www.revistaklan.com
Falja e munguar
Asnje prej pergjegjesve te diktatures 50 vjecare nuk ka patur guximin qofte edhe nje here te vetme te kerkoje falje publikisht. Askush prej tyre nuk ka bere nje analize realiste se pse ndodhi kjo, pse shkuan deri aty?
nga Blendi Fevziu
Disa jave me pare, ne nje debat gjysem surrealist dhe gjysem historik mbi fajesine dhe pendesen, Fatos Lubonja, publicisti i njohur, me tregoi nje histori qe me beri te reflektoj. Ne te vertete, me shume se sa nje histori e plote, ajo ishte nje pjese e saj, nje detaj, por krejtesisht i mjaftueshem per te provokuar fantazine dhe per te shtyre ne mendime qe i kalojne kufijte e nje rasti te thjeshte.
Diku ne vitin 1992, kur nuk kishte me shume se nje vit qe qe liruar nga burgu i gjate 17 vjecar, Fatos Lubonja, tani anetar i Komitetit per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, shoqeronte ne burgun e Tiranes disa anetare te nje komiteti homolog europian. Te shtyre nga kureshtja dhe padyshim te detyruar nga misioni i tyre fisnik, komisioneret e huaj kishin kerkuar te kontaktonin Nexhmije Hoxhen, te vene e ish diktatorit shqiptar, qe prej disa muajsh gjendej ne qeli. Duke i bashkuar ketij motivi edhe ate te nje njeriu qe kishte bere 17 vjet burg pa e ditur perse dhe qe ne nje moment te caktuar te jetes kerkon nga nje deshmitar i vetem te mesoje qofte edhe nje justifikim te gjithe kesaj, Fatos Lubonja iu bashkua grupit ne fjale. Ne qeline e saj, paimagjinueshmerisht me normale se sa ajo ne te cilen Lubonja kishte shkuar shume vite te rinise se tij, zonja Hoxha kishte filluar te fliste me nje gjuhe te paster dhe me nje llogjike te denje per cdo njeri qe kishte lindur dhe ishte rritur ne nje vend demokratik. Dhe qe padyshim, i njihte mire dhe i ndjente si nevoje organike te gjitha te drejtat qe i jep liria ne kete rast. I kishte treguar komisionereve se ajo vete ishte denuar mbi bazen e nje akuze te padrejte dhe qe kishte rene poshte qe ne gjyq, se ishte ne nje moshe, kur asnje vend i botes nuk do te pranonte te burgoste nje plake dhe se po keshtu, familja e saj jashte qelise, po diskriminohej padrejtesisht. Me pak fjale, zonja Hoxha kishte shpjeguar se djemte dhe vajza e saj qene larguar nga puna, se kete fat kishin pasur edhe nuset, se i kishin nxjerre nga shtepia dhe se eshtrat e bashkeshortit te saj, i kishin transferuar nga varreza e deshmoreve ne ate civile te Tiranes, nderkohe qe ajo ishte ne burg. Nuk e di se sa e kishte vazhduar ankesen e saj te mbeshtetur bindshem ne Karten Universale te Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, por nje moment, i befasuar nga ligjerimi saj, Lubonja i kishte bere pyetjen me normale dhe me te thjeshte ne nje rast si ky.
- Mire tani i kerkon keto te drejta dhe beson se te takojne, po kur denonit njerez dhe sidomos kur futet ne burg shoket dhe miqte tuaj te vjeter, a i mendonit keto?
- Ky eshte provokim, u pergjigj gruaja ne moshe te shkuar dhe refuzoi ta vazhdonte biseden me tej.
Lubonja nuk e zgjati tregimin e tij dhe une nuk e kuptova dot nese kjo ishte thjeshte nga fakti se ai ka ndermend ta botoje me vone dialogun e tij me gruan qe per shume vite kishte qene mikeshe e afert e prinderve te tij dhe me pas persekutore e tyre, apo thjeshte sepse nuk kishte deshire ta zgjaste me tej nje bisede, qe mund te zgjoje shume perse.
Megjithate, detaji i takimit te tij ishte i mjaftueshem per te hapur edhe nje here temen te cilen, ndersa e kane ve re shume njerez, shume pak prej tyre kane ditur t'i japin nje pergjigje te sakte. Si shpjegohet qe asnje prej pergjegjesve te diktatures shqiptare, asnje prej atyre qe ideuan dhe me pas konsoliduan diktaturen e proletariatit, qe qene shkaktare te izolimit, te persekutimeve nga me te ashprat ne bote, nuk ka pasur guximin qofte edhe nje here te vetme te kerkoje falje publikisht? Si ka qelluar qe pas nje diktature te tille, asnje prej atyre nuk doli perpara kamerave per te shqiptuar frazen e thjeshte: Ne gabuam sepse besonim ne nje kauze qe s'ishte e drejte! Magjithese, padyshim, edhe nje justifikim i tille nuk do t'i lehtesonte aspak. Por njeriu ka gjithnje nje sens te percipte realiteti dhe nisur nga ky, se paku dicka e tille duhej te kishte ndodhur dikur.
