Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    I nderuar, ke shume te drejte, sepse e kemi paguar ate takse muaj per muaj dhe asgje nuk bene socialistet. Prandaj, moren dhe koston e humbjes se zgjedhjeve me 2005-en, prandaj votuam ne dhe votoi populli shqiptar: Që gersheret e ligjit do t'u prisnin duart "Zemuneve", mamutheve te korrupsionit, faqezinjeve dhe cfar' nuk u tha Berisha. Pra, tani jemi ne momentin, qe kjo qeveri, te na thoje se ç'beri me keto premtime dhe jo genjeshtra perseri.
    Pse, nuk u be asnje perpjekje, keto kater vite, per te pare se ku perfunduan parate e rruges, asetet e firmave piramidale etj.? Pse, u bene miqte me te mire keta te korruptuarit e meparshem dhe te keqinj u beme ne ketu poshte me njeri tjetrin, siç grindemi edhe ne ketu ne forum.
    Pra zoterinj, duhet t'u kujtojme njerezve te kesaj qeverie se e kane by**** pis dhe se nuk mund ta lajne dot ate me shurre!

    v.o: Ju kujtoj, se s'ka asgje banale me larte, se edhe limonate po ta quaja, ajo shu.... mbetet.

    Ketyre papagallve ju a kam bere kete pyetje me dhjetra here (une dhe te tjere akoma) po s'te pergjigjen se nuk kane c'fare te thone.
    Po vallahi me shume preferoj militantet e forumit qe e anashkalojne pyetjen sesa politikanet e PD kur dalin dhe mashtrojne sy per sy neper mitingje e debate me batuta komike te tipit " kemi luftuar korrupsionin ". Me tragjikomikja eshte kur keto deklarata i bejne neper studio llukzoze te televizioneve duke debatuar me politikane te PS te cilet vete duhet te ishin prapa hekura tani po te ish luftuar korrupsioni.
    Me gjithe keto turpe qe po shohim s'do jem i surprizuar nqs ndonje dite do dale vete Sala me Fatosin dhe Xhuvelin ne pallat te Kongreseve dore per dore duke thene e kemi luftuar korrupsionin e kemi luftuar mafin,.... vetem kete kane ngel pa bere akoma te degjeneruarit

  2. #12
    Projekti i portit te ri te Vlores, qe do te ndertohet me koncension nga Zumax AG.

    Pamje nga zhvillimi i tenderit.

    Qeveria ia jep të drejtën e punimeve britanikëve të "Zumax" zgjerim Portit të Vlorës për 1,2 miliardë euro

    Për rreth 1.2 miliardë euro, qeveria ka përzgjedhur britanikët e "Zumax", për zgjerimin e terminalit të kontejnerëve të Portit të Vlorës. Nga studimi i bërë deri më tani mësohet se Porti i Vlorës do të jetë më i madhi në rajon.

    Vendimi është marrë dje nga qeveria, duke hapur dritën jeshile për fillimin e punëve, të cilat shtrihen në Pyllin e Sodës në Vlorë. Kryeministri Berisha tha se për shkak të thellësisë së ujërave të saj, Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut. Kjo zonë, u shpreh Kryeministri, do të ketë së shpejti edhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme të transportit. "Krahas portit, do të jetë dhe zona e lirë, përveç zonës industriale që, sipas disa njoftimeve, grupi i biznesmenëve vlonjatë po ecën dhe ne duhet të shohim mundësitë të çojmë rrugën aty, sipas premtimeve dhe t‘i ndihmojmë me infrastrukturën", u shpreh Kryeministri, duke siguruar se interesi i tyre është shumë i madh.

    I ndarë në faza të ndryshme punimi, e gjithë vlera e investimit llogaritet me rreth 1.2 miliardë euro. Në fazën e parë do të investohen rreth 500 milionë euro ku parashikohet të ndërtohen dy vende ankorimi (kalatë) dhe 70 ha shesh kontejnerësh.

    Ndërtimi i fazës 1 të punimeve do të kërkojë minimalisht 30 muaj për të përfunduar dhe për të nisur operimet që përfshijnë mobilizimin dhe instalimet në terren. Duke pasur parasysh që të gjitha fazat do të ndërmerren në vazhdim, do të duhet një kohë totale ndërtimi prej 48 muajsh.

