Grindje me Izraelin rreth tatimeve


Prapa skenës së udhëtimit të Papës Benedikt XVI në Izrael ka një grindje serioze në mes Vatikanit dhe qeverisë në Jerusalem.

E diel, 17 Maj 2009 08:37

Bëhet fjalë për pronat e kishës katolike në tokën e shenjtë. Vatikani shekuj me radhë bën pjesë në pronarët më të mëdhenj të tokave në Izraelin e sotëm dhe në tokat palestineze. Qeveria izraelite kërkon që edhe kisha sikur çdo pronar tjetër ta paguaj tatimin e tokës, ku bëhet fjalë për vlera milionëshe. Përkundër kësaj Vatikani ngul këmbë në lirimin nga tatimi që ekziston që nga koha e perandorisë osmane. Vatikani kërkon sovranitetin për më tepër se 28 ngastra toke në Izrael dhe 19 në Jordanin perëndimor, ndër to edhe kisha në Nazaret dhe Coneaculum-i në kodrën e Zionit, ku thuhet se Jezusi ka ngrënë darken e fundit. Për deri sa presidenti izraelit Shimon Peres u tregua i gatshëm për lirimin e 6 ngastrave. Në kabinetin e kryeministrit protestohet; ministri i brendshëm Eli Jishai nga partia religjioze Shas refuzon t'i nënshkruaj dokumentet përkatëse, kurse ministri i turizmit Stas Misezinkov do të pajtohej vetëm nëse „miliona turistë krishterë" do t'i vizitonin këto vende, që do ta mbushnin arkën e shtetit me deviza.

INFO: Der Spiegel

Përktheu: Sokol Gashi, Austri