Nexhmije Hoxha nuk kishte pse te ishte njeriu me adapt per te ilustruar nje problem te tille, shume here me te komplikuar se sa ato gjera qe zonja Hoxha arrin te kuptoje. Me nje stil tejet te vjeteruar, gjysem roze dhe gjysem te kuq, gruaja e njeriut qe ishte padyshim me i ashpri ne gjithe lindjen pas Stalinit, ne disa qindra faqe kujtime nuk ka lene asnje deshmi te vetme te vlefshme te viteve te diktatures shqiptare. Asnje prej arsyeve dhe asnje prej momenteve te rendesishme ne te cilat ka qene i detyruar te kaloje burri i saj dhe regjimi i tij. Nje tentative e gjate dhe e veshtire, me te cilen ajo ka synuar te beje nje makiazh te ri per diktatorin e vjeter.
Fatmiresisht, pak kohe pasi kisha lexuar librin e saj te pare me kujtime, arrita te kuptoj se ky fenomen i cuditshem, mungesa e faljes dhe tentativa e jusitifikimit per ate qe kish ndodhur, nuk ishte nje fenomen thjeshte shqiptar. Demetrio Volcic, nje nder gazetaret me te njohur italiane, ka botuar ne fund te viteve '90- te, nje liber te mrekullueshem te titulluar "EST". Ish korrespondent i RAI ne me shume se gjysmen e vendeve komuniste, ai ishte kthyer ne to, tre here. Fillimisht, si gazetar i ri, kishte njohur ngritjen e nje klase te re politike ne fund te viteve '50- te dhe ne fillim te viteve '60- te; me pas, ishte kthyer si gazetar i njohur dhe kishte ndjekur nga afer zvetnimin e pushtetit ne mes te viteve '70 dhe fillim te viteve '80; dhe se fundi, kishte shetitur edhe nje here gjithe Lindjen ish Komuniste pas renies se regjimeve diktatoriale ne te.
"Nuk kisha besuar asnjehere qe nje klase politike mund te binte me nje zvetnim, por edhe mungese brejtjeje ndergjegjie si kjo, shprehet ai. Zakonisht diktatoret largohen nga vendi megjithe regjimin e tyre, perfundojne ne burg, ose nuk mbeten te gjalle. Te gjithe diktatoret e Lindjes jane po aty, ne vendet e tyre, nen procese te veshtira dhe disa te sapo liruar nga burgje qe nuk kane sjelle gje. Jane po ata te vjetrit, pa autoritetin qe ju jepte ai aparat dhe ajo dhune absurde qe kishin ngritur dhe me nje karakteristike te re. Te pushtuar nga grafomania, kalojne pothuajse gjithe diten duke shkruajtur. Mbushin mijera faqe me fraza standarte, me kujtime qe s'kane asnje vlere dhe duan gjithnje te justifikojne ate qe kane bere. Askush prej tyre s'ka kerkuar falje, dhe askush prej tyre nuk ka bere nje analize realiste se pse ndodhi kjo, pse shkuan deri aty. Duke terhequr ne aventuren e tyre te dhunshme edhe nje te treten e popullsise se planetit".
Me nje stil mjeshtror Volcic tregon viziten qe i kishte bere Teodor Zhivkovit, udheheqesit te ashper te bullgarise komuniste, vetem disa muaj pas daljes se tij nga burgu. Jetonte ne nje shtepi fshati, prone e te bijes dhe mbi tryezen e punes, dukeshin qe nga oborri dhjetra fije leter. E priti me frike, pa ate shperfillje qe kish treguar kur e intervistoi ne fillim te viteve '80- te dhe pas cdo pyetjeje germonte mes letrave te tij, merrte prej aty nje fije te nenvizuar dhe fillonte lexonte justifikimin e tij. Nuk arrinte ta kuptonte se Volcic ishte gazetar, se ruante ende brenda vetes shume rezerva ndaj atyre qe kishin ndodhur aty dhe se biseda e tij nuk ishte asgje me shume se sa nje kuriozitet qe i sherbente profesionit te tij. Fliste si perpara historise dhe padyshim, edhe perpara saj, ishte i pasinqerte si gjithnje.
Po e njejta histori kishte ndodhur kudo, edhe perpara Honekerit ne nje dhome spitali, edhe perpara Jaruzelskit ne Poloni, edhe perpara disa prej bashkepunetoreve te afert te Causheskut dhe padyshim me te gjithe ish zyrtaret e larte sovjetike.
Rasti e solli qe me vone te bindesha edhe me shume per vertetesine e fjaleve te Volcicit dhe vezhgimin e tij. Nga te gjithe diktatoret e Lindjes, Ramiz Alia eshte i vetmi qe ka arritur te jape nje tablo edhe pse fare te zbehte te aktivitetit te tij nen diktature. Nje liber qe vetem sa i ka cekur disa nga problemet, por qe sidoqofte, tenton te shpjegoje ose deshmoje per disa nga momentet kyce te historise, ku ai ka marre pjese. Nuk e di nese do te ulet serish per te thene dicka me shume, nese do t'i rishikoje edhe nje here me deshiren per te lene dicka me shume ne ate qe mund te quhet biblioteka e varfer e letersise dokumentare shqiptare. Besoj qe nese mosha dhe lodhja qe vjen prej saj do ta lejojne, ai padyshim do te sjelle dicka. Ky ishte impresioni qe m'u krijua kur e takova pak kohe me pare. Nuk e di se sa thelle do te shkoje. Asnje prej njerezve te rritur dhe te edukuar ne ate kohe nuk mund ta kalojne kollaj nje ngerc te tille.
Rreth dy vjet me pare, i ulur ne dhomen e ndenjies te Fadil Hoxhes, padyshim njeriut me te rendesishem te historise se Kosoves ne 50 vitet e sundimit komunist, perpiqesha t'i shpjegoja pikerisht kete gje. Qe ajo kohe kishte mbaruar, qe ato ideale qe ai kishte besuar qene zbehur, qene neperkembur dhe qene pranuar nga te gjithe si nje gabim i madh. Se tashme ishte nje kohe tjeter dhe se sherbimi i vetem i madh qe ai mund t'i bente vendit te tij, ishte te deshmonte hapur dhe drejteperdrejte te gjitha momentet qe cuan ne nje situate te tille. Nuk e di a me kuptonte. Dyshoj se jo. Perderisa midis nje teme dhe tjetres, ndersa jashte kameras fliste me pasion dhe me nje kujtese fenomenale, me pyeste me frike:
- Po t'i them keto, nuk do te duket se po tradhtoj Lidhjen Komuniste. Kam qene anetar i saj dhe kam besuar tek ajo.
E kisha veshtire ta bindja se nuk po bente asgje te tille. Se shume prej vendimeve qe kishte marre Lidhja e tij i kishin kushtuar rende Kosoves, se ne historine e saj ai do te mbetej nje figure kontradiktore dhe padyshim me shume e kontestuar. Se deshmia realiste e asaj qe kishte ndodhur do te ishte padyshim sherbimi i fundit qe mund t'i bente vendit, falja me e mire qe mund t'i kerkonte atij dhe gjithe atyre qe ju kishte shkaktuar kaq probleme. I kujtova Hrushovin dhe i shpreha edhe nje here bindjen time se historia boterore do ta shohe ate gjithnje me dashuri. Per te vetmen arsye te thjeshte se ai qe i gatshem per te deshmuar per nje epoke te trishte. U be denoncuesi i saj duke qene njekohesisht pjese e vete atij ingranazhi. Madje pjesa me e rendesishme e tij.
Disa muaj me vone, ndersa i kisha marre nderkohe nje interviste te gjate, ndersa kisha lexuar edhe nje here kujtimet e Zonjes Hoxha dhe te Ramiz Alise, m'u kujtua [big]Sejfi Vllamasi[/big], kujtimet e te cilit me kishin impresionuar shume. Nje ish pjesetar i Rilindjes Kombetare dhe njeri politik i Shqiperise nga viti 1897 deri me 1942, mik i Zogut dhe me pas kundershtar i tij, i denuar nga komunistet dhe i internuar ne nje ferme rritje derrash ne Gose te Kavajes, patrioti i vjeter kishte bere ne vitet e fundit te jetes se tij nje sherbim fisnik. Kishte shkruajtur gjithe kujtimet e jetes se tij, gjithe deshmite e momenteve historike qe kishte jetuar, ashtu sic i mbante mend. Pa asnje zmadhim, pa asnje veshtrim te deformuar sipas ideologjise se kohes. Me to nen sqetull, kishte shpenzuar nje nga te paktat dite te lejes nga izolimi per t'i dorezuar ne Institutin e Historise ne Tirane.
- Kjo eshte e gjithe jeta ime, ashtu sic e mbaj mend. Ky regjim me ka denuar dhe une jam kundershtar i tij, por kjo ishte gjeja e fundit qe mund te beja per vendin tim.
Pastaj ishte larguar, duke lene per shume vite ne raftet e institutit qe kishte bere kaq artikuj dhe kaq tekste kunder tij, nje thesar qe do te vlente aq shume me vone.
Fatkeqesisht ishin personazhe te ndryshme. Askush nuk duhet te besoje se historia do te perseritet dy here, qofte edhe me protagoniste te saj.
Krijoni Kontakt