    Projekti do të financohet tërësisht nga ofertuesi pa nevojën e garancive dhe fondeve të shtetit. Qeveria shqiptare angazhohet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës në mënyrë që porti të ketë komunikim jo vetëm kombëtar, por edhe rajonal.

    projekti

    Faza 1: Përgatitja e dallgëthyeseve 5,050 m i gjatë, 2 vende ankorimi (kalatë) për Super Post Panamax dhe 60 ha shesh kontejnerësh

    Faza 2: Përgatitja e 2 vende ankorimi (kalatave) për Post Panamax dhe 70 ha shesh kontejnerësh

    Faza 3: Përgatitja e 1 vendi ankorimi shtesë për Post Panamax dhe 25 ha shesh kontejnerësh

    Faza 4: Përgatitja e 2 vendeve ankorimi shtesë për kontejnerët Post Panamax, 2 vende ankorimi RoRo dhe 10 ha shesh kontejnerësh
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-05-2009 më 22:54

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Projekti i portit te ri te Vlores, qe do te ndertohet me koncension nga Zumax AG.

    ... Nga studimi i bërë deri më tani mësohet se Porti i Vlorës do të jetë më i madhi në rajon.

    "Krahas portit, do të jetë dhe zona e lirë, përveç zonës industriale që, sipas disa njoftimeve, grupi i biznesmenëve vlonjatë po ecën dhe ne duhet të shohim mundësitë të çojmë rrugën aty, sipas premtimeve dhe t‘i ndihmojmë me infrastrukturën", u shpreh Kryeministri, duke siguruar se interesi i tyre është shumë i madh.

    ...

    Projekti do të financohet tërësisht nga ofertuesi pa nevojën e garancive dhe fondeve të shtetit.
    do tu ndertoka me konçesion ...

    do te jete zone e lire ...

    zone industriale ...

    financohet teresisht nga ofertuesi (ofertuesi eshte zuman aga apo shteti!?) ...

    ...

    a thua kjo eshte rrena me e madhe mafie-qeveritare deri tani?

    apo keni ndonje tjeter ende me skandaloze ne muajin qershor ...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Porti konteinerve do behet ne Vlore po eshte vetem projekt i BB dhe ka shume kohe qe eshte ne leter.
    Projektet i kane te dyja partite qe kane qeverisur dhe ato sbejne gje tjeter vecse vazhdojne keto projekte sa here alternohen ne pushtet.
    Saliu e nxjerr tani si shashke elektorale packa se ska kohe ta ndertoje ai.
    Edhe rruga Durrek Kukes nuk mbaron ne Qershor po keta te Sales jane palla se duan vota prap.
    Nuk shohin qe meqe e nisen ta bejne tamam. Pune e madhe se nuk mbaroi ne Qershor te behet edhe me vone vetem te behet mire qe ti ngelet kombit si arterje.

  5. #15
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    I nderuar, ke shume te drejte, sepse e kemi paguar ate takse muaj per muaj dhe asgje nuk bene socialistet. Prandaj, moren dhe koston e humbjes se zgjedhjeve me 2005-en, prandaj votuam ne dhe votoi populli shqiptar: Që gersheret e ligjit do t'u prisnin duart "Zemuneve", mamutheve te korrupsionit, faqezinjeve dhe cfar' nuk u tha Berisha. Pra, tani jemi ne momentin, qe kjo qeveri, te na thoje se ç'beri me keto premtime dhe jo genjeshtra perseri..
    Rruga Durres Kukes perbehet nga: Nje mandat me vjedhje nga socialistat sic e pohon edhe ti dhe nje mandat pune nga demokratet...sic po e shofim gjith.

    pra rruga u premtua, u taksua, u vodh, u bo nje mal korrupsioni dhe me aq perfundoi PSja...erdhi PDja ja ku e keni rrugen....eshte nje dnryshim i madh praimor mes te djathtes dhe te majtes....rruga Durres Kukes eshte vetem nje sinjal i vogel i kti ndryshimi.

