Shkruan: Ramiz BOJAJ-Ēfarė po ndodh me veriun?
Serbia arrestoi kriminelėt (vėllezėrit Veselinoviē), pėr tė hapur pazare tė reja me BE (dialogun pėr anėtarėsim). Kriminelėt u kapen, por kriminaliteti vazhdon. Strukturat paralele janė aktive, ashtu siē vazhdojnė tė mbeten edhe rrugėt e bllokuara. Nga kjo mund tė kuptojmė se Serbia, mund ti ndėrrojė kriminelėt, por jo edhe politikėn e saj hegjemoniste.
Veriu i Mitrovicės, (si potencial krimi) mbetet peshqesh edhe pėr vitin 2012. Prolongimi i zgjidhjes sė problemit nė fjalė, hapė dilema me shumė tė panjohura, rreth stabilitetit afatgjatė tė kėsaj pjese tė shtetit tė Kosovės, por edhe tė rajonit. Veriu i Kosovės edhe mė tej mbetet plagė e ēelur (shteg i hapur), pėrmes sė cilės Serbia keqtrajton shtetin e Kosovės dhe komunitetin ndėrkombėtar kėtu. Duke mbetur jashtė kornizave unikate juridiko-kushtetuese (fillimisht nga OKB e mė pas edhe nga Republika e Kosovės), veriu mbetet poligon qė mblodhi nė vete, bandat kriminale, mafiozėt dhe trafikantėt. Qė nga 25 korriku (aksioni i Qeverisė pėr rend dhe ligj edhe nė kėtė pjesė), doli nė skenė e vėrteta e madhe, se ēfarė fshihej nė tė vėrtetė nė veriun e Mitrovicės. Hapja e betejės pėr rend dhe ligj, bėri qe sė fundi tė hapet edhe njė front me Serbinė. Kjo luftė e ftohtė (e pa shpallur), prej mė shumė se 12-vjetėsh, tashmė u bė luftė e nxehtė dhe e hapur, nė mes tė qendrave politikėbėrėse, Prishtinė, Bruksel dhe Uashington nė njėrėn anė, dhe Beogradit e Moskės nė anėn tjetėr. Pikėrisht nga ky fakt, 25 korriku (tentimet e para pėr vendosjen e doganave RKS), preku nė esencė problemin, por pa shėnuar ndonjė hap para drejt zgjidhjes. E kam fjalėn drejt vendosjes mė tė shpejtė tė rendit, ligjit dhe autorėsisė sė sovranit edhe nė kėtė pjesė tė shtetit tonė. Pra, Qeveria e Kosovės, edhe pse autoritet sovran, (pėrpos prekjes sė problemit), nuk tregoi ndonjė strategji tė qartė, ose efektive. Mungesa e aftėsisė pėr tė aplikuar autorėsinė e sovranit, po zgjatė tej mase, natyrėn e problemit, duke lėnė pėrshtypjen se kėtu po dėshirohet edhe njė protektorat i ri. Qeveria duhet tė debatojė nė Kuvend, pėr strategji gjithėpėrfshirėse (konsensus i partive parlamentare) pėr ēasje mė serioze nė veri: Tė kėmbėngulet mė shumė pėr vendosjen e doganierėve, hapjen e rrugėve tė bllokuara, dhe kapjen e kokave tė krimit. Por jo, tė vazhdohet edhe mė tej me praktikėn e gjertanishme, qe tė tjerėt tė tregojnė zotėsinė e tyre (arrestimi nė Serbi i Veselinoviēėve), tė cilėt vite me radhė, keqtrajtuan shtetin dhe autoritetet e KFOR-it, e tė mos flasim pėr qytetarėt e rėndomtė. Plaga e hapur duhet tė trajtohet, pavarėsisht sa zgjat kurimi i saj. Ndryshe me kėtė qasje qe ka treguar Qeveria e Kosovės ndaj veriut, (qoftė edhe pa vullnetin e saj), do tė qojė nė bisedime tė reja me Serbinė, pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, nė kontekst tė tė cilit do tė ndodhte trashja e pranisė sė Serbisė kėtu.
Nė veri mbrohen vlerat euro-atlantike
Vėshtruar nga kėndi juridiko-kushtetues i shtetit sovran tė Kosovės, Serbia nė asnjė formė nuk mund tė jetė e pranishme nė vendin tonė. Tash e kurrė mė. Paqja dhe siguria nė Kosovė, janė ndėrtuar nė sajė tė projektit madhor qe komuniteti ndėrkombėtar ka ndėrtuar nė Ballkan(shteti i Kosovės). Prandaj, lufta e vendosur mbrojtėse e KFOR-it, nė veri, nuk ėshtė e rastėsishme. Nė veri, mbrohen vlerat euroatlantike, mbrohet sovraniteti i njė shtetit tė pavarur (Republika e Kosovės), e nė fund, mbrohet paqja dhe siguria qytetare e njerėzore. Nė kėtė kontest, reagimi i vendosur i BE-sė dhe Uashingtonit, gjunjėzuan politikėn e Serbisė (mohimi i kėrkesės pėr dialog me BE-nė, pėr integrimet europiane). Ky ėshtė ndėshkim politik (edhe pse nė dukje afatshkurtėr), pasojat do tė jenė afatgjata dhe tė rėnda pėr Beogradin. Ky mbeti leksion i qartė se mendėsia milosheviqiane ka perėnduar. Kjo mendėsi mund tė kultivohet vetėm brenda kufijve tė shtetit serb (vetėm si fushatė). Serbia e di fare mirė se, qė nga viti 1999 (dėbimi ushtarak i saj nga vendi ynė), Kosova ėshtė tokė e humbur, por si gjithmonė, ndarja me tė keqen e ka edhe bishtin prapa. Serbia ėshtė dėbuar nga Kosova, dhe dėbimi i saj do tė vazhdojė edhe nga veriu, pavarėsisht faktit se procesi po shkon tepėr ngadal. Politika e Beogradit ėshtė prezente nė Kosovė, pėr aq kohė sa do tė jenė evidente vet bandat kriminale. Pra, pėr aq kohė, sa do tė mbahen rrugėt e mbyllura, kontrabanda dhe vet ekzistenca e strukturave kriminale. Fundi i banditizmit po troket, e bashkė me kėtė edhe tė pranisė sė Serbisė nė tokėn e gabuar.
Gjahu i krimit
Arrestimi i fundi i vėllezėrve Veselinoviq, tė njohur si projektues dhe udhėheqės tė bandave krimianle nė veri, tregon pėr qasjen, ndikimin dhe menaxhimin e kėtyre bandave nga vet shteti serb. Serbia i kapi kriminelėt, pėr tė shtuar pazare tė reja me BE-nė. Kriminelėt u kapen, por kriminaliteti vazhdon. Strukturat paralele janė aktive, ashtu siē vazhdojnė tė mbeten edhe rrugėt e bllokuara. Nga kjo mund tė kuptojmė se Serbia, mund ti ndėrrojė kriminelėt, por jo tė ndryshojė edhe politikėn e saj hegjemoniste serbomadhe. Veriu i Kosovės, edhe nė kėto ditė tė ftohta dimri, vazhdon tė mbetet i bllokuar, nga barrikadat e vendosura, (nga ana e grupeve kriminale serbe). Pra, banditėt qė sulmuan policinė e Kosovės, KFOR-in e EULEX-in, janė parantezat e politikės sė Tadiēit, tė cilave, pak kohė u ka mbetur pėr ta mbajtur gjallė, Serbinė nė Kosovė.
Banda brenda bandave
Fronti i bandave nė veri, si nė Zupē dhe nė dy pikėkalimet kufitare nė (G1) Jarinje dhe (G31) nė Bėrnjak, mbrohen nga neonazistėt serbė. Ky fakt ndėrlidhet me deklaratat e grupit fashist 1389, i proklamuar sipas vizioneve hegjemoniste pėr krijimin e Serbisė sė madhe etnike. Kėtė e forcon bindshėm dalja haptas e kėsaj organizate (ditėve tė fundit), e cila mer pėrgjegjėsinė se ka vepruar dhe vazhdon tė veprojė nė veri. Pra, pjesėtarėt e organizatės fashiste "1389", shprehen haptas se do tė luftojnė me tė gjitha mjetet pėr ta ēliruar Kosovėn nga okupimi i huaj, por, edhe pėr t'i zhdukur tė gjithė shqiptarėt. Kėto struktura terroriste, shprehen qartė se pushteti lokal (pas zgjedhjeve ilegale serbe), u ka siguruar kushte akomodimi. Po sipas tyre, rehabilitimi mė i mirė do tė ndodhė pas pėrpjekjeve tė Qeverisė sė Beogradit, pėr legalizimin e pushteteve, paralele nė veri. Pikėrisht pėr kėtė arsye, shteti serb ka shtuar zėrat pėr legalizimin e strukturave ilegale nė veri, brenda tė cilave, funksionojnė edhe rrjete tejet tė rrezikshme pėr tė ardhmen e Republikės sė Kosovės. "Unė jam Darko Panoviē anėtar i Lėvizjes Kombėtare Serbe '1389 '. Ne jemi aktualisht nė pjesėn veriore tė Kosovės. Ne jemi tė pranishėm edhe nė barrikada. Kėtė (Kosovėn) e konsiderojmė territor tė okupuar dhe i kemi tė gjitha tė drejtat qė ta ēlirojmė". Proklamimi i vazhdueshėm i Serbisė (diplomacisė dhe kishės serbe), pėr kultet e mitet serbe, ėshtė sinjal i qartė pėr krijimin e kėtyre strukturave neonaziste. Lideri i organizatės, "1389", Misa Vaēiē, ka thėnė se nė barrikadėn e Rudares kanė tė vendosur edhe qendrėn koordinuese. E gjithė kjo shton njė pyetje tė madhe: A i kanė vizituar ndonjėherė kėto pika, Policia, KFOR-i a EULEX-i. Nėse jo, atėherė pėr ēfarė masash tė sigurisė mund tė flitet. Kush mund tu besojė mė! -Duket tejet i quditshėm, pasiviteti i autoriteteve tona tė sigurisė, PK-sė, EULEX-it, por edhe KFOR-it, tė cilėt nuk po tregohen tė vendosura nė masė tė duhur, pėr kapjen dhe shpartallimin e kėtyre bandave fashiste, e bashkė me kėto edhe shpartallimin e strukturave ilegale nė veri. Qytetarėt e Kosovės, nuk duan tė shohin reklama me pagesė (pėr KFOR-in, policinė a EULEX-in), por duan tė endėn tė lirė nė shtetin e tyre.
Sinjale tė vogla kėndelljeje
Politika si fushatė ditore nė Beograd, po e qon gjithnjė e mė shumė nė humnerė vet shoqėrinė serb. Serbia nė vend qe tė orientohet realisht kah integrimet evropiane, kjo i matė sukseset e veta, me sulmet dhe fushatėn pėr dobėsimin ose edhe cenimin e shtetėsisė sė Kosovės. Me kėtė logjikė mesjetare, ėshtė ngritur dhe vazhdon tė mbahet nė fron politika e Beogradit. Kjo piramidė politike do tė notojė, deri nė kėndelljen e mendėsisė sė shoqėrisė nė Serbi. Tek e fundit klasa teokratike serbe ėshtė formuar nė sajė tė vet elektoratit shumicė, me kushtrimin pėr Kosovėn. Andaj u mbetet vet qytetarėve tė shtetit fqinj, qe ti kthehen realitetit ose tė jetojnė me ėndrrėn pėr krajlin e vdekur. Pavarėsisht kėsaj, disa zėra (edhe pse nė miniaturė) kanė filluar tė japin sinjale tė vogla kėndelljeje. Edhe pse kėndellja duket se ecėn shumė ngadalė. Vet lideri i opozitės nė Serbi, Vuk Drashkoviq, disa herė ėshtė shprehur se politika aktuale e Serbisė, po e mashtron popullin serb me marshin pėr Kosovėn. Udhėheqėsit e Serbisė duhet ti tregojnė popullit serb se Kosova ėshtė e pavarur. Populli serb ėshtė mashtruar dhe vazhdon tė gėnjehet pėr Kosovėn, qė nga viti 1999. Kjo politikė tashmė ka falimentuar. Ndėrkaq, kryetari i Klubit Pėrparimtar nė Serbi, Ēedomir Antiq, pohon se politika e deritanishme e Serbisė nė raport me rrjedhat realpolitike ka dėshtuar plotėsisht. Kjo tashmė duhet tė thuhet qartė dhe hapur. Ėshtė e turpshme, qė nga pozicionet e politikanėve tė lartė (Tadiē, Daciē etj) tė mos thuhet e vėrteta. Problemi kryesor ėshtė tek falimentimi i politikės serbe ndaj Kosovės. Ndėrkaq, profesori i Fakultetit Filozofik, Nikola Samarxhiq, thotė se Kosova ėshtė e pavarur dhe se Serbia duhet tė jetojė me kėtė realitet. Serbia duhet tė pėrballet me faktin qe Kosova ėshtė e pavarur. Por, fatkeqėsisht, shumica e qytetarėve nė Serbi nuk janė pėrcaktuar as pėr Evropė, por as pėr Kosovė. Edhe kryetari i Partisė Liberal-Demokratike tė Serbisė, Ēedomir Jovanoviē, thekson se pėr Kosovėn duhet ndėrtuar politikė realiste, jo pėrralla pėr Gazimestanin. Urgjentisht na duhet pikė e re e mbėshtetjes nė politikėn e Kosovės. Nuk kemi ēka tė kėrkojmė nė Shekullin XXI me Rezolutėn 1244.Vetėm kėshtu mund ta frenojmė rėnien e lirė nė tė cilėn gjendemi 22 vjet rresht. Nga Gazimestani, nga ku gjoja jemi nisur pėr ta kėrkuar veten dhe Serbinė, e deri te agonia me barrikadat. Qytetarėt dhe Serbia kanė mbetur dy dekada nė budallallėk. Kėto deklarata duken paksa interesante, sepse zėra tė tillė duken tė paktė nė Serbi. Megjithatė, duket se ndėrgjegja serbe ka filluar tė kėndellėt. Gėnjeshtrat dhe mashtrimet qė u kultivuan nė akademitė famėkeqe tė Serbisė (ASHAS, PSS etj), ende mbesin kėrcėnim pėr rajonin. Dhe kjo mendėsi, mbetet e tillė, pėr aq kohė sa vazhdojnė tė jenė aktivė nė pushtet, mbeturinat post milosheviqiane. Serbia arrestoi kriminelėt (vėllezėrit Veselinoviē), pėr tė hapur pazare tė reja me BE (dialogun pėr anėtarėsim). Kriminelėt u kapen, por kriminaliteti vazhdon. Strukturat paralele janė aktive, ashtu siē vazhdojnė tė mbeten edhe rrugėt e bllokuara. Nga kjo mund tė kuptojmė se Serbia, lehtėsisht mund ti ndėrrojė kokat e kriminelėve, por jo edhe politikėn e saj hegjemoniste.
(Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike).
Krijoni Kontakt