, janė bėrė shėnjestra kryesore e ekstremistėve. Sikur tė mos mjaftonte kjo edhe qeveria e Berluskonit ėshtė veshur me petkun e xhandarit dhe i mban ison politikave intolerante. Edhe mediat, janė rreshtuar duke mbjellė urrejtje, madje ato pėrbėjnė faktorin dominant nė ndryshimin ksenofob qe po pėrjeton Italia. Duke patur parasysh qė Italia ėshtė vendi me mė pak emigrantė ndėr vendet kryesore Evropiane, kjo atmosferė ėshtė e pakuptueshme. Njė ndėr fenomenet mė tė papranueshme qė ka shqetesuar organizmat ndėrkombėtarė(UNHCR) por edhe Brukselin, ėshtė ai i Rondeve. Ronde Padane janė grupe vullnetare, tė cilat patrullojne nėpėr qytetet e veriut tė Italisė, nė kėrkim tė klandestinėve tė cilėt janė automatikisht keqbėrės sipas konceptit ekstremist qė po pėrhapet dita-ditės edhe nė popull. Pėr qeverinė Italiane kėto grupe konsiderohen tė ligjshme edhe pse pėrbėjnė njė strukturė paralele policore, madje nuk mungojnė as pėrgėzimet pėr punėn e tyre tė vyer...
Pa u munduar shumė mund tė gjehen nė histori, raste tė ngjashme tė strukturave paramilitare (edhe pse jo tė armatosura) dhe ksenofobe, nė shėrbim tė njė partie ose tė njė ideali. Nė Itali ishin kėmishat e zeza nė shėrbim tė Musolinit, nė Gjermani kėmishat e murrme (SA) nė sherbim tė Hitlerit. Edhe atėhere si sot, bota pėrballej me njė krizė tė thellė ekonomike. Pėrhapja e ideologjive ekstremiste nuk ishte pėrgjigja mė e mirė ndaj krizės, por ishte pėrgjigja mė e thjeshtė. Pasojat dihen...
Nė fillim fare erdhėn e kapėn ciganėt (Romėt) dhe une u kėnaqa sepse ata jetonin me vjedhje. Pastaj erdhėn e morrėn hebrenjtė dhe unė heshta sepse ata smė pėlqenin. Pastaj erdhėn e morėn homoseksualėt dhe unė u lehtėsova sepse ata ishin tė bezdisshėm. Pastaj erdhėn e morrėn komunistėt dhe unė nuk thashė gjė sepse nuk isha komunist. Njė ditė erdhėn e mė morėn mua dhe nuk kishte mbetur askush pėr tė protestuar (Martin Nienmņller 1892-1984).
ONUFRI
Marre nga
http://gjeneralmegafoni.com/index.ph...&id=2&Itemid=2
Krijoni Kontakt