    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Pse, nuk u be asnje perpjekje, keto kater vite, per te pare se ku perfunduan parate e rruges, asetet e firmave piramidale etj.? Pse, u bene miqte me te mire keta te korruptuarit e meparshem dhe te keqinj u beme ne ketu poshte me njeri tjetrin, siç grindemi edhe ne ketu ne forum.
    Pra zoterinj, duhet t'u kujtojme njerezve te kesaj qeverie se e kane by**** pis dhe se nuk mund ta lajne dot ate me shurre!

    v.o: Ju kujtoj, se s'ka asgje banale me larte, se edhe limonate po ta quaja, ajo shu.... mbetet.

    ktu jam dakord me ty, duhej te ishin kap kta socialista te pist dhe duhej te kishin perfundu aty ku ndjehen me se miri, krah per krah kriminelve te SHqiperise sic eshte banda e Lushnjes sic eshte ai pilipitraki i Tirones Nehat Kulla....aty duhej te kishin vajt.....ama kjo pune eshte ne doren e prokurorise pamvaresisht vullnetit te qeverise aktuale, nuk eshte qeveria gjykate qe te fus ne burg apo te heq nga detyrat e partise socialiste zyrtar si Pandeli Majko, Arben Malaj, Gramoz Ruci, Ben Blushi etj etj....eshte ne doren e socialistave vet apo jo?

    Edhe nqs ti pranon se taksa majko u vodh per 4 vite dhe sa taksat e tjera u vodhen dhe u perlan....mos do te thote qe me 4 vite opozite kta lan mekatet????

    SHqiptaret duhet te votojne punen,,,,,jo llafet, genjeshtrat, manipulimet e ps-se se erjon braces...prandaj cdo sondazh e nxjerr PDne fituese te zgjedhjeve.

  6. #16
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    .................................................. ...............
    Edhe nqs ti pranon se taksa majko u vodh per 4 vite dhe sa taksat e tjera u vodhen dhe u perlan....mos do te thote qe me 4 vite opozite kta lan mekatet????
    SHqiptaret duhet te votojne punen,,,,,jo llafet, genjeshtrat, manipulimet e ps-se se erjon braces...prandaj cdo sondazh e nxjerr PDne fituese te zgjedhjeve.

    O i nderuar, o njeri i mire dhe i pafajshem.
    Keshtu vrapova edhe une pas çangallozit Berisha. I fala imazhin tim, kohen time, pjese nga jeta dhe parate e mia. E besova aq shume, sa u bera hasem me keta te korruptuarit e ketushem. Mire Prokuroria e Gjykata që nuk marrkan urdhera nga Berisha, po strukturat prane tij si taks forca, antikorrupsioni etj. grupe leshamamesh ...
    Une personalisht, kam denoncuar abuzimet ne uzinat ushtarake që pa plasur Gedeci, masakren pyjore, abuzimin e kryetarit te Bashkise(soc.) etj. Perkushtim, sepse mendova po te behej keshtu kudo Shqiperia rregullohej. Dosje me fakte e prova juridike mbi tavolinen e Berishes, ne Parlament, Astrit Patozit, institucioneve me radhe, institucioneve te dallkaukeve te PD dhe mbrojtje e sigurt prej tyre(me fakte). Pra, ishte tallje dhe perseri tallen teksa premtojne. Pa pike turpi Berisha e mbrojti ish kryetarin e Bashkise ne Gramsh, me emrin e Berishes ne goje ulerasin alabaket, kane marre krahe dhe u eshte hapur syri rrugaçerise dhe pastrimit te parave ketu ne Gramsh.
    Une nuk ngrej zerin se, kam humbur ndonje privilegj, apo ndonje rroge nga PD, sepse asnje dite nuk jam paguar nga ky shtet i dallavereve, por kam premtuar ne kete rreth, kam lene peng emrin dhe imazhin tim perkundrejt premtimeve që kam bere, ngrej zeri si intelektual e qytetar. Prandaj jam i vendosur te luftoj te keqen, sepse e pashe dhe e kam mbajtur mbi kurriz. Megjithate, e verteta do dale ne shesh, veshet do te na degjojne çuidira edhe me te madhe dhe mashtruesit do ta paguajne, ne menyeren me te turpshme!

  7. #17

    une kam rrespekt per moshen ama kur nje me i moshur nxitohet me shum se nje i ri si i thojne ksaj??

    halabaket ne Shqiperi ishin Nehat Kullat, Aldo Baret me shoke----ne kohen e socialistave, kta ishin breterit e SHqiperise, te kishe shok apo mik nehat kullen te hapeshin dyert e kryeministrise, parlamentit dhe gardes se rrepublikes...ama sa erdhi PDja ne pushtet nehat kulla me shoke eshte ne burg...edhe atje ku eshte kta socialistat komnista i cojne lule te freskta mengjes per mengjes.

