Bismilah! Autostrada mė e re e vendit, ajo Lushnjė-Fier, mori kurbanin e parė. Ishte njė vajzė e vogėl 10 vjeēe qė quhej Pranvera dhe qė u pėrplas tej nga njė makinė, teksa kalonte nga njė anė e rrugės nė tjetrėn. Kaq thanė gazetat.
Ditėn qė ka filluar tė hidhet nė letėr projekti i autostradės, Pranvera nuk ka qenė mė tepėr se njė vjeēe. Thithte gji nėne, pa e ditur se firma e vdekjes sė saj sapo qe hedhur. Qė ditėn qė filloi tė hidhej nė letėr vija e parė e projektit, pa parashikuar ndėrtimin e mbi e nėn kalimeve, tė gjithė e dinin qė Pranvera do vdiste. Qė ditėn qė u pre shiriti i punimeve pa parashikuar fonde pėr mbikalime, apo se si do kalonin njerėzit nga njė anė nė tjetrėn e kėsaj rruge tė re. Dihej qė do vdiste, qė kur se punimet avanconin dhe, edhe ato pak mbikalime tė parashikuara, rralloheshin pasi paratė treteshin nė kush e di ēxhepa. E dinin qė ajo do vdiste, edhe Kryeministri edhe Ministri i Transporteve, qė i prenė shiritin rrugės, edhe pse e dinin se ajo ishte jashtė ēdo parametri teknik, por brenda ēdo parametri elektoral. E dinin edhe gjithė armata e inxhinierėve, teknikėve, ndėrtuesve, investitorėve, supervizorėve, funksionarėve qė, megjithėse paguhen pėr tė zbatuar ligjet, i shkelėn ligjet duke e lejuar rrugėn tė shkelte parametrat teknikė. E dinin edhe ata tė shkretė fshatarė qė banojnė anės rrugės dhe e shohin atė shirit asfalti si mbartės tė tė gjithė halleve tė tyre. Nė tė gjithė botėn rrugėt shėrbejnė pėr tė lidhur njerėzit, ndėrsa nė Shqipėri ja kemi dalė ti shndėrrojmė nė simbole ndarjeje tė njerėzve kėtej dhe andej rrugės, qė spiqen dot me njėri-tjetrin. E dinin fshatarėt e gjorė dhe nuk i vunė dinamitin cep mė cep kėsaj mostre tė bėrė keq dhe qė duan tė na i shesin pėr zhvillim.
Tė gjithė pra e dinin qė Pranvera do vdiste njė ditė dhe askush nuk hapi gojė. Shapėn gojė, se projektuesit donin tė shisnin projektin, ndėrtuesi donte tė fitonte tenderin, ministrat donin copėn e tyre, Kryeministri donte tė fitonte votat, fshatarėt se fshatarė janė dhe janė mėsuar ta kenė frikė shtetin. E vetmja qė nuk dinte asgjė nga tė gjitha kėto ishte Pranvera, qė vazhdoi tė rritej bashkė me rrugėn, derisa kjo i mori jetėn bashkė me vetėm 10 vjetėt e saj.
Bėj o Zot i Madh tė thyejnė qafėn pikėrisht nė atė vend, tė gjithė ata qė me vetėdije frynė barqet dhe xhepat e tyre me vitet e pakta tė Pranverės sė Vogėl.
Krijoni Kontakt