Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Besnik Mustafaj divorcohet nga PD-ja. 'Tërhiqem nga gara për kryetar i Tiranës'

    TIRANË- Një nga figurat e njohura politike në vend, Besnik Mustafaj, ka dalë sot para medias për të shprehur vendimin e tij. 'Divorc me Partinë Demokratike'. "Këto katër vite, nuk do të merrem më me politikë. Nuk kam asnjë plan që ka lidhje me politikën", deklaroi për mediat Mustafaj. Arsyeja sipas tij, është shkelja e statutit të partisë për zgjedhjet e kryetarit të degës Tiranë. "Tërhiqem nga gara për kryetar i PD-së Tiranë dhe emrin tim nuk do ta gjeni në asnjë listës partish si kandidat për deputet", është shprehur Besnik Mustafaj.


    Sipas tij, kur ka shpallur kandidaturën për kryetarin e PD-së së degës së Tiranës, nuk ka marrë asnjë informacion për konferencën që pritet të mbahet të hënën ku do të zgjidhet kreu i ri. " U informova vetëm para 5 minutash për konferencën", tha Mustafaj, duke shtuar se "prisja një garë të ndershme për kreun e PD-së, që të mos shkelej statuti i partisë".

    Ish-ministri i Jashtëm i kabinetit Berisha u dorëhoq nga ky post në mars të vitit 1997. Pak muaj më parë, Mustafaj u deklarua si kandidat për kyretar I PD-së në Tiranë. Por kandidatura e tij nuk gjeti mbështetjen e Kryetarit të PD së Shqipërisë, Sali Berisha.
    Dy ish miqtë e ngushtë, Berisha Mustafaj, me të njëjtat bindje partiake dhe me të njëjtën origjinë, Tropojën, nuk janë shprehur asnjëherë për 'ftohjen' mes tyre.

    Ndërsa Mustafaj lë garën, është njoftuar se demokratët e Tiranës do t zgjedhin kreun e tyre ditën e hënë. Kjo mbledhje ka shkaktuar trubullime, seps një pjese e anëtarësisë është njoftuar në mënyrë informale për vendin dhe datën e mbledhjes. Sipas tyre, disave iu është dhënë se do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe një pjese tjetër në Pallatin e Kongreseve. Së dyti, delegatët që janë zgjedhur nga mbledhjet e seksioneve nuk dinë se për cilët kandidatë do të votojnë, apo pesë kandidatët që njihen, të paktën mediatikisht, do të garojnë të gjithë bashkë. Kryesia e PD-së së Tiranës apo ajo e qendrës nuk ka përzgjedhur mes emrave që janë propozuar për postin e kryetarit të ri. Kjo e fundit bën përzgjedhjen e saj, duke pasur të drejtën të nxjerrë si kandidat zyrtar dhe një emër që mund të jetë propozuar më pak nga seksionet.

    Nga burimet mësojmë se kandidatë për kryetar të PD në Tiranë janë Gjergj Bojaxhi, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe Lajla Pernaska.


    Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Nuk besoj qe Sali Berisha i boni ndere vetes me largimin e Zotit Mustafaj nga partia....Zoti Mustafaj gezon rrespekt dhe percon vlera si njeri....ky largim sebashku me ate te Zotit Biberaj qe pritet se shpejti,,,,do i humbas shum vota berishes.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Besnik Mustafaj tërhiqet nga gara për kreun e PD-së dhe politika




    Kujdes kur i del kundra xhaxhi Enver, oh me fal doja te thoshja xhaxhit Sali...

    Besnik Mustafaj, një nga eskponentët e Partisë demokratike ndër vite deklaroi sot se do marrë pushime për 4 vjet në politike si dhe nga gara për kreun e PD-së, ku ai kishte deklaruar së fundmi se do të kandidonte. Mustafaj tregon arsyet e largimit dhe të kthimit të mundshëm pas disa vitesh sërish në politikë. KONFERENCA E PD