    Sdi pse je zhgenjy kaq shum ne qeverisjen e djathte, ama te garantoj qe je ne minorance...jeta e Shqiptareve po ndyshon per mire, SHqiperia jone po ndertohet, shkoni dhe knaquni se tonen e kena....

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Metro e Polit, 18/05/2009

    Ministrat bënë lojë të pisët në kurriz të Elbasanit
    LEDIA LLESHI

    Kryebashkiaku Qazim Sjedini flet një ditë pas ndeshjes Peqini- Bylis me akuza të ashpra
    ELBASAN-Elbasani u fundos nga politika. Kjo ka qenë kryefjala e kryebashkiakut Qazim Sejdini gjatë një konference për shtyp një ditë pas ndeshjeve të kategorisë superiore që rrezikon rënien nga kategoria të Elbasanit dhe qëndrimin e Bylis. Sejdini në të njëjtën kohë edhe njeri prej drejtuesve kryesorë të skuadrës verdhë e blu në një takim me gazetarët, ka pohuar se lojërat e pista të bëra nga ministra të veçantë e kanë degraduar situatën dhe futbollin shqiptar, prandaj edhe federata duhet të mara masa të menjëhershme për këtë gjë. Në fakt në tribunën VIP në Elbasan ku luhej ndeshja Peqini-Bylis për shkak të dënimit në Peqin, janë parë ministrat Sokol Olldashi dhe Enkelejd Alibej. “Është shumë e rëndësishme që federata t’i thotë ndal ndërhyrjes së politikës në futboll sepse kjo deri tani ka pjellë vetëm trukime ndeshjesh. Mua personalisht duke folur në emër të klubit më vjen shumë keq teksa shoh dhe dëgjoj që ministra të veçantë nga cilado anë qofshin përzihen në mënyrë të turpshme me futbollin, një sport ky që nuk ka as ngjyrë dhe asnjë dallim specifik. Ndërhyrja e politikes do të ishte e nevojshme të bëhej për të rregulluar politikat sportive në qytete, për krijuar edhe shoqëritë private, por jo për të futur hundët aty ku sporti me të vërtetë nuk e pranon një situatë të tillë”, ka pohuar për mediat Qazim Sejdini. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve kryebashkiaku tha se masat që mund të marrë skuadra e Elbasanit do të jenë në dëm të futbollit. Ai gjithashtu kërkoi hetim për këtë ndeshje që është vënë re hapur se ishte e trukuar. “Ne kërkojmë që ndeshja të hetohet dhe të vihen para përgjegjësive aktorët e këtij teatri të turpshëm që dëmton imazhin e futbollit shqiptar e po kaq shumë na dëmton edhe ne si klub ashtu si edhe Lushnjën në rastin konkret. Sipas nesh është thyer kodi i drejtësisë sportive, i cili në pikën 23 i dënon këto akte tolerimesh. Tani federate ka në dorë nëse do apo nuk do të zbatojë ligjet, të cilat janë në tavolinë dhe mjaft të qarta e të kuptueshme. Kjo nuk bëhet vetëm për sot apo vetëm për ne, por bëhet që në fund të fundit të jetë një politike e drejtë sportive ku duhet të fitojë futbolli mbi të gjitha. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa të drejtat që na jep ligji. Ky është qëndrimi ynë dhe ne jemi të palëkundur për këtë gjë që kërkojmë sepse është e drejta jonë”, ka deklaruar Qazim Sejdini. Kryetari i bashkisë do të shprehej shumë i nervozuar mbi situatën e krijuar në kampionat, pasi sipas tij janë harxhuar miliona lekë dhe skuadra po bie nga kategoria. Mësohet se telefonatat e ministrit Olldashi dhe presioni mbi ekipin e Peqinit ka bërë që ndeshja të fitohet nga Bylis. 90 minuta para përfundimit të sezonit 2008-2009 duket se Elbasani është më i rrezikuari për rënien nga kategoria dhe kjo sipas kreut të Bashkisë është bërë vetëm për të arritur kredo politike nga dy ministrat që po përdorin të gjitha format për të realizuar objektivat e tyre, por e gjitha kjo në kurriz të Elbasanit dhe të tifozerisë së këtij qyteti.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  4. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •