Fėmijėt kosovarė po marrin pjesė aktive nė kampet e Kishės sonė
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė, duke patur parasysh kėrkesėn e drejtorive tė disa shkollave si dhe me lejen e Kuvendit Komunal tė Komunės sė Malishevės, organizoi dhe financoi pėr tė gjashtėn vit radhazi kampingjet pėr fėmijė nė Kosovė.
Ky aktivitet drejtohet nga Zyra e Fėmijėve me drejtues tė saj Z. Nathan Hoppe, i mbėshtetur nga njė staf i pėrbėrė prej 25 vetėsh, kryesisht studentė tė Akademisė Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shėn Vlash, Durrės, si dhe pėrfaqėsues nga rinitė orthodhokse tė qyteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė.
Kampi i parė u zhvillua nė fshatin Carallukė tė komunės sė Malishevės, nė shkollėn “Hilmi Hoti”, nė datat 21-24 Qershor dhe mbante temėn “Zemėrgjėrėsia”.
Nė kėtė aktivitet katėr ditor morėn pjesė rreth 400 fėmijė tė moshave nga parashkollorėt deri nė fėmijėt e klasave tė teta dhe tė nėnta, tė cilėt u ndanė sipas grupmoshave.
Kampi zhvillohej nė mėngjes pėr fėmijėt nga parashkollorėt nė klasėn e katėrt dhe pasdite me fėmijėt e klasave tė pesta deri nė tė tetėn. Tė gjithė fėmijėt morėn pjesė aktive nė tė gjithė programin e kampit qė pėrmbante:
1. Mėsimdhėnie me karakter social-kulturor
2. Lojėra argėtuese nė grup tė vogėl dhe tė madh, kėngė, dramatizime etj.
3. Lojėra Olimpike, pėr tė cilat u ndanė dhe ēmime.
4. Punėdore
5. Kokteil
6. Festa e fundit
Risi pėr kėtė vit ishin dhe dy dramatizimet “Tre Fluturat” dhe “Pema qė jep” tė pėrgatitura nga stafi i Kampit. Gjithashtu vetė fėmijėt shpalosėn dijet dhe talentet e tyre pėrgjatė kampit, tė cilat u kurorėzuan nė festėn e fundit ku ēdo grup kishte pėrgatitur materiale artistike si: kėngė, valle, drama etj., tė cilat i dhanė njė atmosferė festive ambientit dhe njė ndjenjė gėzimi arsimtarėve tė asaj shkolle.
Ēdo gjė pėrfundoi me sukses falė mbėshtetjes dhe ndihmės sė drejtorit tė shkollės “Hilmi Hoti” z. Mifail Krasniqi si dhe stafit tė arsimtarėve tė shkollės me tė cilėt nė shenjė mirėnjohjeje dhe miqėsie u organizua njė darkė festive. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė i dhuroi kėsaj shkolle dy kompjutera dhe njė printer tė modelit printer-fotokopje-skaner, gjė pėr tė cilėn stafi pedagogjik dhe drejtori i shkollės ishin shumė mirėnjohės pasi kishin shumė nevojė pėr to.
Nė tė njėjtat linja u zhvillua edhe kampi tjetėr “Shpresa” nė datat 26-29 Qershor nė Malishevė nė shkollėn “Ibrahim Mazreku”, me drejtor Z. Rexhep Mazreku. Nė kėtė shkollė ishte viti i dytė radhazi qė u zhvillua ky aktivitet, ku morėn pjesė rreth 400 fėmijė. Edhe njėherė tjetėr u demonstrua energjia dhe dinamika qė kėta fėmijė mbartin brenda vetes sė tyre.
Sė fundi, duhet tė theksojmė se tė dy kėto aktivitete 4-ditore kishin si qėllim zhvillimin social, edukues dhe kulturor tė fėmijėve nėpėrmjet aktiviteteve pėrfshirėse, zbavitėse dhe edukuese. Nė vazhdėn e kampeve po organizohet kampi Mirėsia nė Begaj dhe pas tij do tė organizohet kampi Gėzimi nė fshatin Banja.
Krijoni Kontakt