    TIRANE -Një nga eksponentët e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj ka deklaruar sot për mediat se tërhiqet nga gara për kreun e PD-së, për Tiranën dhe nga politika. “Tërhiqem nga kjo garë për arsye parimore. Nga ky moment unë do të tërhiqem dhe nga politika dhe do të vazhdojë projektet e mia, në përputhje me ato çka di të bëjë", u shpreh Mustafaj për mediat duke bere te ditur keshtu se emri i tij si kandidat për deputet nuk do të jetë në asnjë listë partish. Mustafaj akuzoi për një garë jo të ndershme brenda PD-së dhe se është shkelur statusi i partisë për zgjedhjen e kreut të degës së Tiranës.
    ”Bindja ime është lëkundur mjaft, por kam patur një shpresë të fundit se një normë, standard do të plotësohej, që ky moment historik për PD e Tiranës do të kishte tiparet e një gare. Tani mund të them me keqarhdje të thellë se nuk ka asnjë element të një gare. Për arsye parimore unë njoftoj se do të tërhiqen nga kjo garë”, tha ai lidhur me kandidimin e tij si kryetar i PD per degen e Tiranes.
    Ish-ministri i jashtem ka rrëfyer se ndërsa ai e ka shpallur veten si kandidat për kryetarin e PD-së së degës së Tiranës, nuk ka marrë asnjë informacion për konferencën që pritet të mbahet të hënën ku pritet të zgjidhet kreu i ri. “ U informova vetëm para 5 minutash për konferencën”, tha Mustafaj sot për mediat. “Prisja një garë të ndershme për kreun e PD-së, që të mos shkelej statuti i partisë”, shtoi Mustafaj.
    Pervec terheqjes nga gara, Mustafaj theksoi terheqjen e tij nga politika per nje periudhe te caktuar. Por sic shton ai kohezgjatja larg politikes nuk do te jete e perhershme, pasi sic shpreson ai do te luftoje nje fillim te ri per te si politikan.
    ”Unë tërhiqem edhe nga politika që nga ky moment, dhe do të vazhdoj të ndërtoj projektet e mia. Fjala 'kurrë' nuk është në projektet e mia, te cilat ju them qe nuk janë politike. Do rikthehem, ndoshta pas 4 vjetesh. Pas 2013-es unë do kem moshën që ka patur Berisha në vitin 1999, kur ne si PD lancuam lëvizjen “Një fillim të ri'", u shpreh Mustafaj.

    Ish-ministri i Jashtëm i kabinetit Berisha u dorëhoq nga ky post në mars të vitit 1997. Pak muaj më parë, Mustafaj shprehu dëshirën e tij për të drejtuar degën më të madhe të partisë, atë të Tiranës, dëshirë e cila nuk pati mbështetjen e shefit të tij, kreut të PD-së, Sali Berisha.

    Ndërkaq demokratët e Tiranës mblidhen të hënën për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri. Kjo mbledhje ka shkaktuar një hamulli, pasi një pjese të anëtarësisë u është njoftuar, jo zyrtarisht, se kuvendi do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe një pjese tjetër në Pallatin e Kongreseve. Së dyti, delegatët që janë zgjedhur nga mbledhjet e seksioneve nuk dinë se për cilët kandidatë do të votojnë, apo pesë kandidatët që njihen, të paktën mediatikisht, do të garojnë të gjithë bashkë. Kryesia e PD-së së Tiranës apo ajo e qendrës nuk ka përzgjedhur mes emrave që janë propozuar për postin e kryetarit të ri. Kjo e fundit bën përzgjedhjen e saj, duke pasur të drejtën të nxjerrë si kandidat zyrtar dhe një emër që mund të jetë propozuar më pak nga seksionet.
    Pavarësisht se nuk janë bërë të ditur emrat e kandidatëve, nga statistikat e mbledhura nga seksionet për emrat më të propozuar për postin e kryetarit, sipas përkrahjes janë Gjergj Bojaxhi, Aldo Bumçi, Edi Paloka, Lajla Pernaska.

    (d.b/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #4
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Partia Demokratike, nuk perfaqeson më interesat e demokrateve dhe aq me pak ato te shqiptareve. Ne pamje te pare, ajo ngjan me nje ushtri te shpartalluar, ku te fyer, te tallur e te neperkembur jane themeluesit e saj, antaret dhe qendrestaret ne vazhdimesi. Jane torturuar, jane peshtyre dhe share ne mbrojtje te forces se tyre politike dhe per Berishen dhe sot jemi me te goditurit, shume prej tyre jane pa pune dhe vuajne per buken e gojes. Gabimet jane njerezore, por keto të Berishes jane qendrime te paramenduara dhe demokratet, sakrificat e tyre ne gjithe keto vite nuk kane per t'ia falur. Sakrificen nuk ta fal kush!
    Pra, ne pamje te pare kemi te bejme me nje ushtri e shpartalluar me kalores Tartufin komik, dhe realisht e uzurpuar nga njerez pa asnje kontribut, bile të inkriminuar: kopist, fis e klan, latyrash e dallaverexhinj. Ato mbledhjet dhe zgjedhjet e famshme i bejne fshehur me grupin e tyre se kane frike nga ballafaqimi. Shpresa e Berishes ne kete fushate, eshte populizmi, mashtrimi masiv, por zeri i eshte ngjirur ca si heret.
    Politika shqiptare, ka nevoje per nje shkundje te thelle!

  5. #5
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Partia Demokratike, nuk perfaqeson më interesat e demokrateve dhe aq me pak ato te shqiptareve. Ne pamje te pare, ajo ngjan me nje ushtri te shpartalluar, ku te fyer, te tallur e te neperkembur jane themeluesit e saj, antaret dhe qendrestaret ne vazhdimesi. Jane torturuar, jane peshtyre dhe share ne mbrojtje te forces se tyre politike dhe per Berishen dhe sot jemi me te goditurit, shume prej tyre jane pa pune dhe vuajne per buken e gojes. Gabimet jane njerezore, por keto të Berishes jane qendrime te paramenduara dhe demokratet, sakrificat e tyre ne gjithe keto vite nuk kane per t'ia falur. Sakrificen nuk ta fal kush!
    Pra, ne pamje te pare kemi te bejme me nje ushtri e shpartalluar me kalores Tartufin komik, dhe realisht e uzurpuar nga njerez pa asnje kontribut, bile të inkriminuar: kopist, fis e klan, latyrash e dallaverexhinj. Ato mbledhjet dhe zgjedhjet e famshme i bejne fshehur me grupin e tyre se kane frike nga ballafaqimi. Shpresa e Berishes ne kete fushate, eshte populizmi, mashtrimi masiv, zhurme dhe korr e mos lidh, por zeri i eshte ngjirur ca si heret.
    Politika shqiptare, ka nevoje per nje shkundje te thelle!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Iki dhe Besniki.
    Ska faj gjithate lufte qe ka bere ai per ate pd kaq e kaq vjet.
    Erdhi koha qe PD u felliq aq shume me Saline ne krye sa nuk deshi te behet pis me pislleqet ne rritje dhe iku e la politiken fare.
    Po ha revolucioni bijte e vet tipar i pagabueshem i komunistit Sali.

  7. #7
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    PD, ka kater vjet qe eshte inekzistente, eshte pa statut, eshte informale, per te mos thene bande.

    Keto kater, vjet tek zyrat e Pd eshte vetem nje fare pilipiçi, me emrin Flamur...!
    Partia Demokratike, nuk perfaqeson më interesat e demokrateve dhe aq me pak ato te shqiptareve. Ne pamje te pare, ajo ngjan me nje ushtri te shpartalluar, ku te fyer, te tallur e te neperkembur jane themeluesit e saj, antaret dhe qendrestaret ne vazhdimesi. Jane torturuar, jane peshtyre dhe share ne mbrojtje te forces se tyre politike dhe per Berishen dhe sot jemi me te goditurit, shume prej tyre jane pa pune dhe vuajne per buken e gojes. Gabimet jane njerezore, por keto të Berishes jane qendrime te paramenduara dhe demokratet, sakrificat e tyre ne gjithe keto vite nuk kane per t'ia falur.
    Sakrificen nuk ta fal kush!
    Pra, ne pamje te pare kemi te bejme me nje ushtri e shpartalluar me kalores Tartufin komik, dhe realisht e uzurpuar nga njerez pa asnje kontribut, bile të inkriminuar: kopist, fis e klan, latyrash e dallaverexhinj. Ato mbledhjet dhe zgjedhjet e famshme i bejne fshehur me grupin e tyre se kane frike nga ballafaqimi. Shpresa e Berishes ne kete fushate, eshte populizmi, mashtrimi masiv, por zeri i eshte ngjirur ca si heret.
    Politika shqiptare, ka nevoje per nje shkundje te thelle dhe kjo do te ndodhe!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865

