Fjalimi i Kryepiskopit Anastas nė Simpoziumin “Kontributi i harmonisė ndėrfetare nė integrimin evropian tė Shqipėrisė”
Mė 2 nėntor, nė ambientet e hotel “Tirana” nė kryeqytet, me nismėn e Presidentit tė Republikės, z. Bamir Topi, u zhvillua simpoziumi me temė: “Kontributi i harmonisė ndėrfetare nė integrimin evropian tė Shqipėrisė”. Tė ftuar specialė tė kėtij takimi ishin krerėt e katėr komuniteteve fetare nė vend, mes tė cilėve edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasi.
Nė vijim, po botojmė fjalėn e tij tė plotė:
Shkėlqesia Juaj, President i Republikės sė Shqipėrisė, Prof. Dr. Bamir Topi,
Fort tė respektuar Kryetarė tė Komuniteteve Fetare tė Shqipėrisė,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik nė Shqipėri,
Tė nderuar pjesėmarrės,
I bekuar qoftė emri i Perėndisė, qė na dha pėrsėri mundėsinė tė realizojmė kėtė Simpozium nė tė njėjtėn frymė tė pėrbashkėt. Nė emėr tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėrshėndes nga zemra tė gjithė pjesėmarrėsit, si dhe organizatorėt e kėtij evenimenti.
1. Me ardhjen e demokracisė nė Shqipėri, nuk munguan disa qarqe tė caktuara qė prisnin konflikte midis komuniteteve fetare, me pasojė lindjen e trazirave shoqėrore. Teorikisht, fanatizmi fetar nuk ishte diēka e pamundur qė tė mos shfaqej brenda grupimeve tė komuniteteve fetare, sikundėr u vu re nė vende tė tjera tė Ballkanit, por edhe gjetkė, kur mbizotėruan ide dhe prirje ekstremiste. Ndjenja fetare ėshtė njė funksion njerėzor tepėr delikat dhe anomalia mė e vogėl mund tė krijojė shpėrthime tė ndryshme. Fatmirėsisht, kėtu nė Shqipėri, me Hirin e Perėndisė, qysh nė vitet e para, tė gjithė drejtuesit fetarė kultivuam me pėrgjegjėsi respektin e ndėrsjellė dhe marrėdhėnie tė bashkėpunimit tė sinqertė. Nė pėrgjithėsi, pranohet kontributi i rėndėsishėm i komuniteteve fetare nė kohezionin social tė Shqipėrisė dhe siē pohohet nga tė gjithė, pėrbėn shembull edhe pėr forca tė tjera sociale tė vendit. Pėr mė tepėr, ėshtė nder pėr Shqipėrinė, kur flitet jashtė saj se si ėshtė gjendja fetare nė botė.
2. Por ky fakt kėrkon njė vėmendje dhe vigjilencė tė vazhdueshme. Mikrobet dhe viruset shpeshherė mund tė minojnė shėndetin. Sot mbushet njė vit nga krijimi i Kėshillit Ndėrfetar tė Shqipėrisė dhe, ky ėshtė njė rast pėr tė falėnderuar Perėndinė pėr frymėn e paqes dhe tė harmonisė, qė na ka dhuruar. Por, njėkohėsisht, ėshtė njė mundėsi pėr tė ripėrtėrirė obligimin e tė gjithėve ne, pėr ta forcuar mė tej kėtė bashkekzistencė paqėsore kaq tė domosdoshme nė rrugėn e Shqipėrisė drejt Evropės. Dhe sė treti, tė trashėgojmė kėtė frymė bashkėpunimi te brezi i ri.
Populli, bashkė me zhvillimin ekonomik, ka nevojė pėr stabilizimin dhe fuqizimin e vlerave shpirtėrore. Elementėt themelorė pėr fuqinė dhe pėrparimin e shoqėrisė, janė besimi, dashuria, shpresa. Besim nė Perėndinė dhe nė vlerėn unikale tė personit njerėzor, qė Ai e ka krijuar. Dashuri pėr Perėndinė dhe ndaj ēdo njeriu, pavarėsisht edukimit, origjinės, bindjeve. Shpresė nė praninė e Perėndisė tė drejtėsisė, tė paqes dhe tė dashurisė, nė historinė e botės, nė historinė e popullit tonė, nė historinė tonė personale. Shpresė edhe kur kushtet duken tė vėshtira dhe jo tė favorshme. Komunitetet fetare i kultivojnė kėto vlera dhe i transmetojnė ato nga brezi nė brez, me anė tė doktrinės, veprės dhe gjithė pranisė sė tyre.
3. Bashkimi Evropian, drejt tė cilit po shkojmė, ėshtė njė kompleks ku ekzistojnė prirje tė ndryshme. Vlera e madhe e kėtij entiteti ėshtė se ka arritur tė bashkojė nė njė sintezė antitezat qė e pėrbėjnė. Por ekzistojnė disa vlera tė cilat pėrbėjnė nyjėn lidhėse pėr ēdo popull qė dėshiron tė integrohet aty, si theksimi i dinjitetit tė ēdo personi njerėzor, qė u bė themel i legjislacionit tė shteteve evropiane.
Nė rrugėtimin historik tė Evropės, kanė ekzistuar dhe vazhdojnė tė shfaqen, antiteza, konflikte interesash, padrejtėsi, ngjarje qė krijojnė plagė tė thella midis shteteve e popujve. Falja dhe pajtimi, qė ndėrgjegjja fetare e shėndoshė i frymėzon nė mėnyrė tė veēantė, mbeten antidoti kryesor ndaj mbajtjes gjallė tė armiqėsisė. Me gjithė progresin dhe shumė zhvillime tė qytetėrimit evropian, disa prirje negative tė njeriut nuk reshtin sė mbijetuari si: lakmia, dhuna, arroganca, hipokrizia, pra, nė pėrgjithėsi mėkati. Veēanėrisht nė epokėn tonė, nė jetėn tonė tė pėrditshme, janė shtuar shqetėsimet individuale dhe shoqėrore tė shkaktuara nga narkotikėt, Sida, vetmia etj. Njeriu modern ka nevojė pėr rezistencė shpirtėrore dhe vlerat fetare, tė cilat do t’i japin kuptim jetės sė tij. Tė gjithė, sa jemi anėtarė tė ndėrgjegjshėm tė komuniteteve tradicionale tė Shqipėrisė, duhet t’i kultivojmė kėto vlera shpirtėrore nė popullin tonė, duke e parapėrgatitur shpirtėrisht pėr integrimin e vendit nė familjen e madhe evropiane.
Pra, si rrjedhojė, rigjallėrimi dhe jo lėnia nė periferi e besimit fetar, pėrjetimi i esencės, i fuqisė dhe i bukurisė sė kėtij besimi, do tė ndihmojnė shoqėritė evropiane tė ruajnė vitalitetin e tyre dhe tė zhvillojnė vlera shpirtėrore qė pėrbėjnė bėrthamėn e qytetėrimit evropian, si edhe dinamizmin e tyre krijues. Uroj qė edhe ky Simpozium tė kontribuojė nė kėtė drejtim.
Faleminderit!
Krijoni Kontakt