    Brar

    Me sa di une Besnik Mustafaj ka qene nder te vetmit polikane shqiptare qe nuk eshte akuzuar kurre per skandale,ose per vjedhje ,dhe eshte nje njeri mjaft i pergatitur. Pse te largohet ne menyre te tille ?.Thua eshte deshira e tij apo e largoi Berisha?(nuk po ironizoj ,po te pyes per kuriozitet pasi ti e njeh mire PD)
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk di se cfar vlera ka ky bethnik mustafa..
    na trego o Hamz djali..

    i fjetur i lekundur i ngadalshem.. qe kurre nuk lodhet e qe pret tja shkundi plaku berish arrat.. ..e ai te ulet te haje nje tepsi plot..bile i do te qeruara..
    nuk shkon gjate kjo menyre e te qenit ne politike..

    pa me thuaj o hamz.. cfar ka bere bethniku per tju kundervene qofte njihere me ndonje shkrim a fjalim.. industrise envero-edvinisto karlo bollinoiste ruco miloiste gjinusho arapoiste anilbashiste alb malltezoiste erion brace taulanto ballo-iste vampiriste?
    asnje m.u.t ska bere.. gjithmon ka kerkuar pozicionert komode rehato-larg telasho-iste..

    le te dalin tek ceshtja e prones..

    jan mijra ish pronare qe bredhin rrugve e koridoreve te zyrave se brenda nuk i qas kush e nje tum te madh kan marre.. kurse bethniku ka bere ciflig ne linze.. pa qene tiranas..pa qene dajt-as a shengjergjas.. a tufinas..

    si minister i jashtem ishte shum i plogesht shum amator e shum problemaxhi..

    e vetmja qe ai ben mire ne kto vite..eshte pjesmarrja ne ate grupin teodoro-kekoist.. ku mblidhen e kujtojne Dorin e ngrate.. me ndonje got raki para e ndonje kokerr ulli thate..
    asgje tjeter..

    Besniku sigurisht nuk eshte i pacipe si sander meks purteka.. e tak ngjelo q.im-kë-tartabiqi.. por as ashtu se si e kerkon koha nje militant PD-je..
    enverizmi miljarderoist ka ndezur jo kater po 44 motorret per ta kollofitur PD e demokracine..
    Ku eshte besniku?

    Kerkund..

    pikerisht ne stuhi duken trimat..

    Besniku po dezerton..e po i kthehet qoshes se tij te ngrohte.. qe ka koh qe po e ngroh..
    shko besnik ne cifligun tend e mollois procka qe atje..
    PD ka nevoj per trima..


    ..

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po mire mo fallis, po ato qe thote besua, se nuk ka gare te nderçme, se nuk ka parime, nuk ka norma, etj ... nuk te bejne pershtipje?

    apo çi çi nenen ...

    apo nuk e dini se sa te jet salis aty nuk ka gare te nderçme, nuk ka parime, nuk ka norma ... pra nuk ka demokraci ... ka vetem kaos, amulli, rremuje, ku salis del si kokosh maje plehut ...

    por tyja mer fallis nuk te bejne efekt arsyeja e shendoshe, as rregullat, as normat ...

    ti je thjesht nje zedhenes i mafjes sigurim-puniste, qe i jep sinjalet sales per te ecur gjithmone para per fitorje te reja ne kurriz te republikes, Shqiptarizmes, demokracise ...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Besnik Mustafaj
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2009, 08:49
  3. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  4. Jep dorëheqjen ministri i jashtëm Besnik Mustafaj
    Nga vagabondo_nyc në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 02-06-2007, 12:32
  5. Mustafaj: S'do ketë dy shtete shqiptare në Ballkan
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 21:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •